Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Nese ka pasur ndonje bashkepunim te cameve me Gjermanine gjate LIIB, eshte gjeja me normale qe mund te ndodhte, meqe ka qene nje menyre per tu liruar nga terrori grek. Ngjashem edhe ne Kosove apo madje edhe ne vende tjera, si p.sh. ne Irlanden Veriore, e kane pa si menyre per tu liruar nga okupimi, e mos te flasim se sa mizor ka qene okupimi ne Ballkan.

    Kush mund te gjykoje dhe paragjykoje nje popull i cili ishte nenshtruar gjenocidit nga shteti, i cili i kishte aneksuar ne menyre te padrejte. Shkurt e shqip, me kone greket e mire, shqiptaret ishin bo me ta.

    Dhe, nuk besoj qe ai bashkepunim ka qene deri ne shkallen e ushtrimit te masakrave apo gjenocidit ndaj tjereve. Keto jane thjesht vazhdim i politikave gjenocidale, ekspansioniste, rrenacake te ketyre shteteve, si gjithmone ne histori.

    Nuk kane pse te gjykohen shqiptaret, por shteti ekstremist dhe terrorist grek. Edhe jam e bindur qe regjimi nazist ka qene shume me njerezor dhe me i bute karshi terrorit dhe gjenocidit qe eshte ushtruar ndaj shqiptareve nga vendet fqinje te cilat i aneksuan tokat e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 10-01-2011 më 08:25

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Helikranon Lexo Postimin
    S'ke cfare te thuash per tragjedine,ku mungon akti i pare i bashkepunimit me nazistet.
    ......
    Artikulli qe do vendos me poshte "Si e vodhen Greket fjalimin e Enver Hoxhes ne Konferencen e Paqes ne Paris" duhet lexuar ne kontekstin e kohes. Me kete dua te them se secili duhet te nxjerre konkluzionet e veta se politika Greke eshte sherbyese e asaj Sllave per faktin e thjeshte se kjo i fundit i njeh tere aksionet e turpshme pas kulisave dhe analet me te felliquar te Megalidhese. Ne kete kontest duhet pare se origjinalisht bashkimi me bllokun Lindor i sherbeu Shqiperise per te ekzituar per disa minuta para se te perfshihej si sub ne "familjen konglomerate sllave".

    Arsyeja pse po e postoj tregon se greket nuk kane patur kurre asnje prove, pervec evidences rrethanore publike dhe interpretimit keqdashes e shovinist. Kjo konference ka qene tribuna ku jane sjelle "tere faktet historike" greke ne disfavor te krijimit te Shqiperise, por sic do ta lexoni nuk kane qene kurre te mjaftueshme as per te themeluar fajesine e Shqiptareve gjate LIIB is vend i bllokut fashist.

    Sigurisht qe kundeinteligjenca operon ne cdo shtet. Por perse z. Caldaris vjedh fjalimin e Hoxhes? Kishte frike nga te dhenat qe mund t'i kishte furnizuar sherbimi sekret sllav?

    Njeriu që rrëfen quhet Myftar Tare, ka një moshë më shumë se tetëdhjetë e pesë, por është krejt i freskët në kujtime. Një freski që lexohet përmes historive që tregon në vetë të parë, pasi për ato që ka “me të dëgjuar” bën parapritë që në fillim. “Unë kam pasur fatin të shoqëroja delegacionin shqiptar të kryesuar nga Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris, në gusht të vitit 1946. Kam pasur shansin të jem dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përcaktuan fatin e shtetit shqiptar.

    Them pa frikë që kjo konferencë për nga rëndësia për kombin tonë mund të krahasohet vetëm me takimin e Rambujesë, që nxori në dritë Kosovën në kohët moderne”, nis rrëfimin njeriu që në prag të Konferencës së Paqes, që startoi në korrik 1946, gjendej në majë të Sektorit të Jashtëm të Sigurimit. Sipas Tares, në Paris kishte një delegacion shqiptar të kryesuar nga Hysni Kapo, por pak javë pas fillimit të saj, në Tiranë mbërriti lajmi se përfaqësimi duhet të ishte më i lartë dhe se aty duhet të nisej vetë Enver Hoxha. TAKIMI ME TITON Në fakt Shqipëria nuk ishte thirrur në Konferencën e Paqes me të drejta të plota.

    Ajo nuk kishte delegatë, kishte thjesht një grup vëzhguesish. Kjo për shkak se pas daljes nga lufta, shteti shqiptar ishte njohur nga pak shtete të tjera, kryesisht të Bllokut Komunist. Ndërsa njohja e meritave të Luftës kundër fashizmit dhe mbrojtja nga akuzat publikisht, në zemër të botës, në Paris, në një konferencë që do të ndante fatet e shumë popujve, për shqiptarët dhe shtetin e tyre të brishtë, ishte jetësore. Pasi ende fuqitë e mëdha, fituese të luftës, nuk ishin të vendosura nëse do e rendisnin Shqipërinë ndër fituesit, apo humbësit e kësaj lufte.

    Dhe shanset ishin të errëta. Shkak për këtë ishin bërë ministrat e jashtëm të Britanisë dhe të Shteteve të Bashkuara, që u mbanin anën grekëve. Fqinjëve tanë mendjefryrë nga pretendime territoriale. Por sovjetikët, që përfaqësoheshin nga pesë republika të tyre dhe që mbështeteshin nga vendet e tjera të bllokut komunist, këmbëngulin që Shqipëria të ishte pranishme me të drejta të plota. Pas një beteje verbale dhe argumentesh, mbështetësit e grekëve thyhen. “Ishte muaji gusht kur Enveri më thirri mua, Shefqet Musarajn, që ishte Shefi i Sigurimit të Brendshëm si dhe Vaskë Kolecin, një gazetar të njohur. Unë dhe Shefqeti gjatë gjithë qëndrimit tonë në Paris duhet të paraqiteshim si sekretarë privatë të Hoxhës, ndërkohë që gazetari nuk kishte pse të ndryshonte profesion”, shpjegon Tare.

    Në Rinas për udhëtimin i priste avioni privat i Titos. “Fillimisht shkuam në Beograd, ku avioni u furnizua me karburant dhe më pas fluturuam për në Bled, një vend piktoresk në Slloveni, ku na priste Mareshalli Josip Tito”. Sipas Tares, Enveri pati biseda të zgjatura me Titon, ky i fundit vlerësoi luftën e partizanëve shqiptarë kundër fashizmit dhe sidomos ndihmën e dhënë nga dy divizionet tona në territorin jugosllav. Njëkohësisht të dy ata diskutuan çështjet më kryesore që preokuponin shqiptarët në Konferencën e Paqes. “Kujtoj se të pranishëm në takime ishin edhe Zv/kryeministri Aleksandër Rankoviç, që ishte serb dhe që tregonte një ftohtësi të habitshme ndaj shqiptarëve, qoftë edhe në sy të Titos, po kështu Enveri takoi edhe Vukmaoviç Tempon, anëtar i Byrosë Politike Jugosllave, që e kishte mik të vjetër me të cilin komunikonte në frëngjisht.

    Në të njëjtën ditë u bë edhe një bisedë për oficerët jugosllavë, që duhet të vinin në drejtim të ushtrisë sonë. Në fakt kishte qenë Enveri që i ishte lutur Titos të dërgonte oficerë karriere me njohuri të mira ushtarake pranë brigadave shqiptare”, rrëfen shoqëruesi Tare. “Kam porositur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Koço Popoviç, ndërkohë ju flisni me Hysni Kapon, që të ndjekë këtë proces”, i ishte përgjigjur Tito kreut të komunistëve shqiptarë. Një ditë më pas delegacioni shqiptar kishte fluturuar për në Pragë, ku Enveri ishte takuar me Gotvaldin (Klement Gottwald), Sekretarin Politik të Partisë Komuniste Çekosllovake, njëkohësisht Kryeministër, ndërsa më 20 gusht avioni ishte ulur në një aeroport të Parisit, ku shqiptarët ishin pritur nga Eduard Kardeli, Xv/Kryeministër i Jugosllavisë. VJEDHJA E FJALIMIT Ndërkohë grekët kishin mundur të kthenin në favor të tyre situatën në Konferencë.

    Akuzat e tyre ndaj shqiptarëve ishin të shumta dhe të rënda. Shpatën e kishte zhveshur Kryeministri grek i asaj kohe, Kostantin Kaldaris, që mbronte tezat se Shqipëria jo vetëm që ishte një vend që nuk luftoi kundër fashizmit, por bashkëpunoi me ta. Ai këmbëngulte se bashkë me Italinë fashiste, Shqipëria sulmoi Greqinë në tetor 1940. Se me Shqipërinë ishte ende në fuqi gjendja e luftës dhe se historia u diktonte atyre, grekëve, zhvendosjen e kufijve për të marrë Vorio Epirin. Në të njëjtën kohë përfaqësues të ndryshëm të vendeve të Bllokut Komunist i kishin atakuar grekët, por pa mundur t’u prisnin revanshin. Enver Hoxha mbërrin në Paris më 20 gusht. “Enveri duhet të lexonte deklaratën e tij në Konferencë më 21 gusht. Por me të mbërritur, pasditen e datës 20, mësuam për vjedhjen e fjalimit që ai duhet të mbante”, rrëfen shoqëruesi i tij, Myftar Tare.

    Sipas Tares, ai vetë do të ishte protagonisti i zbulimit të vjedhjes. “Nuk ishte ndonjë heroizëm i veçantë. Më dërguan të merrja tek një daktilografiste fjalimin që ishte përgatitur më parë që në Tiranë. Me mbërritjen e Enverit ishte vendosur që fjalimi të përpilohej në disa kopje dhe për këtë qëllim ai ishte çuar, pa menduar pasoja, tek disa daktilografiste, sepse në atë kohë nuk kishte makina fotokopjuese. Mua më dërguan ta merrja. Por në momentin që e kërkova, pashë të më afrohej një vajzë e re, franceze. Ajo më tha, me iniciativën e saj, se një kopje të fjalimit tonë e kishin marrë grekët, se kolegia e saj ua kishte dhënë atyre pa e vrarë shumë mendjen. Kuptohet që unë ja thashë Enverit këtë me urgjencë”, vazhdon rrëfimin ish-shefi i Sigurimit. Por Enver Hoxha, sipas Myftar Tares, nuk kishte treguar ndonjë shqetësim të veçantë. “Thjesht më pa në sy, mori fjalimin dhe u mbyll në dhomën e tij të hotelit.

    E gdhiu për gjithë natën, duke e bërë nga e para fjalimin. Ka shkruar 21 faqe me germa të imta. Kuptohet që ai futi aty edhe të tjera fakte e shpjegime që kushtëzoheshin nga zhvillimet e deritanishme të Konferencës, por futi edhe këshillat e Titos, pasi takimi me të në Bled të Sllovenisë ishte për këtë qëllim”, rrëfen Tare. SËRISH TELASHE Fjalimi prej 45 minutash i Enver Hoxhës në Konferencë ekzalton shumëkënd. Kjo për shkak se për herë të parë akuzat greke u hodhën poshtë me forcë dhe me argumente, madje kishte dhe një numër kundërakuzash të rëndësishme. “Kujtoj se fjalimi i Enverit ishte tejet patriotik. Ai, pasi ngriti lart rolin e shqiptarëve në Luftë, dëmet njerëzore e materiale të shkaktuara, pasi artikuloi qartë se ne luftuam në krahë të aleatëve dhe se e çliruam vetë vendin tonë, akuzoi grekët se ishin bërë strehë e kriminelëve shqiptarë të arratisur pas Luftës, se në drejtim të tokës shqiptare futeshin nga territori grek banda të shumta, me qëllim sabotazhin e rrëzimin e pushtetit, foli për krimet masive ndaj popullsisë shqiptare të çamëve, për masakrat e Napoleon Zervës, për pretendimet territoriale për Vorio Epirin dhe e mbylli me kërcënimin: “Edhe një shqiptar i gjallë të mbetet, grekët nuk futen dot në tokën tonë”.

    Por edhe pse ky fjalim i Enver Hoxhës në formën e një aktakuze gjeti mbështetje pothuaj në të gjitha mediat më të mëdha të Francës, shqiptarët nuk kishin më të drejtë të ngjiteshin në podiumin e Konferencës. Kaq ishte vendosur për ta. Ndërsa Kaldaris e shfrytëzon mandatin e vet si delegat me të drejta të plota në Konferencë, duke hedhur helm në adresë të shqiptarëve gjatë seancave në vazhdim. “Një ditë më pas, Kaldaris u ngrit dhe nisi të akuzonte me tonë të ashpra se në Konferencë ishte ftuar një bashkëpunëtor i fashistëve siç ishte Enver Hoxha, se batalionet shqiptare kishin luftuar kundër grekëve më 1940, se kishin bërë masakra në popullsinë civile e të tjera. Por Kryeministri grek kishte grumbulluar edhe fakte të forta për ta na goditur. Duket për këtë qëllim ishte vjedhur edhe fjalimi ynë i parë”, rrëfen Tare. Sipas tij, Kaldaris për të mbrojtur akuzat e veta ndaj shqiptarëve, nxori një faksimile të gazetës shqiptare “Tomorri” të vitit 1940 që kishte në faqen e parë me germa të mëdha një thirrje publike të antizogistit Omer Nishani që thoshte: “I bëj thirrje popullit shqiptar të futet në Partinë Fashiste”. “Ky njeri, ky fashist, është tani President i Shqipërisë, tha Kaldaris triumfator duke tundur në ajër gazetën”, rrëfen Tare një nga momentet më të vështira të Konferencës. “Por duket shërbimet sekrete greke kishin punuar më mirë se kaq, pasi Kaldaris nxjerr edhe një tjetër faksimile duke vjellë helm: Po ju rrëfej edhe se cilin kanë Shef të Shtabit të Ushtrisë. Shikoni këtë urdhër të lëshuar nga Spiro Moisiu, në kohën që ka qenë Komandant i Batalionit ‘Tomorri’. Këtu është një urdhër sulmi. Thotë: Në orën 12:30 të sulmohet territori grek. Ky njeri, që është tani në krye të ushtrisë shqiptare, ka vrarë e prerë deri në Kostur”, rrëfen argumentet e Kaldaris ish-shoqëruesi i Enver Hoxhës, duke justifikuar një memorie të pazakontë.
    Por edhe pse ishin ndjerë keq, shqiptarë nuk kishin asnjë mundësi të replikonin dhe të shpërndanin përshtypjen negative të mbjellë me mjeshtëri nga grekët. Duhej gjetur një zgjidhje. ME NDIHMËN E SOVJETIKËVE Grekët e donin edhe një shuplakë. Zgjidhja sugjerohet me anë të aleatëve të Bllokut Komunist. Për fat të mirë përfaqësuesi i Ukrainës Manuilski (Dimitri Manuilski, 1883-1959) ende nuk kishte marrë fjalën. Delegacioni shqiptar, me anë të Javer Malos, diplomat në përfaqësinë tonë në Francë, i dërgon natën përfaqësuesit të Ukrainës një numër dokumentesh të shoqëruara me shpjegime përkatëse. Kështu në seancën e 23 gushtit, përfaqësuesi i Ukrainës atakon grekët me bateri të rënda. “Delegati grek pyeti se çfarë bënë shqiptarët kur italianët sulmuan Greqinë? Por më lejoni t’i pyes se çfarë bëri qeveria greke kur agresorët italianë sulmuan Shqipërinë?”, ishte batuta më e fortë. I njëjti paraqiti në konferencë një numër gazetash franceze të vitit 1939, që ngrinin lart rezistencën e shqiptarëve ndaj pushtimit. “Kujtoj se Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Manuilski, e goditi edhe personalisht Kaldarisin. I tha: “Ke qenë dhe mbetesh një fashist. Godet Shqipërinë në kufi me ushtrinë tënde. Është e vërtetë se shqiptarët u detyruan të ishin me italianët, por i kanë larë të gjitha gjynahet me luftë. Ata janë të nderuar dhe demokratë, ndërsa ti je një fashist në veprimet e tua aktuale”, rrëfen Tare thelbin e akuzave të ukrainasit. Sipas të njëjtit, ukrainasi ishte njohës i shkëlqyer i frëngjishtes dhe kur fjalimi i tij, i lexuar në rusisht, po përkthehej në këtë gjuhë, ndërhyri duke pretenduar se i kishin shtrembëruar argumentet, duke i lexuar edhe njëherë, këtë radhë në frëngjisht. Kjo ishte një lëvizje e fortë për të vënë në sedër mediat, si dhe lojtarët e palës kundërshtare. Pasi vendet nga vinin, që të gjitha, e kishin përkrahur luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve italianë më 1939.

    Enver Hoxha largohet nga Konferenca më 16 shtator, pasi lëshon deklaratë për shtyp që e përmbyllte me fraza të forta: “As Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërtve, as çdo konferencë tjetër nuk mund të marrin në shqyrtim kufijtë e Shqipërisë ku nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj”. Por pas largimit të tij, grekët tentojnë më të keqen. Më 7 tetor, një javë para mbylljes së konferencës, Kaldaris u ngrit për të kundërshtuar artikujt 21 dhe 22 të Traktatit të Paqes me Italinë, që kishin të bënin me njohjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe ishullin e Sazanit, të cilin e quanin tokë greke. Por votat e delegatëve i thyejnë përfundimisht. “Grekët për çudi përballë këtyre kërkesave të pabesueshme patën kundër edhe aleatë të tyre, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Francën e gazetarëve që na mbështetën aq shumë, Norvegjinë dhe krejt shtetet e Bllokut Komunist”, flet në epilog të rrëfimit shoqëruesi i Enver Hoxhës. Përfundimisht shqiptarët dolën të fituar nga kjo Konferencë. Ata u rreshtuan zyrtarisht në anën e fituesve të Luftës së Dytë Botërore, shteti nisi të njihej anembanë globit, u fituan reparacione lufte nga Italia dhe grekët nuk mundën të ndërhynin në kufijtë territorialë shqiptarë që u vlerësuan si të paprekshëm.

    G.Panorama
    Ne se dikush e ka kete fjalim te Enver Hoxhes ne France, le ta sjelle. Me bekim te vellezerve Sllave dhe per te mbajtur pushtetin personal, ai i ka bere indirekt nje sherbim te madh kombit Shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 10-01-2011 më 08:43

  3. #33
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Spastrimi etnik nuk kishte filluar e as mbaruar ne fund te luftes antifashiste, por ne fakt kjo ceshtje ka lindur bashke me caktimin e kufijve te Shqiperise dhe me fillimin e shperberjes se ish- Perandorise Osmane.

    Atje ndodhi shperngulje me marreveshje, debim me konventa dypaleshe apo shumepaleshe etj.

    -Ne vitin 1913 nenshkruhet marreveshja e pare ne mes te ambasadorit turk ne Athine dhe qeverise se Venezillosit, per shpernguljen e muslimanve (çameve) ne Anadoll dhe kthimin e te krishtereve te Azise se Vogel ne territoret e zbrazura atje. Termi musliman u perdor kryesisht per çamet.

    -Ne vitin 1923 nenshkruhet marreveshja e Laussannes nen mbikqyrjen e Lidhjes se Kombeve. Konventa titullohet 'Per shkembimin e popullsive greke dhe turke' dhe eshte e nenshkruar...per palen greke nga E. K. Veniselos dhe D. Caclamanos...ndersa per palen turke nga dr. Riza Nour Hasan.
    Ne kete marreveshje termi turk u perdor per çamet.

