Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155

    Thaçi realizon premtimin e dhënë

    Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim që të rris pagat për mësimdhënësit, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës Policinë e Kosovës, shërbyesit civil, zyrtarët doganorë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit 30 për qind. Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi tha se do të ketë rritje pagash edhe për disa sektorë tjerë....
    Postuar: 01:14:57 / 06.01.2011


    Qeveria e Kosovës mori vendim për rritjen e pagave. Duke filluar nga 1 janari mësimdhënësit parauniversitar dhe familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës do të marrin pagë në ngritje prej 50 për qind, Policia e Kosovës 40 për qind, shërbyesit civil 30 për qind, zyrtarët doganorë 30 për qind, punëtorët shëndetësorë 30 për qind dhe zjarrfikësit 30 për qind. Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi tha se edhe minatorët do të kanë ngritje pagash në bazë të një memorandumi të nënshkruar më herët në mes tyre.

    Kryeministri në detyrë Thaçi po ashtu ka premtuar se do të ketë rritje pagash edhe për sektorin e drejtësisë dhe rritje pensionesh menjëherë pasi të miratohet ligji për këtë sektor. Kreu i qeverisë Thaçi tha se këto asnjëherë nuk kishin qenë premtime elektorale.

    Kryeministri Thaçi gjithashtu në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit tha se gjatë mandatit të tij të ardhshëm katërvjeçar do të ketë angazhim për një jetë më të mirë për të gjithë por edhe angazhimi për një Kosovë evropiane.

    (Shaip Mustafa)

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Pse a ka pasur dyshime aa?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    suksese Thaqit ne realizim te premtimit te dhene.

    kur fillon kjo rritje rroge?

    sa behet afersisht rroga e mesuesit?

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    suksese Thaqit ne realizim te premtimit te dhene.

    kur fillon kjo rritje rroge?

    sa behet afersisht rroga e mesuesit?
    Aq sa i ka dhene kryeministri Thaqi premtimet as me shume as me pak ..!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Pse a kapas dyshime a,?

    Un nuk kam dyshu aspak,imadhe esht Thaqi lol.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  6. #6
    Keto gjera jane vetem e vetm qe edhe njehere ta vejne popullin ne gjume te thelle edhe ashtu te gjumosur. Thelbi kryesor i gjith ketyre premtimeve eshte qe te nesermen te arsyetohet ajo ne fakt e realitet te behet e te nenshkruhet nga vet Thaci e ajo eshte Boshnjizimi i Kosoves. Statusi Special per serbet ne Veri te Kosoves dhe Mirtovices dhe me shume se Pakoja e Ahtisarit per serbet neper Enklava tjera te Kosoves.

    Keto Mashtrime te Thacit & CO me ca qarqe nderkombetare jane vetem e vetem qe ta c'orrijentojne popullin nga ajo qe po i pergaditet.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ....ahahhahaahhahahahaha....

    - qka presim nga rrugaqet ....si puna eketij ....

    hajdeni qetash kapni Vot .....e bone shqiperin ...loooooooooool

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vetëvendosje kundër rritjes së pagave

    Nga Express më 06 janar 2011 në ora 12:49

    Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se vendimi i sotëm i kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçit për rritje të rrogave një pjese të punëtorëve të shërbimeve publike dhe një pjese të kategorive sociale, është vendim anti - kushtetues
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    kqyrni keta trimat qe se njofin as shtetin as kushtetuten e Kosoves e tash qysh vajtoin kinse po shkilet kushtetuta
    phuuuuuuuuuu po pell e shkaut ishin kan keta idiota qe te gjith
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nga Express më 06 janar 2011 në ora 12:49


    Thaçi: I gëzofshi pagat

    Për Kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçi nuk ka asnjë dilemë se do ta drejtojë qeverinë edhe në mandatin e ardhshëm.

    Tani ai ia ka vënë syrin mandatit tjetër 2014-2018, ndërkaq mandatin e tashëm as nuk e diskuton madje.

    Ndonëse në dorëheqje, Qeveria e Kosovës ka marrë vendime sot për rritjen e pagave në shumë sektorë dhe, sipas krejt të saj, këto nuk janë vendime të diskutueshme, por ‘janë të qarta dhe të pastra si loti’.

    Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Thaçi nuk ka dashur ta zgjasë lidhur më atë se a e ka të sigurt mandatin qeverisës që ka dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.

    “Ne gjatë këtij mandati do të kemi edhe lëvizje tjera ndërsa në mandatin e 2014-2018 do të ketë të tjera”, ka thënë shkurt ai.

    Ndërkaq për vendimet që Qeveria ka marrë për rritjen e pagave për sektorë të ndryshëm, duke filluar nga 30, 40 dhe deri në 50 për qind, Thaçi ka thënë se janë në bazë të Kushtetutës, dhe se financat janë të sigurta për këto rritje pagash.

    “Gjithçka është e planifikuar, gjithçka është e qartë, gjithçka është në suazat e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne jemi vend i pavarur dhe sovran, vendimet janë tonat. I gëzofshim vitin e parë, për këtë vit të ri të gjithë punëtorët e Kosovës”, ka thënë ai.

    Në këtë mënyrë ai u është përgjigjur dyshimeve të hedhura, nëse Qeveria aktuale ka legjitimitet që të nxjerrë vendime të rëndësishme.

    Vendimet për rritjen e pagave të mësimdhënësve parauniversitarë, punëtorëve të shëndetësisë, policisë, doganave, punëtorëve të ATK’së, shërbimit korrektues, zjarrfikësve, veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe pensionistëve, kanë ardhur pas premtimeve dhe memorandumeve që kryeministri në dorëheqje pati nënshkruar gjatë fushatës zgjedhore në dhjetor të vitit të kaluar.

    Qeveria merr vendim për rritjen e pagave

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim për rritjen e pagave, ashtu siç kishte premtuar kryeministri në largim, Hashim Thaçi.

    Duke filluar nga 1 janari, mësimdhënësit parauniversitarë do të marrin pagë 50 për qind më të lartë. Po ashtu, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës do të marrin ngritje prej 50 për qind, Policia e Kosovës 40 për qind, shërbyesit civilë 30 për qind, zyrtarët doganorë 30 për qind, punëtorët shëndetësorë 30 për qind dhe zjarrfikësit 30 për qind.

    Në të njëjtën kohë, edhe minatorët do të kanë ngritje pagash në bazë të një memorandumi të nënshkruar më herët në mes tyre dhe kryeministrit në largim Thaçi, raporton Telegrafi.

    Po ashtu, në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, Thaçi ka premtuar rritje pagash edhe për sektorin e drejtësisë.

    Ai tha se kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës do ta ketë pagën e njëjtë me kryeministrin e Kosovës, ndërkohë gjykatësit e kësaj gjykate do të kenë pagë të nivelit të njëjtë me ministrat.

    Thaçi tha se dikush edhe më herët ka menduar se premtimi ishte vetëm çështje fushate, por vendimi i sotëm sipas tij e dëshmon se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar seriozisht për mirëqenien e qytetarëve të vendit.

    “Qeveria e udhëhequr nga unë po bën një punë e cila deri më 2007 nuk është vërejtur fare,” ka thënë Thaçi.

    Në mbledhjen e parë të këtij fillim viti, Thaçi tha se angazhimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë për një Kosovë evropiane.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e denis_d001
    Anëtarësuar
    15-06-2007
    Vendndodhja
    ?
    Postime
    5
    Te Nderuar Vllezer Sipas mendimit tim nejrzit qe bejn keq popullit qe shantazhojn popullin qe e vjedhin popullin qe hajn ne meer popullit qer e njullosin UCK qe ti hiqet barra atyre qe ta rrisin buken qe vrajn njerzt per punet e tyre per te mshefur marskallaqet e tyre Si i Quni ata DEMOKRAT kjo asht nje sen qe Analfabetave duhet ti tregojm se qka osht mir e qka osht keqq

    E keta jan qe ja nxerin Ynyren Popullit vet ja vjedhin pasurin E drejta per te folur nuk egziston e drejta e popullit me vendos nuk egizston por asht nje sundimtar i popullit qe se ken me fol Hashim thaqi Fidel Castro E Hashim Thaqi jan ekta qe shkatrojn popullin

    MA SHKIJE JAN ATA QE BJAN BIZNIS ME TA E VJEDHIN ME TA E VRAJN SHQIPTART

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •