SADAMMIADA
Kënga e parë
Rracë e diktatorëve nuk e dimë nga doli
Vetëm nga mustaqet njihen se kush janë
Në pushtet të katërt politika solli
Mbeti ky i fundit me emrin Sadam..
Diktatori i parë kish emrin Hitler
Bojaxhi qenefesh diku në Austri
Erdh pastaj Stalini, se shoku Enver
Nuk kishte mustaqe, s’kishte lesh Ai...
Diktator i tretë që mbante mustaqe
Ishte Pinoçeti me mustaqe shik.
Diktator i katërt që lufton për „Paqe“
Mbeti veç Sadami…në Bagdadin mik.
Thonë ka armatime, bomba dhe raketa
Thonë ka dhe virusin që botën shkatrron
Thonë se nuk i dhimbset as nafta as jeta!
Thonë se ka dhe Moskën – aleat gjithmon.
Thonë e çfarë nuk thonë po askush s’e di
Thonë: Sadam Hyseni na qenka betuar
Se do ta bëj USA-n pluhur, zjarr dhe hi
Thonë se me Kuranin është i dashuruar(!)
Kurrë mos e harroni: Është i shenjt Kurani!
Ashtu si dhe Bibla, Librat e Ungjillit!
Por është veshur Djalli me rroba Sadami
Me fitil në dorë dhe me shpirt katili….
Në mejdan të Globit si kaposh i plehut
Fryhet dhe krekoset Sadam Bej Iraku.
Se babai i Bushit, dikur Burrë i Dheut
Nuk ia nxorri fundin Sadam halabakut…
Kënga e dytë
Në tribunë në mes të Bagdadit
Doli, foli, Sadami trim
Karabina e halabakut
Tundej lart si kërcënim !
Po çfarë foli e çfarë tha
Kujt ja bënte me grusht e gisht?
“Fol e mba, e pi-rdh e ha…”
thotë proverbi labërisht!
„Al Xhaziri“ shkumbëzon
Fut e qit videokaseta!..
Sadam „trimi“ kërcënon
Faqja e bardhë e kambt e lehta...
E ka marrë shumë seriozisht
Ja çfarë foli arabisht:
“ Do t’a djeg dhe Kryqin
ta bëj bubulak!
Do ta çgozhdoj Krishtin
Do t’i fus dajak!
Në është biri i Zotit
Dhe bën mrekullira
Pse rri kot së kotit
Me dy krah të shtrira!?..
Të ndihmoj kaurrët!
Nëpër glob të gjithë
Të mos rrij gozhduar
Dhe pa brekë në bi-thë!..
Do xhvesh kardinalët
Do ti lë pa tesha!
Do kënaq arabët
Me 10 mijë murgesha!
Do marr shënjtin Pjetër
T’a fus nën mangall!
Papa është i vjetër
Se e lë batall…
Do t’a marr Georg Bushin
Dhe t’a bëj synet!
Ndërsa Tomy Blair-in
Do t’a tredh vërtet(!)
Se kam Lad Putinin!
Edhe Bin Ladenin!
Në Kore kam Kimin!
Në Paris D’Estenin!
Kam dhe Zhak Shirakun!
Shrëderin gjerman
Kam Fatos Lubonjën
Qorrin me Ferman...
Botën e rrafshoj
Se pas kam Hamassin!
Al Qaidan urdhroj
Mua dot s’ma rrasin!
Hej amerikanë!
Unë ua rras i pari!
1 miliard islamë(!)
Jam Sadam Kryetari !!! »
Kënga e tretë
Thonë e çfarë nuk thonë
Se u përmbys Bota !
Driteronë tonë
E hutoj pak gota…
Ndoshta nuk ka kohë
T’ia këndoj një herë
Driteroi i jonë
Kishte për t’a dhjerë…
Me vargun e shkurtër
A me varg të gjatë
Kishte për t’ia futur
Sadamit tru thatë!
Se ka shumë përvojë
Kur i laget kmisha…
Mund të akuzojë
që Sali Berisha
I ka thënë Sadamit:
“Futja Amerikës!
Se Mariza Lino
Kurva e Athinës
Ma morri pushtetin
Në nënt’dhjet’ e shtatën!
Jemi myslimanë!
Futja pak kryqzatës!”…
Ose do të ngjitet
Lart përmbi bedena!
Të lëshoj „simitet“
„Kaurrët janë qena!..“
Flisni, llomotitni
Dhe bini kavallit
Gjuhën jashtë e qitni
Aleatë të djallit!!!
Nëse Amerika
Që e ka falë Zoti !
Do t’a merrte frika
Nga Sadam kotkoti
Ose nga Milloshi
Aj bre biri i shkinës!
Prap shqiptar kodoshi
Do jetonte tinës!!!…
Ose si lypsarë
Në mëshirë të thive!
Ose varg të vrarë
Në Varre Masive !!!
Ndaj tre herë në ditë
Lusni Perëndinë
Rrofsh moj Amerikë
Që shpëton njerzinë!
………….vijon……….
Agimi
Krijoni Kontakt