    -Vetem pak kohe pas nenshkrimit te marreveshjes se Lausanne-s, qeveria greke votoi 'Urdherin urgjent' te dates 15.02.1923 me te cilen lejohej ndryshimi i pronesise se atyre qe quheshin çifliqe. Çamet e pasur kundershtuan ashper, ne menyre qe te mos humbisnin pasurine e tyre.

    -Ne mars te vitit 1924 komisioni i perbashket greko-turk per shkembimin e popullatave shkoi ne vendbanimet e çameve kinse per ti pyetur ne jane te pajtimit qe te shperngulen ne Turqi. Shumica absolute shprehet kunder ketij propozimi, edhe pse iu ishte ofruar toke, pune dhe pasuri.

    -Ne vitin 1925, greket e kushtezojne Zogun me pranimin e nje marreveshje per shpernguljen e çameve ne Shqiperi...dhe si kompensim do te ofronin pelqimin e Athines per shugurimin e tij ne fronin e mbretit te Shqiptareve. Per kete Zogu e kishte dergu edhe nje kerkese ne Lidhjen e Kombeve me date 10.12.1925.
    Pasi qe kjo marreveshje nuk u vu ne zbatim, prap se prap shkembimi i çameve me popullsine greke ne Turqi mbeti si opsion i vetem.

    Lufta e dyte botrore -
    Italia i shpalle lufte Greqise duke e sulmuar nga toka shqiptare. Kete e ben kinse ne emer te mbrojtjes se jetes dhe pasurise se patrioteve çame, edhe pse ky nuk ishte qellimi i saj. Qellimi i saj ishte ta perdorte kete qeshtje ne menyre qe te lehtesonte realizimin e politikave te veta. Eshte e vertete se ne ate kohe pati bashkepunim nga nje pjese e vogel e cameve (pjesa dermuese preferuan te qendronin indiferent ndaj ketyre zhvillimeve), por arsyeja duhet te kerkohet te politikat dhe skenaret greke qe vepronin ne kurriz te cameve ne menyre te panderprere.

    - Ne Konferencen e Paqes se vitit 1946, Greqia akuzon per 'kolabracionizem kolektiv prej shqiptareve çam'. Delegacioni shqiptar ben nje perpjekje per te pergenjeshtuar padine greke, por duke mos i shkuar qeshtjes deri ne fund. Arsyet per kete i ka sjelluar edhe anetari javan...pra mohimi i se drejtes qe delegacioni shqiptar te paraqitet me shume se nje here ne podium te Konferences.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 10-01-2011 më 10:04

  4. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Permbledhjes se shkelqyer qe ka bere Illyrian_rex po is htoj s eballkani ka hyre ne politiken pansllave qe para LIB. Serbia qe nuk ishte vecse nje miniprincipate ishte ne konkurence me malin e Zi se kush do te merrte perkrahjen pa rezerva te Rusise per t’u bere fuqia udheheqese ne Ballkan. Mali i Zi synonte Maqedonine dhe do flirtonte mes Bullgarise dhe Rusise dhe madje Anglise. Rusia zgjodhi Serbine, me parrullen” Ballkani i Sllaveve, Greket Tolerohen, te Tjeret nuk ekzistojne”.

    Pra, Greqis eshte aleat sllav me fe dhe do te trajtohet si e tille ne se sillet sic pritet. Rusia ka future ne dore dokumenta te te gjithe makinacioneve politike Greke dhe mund t’I perdore sa here kjo e fundit do te shkele detyrimet.

    Ne Paris, Greqia u paralajmerua te rrije urte, pasi Rusia kishte plane te tjera per Shqiperine, si psh konvertimin e saj ne konferedate e shtate e Jugosllavise. Paradhenia e Shqiperise per kete perkrahje nderkombetare Ruse ishte Kosova.

  5. #35
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    'kolabracionizem kolektiv prej shqiptareve çam'.
    Term gjenocidal per shfarosjen apo perndjekjen e nje popullsie te tere pa asnje baze. Medemek, paskan bashkepunuar edhe foshnjat ne djep dhe pleqte para vdekjes!

    Me baza te tilla shpifese do te mund to perndjekte edhe Shqiperia minoritetet e saja ne vendet ame.

  6. #36
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Term gjenocidal per shfarosjen apo perndjekjen e nje popullsie te tere pa asnje baze. Medemek, paskan bashkepunuar edhe foshnjat ne djep dhe pleqte para vdekjes!

    Me baza te tilla shpifese do te mund to perndjekte edhe Shqiperia minoritetet e saja ne vendet ame.
    Gjenocidi i eger grek nisi me 27 qershor l944. Ushtaret e Zerves rrenonin gjithçka qe gjenin perpara... popullsia e Parathimise u kap ne befasi dhe nuk gjeti dot mjete mbrojtese. Barbaret e Zerves hyne naten ne qytet dhe vrane 673 burra, gra, femije, ne Filat l286, ne Igumenice l92, ne Prage 620. Zervistet rrafshuan mbi 5800 shtepi ne 68 fshatra. Qindra fshatra te tjera u shkretuan. Pronareve te bagetive ju grabiten l20 mije dhen, 24 mije nje thundrake, l8 mije kuaj. Nga hambaret e fshatareve te pasur çame u rrembyen 250 mije kv grure etj...

    Ky ishte amaneti i shovinistit perbindesh ndaj shqiptareve, gjeneralit kolaboracionist Japolan Zerves. Ne pragvdekjen e tij, antishqiptari i terbuar thote: “Vdes i qete se bera ate qe doja. Pas lashe rreke gjaku, tym, bloze, germadhe; ulurima femijesh, nuse dhe gra nudo, qe futeshin ne furrat e ndezura, qe te mos pillnin me shqiptare... burra te varur, shpuar me bajonete, gjuha shqipe nuk do te flitet me ne token helene. Kjo me kenaq mua, ashtu siç kenaq tere shpirtrat helene!”.

    Javan - Paradhenia e Shqiperise per kete perkrahje nderkombetare Ruse ishte Kosova.
    Shume e vertete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 10-01-2011 më 11:57

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Reuter- Manastir 22.12.1940

    “Ushtare shqiptare te mobilizuar me force ne ushtrine Italiane kane ngritur krye dje nje nje sektor te prapavijave italiane dhe I kane shkaktuar armikut humbje te renda derisa u kapen. Nje pjese e tyre ka marre perpjete brigjeve ku vazhdon te rezistoje.”

    Agjencia Anatoli – Athine 4.12.1940

    “Nje general Italian I kapur rob prej grekeve, ka deklaruar se ushtria italiane po peson humbje te renda nga shkaku I tradhestise se Shqiptareve.”

    Musolini – leter derguar A. Hitler me 22.11.1940

    “Ushtria italiane po peson humbje te renda ne frontin grek per shkak te tradhetise se Shqiptareve”.

    Gjeneral Badolio – Kujtime

    “Fushata fillon pra. Gjithe bota e di zhvillimin e saj. Trupat greke ne Epir qendrojne trimerisht mbi Kalamas, kurse bandat dhe trupat shqiptare qe benin pjese ne divisionet tona, ose na tradhetuan ose u hodhen te Greket”

    Gazeta Figaro Nr.588 - 4.7.1946

    “Cetat Shqiptare nga ana e tyre sulmonin autokolonat dhe trupat italiane ne rruget qe conin per ne front.”

    Radio Londra - 26.10.1940

    “Mesohet nga Shqiperia se ceta shqiptare ne veprim te prapavijave italiane presin dhe sabotojne vijat e komunikacionit, duke u future tmerrin reparteve italiane te izoluara.
    Grupe te armatosurish kane hyre ne kryeqytet dhe kane afishuar mbi te gjitha godinat qeveritare e deri ne pallatin e qeverise italiane proklamata me te cilat I ftojen italianet te zbrasin Shqiperine”

    BBC – 4.1.1941

    “Ne rrethet ushtarake vihet re se shqiptaret po I sjellin ndihme te madhe grekeve kunder italianeve.”

    Ne vijim shikojme anen tjeter te medaljes. Ndihmen greke ndaj pushtimit nazist te Shqiperise dhe krimet e Grekeve ndaj Shqiptareve te jugut:

    “Me 8 Shtator 1943, ne diten e kapitullimit te Italise fashiste gjermanet hyne ne Konispol duke ardhur nga ana e Sajadhes te udhehequr nga kapiteni Zervist i quajtur Vitos dhe dogjen me se 50 shtepi. Gjate offensives se madhe te dimrit (forcat partizane te Shqiperise) forcat gjermane te shoqeruar nga bandat e Zerves hyne ne Shqiperi dhe I vune zjarrin Zagorise dhe Pogonit….

    Zervistet bashke me gjermanet …..ne janar 1944 dhe u vune zjarrin katundeve Krane dhe Dermish, si edhe shtepive te te gjithe partizaneve minoritare te Dropullit, kurse ne 1944 keto banda dogjen katundin Dhrovjan.

    …ne qershor te vitit 1944 forcat Zerviste, perseri ne bashkepunim me ushtrine gjermane erdhen perseri nga Greqia nga ana e Voshtines dhe dogjen ne Zagori cfare kishin lene me pare.

    “Nga 60 mije shiptaret e mbetur ne Greqi pas Traktatit te Londres, nga viti me 1913 deri ne 1923 35 mije shqiptare u debuan me zor ne Turqi si “nenshtetas turq” ne kembim me familje greke te Azise se Vogel.”

    Per keta Turq e kishe fjalen helikranon? Jemi qe jemi, si e shpjegon faktin se ndertesat e para qe digjte ushtria greke ne Shqiperi kane qene tempujt dhe kishat e vjetra? Apo edhe keto ishin muslimane?

  8. #38
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Helikranon Lexo Postimin
    S'ke cfare te thuash per tragjedine,ku mungon akti i pare i bashkepunimit me nazistet.

    Camet-jane turqit e rinj qe flisnin shqip.
    Ore ty ,dhe te tjerve si ty,duhet te t,ju kthejme me te njejten monedh ,siç bete ju me çamet ,vetm kete argument kuptoni ju,te pshtiret e dheut ,po mos u mezit se kjo ka per t,ju gjetur perderi sa dhieni aty ku hani..........

  9. #39
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Nuk eshte me rendesi aspak cka thone greket. Fajin e kemi ne qe nuk kemi ushtruar te njejtat mase dhune ndaj tyre, se nuk jemi popull kriminel ne gjene. Kjo eshte e keqja jone. Sikurse sot pas tere asaj dhune shekullore qe e kemi provuar ne Kosove nga shkiet, ata kane ftyre te shesin mend jo e duam kete jo ate. Edhe vete cuditen me neve besoj qe tentojme krijimin e raporteve me ta. Ata e kuptojne vetem gjuhen e tyre, ate te krimineleve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 10-01-2011 më 15:59

  10. #40
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Ne Paris, Greqia u paralajmerua te rrije urte, pasi Rusia kishte plane te tjera per Shqiperine, si psh konvertimin e saj ne konferedate te shtate e Jugosllavise. Paradhenia e Shqiperise per kete perkrahje nderkombetare Ruse ishte Kosova.
    Eshte me rendesi te shtoj se ne Konferences e Paqes ne Paris (1946) z. Caldaris, Minister i Jashtem i Greqise i propozoi kryetarit te delegacionit Jugosllav ndarjen e Shiperise mes Jugosllavise dhe Greqise. Ky i fundit nuk pranoi, per arsyen qe kam vene me lart.

    Nderkohe Shqiperia nuk ishte pranuar ne OKB si anetare, dhe kishte vetem rol degjues.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 11-01-2011 më 08:34

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •