Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Cila ishte politika antishqiptare nje ish jugosllavi

    A eshte e mundur qe ju antaret e Kosoves te na pershkruani me pika elemente te politikes anti shqiptare ,qe serbia pati aplikuar gjate bashkejeteses ne federaten jugosllave?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Te gjitha nga Prof.Dr. Hakif Bajrami

    1. Rrethanat shoqėroro politike nė Kosovė 1918-1941, Prishtinė 1981, fq. 365;

    2. Aradhja Partizane e Shalės, Beograd 1981, fq. 106;

    3. Partia Komuniste e Jugosllavisė nė Kosovė 1919-1941, Prishtinė 1983, fq. 238;

    4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinė, 1985, fq. 244;

    5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinė 1988, fq. 232;

    6. Libri i bardhė (nė katėr gjuhė: shqip Anglisht, frėngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinė-Tiranė,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);

    7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinė 1993, fq. 226;

    8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinė, 1994, fq. 205;

    9. Politika e shfarosjes sė shqiptarėve dhe kolonizimi serb i Kosovės 1844-1995, Prishtinė 1995, fq. 208;

    10. Dėbimi dhe shpėrngulja e shqiptarėve nė Turqi (dokumente), Prishtinė 1996, fq. 506;

    11. Mustafė Hoxhė Nishefci 1915-1995, Prishtinė 1997, fq. 338;

    12. Kosova prej Bujanit nė Kaēanik, Prishtinė 1997. F. 424 ( i ndaluar mė 1990 nė shtypshkronjė);

    13. Programet qė shėnuan historinė kombėtare shqiptare 1878-1997, Prishtinė 1997, f. 162;

    14. Dokumente tė institucioneve gjermane pėr historinė shqiptare 1941-1944, Prishtinė 1998, fq. 302;

    15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinė 1999, fq. 166;

    16. Ibrahim Gjakova shtyllė e Komitetit Kosovės, Prishtinė 2000, fq. 104;

    17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinė 2000, fq. 202;

    18. Kosova njėzetė shekuj tė identitetit saj, Prishtinė 2001, fq. 156;

    19. Politika serbe pėr rikolonizimin e Kosovės me sllavė 1945-1948 (vėllimi i parė), Prishtinė 2002, fq. 634;

    20. Programi Kombėtar politik i shqiptarėve, Prishtinė, 2002, fq. 110;

    21. Si e okupoi Serbia Kosovėn mė 1912 (1), Prishtinė 2003 fq. 230;

    22. Dosja Demaēi, Prishtinė 2003 dhe botimi i dytė 2004,479;

    23. Naēertania program politik serb pėr shfarosjen e shqiptarėve 1844 – 1999, Prishtinė 2004, fq, 339;

    24. Riokupimi i Kosovės nga Serbia mė 1918 (2), Prishtinė 2004, fq. 310;

    25. Politika dhe lufta e drejtė shqiptare pėrballė neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinė, 2006, fq. 530;

    26. Antimemorandum (nė gjuhėt: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinė 2007, fq. 207;

    27. Zavere i zloēini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;

    28. Komiteti “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” dhe Qeveritė e Tiranės pėr krimet serbe ndaj shqiptarėve 1918-1941, Prishtinė, 2008, fq. 462;

    29. Shqiptarėt nė mes Lindjes (Stalinit) dhe Perėndimit (Ēerqillit), (botuar si fejton ekskluziv nė “Kosova Sot”, 2008 (nė procedure pėr botim nė libėr);

    30. “Si e tradhtoi PKJ udhėheqėsin shqiptare rreth ēėshtjes sė Kosovės ( dokumente sekrete” - Libėr nė procedure tė botimit;



    Blej dhe lexo...ndryshe nuk behet.

    Ketu gjen shume pergjigje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Po me shkue ne bibloteke a mund te me thoni se ne c'vend?Me duket interesante qe brenda nje federate me 6 republika, per nje krahin autonome ,kishte nje politike te vecante, e cila kishte synim per ta lene ate te prapambetur.Po te jete e vertete, nje politike te dyte nuk mund te gjesh ne kete bote.Sec ka qene dhe nje Fadil Hoxha qe i binte rradha per te drejtuar jugosllavine, por dhe ky paska nxite kete politike antishqiptare?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    S'ju paskan bere gje serbet ju?Une ju pyes ju or popull , c'far nuk i shte e drejte ne politiken e Ttos?Une te pyes ku te dhibte ne kohen e Titos e ky tjetri me pergjigjet , shko e pyet Mustafė Hoxhė Nishefci ne 1870
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    S'ju paskan bere gje serbet ju?Une ju pyes ju or popull , c'far nuk i shte e drejte ne politiken e Ttos?Une te pyes ku te dhibte ne kohen e Titos e ky tjetri me pergjigjet , shko e pyet Mustafė Hoxhė Nishefci ne 1870
    O Anesti, nje gje nuk e kuptove akoma ti.
    Kohen qe e ke ti ne dispozicion per tu marre me budallalleqe qe jane thene e jane sterthene, jane perjetuar, jane jetuar etj...tjetri nuk e ka.
    Une te ofrova vetem nje link te nje historiani qe ka shkruar gjere e gjate per shqiptaret ne Jugosllavi.
    Tani, ti ben mire te shkosh deri ne librari apo biblioteke te marresh materialet dhe ti lexosh. Nese ke ndonje pyetje me specifike per ndonje ngjarje apo ndonje periudhe ndoshta dikush edhe te pergjigjet, por te besh pyetje kaq gjenerale nuk humbe kohe askush per te sqaru ty. E sidomos ty, qe njihesh si urith i poshter i ketyre temave.

    Nga debatet e mehershme e kam verejt se je nje dredharak, e nuk ja vlen te humbet shume kohe me ty.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    A eshte e mundur qe ju antaret e Kosoves te na pershkruani me pika elemente te politikes anti shqiptare ,qe serbia pati aplikuar gjate bashkejeteses ne federaten jugosllave?
    Historia e Kosovės nė pika tė shkurtėra.

    . Konflikti i Ballkanit qe ndodhi ne fund te shekullit te 17-te krijoi konflikte te reja me pasoja politike te nje shkalle te gjere. Ky konflikt i 1690-s do te perdorej gjate shekujve te mevonshem veēanerisht nga Kisha Serbe Ortodokse per te krijuar nje mit tragjik per kosoven. Ne kete konflikt as Perandoria Osmane, as Autria nuk kishin forca te mjaftueshme per ta dominuar rajonin,dhe te udhehiqnin gjate shekullit te 18-te. Si nje rezultat nje ide alternative strategjiko-politike do te zhvillohej. Kjo ide ishte fenomen Pan-Sllavik i njohur si "Levizja Filo-Sllavike" qe bazohej ne konceptin e Homjakovit (1839) "Per te vjetrit dhe te rinjte". Kjo teori eshte e bazuar ne kerkimin konstant per krijimin e nje perandorie puro sllave, dhe si nje ndihmese e nje "Ne apo ata" qasje rreth hapesirave te banimit. Shpresohej se kjo perandori do
    te shtrihej nga Oqeani i Qete (Paqesor) ne Lindje tek brigjet e Adriatikut ne Perendim. Kjo politike ēoi ne fillimin e kercenimeve per spastrim etnik ndaj Turqve, ēifuteve, dhe shqiptareve. Politika e shtetir serb eshte influencuar ndjeshem nga kjo strategji dhe nga studimi i 1836-es i V.S.Karadjic, "Te gjithe serbet kudo"(Srbi svi i svuda).

    . Platforma politike "Te gjithe serbet kudo"u promovua ne 1844 nga programi i quajtur "Nafertania"(Programi per Serbine e Madhe). Ky program drejtohej nga lidershipi fetar, politik, dhe shteteror serb gjate shekujve 19 e 20. Kisha Ortodokse Ruse i mbeshteste aspiratat politike per nje Serbi te Madhe, sidomos permes miteve primitive te kosoves, te dijtuara njeheresh ndaj shkaterrimit te Perandorise Osmane dhe duke promovuar Stambollin si kryeqytetin e "Romes se Trete". Njekohesisht, Pan-Sllavizmi u perpoq qe te pengonte politiken e Austrise qe t'i largonte Otomanet nga Ballkani ne ndihme te Kristianizmit. Politika "Ose, Ose" u kuptua si nje detyre "e shenjte"ne ndihme te Serbise dhe kesaj iu dha nje parovim i metejshem kur Serbia me idete e veta ekspansioniste u njoh si shtet nga Austria (Austro-Hungaria) dhe Rusia ne Kongresin e Berlinit (1878). Mqs Serbia ishte akoma e pastabilizuar per te penguar ushtarakisht Austro-Hungarine nga interesat e veta ne brigjet e Adriatikut, Serbia u fokusua ne territoret etnike shqiptare si nje fushe strategjike per zgjerim. Pengesa e pare per ta arritur kete qellim ishte provinca (vilajeti) i Kosoves. Ky pushtim ishte gjithashtu i komplikuar nga ekspansionizmi bullgar dhe grek, te njohur respektivisht si "Otofenstvenos" dhe "Megali-idea".

    . Ne keto kushte inteligjenca shqiptare ne Stamboll ishte e vendosur qe te krijonte tre shtete shqiptare: nje me qender ne Janine, nje me qender ne Shkoder, dhe nje me qender ne Shkup. Eshte me interes qe te shenohet se ndersa pan-sllavizmi ishte drejtuar nga nje fe, orientimi shqiptar drejtohej nga tre fe (Katolicizmi, Kristiane Ortodokse, dhe Islami) Dmth kombet fqinje
    kishin politika te ndryshme per t'i ndare territoret shqiptare ne luften e tyre kunder perandorise osmane.

    . Ne menyre te vefante pas Marreveshjes se Paqes ne Paris ne 1856, politika serbe per te siguruar penetrimin ne detin Egje, per t'i spastruar shqiptaret nga territoret e tyre dhe per te penguar formimin e ndonje shteti shqiptar u forcua.Si rezultat i kesaj 714 fshatra shqiptare ne Sanxhak, Nish dhe Pirot (pjese te vilajetit te Kosoves) u spastruan, jo publikisht si ne format e meparshme te spastrimit, por duke perdorur nje terror shteteror te papare, duke perdorur kolonizimin, debimet, dhe krijimin e nje kampi perqendrimi per shqiparet.

    . Duke perdorur logjiken e "Naēertanijes" politika serbe qe pasonte kongresin e Berlinit te 1878-es krijoi nje proram te ri te quajtur "Pushtimi i Bregdetit'ne 1881. Ky program gjithashtu ishte i bazuar ne paralajmerime te gjenocidit dhe rezultoi ne vrasje masive te individeve jo-sllave ne rastin e vdekjes se ndonje serbi (pavaresisht nese i vrare nga nje person jo-sllav apo serb), Kishte nje perceptim mes popullsise serbe qe nje vdekje e vetme sllave mund te shlyhej
    vetem me vdekjen e 400 vdekjeve jo-sllave.

    . Bazuar perseri ne Naēertania, me 2 shkurt 1864 qeveria serbe zhvilloi nje "Ligj mbi kolonizimin e emigranteve" Ne 1879 nen autoritetin e ketij ligji regjimi serb filloi serbizimin e plote e zonave te braktisura te Sanxhakut,Nishit dhe Pirotit. Bazuar ne dokumentat e arkivave, vleresohet qe rreth 21,000 civile u vrane apo deportuan nga territoret e veta ne ate kohe jo vetem
    nga vilajeti i Kosoves, por gjithashtu ne 1877/78, rreth 350,000 civile u zhvendosen nga rajoni i Nishit, Kosova deri ne Manastir. Keto territore u kolonizuan me vone nga serbe dhe malazeze. Ne lidhje me keto ngjarje arkivat e dokumenteve serbe deklarojne: "Me debimin e shiptareve disa prej fshatrave ne keto raj one u shkretuan komplet, keshtu qe kishte fshatra emrat e te cileve
    nuk diheshin pasi nuk kishte asnjeri aty qe t'i thoshte emrat dhe tani keto zona kane nevoje qe te popullohen me popullsi kolonizuese". Nga 1880 ky proces rikolonizimi u vazhdua nepermjet "Ligji i Kolonizimit te Zonave te Reja" duke filluar nga 1880.Sipas materialit arkivor ky lloj kolonizimi u perfundua ne 1899.

    . Qellimi i ketyre ligjeve ishte qe te krijonte nje shtet te paster serb qe te ishte guardian i Jugosllavise. Me te vertete ne 1858, P.P. Njegosh shkroi: "Te pastrojme nje vend nga jo te krishteret, te kthejme te gjitha zonat ku jetojne shqiparet, ne menyre qe ne te ardhmen veprimet e Serbise ndaj territoreve te Kosoves ne pergjithesi te jene te siguruara".

    . Ne 1881, qeveria serbe perpiloi nje "Marreveshje Sekrete" me Austro-Hungarine. Artikulli 7 i kesaj konvente lexon: "Nqs Serbia eshte e afte per t'u zgjeruar drejt kufirit te vet jugor (perjashtuar Sanxhakun e Novi Pazarit)Austro-Hungaria nuk do ta kundeshtoje". Besoj se kjo tregon se politika e gjenocidit kunder shqiptareve mbeshtetej ne menyre te fshehte nga Austro-
    Hungaria ne kete kohe. Me vone ne 1903 Austro Hungaria hyri ne nje marreveshje sekrete me Greqine, nen te cilen Viena do te pranonte shtrirjen e interesave greke deri ne lumin Shkumbin, ne jug te Durresit. Kjo donte te thoshte se e gjithe provinca e Janines dhe nje pjese e vilajetit te Manastirit deri ne kufinjte monarkike te interesave greke do te pranoheshin. Si shkembim
    Greqia pranoi ineresat austriake mbi provincen e Shkodres dhe te gjithe vilajetin e Maqedonise deri ne Selanik.

    . Fillimi i shekullit 20, specifikisht 1912, solli nje politike te re serbe, e quajtur "Direktive per marrgdheniet me shqiptarefKj o direktive lexonte i "Ne duhet te mbeshtesim konfliktin mes turqve dhe shqiptareve me te gjitha menyrat.Konflikti duhet te jete sa me i ashper qe te jete e mundur dhe ne kete menyre turqit dhe shqiptaret do te dobesohen. Nga njera ane shqiptaret do te shohin nga ne serbet sepse ne i ndihmoje ata si miq, ndersa nga ana tjeter ne duhet te
    ruajme me kujdes miqesine tone me turqit. Pasi shqiptaret te dobesohen nga lufta konstante me pushtuesin turk, ata [shqiptaret] do te sulmohen nga te gjitha anet fqinje duke u kthyer ne nje komb pa shkolla, ekonomi apo mundesi per te perparuar.

    . Duke u mbeshtetur ne perkrahjen nga trakatet me Austro-Hungarine ne 1897,
    dhe traktatet e mevonshme mes Rusise dhe Austro-Hungarise per ndaijen e bregdetit shqiptar politika e re serbe u drejtua ve9anerisht ndaj ketij rajoni. Me keto traktate aio nuk mund te pozicionohei ng brieiet e Adriatikut nas 1912,dhe ne kthim Serbise i jepei e drejta mbi vilajetin e Kosoves dhe pjesen me te madhe te vilajetit te Manastirit.

    . Pas 1912 shqiptar3t u sulmuan ne shkalle kryqezate sepse feja e tyre kryesore ishte ajo muslimane. Ky sulm ishte ne vazhdim te qellimit serb te 1913-es i mbeshtetur nga konferenca e Londres, qe jo vetem te largonin Turqine nga Ballkani por gjithashtu te menjanonin mundesine e krijimit te nje shteti shqiptar.

    . Arkivat dokumentare serbe tregojne se ēlirimtaret shqiptare gjate luftes ne 1912 nuk demtuan asnje fshat apo civil serb. Megjithate, diplomatet austriake,ruse, franceze, dhe gjermane nuk rang dakord me kete vleresim duke thene se "shqiptaret jane hajdute, vrases, anarkiste dhe shkaktare te nje padrejtesie ekstreme. Kjo nuk reflektonte ngjaijet aktuale te 1912-es. Per shembull nje serb ne te vertete shkruante "Shqiptaret nuk jane hajdute, fakti me i mire eshte
    kryengritja dhe man]a e Shkupit, ku asnje nuk humbi asgje nga trupat e tyre,as koken, as syte as qerpiket. Kishte njerez te varfer ne ate rebelim, kishte shqiptare kembezbathur...por asnje prej tyre nuk mori asgje nga skush nepermjet sekuestrimit."

    .E kunderta ndodhi gjate luflrave te Ballkanit kaer muaj me vone kur ushtria serbe ndermori nje vjedhje te zgjeruar nga shqiptaret te ēdo gjeje qe mund te levizej. Rreth kesaj kohe Vladan Gjorgjeviē publikoi nje traktat te titulluar "Shqiperia dhe Fuqite e Medha" qe bente thirrje per asgjesimin e shqiptareve dhe te disa kombeve ne Afriken e Veriut. Nga 1912 ne 1915 ushtria serbe vrau 150,000 civile, ndaloi 14,000 civile dhe deportoi 500,000 civile, Pastaj ata rivendosen 12,000 sllave ne keto toka shqiptare perpara se te fillonte lufta e dyte boterore ne 1914.

    . Nje nga pjeset me te tmerrshme te regjimit serb kunder shqiptareve ne ish provincen e Kosoves pasoi luften e pare ballkanike dhe u quajt kthim ne fe tjeter. Kjo periudhe urdheroi nderrimin e fese se muslimaneve dhe katolikeve ne fene ortodokse. Sinodi i Kishes Serbe e drejtoi kete program ne fshehtesi dhe me pas kjo u lejua publikisht nga autoritetet shteterore pasi u aprovua nga dy mbreterit Nikolla Petrovic (Mai i Zi) dhe Pjeter Karagjorgjeviēi I.
    Shnderrimi kishte filluar ne menyre publike nga kercenime policore dhe ushtarake ne zonat e pushtuara nga Mali i Zi. Ne pjesen lindore te Kosoves qe ishte pushtuar nga shtria serbe shnderrimi po behej me shume brutalisht.Veprimet shteterore ne kete zone perfshinin nje fushate te perdhosjes se varrezave, shkaterrimit te xhamive dhe memorialeve islamike dhe djegjes se bibliotekave dhe shkollave.

    . Ne menyre qe ta debonin ne menyre komplete popullsine shqiptare nga Kosova ne Anadoll forcat serbe dogjen fshatra shqiptare dhe me vone organizuan qe pasuria e tyre te kolonizohej nga qytetare sllave. Ky program u krijua formalisht ne 1913 dhe gjithashtu ndaloi femijet shqiptare qe te ndiqnin shkollen ne gjuhen shqipe, ndaloi foljen e shqipes ne rruge dhe
    urdheroi perdorimin e gjuhes serbe ne te gjitha familjet, nqs femijet do te donin qe "prinderit e tyre ta kishin koken mbi shpatullat e tyre". Brenda nje periudhe te shkurter femijet shqiptare u kthyen krejtesisht ne gjuhen serbe.

    . Ne fillimin e 1914-es qeverite e Serbise dhe Malit te Zi miratuan ligje si: "Direktiva per kolonizimin e rajoneve jugore". Keto direktiva kishin njeheresh nje qellim per te krijuar nje Kosove sllave duke e debuar popullsine shqiptare.Dokumentat arkivore provojne se qe nga fillimi i luftes se pare ballkanike deri ne fillimin e luftes se pare boterore rreth 500,000 shqiptare u detyruan te leviznin per ne Anadoll. Transportimi i tyre per Anadoll u be sipas dokumentave nga 395 anije europiane dhe me nje mbeshtetje te madhe ne rrjetin hekurudhor. Duhet te shenohet gjithsesi se raportet e refugjateve nuk shenojne asnje levizje te femijeve nen 6 vjeē. Qeverite e Serbise, Malit te Zi,Greqise, Rusise, Frances, Austro-Hungarise, Italise, Gjermanise, etj. moren
    pjese ne kete operacion.

    . Lufta e pare boterore ne menyre indirekte i shpetoi shqiptaret nga nje katastrofe e plote refugjatesh pasi ish provinca e Kosoves u nda mes dy pushtuesve (Austro-Hungaria dhe Bullgaria). Ne kete kohe dokumentat tregojne gjithashtu se terror ekonomik dhe fetar u ushtrua ndaj shqiptareve.Nga njera ane terrori drejtohej nga prifterinjte bullgare dhe ruse ndersa nga
    ana tjeter dhuna shteterore udhehiqej nga prifterinjte austriake. Kjo dhune nuk dukej e miresinkronizuar por fakti qe pushtuesit kerkonin qe te gjithe kosovaret te transferoheshin ne Anadoll deri ne fund te 1917-es provon qe plani kishte nje qender. Me te vertete nje historian serb deklaroi ne 1947 qe "Nuk ka...asnje komb qe e ka pesuar aq keq ne Konferencen e Paqes pas luftes se pare boterore sesa kombi shqiptar".

    . Regjimi i mbretit Aleksander Karagjorgjeviē ne 1919 hartoi nje program per spastrimin e territoreve te banuara nga shqiptare ne shtetin e SKS-se. Bazuar ne kete politike, ushtria dhe policia sidomos drejt fundit te 1921 kreu masakra duke djegur te pakten 182 fshatra shqiptare. Nje politike pas-sllaviste thjesht e titulluar "Memorandumi i 28.06.1920" krijoi nje sistem te hapjes se dosjeve mbi lideret shqiptare qe me vone destinoheshin per debim ose likujdim. Ky
    Memorandum gjithashtu diktonte bombardimin e qyteteve jo-kristiane dhe fshatrave, hapjen e kampeve te perqendrimit, ndertimin e rrugeve shtese per te lehtesuar transportimin e shqiptareve ne Anadoll. Ne shtese kjo politike urdheronte krijimin e vendeve speciale per te perdhunuar gra shqiptare ne menyre qe te frikesonte popullaten.

    . Komisioneri special Mihajllo Keseroviē qe ishte i vendosur ne Mitrovice urdheroi masakrat ne zonat e ripushtuara shqiptare. Keseroviē u ndihmua nga Toma Popoviēi nga Gjilani, Punisha Raēiē nga Mali i Zi dhe prifti Andjelk nga rajoni i Rashkes. Keta lidere dhane urdherin qe vijon ne 1920: "Menjehere pasi te pushtohet fshati asnje nuk duhet te kursehet. Ata qe kapen rob duhet te vriten menjehere, bagetite e shqiptareve duhet te transportohen ne nje vend, te
    gjitha fshatrat duhet te behen hi, as gra as femije nuk duhet te kursehen" Ne
    zbatim te kesaj direktive nje raport serb lexon: "Ne i kemi vrare ata qe morem rob, ne kemi transportuar bagetine, dhe i kemi djegur fshatrat. Shqiptaret shpetuan perpara se ne te shkonim atje. Ne nuk kursyem as gra as femije ata po largoheshin para nesh, duke i marre familjet e tyre dhe duke u shperndareneper male."
    Nje dokument tjeter lexon "Punisha Rasiē duhet te komandoje situaten ne terren. Ai ne menyre te sukseshme masakron grate shqiptare dhe femijet. Ai di si te vrase gjashte prej tyre me nje plumb."

    . Nje politike e ngjashme kunder shqiptareve nga regjimi serb u shkrua ne 1924.Ky dokument titullohej "Udhezim per likuidimin e bandave te jashteligjshme"dhe kerkonte qe te gjitha familjet e shqiptareve te jashteligjshem qe nuk dorezohen dhe levizin ne Anadoll duhet te dergohen ne kampet e perqendrimit ne Cacak, Leskovc dhe Nish, ku ata do te likuidoheshin sistematikisht".

    . Mbreteria e SKS-se i ndau territoret etnike shqiptare te ripushtuara gjate 1918-1941 ne tre zona nen-administrative. Nje pjese e ketyre territoreve do te administrohej nga Shkupi ku popullsia shqiptare dominonte. Nje pjese e territoreve shqiptare do te administrohej nga Cetina, ku shumica e malazezve ishte e perfshire. Nje pjese e vogel e territoreve shqiptare administrohej nga
    Nishi. Ne fakt nuk kishte nje administrim real te territoreve shqiptare,veprimet primare te ndermarra ishin ato te vjedhjes se pasurive shqiptare.

    . Nga 1926 rreth 30% e shqiptareve ishin here punetore te detyruar ne pasurite e veta me gjysmen e te ardhurave qe u jepej automatikisht kolonizuesve. Ne 1933 u urdherua me ligj qe 9do farnilje serbe duhej te kishte 45 hektare toke ndersa familjet shqiptare nuk mund te kishin me shume se 0.4 hektare toke per familje.

    . Pas 1935 regjimi serb filloi te kryente edhe me shume brutalitete ndaj shqiptareve. Ne kete kohe ministria e qeverise se Milan Stojadinoviēit kishte filluar pergatitjet per te hartuar nje konvente per te debuar me force te gjithe shqiptaret per ne Anadoll. Me tutje kishte mbledhje publike te shkencetareve te shquar ne te ashtuquajturin "Klubi Kulturor Serb" per te planifikuar detaje
    se si popullsia shqiptare mund te largohej dhe Kosova te behej nje zone e paster sllave. Per kete detyre, Pallati Mbreteror, Qeveria, Kisha dhe iniciativa private e kolonisteve uvune veprim. Shteti filloi shperndaijen e armeve kolonizuesve, kerkoi kthimin e armeve nga shqiptaret (arme te cilat ata ne fakt nuk i kishin). Shpresohej se deri ne 1939, endrra e shtetit serb do te realizohej.
    Ne te gjitha rajonet administrative ku jetonin shqiptaret burime financiare u vune ne dispozicion per te arritur marreveshje me turqit per t'i asgjesuar shqiptaret.

    . Nje intelektual i quajtur Vasa Qubrilloviē hartoi nje traktat te quajtur "Debimi i Shqiptareve" ne 1937. Qubrilloviēi udhezoi qe te gjitha menyrat e persekutimit, denimit dhe burgimit te ndermerreshin ndaj shqiptareve. Ai keshillonte prerjen e pyjeve, perdorimin e te gjitha metodave policore; ndjekjen me qen; pune te detyrueshme; ngritjen e taksave; ndalimin e transaksioneve finaciare; shkaterrimin e shtepive dhe ndalimi i tregtise duhej te implementohej per te gjithe shqiptaret. Ai thoshte se kleriket shqiptare duhej te persekutoheshin, varrezat shqiptare te shkaterroheshin, edukimi ne shqip te ndalohej dhe punesimi i shqiptareve ne industrite shteterore te ndalohej.

    . Ne 1939 ne Stamboll qeveria e Milan Stojadinoviēit me bekimin e qeverise italiane miratoi nje "Konvente per debimin e muslimaneve ne Turqi", nje detyre e cila do te perfundohej nga fundi i 1944-es. Artikulli 2 i Konventes lexon: "nga Banovina ne Vardar,popullsia muslimane(shqiptare) duhet te nxirret jashte nga Prizreni, Dragashi, Podguri Ferizaj, Tetova, Gostivari,
    Galica, Dibra, Struga, Prishtina, Kafaniku, Gjilani, Presheva, Prilepi, Ohri,Kerēova, Porefi, Marihova, Kadavari, Negotini ne Vardar, Shkupi, Koēani,Kumanova, Velleshi, Ovēe Pole, Shtip, Radivishta, Strumica, Dojrani,Gjevgjelia,Palanka, Kratova dhe Carevo Selo". Keto qytete jane kryesisht ato ku shumica e popullsise ishte shqiptare. Si nje rezultat direkt i kesaj konvente, 4000 familje shqiptare u debuan per ne Anadoll (N.B. Nje familje e vetme shqiptare mund te perfshije 500 persona apo nje fshat te tere).

    . Ne 1939, Ivo Andriē i paraqiti qeverise nje plan te detajuar per ndarjen e Shqiperise.

    . Nje vit me vone pas nje pushimi te shkurter ne aktivitete organizata terroriste
    "Crna Ruka" dhe "Narodna Odbrana" u riaktivizuan ne skenen politike serbe me hartimin e analizave mujore se 9fare duhej t'u behej te gjithe shqiptareve. Nje nga metodat qe keto organizata preferonin te zbatonin ishte vrasja e lidereve shqiptare ne vende publike, prishjen e xhamive dhe vjedhjen e pasurive shqiptare.

    . Si nje rezulat i ketyre politikave te ndryshme te shtetit serb 17,679 familje sllave u futen ne Kosove duke marre nga shqiptaret mbi 381,245 hektare toke. Per me shume 13,000 civile shqiptare u vrane; 16,000 shqiptare u burgosen per nje periudhe prej 3-20 vjet. Njesoj, 255,878 shqiptare u deportuan ne Anadoll dhe 4,624 familje shqiptare u detyruan te leviznin per ne Shqiperi.

    . Perseri, Lufta e Dyte Boterore e shpetoi popullsine shqiptare nga asgjesimi komplet. Gjate kohes se pushtimit fashist nga 1941-1944 rrethet politikoshteterore serbe nuk pushuan se hartuari programe perkeqesuese kunder shqiptareve. Ne 1941 nje politikan serb i quajtur Stevan Moleviē hartoi nje politike me titullin "Serbia Homogjene". Sipas Moleviēit nje menyre per krijimin e nje Serbie te tille do te ishte se pari duke masakruar te gjithe shqiptaret dhe muslimanet. Si rezultat i nje politike te tille nje masaker sekrete ishte kryer ne Bihor ndaj popullsise muslimane boshnjake. Por komploti ndaj shqiptareve u be i pamundur me kapitullimin e Italise fashiste ne shtator 1943.

    . Ne shpirtin e programit te Stevan Moleviēit nje koleg i tij deklaroi:"Nuk do te mbetet as edhe nje plis ne Kosove". Gjithashtu Drazha Mihajlloviē ne 1942 hartoi nje program te ngjashem per largimin e te gjithe muslimaneve nga i gjithe Ballkani.

    . Me 3 nentor 1944 nje perpunim i ri i Vasa Qubrilloviēit u pranua ne rrethet serbe. Ky deklaronte se: "Shqiptaret duhet te akuzohen si bashkepunetore te armikut dhe keshtu ne duhet te perdorim kete shans per t'i likujduar ata per sa operacionet ushtarake jane ne vazhdim. Ne lidhje me kete situate pasurite e shqiptareve te asgjesuar duhet te merren nga koloniset sllave.

    . Duke u bazuar ne kete fiyme me 21 nentor 1944 presidenca e AVNOJ-it i autorizoi paramilitaret serbe se bashku me njesitet e partise komuniste qe te kryenin masakra ne Kosove. Me pas me 5 janar 1945 Vasa Qubrilloviē me nje projekt te ri te quajtur: "Minoritetet ne Serbi" u ndihmua nga disa paramilitare per te hartuar nje program per likujdimin e shqiptareve, ēifuteve, hungarezeve,romeve, turqve, kroateve, muslimaneve dhe gjermaneve.

    . Pas 1945-es rrethet politiko-shteterore serbe e aprovuan kete program te ri per
    asgjesimin e shqiptareve masakra u kryen ne Gjilan, Ferizaj, Shkup, Gostivar,Peje, Drenice, Tetove, Dubrovnik, Trogir dhe ne disa vende te tjera gjate periudhes 1945-1948 regjimi serb vrau 49,000 shqiptare; burgosi 11,000 shqiptare, dhe solli 24,000 familje sllave qe te kolonizonin shtepite e braktisura dhe tokat e shqiptareve.

    . Politika e Serbise se Madhe pas 1948-es pasi u bashkua me Rusine filloi hartimin sekret te "Programit per te konvertuar shqiptaret ne etni turke".Implementimi i ketij plani filloi ne 1950. brenda nje kohe te shkurter qe nuk flisnin nje fjale turqisht u bene "turq"dhe numrat e turqve etnike ne ish Jugosllavi u rriten shtatefish. Ky plan kishte disa rezultate: 1) ai reduktoi
    numrin e shqiptareve; 2) filloi implementimin e Konventes te pazbatuar Jugosllavo-Turke te 1938-es; 3) tregoi qe shqiptaret ishin nje minoritet etnik ne Jugosllavi.

    . Pasi vuri re operacionin e sukseshem te konvertimit te shume shqiptareve ne turq ne 1951 J.B. Tito krijoi kontaktet e para me qeverine turke ne 1951. Pika me e larte e ketyre bisedimeve u arrit ne 1953'me te ashtuquajturen "Marreveshje Xhentellmenesh" mes Titos dhe Fuad Kyprilit (ministri i atehershem turk i puneve te jashtme). Per te zbatuar kete marreveshje Titoja
    krijoi nje shatb te pergjithshem special me anetaret e meposhtem: Aleksander Rankoviē, Kerste Crvenskovski, Svetislav Stefanoviē, Milan Bartosh, Leo Griskoviē, Vojkan Lukiē, Marko Vukēeviē, Petar Iviēeviē. Per dy dekada ky shtab i pergjithshem udhehoqi deportimin e pergjithshem te shqiptareve ne Anadoll.

    . Si nje pasoje e ketij terrori shteteror nga 1950 ne 1966 me shume se 414,500 shqiptare, turq dhe boshnjake levizen per ne Turqi. Jugosllavia e Titos e tejkaloi Jugosllavine Mbreterore persa i perket dhunes se ushtruar kunder shqiptareve.

    . Ne 1974 Kosova fitoi Kushtetuten. Kjo u mbeshtet ne te vertete ne menyre sekrete nga disa politikane serbe, por shumica e tyre u detyruan qe te punonin ne ilegalitet qe ta shfuqizonin kushtetuten. Ky shfuqizim filloi me hartimin e te ashtuquajturit "Libri Blu"ne 1975 qe doli si nje sekret "publik" ne 1976.
    Fushata e shfuqizimit e detyroi Titon te deklaronte ne 1979 qe ai nuk e kishte nenshkruar Kushtetuten Jugosllave ne 1974. Si nje pasoje e mos-nenshkrimit u tregua ne nje mbledhje te mbyllur me lidershipin ushtarak te vendit ne 1979 qe te gjitha kushtetutat e tjera ishin "ilegjitime".

    . Fuqia e Serbise se Madhe gjate 1950-1974 jo vetem deportoi ne Anadoll, por sistematikisht organizoi vrasjen e 1,420 shqiptaree ne burgjet dhe ne ushtri. Ajo levizi 64,000 sllave ne pronat shqiptare dhe mbajti ne burg 12-17,000 shqiptare.

    . Duke u bazuar ne nje platforme urrejtjeje, e cila u rrit agresivisht ne 1981 Komiteti Qendror i LKJ-se hartoi nje program kunder shqipareve te titulluar "Analiza kritike e KQ te LKJ ne Kosove". Duke perdorur kete dokument regjimi i Serbise se Madhe dhe politika serbe e pan-sllavizmit deri ne 10 qershor 1999 kishte perdorur vrasjet masive, burgime, denime false, tortura, dhe debime si nje fushate kunder kombit te Kosoves.

    . Kjo fushate kulmoi ne 1986 kur Memorandumi i Akademise Serbe u publikua.
    Pas ketij publikimi u krijua nje parti qe ishte afer Sllobodan Millosheviēit,Ushtrise dhe Kishes Ortodokse Serbe me kerkesat e tyre per te restauruar mitin per Kosoven e humbur. Te gjitha keto agjensi keshillonin per perdorimin e forces ndaj shqiptareve. Ne frymen e Levizjes Serbe ne 1988 "Naēertania" e dyte u promovua, e quajtur "Programi Jugosllav per Kosoven". Sllobodan
    Milloshevifi atehere finalizoi kuadrin tragjik te vuajtjeve shqiptare me 23 mars 1989 kur Parlamenti i Kosoves u forcua qe te votonte per revokimin e pavaresise se saj.

    . Ne kete histori duhet permendur "Dekreti mbi menyrat dhe kushtet per kolonizimin e Kosoves" te 12 janarit te 1995-es. Ky dekret ne thelb legjisloi ne politiken serbe nje plan te ri per ri-kompozimin e forces ne vend. Ne 1981 regjimi serb ne Kosove vrau 13 civile dhe 4 ushtare shqiptare; ne 1982 ata vrane 2 civile dhe 7 ushtare shqiptare; ne 1983 ata vrae 3 ushtare shqiptare; ne 1984 ata vrane 3 civile dhe 2 ushtare shqipare; ne 1985 ata vrane 1 civil dhe 5
    ushtare; ne 1986 ata vrane 1 ushtar; ne 1987 ata vrane 6 ushtare shqiptare; ne 1988 ata vrane 4 ushtare shqiptare; ne 1989 ata vrane 33 civile dhe 1 ushtar; ne 1990 ata vrae 39 civile dhe 5 ushtare; ne 1991 ata vrane 14 civile dhe 1 ushtar; ne 1992 ata vrane 20 civile shqiptare; ne 1993 ata vrane 15 civile shqiptare; ne 1994 ata vrae 13 civile shqiptare; ne 1995 ata vrane 14 civile shqiptare; ne 1996 ata vrane 14 civile shqipare; dhe ne 1997 ata vrane 18 civile shqiptare.

    . Gjate 1998-es dhe 1999-es te dhena te arkivuara tregojne se regjimi serb ne Kosove vrau 14,000 dhe demtoi 48,000 civile shqiptare. Rreth 600 varreza masive jane identifikuar deri tani, dhe kerkimi vazhdon per varre te tjera. Nga te vraret rezulton se rreth 3,000 trupa u transferuan ne Serbi per t'i fshehur keto vrasje. Gate kesaj periudhe 130,000 persona kerkuan ndihme mjekesore per traumat e shkatuara nga dhuna. Prej 1,392 fshatrave te Kosoves serbet
    bombarduan dhe bene gati te pabanueshem 1,007 fshatra.

    . Sipas statistikave zyrtare 122,775 shtepi u shkaterruan ne Kosove gjate 1998-1999. Si pasoje e kesaj dhune 507,800 civile shqiptare u detyruan te largoheshin per ne Shqiperi; 360,000 per ne Maqedoni; 70,000 per ne Mai te Zi; 21,000 per ne Bosnje; 18,000 ne Turqi, 14,000 ne Gjermani; 10,000 ne Itali; 9,000 ne Belgjike; 7,000 ne Suedi; 6,300 ne Zvicer; 6,100 ne SHBA;
    4,000 ne Kroaci; 3,500 ne Australi; 3,450 ne Slloveni; 3,200 ne Kanada; 1,000 ne Finlande; 600 ne Zelande te Re; dhe 450 ne Izrael. Ne total, 993,588 civile u deportuan me force nga Kosova.

    . Sipas te dhenave zyrtare te mbajtura nga Komisionet Komunale te Kosoves serbet shkaktuan nje dem material te vleresuar ne nje vlere 7 miliard $. Rreth 80% e popullsise u detyrua te largohej nga shtepite e tyre mes nje deri ne tre here nga 1998-1999.

    . Keto figura jane nje ilustrim i thjeshte i llojit te veprimeve te vuajtura nga shqiptaret ne duart e regjimit serb pergjate historise. Per arsye te qellimit te kufizuar te kesaj deklarate nuk ishte e mundur qe te merresha me perdhunimin e shperndare te grave shqiptare apo praktiken e tmerrshme te hedhjes se raste te djegies se gjalle te shqiptareve ne shtepite e tyre, puseve apo minave nuk jane shenuar ketu pasi keto veprime jane akoma te paverifikuara nga vezhgues nderkombetare.

    Nese nuk mjaftojne keto lajmerohu.Ka edhe me .....

  7. #7
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Po me shkue ne bibloteke a mund te me thoni se ne c'vend?Me duket interesante qe brenda nje federate me 6 republika, per nje krahin autonome ,kishte nje politike te vecante, e cila kishte synim per ta lene ate te prapambetur.Po te jete e vertete, nje politike te dyte nuk mund te gjesh ne kete bote.Sec ka qene dhe nje Fadil Hoxha qe i binte rradha per te drejtuar jugosllavine, por dhe ky paska nxite kete politike antishqiptare?
    Po tani si ne cdo vend dhe rrethane ka te till qe kane mendime te ndryshme mbi nje sistem pushteti, po ashtu edhe brenda Kosoves-Shqiptarve ka te till qe kane mendime te ndryshme mbi sistemin e kaluar Jugosllav, kjo per arsyen se disa kane qene perfitues te ati sistemi dhe fundja ky sistem qeverises nuk ka qene aq i vrazhd sa ka qene ne Shqiperi psh.

    Pse kemi qene te diskriminuar?

    1 . Investimet Kapitale te bera nga ish- Jugosllavia neper republika dhe krahina nuk kane qene proporcionale ne te gjitha vendet njesoj qe dmth se ne Kosove deri pas te 1974 dhe me vone kemi qene te len pas dore ( sa per info e pash nje liber me larte ne lidhje me kete teme).

    2. Ne organet drejtuese te Policise dhe Ushtrise te ish-Jugosllavise nuk ka pasur pjesmarrje dhe perfaqesim proporcional ne baze te etnive ( po e ceki termin proporcional sepse ne sitemin federal eshte esencial perfaqesimi proporcional).

    3. Fushata per mbledhjen e armeve e zhvilluar nga shefi i policise Rankovic ne ish Jugosllavi ka qene e zhvilluar ne menyre te vecant ne Kosove dhe me e ashpra dhe kjo lidhet me piken 2 sepse ne nuk kemi pasur perfaqesues ne Policine federale qe te mbroj sa do pak te drejtat.

    4. Perfaqesuesit sevil Shqiptar- na kane perfaqesuar gjithmone ne ish-Jugosllavi, perderisa republikat tjera kane pasur perfaqesues te denje qe kane mbrojtur te drejtat e popujve te tyre ne sistemi Jugosllav na i ka zgjedhur se kush duhet te na perfaqesoj, ka pasur asi perfaqesues se ka ngritur doren ( ka votuar qe te na hicen te drejtat) dhe a eshte kjo nevoj qe ka lindur nga populli ?

    Cdo pike ketu mund te elaborohet me shume e shume faqe shkrime, mirepo pa lexuar ne lidhje me kete diskriminim eshte e kote. Kjo i bie sikur te mundohet te shpjegohet komunizimi ne shqipiperi me pak fjale

  8. #8
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    ALBIN ME VETVENDOSJE! DO TA BĖJNĖ SHQIPĖRIN!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    Anesti_55 , ka bėrė njė pyetje tė drejt , sipas mendimit tim.
    Ky kėrkon qė ne qė kemi jetuar nė regjimin jugosllav tė tregoj dicka nga ato tė padrejta qė ne i kemi pėrjetuar (ne , jo vetėm personalisht po prindėrit , farefisi , po edhe vet pjsea e kombir shqiptarė nėn kėtė regjim!)

    Leximi i literaturės , ėshtė i dobishėm nės dėshiron tė studiosh nė kėtė temė , ose tė thellohesh nės ke kohė dhe interesim.

    gogi i tha disa gjėra qė qėndrojnė.

    - diskriminimi nė baza kombėtare si -Arsimimi nė gjuhen amtare sidomos ai i niveleme tė larta nuk ishte lejuar para 1968-tės.
    - Flamuri -pėrdorimi i flamurit kombėtarė shqiptarė nuk u lejua tė pėrdoret deri mė 1968-en.
    - Historia e kultura kombėtare shqiptare - u ndalua dhe u cenzurua nė pėrmasa tė papranushme.

    Dhe natyrisht kur shteti tė diskriminon nė pothuajse tė gjitha sferat e jetes . punėsim , arsimim , kultur ...tė bėn tė reagosh.

    Numri mė i madh i tė burgosurve politik nė ish jugosllavi ishte shqiptarė.

    Paramendoni nė Kosovė kishte rreth 5% serb e malazez , kurse papunsia pothuajse gjatė gjith kohės ishte mbi 25% . Nga tė papunė pothuajse nuk kishte serb e malazez.

    Pėrfaqsimi i serbėve e malazezėve nė organet shtetroredhe udhėheqėse ishte diku 25% , edhepse sic e ceka mė lartė nė pėrbėrje tė popullsis kėta ishrin rreth 5% .

    Kėto ishin disa nga momentet qė desha ti pėrmendi .
    kjo ishte periudha deri nė vitin 81!

    Pas vitit 81 situata u pėrkeqsua shumė mė tepėr.

    Je shqiptarė .je i dyshimt , je i keq , je kundėr shtetit , je kriminel , je i padėshiruar , je irridentist, shovenist , kontrarevolucionar e deri edhe kanibal.
    Kėto ishin disa nga epitete qė na i dhan shkijet mbas vitit 81!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  9. #9
    MoDa KaLoN,sTiLi QeNdRoN! Maska e fashion_girl
    Anėtarėsuar
    06-07-2010
    Postime
    2,409
    beh shko ke wikipedia dhe i gjen te gjitha !

  10. #10
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga fashion_girl Lexo Postimin
    beh shko ke wikipedia dhe i gjen te gjitha !
    Atehere po e mbyllim forumin krejt :d

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •