Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    keshtu eshte kur je djali i dikujt, shtet i poshter jemi ne nuk zbatohen ligjet per pushtetaret, ah sa do kishte vuajt nje njeri i thjesht po te ishte ne vend te ketij fatlumit
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk eshte ndonje cudi ti japin dhe ndonje post pas kesaj qe beri.
    Feelings change - memories don't.

  3. #23
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Plagosja te ish-blloku arrest shtëpie për djalin e DadesTIRANE- Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë arrest shtëpie për djalin e deputetes PS, Arta Dade.
    Mbrëmjen e së mërkurës Besnik Dabulla plagosi me pistoletë shokun e tij Endrin Lufi. Ngjarja ndodhi në dalje të lokalit, ku Dabulla është bashkëpronar, në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ndalimi i Dabullës u krye po atë natë në dalje të spitalit, ku i riu kishte shkuar për të dorëzuar për mjekim Lufin, djalin e vajzës së ish kryeministrit, Adil Carcani.Vetë Dabulla ka qenë i pranishëm në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë. Mbi të rëndojnë akuzat “armëmbajtje pa leje" dhe "plagosje të rëndë me dashje".
    Prokurori i cështjes kërkoi masën e sigurisë me arrest 20 ditë burg, ndërsa avokati mbrojtës kërkoi një masë më të butë sigurie. Ai paraqiti para gjykatës një deklaratë të Endrin Lufit, ku shkruante se ngjarja e së mërkurës kishte ndodhur “pa dashje” dhe se “marrëdhëniet me Dabullën ishin të mira”Pasi ka dëgjuar provat e dy palëve, gjykata është tërhequr për të dhënë vendimin e masës së sigurisë për djalin e deputetes Dade.
    Sipas policisë ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti mes këtyre dy personave si dhe një të treti, që ishte Shkëlzen Hoxha, nip i ish-diktatorit, Enver Hoxha. Ky i fundit më vonë me anë të një alibie publike hodhi poshtë të qënurit e tij në vendin e ngjarjes në momentin kur ndodhi plagosja.
    Ndërkohë "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se ende nuk është gjetur arma me të cilën u krye plagosja e Edrin Lufit, ndërsa është administruar nga ekspertët e hetimit gëzhoja. Policia, po ashtu dhe prokuroria kërkojnë të depozitojnë armën, pasi është një nga elementet që do të sqarojë jo vetëm pozicionin e Dabullës në ngjarje, por madje edhe do të përjashtonte armën nga ndonjë dyshim i mundshëm i grupit të hetimit në lidhje me përdorimin e saj në ndonjë ngjarje tjetër.

    Balkanweb





    Ky vendim i drejtesise shqiptare eshte skandal i madh. Ajo qe e ben akoma me skandaloze eshte nga organi i prokurorise qe kerkoi vetem 20 dite burg. Prokuroria mban gjithmone nje pozicion me te ashper ndaj ligjit , por ne kete rast prokuroria kerkoi nje mase skandaloze 20 dite burg . Gjykata vendosi arrest shtepi duke mos marre parasysh akuzat per "armembatje pa leje" dhe "plagosjes" ne dashje apo padashje . Qofte per njeren akuze ate te "armembajtjes pa leje" djali i Arta Dades duhet te ishte denuar sipas ligjeve me 1 deri 2 vjet burg .

    Kur te tjeret , persona te thjeshte denohen me burg , djali kriminel i Arta Dades denohen me arrest shtepie . Kjo eshte nje nga skandalet ne te medha qe e ben gjykaten te ndikohet nga kriminelet me pozite apo kriminelet me pushtet .

    Perpos ketij vendimi djali i deputetes mbetet nje kriminel rrugac qe per hater te mamase deputete perfitoi te dale palagur nga krimi .

    PD: Drejtësia po mbron banditët e bllokut

    Partia Demokratike ka kritikuar drejtësinë shqiptare në lidhje me vendimin e djeshëm të dhënë nga gjykata e Tiranës për djalin e deputetes së PS-së Arta Dade, Besnik Dabulla.
    Në reagimin e parë të saj në lidhje me incidentin e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet ku djali i deputetes Dade ka plagosur nipin e ish-kryeministrit Adil Çarçani Edrin Lufin, Partia Demokratike ka theksuar se lënia e lirë e Besnik Dabullës është një karshillëk që i bëhet ligjit.
    Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Fatos Hoxha ka theksuar se emri i djalit të deputetes Dade nuk është i panjohur për drejtësinë pasi sipas tij ai është pjesëtar i organizatës “hakmarrje për drejtësi”.
    Ai gjithashtu theksoi se lënia e lirë e Besnik Dabullës është një fyerje që i bëhet opinionit publik pasi çdokush që do të ishte arrestuar me armë pa leje do të ishte dënuar sipas ligjit.

    “Përse drejtësia mbron banditët e bllokut? Ka ardhur koha që institucionet të reagojnë edhe ndaj krimeve të bllokmenëve të rinj”theksoi Hoxha.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    PD-ja kritikon ashper me zedhenesin e tij qe do te behet bllok-qen i ri,denon ashper Prokurorine.
    Por ne fakt akoma nuk kam kuptuar se cilet jane bllok-qenet e vertet,per mua jane te gjithe zorretharet e politikes PD-PS.
    Shqiperia e mjere ka marre fund,se po te ishte ndonje koke palare tjeter te kishte bere kete gje,plagosje me pistolete do te ishte kalbur 14 vjet burg,pa e diskutuar fare,bile dhe nje dosje me,armebajtje pa leje,tentative-vrasjeje................ect.

    Shtet e popull koti.

  5. #25
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    PD: Drejtësia po mbron banditët e bllokut

    Partia Demokratike ka kritikuar drejtësinë shqiptare në lidhje me vendimin e djeshëm të dhënë nga gjykata e Tiranës për djalin e deputetes së PS-së Arta Dade, Besnik Dabulla.
    Në reagimin e parë të saj në lidhje me incidentin e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet ku djali i deputetes Dade ka plagosur nipin e ish-kryeministrit Adil Çarçani Edrin Lufin, Partia Demokratike ka theksuar se lënia e lirë e Besnik Dabullës është një karshillëk që i bëhet ligjit.
    Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Fatos Hoxha ka theksuar se emri i djalit të deputetes Dade nuk është i panjohur për drejtësinë pasi sipas tij ai është pjesëtar i organizatës “hakmarrje për drejtësi”.
    Ai gjithashtu theksoi se lënia e lirë e Besnik Dabullës është një fyerje që i bëhet opinionit publik pasi çdokush që do të ishte arrestuar me armë pa leje do të ishte dënuar sipas ligjit.

    “Përse drejtësia mbron banditët e bllokut? Ka ardhur koha që institucionet të reagojnë edhe ndaj krimeve të bllokmenëve të rinj”theksoi Hoxha.
    Lirimi i djalit të Arta Dades, PD, Doda: Drejtësia u bë palë me krimin

    TIRANE – Partia Demokratike akuzoi sot drejtësinë shqiptare se u bë palë me krimin duke lënë të lirë shtetasin Besnik Dabulla, djali i deputetes Arta Dade, i akuzuar për plagosje me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
    “Gjate diteve te kaluara patem rastin te shihnim reagimin e pashembullt te drejtesise shqiptare, e cila si asnjehere tjeter u be pale politike me krimin e rruges se brezit te ri te bllokmenve te vjeter”, tha Mesila Doda, deputete e PD.Sipas saj, per opinionin publik shqiptar dhe per organet e drejtesise emri i djemve te
    deputetes socialiste Arta Dade nuk eshte i panjohur. Partia demokratike ka denoncuar rekordet e tyre mafioze dhe me pare, ne lidhjet me banden e Hakmarrjes per Drejtesi, ka denoncuar rastin e plagosjes se meparshme te nje shtetasi dhe pergjakjes se fundit ne mes te bllokut, prane strehes se vjeter te familjes se tyre politike.
    “Me sa duket te gjitha kembanat e alarmit qe bien per personat e veshur me pushtet po bien ne vesh te shurdher. Banditizmi i brezit te ri te bllokmeneve te vjeter, tashme eshte nje fakt perpara syve te gjithe qytetarve shqiptare. Mbrojtja publike e banditizmit nga pushteti politik i prinderve eshte tregues i aleances qe individe te drejtesise shqiptare nuk kane shtrenguar me krimin politik”, vazhdoi më tej deputetja demokrate.
    “Partia demokratike kerkon reagimin e menjehershem te instancave perkatese per te vene ne vend drejtesine dhe per te treguar para shqiptareve, se cdo individ eshte i barabarte perpara ligjit”, tha Mesila Doda.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 10-01-2011 më 15:57
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #26
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Lirimi i djalit të Arta Dades, PD, Doda: Drejtësia u bë palë me krimin

    TIRANE – Partia Demokratike akuzoi sot drejtësinë shqiptare se u bë palë me krimin duke lënë të lirë shtetasin Besnik Dabulla, djali i deputetes Arta Dade, i akuzuar për plagosje me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
    “Gjate diteve te kaluara patem rastin te shihnim reagimin e pashembullt te drejtesise shqiptare, e cila si asnjehere tjeter u be pale politike me krimin e rruges se brezit te ri te bllokmenve te vjeter”, tha Mesila Doda, deputete e PD.Sipas saj, per opinionin publik shqiptar dhe per organet e drejtesise emri i djemve te
    deputetes socialiste Arta Dade nuk eshte i panjohur. Partia demokratike ka denoncuar rekordet e tyre mafioze dhe me pare, ne lidhjet me banden e Hakmarrjes per Drejtesi, ka denoncuar rastin e plagosjes se meparshme te nje shtetasi dhe pergjakjes se fundit ne mes te bllokut, prane strehes se vjeter te familjes se tyre politike.
    “Me sa duket te gjitha kembanat e alarmit qe bien per personat e veshur me pushtet po bien ne vesh te shurdher. Banditizmi i brezit te ri te bllokmeneve te vjeter, tashme eshte nje fakt perpara syve te gjithe qytetarve shqiptare. Mbrojtja publike e banditizmit nga pushteti politik i prinderve eshte tregues i aleances qe individe te drejtesise shqiptare nuk kane shtrenguar me krimin politik”, vazhdoi më tej deputetja demokrate.
    “Partia demokratike kerkon reagimin e menjehershem te instancave perkatese per te vene ne vend drejtesine dhe per te treguar para shqiptareve, se cdo individ eshte i barabarte perpara ligjit”, tha Mesila Doda.
    Mesila DODA eshte socialiste o vlla .
    A don, e s'din, a din e s'don !

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    moderator..


    ndryshoje titullin e temes sepse nuk eshte kryepersonazh nipi enverit por cuni i komisares se bandes hakmarrja

    --



    ja cthote rd

    --


    Reagojnë juristët: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për lirimin e Dabullës është i jashtëligjshëm


    Fshihet gjyqtarja që liroi vrasësin


    Vendimi i Gjykatës së Tiranë për lirimin nga burgu të djalit të deputetes së PS, Arta Dade, ka sjellë një reaksion të fuqishëm në mbarë opinionin publik, por edhe tek juristët. Ndërkohë, gjyqtarja Enkelejda Softa që liroi nga burgu të akuzuarin Besnik Dabulla është fshehur nga dita e marrjes së vendimit skandaloz. Në Gjykatën e Tiranës të thonë se, nuk kanë asnjë informacion për gjyqtaren Softa dhe arsyet se përse ajo nuk është paraqitur në këtë institucion nga dita e marrjes së atij vendimi që la të lirë atentatorin Dabulla. Megjithë telefonatat e shumta që i janë bërë nga Gjykata, ajo nuk i është përgjigjur asnjërës prej tyre. Vendimi i kësaj gjykatëseje ka vënë në pozitë mjaft të vështirë të gjithë gjyqtarët dhe Gjykatën e Tiranës, pasi siç thonë vetë gjyqtarët, presioni i publikut është mjaft i madh për këtë vendim që konsiderohet si skandaloz.

    Disa nga juristët më në zë u shprehën dje, se Gjykata e Tiranës ka dhënë një vendim në kundërshtim flagrant me ligjin për lënien në arrest shtëpie të shtetasit Besnik Dabulla, i cili u arrestua para pak ditësh për plagosje me armë pa leje në lokalin e tij në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Sipas juristëve, nuk mund të ketë arrest shtëpie për një të akuzuar kur vepra penale dhe personi që ka kryer krimin përbën rrezikshmëri. Sipas juristëve, vetëm plagosja pa dashje dënohet me ligj deri në 5 vjet burg. Juristët thonë se, në bazë të Kodit të Procedurës Penale, Besnik Dabulla, ngarkohet me përgjegjësi për dy vepra penale, atë të plagosjes së një personi me armë dhe mbajtjes aktive të një arme pa leje. Kështu, plagosja e një personi me armë zjarri, në bazë të ligjit dënohet me 5 vjet burg dhe mbajtja aktive të një arme pa leje dënohet deri në 6 vjet burg.

    Pse u zhduk arma e krimit?!

    Gjykata nuk mund të jepte një vendim arrest shtëpie, pasi vrasja ose plagosja është kryer me një armë që mbahej pa leje nga autori i krimit. Arma pa leje është vënë në përdorim, pra është kryer një krim. Veç këtyre fakteve, arma e krimit u zhduk nga autori, duke lënë dyshime se ajo mund të ketë kryer edhe krime të tjera. Nëse autori i krimit, pra Besnik Dabulla do të ishte penduar për krimin ose e kishte kryer padashje atë siç pretendoi ai para Gjykatës, se gjoja plagosja ishte kryer aksidentalisht, ai duhet të kishte dorëzuar armën e krimit në polici. Mirëpo, Dabulla jo vetëm që nuk e dorëzoi armën e krimit, por e fshehu atë dhe tentoi t'i fshihej edhe vetë policisë, çka përbën edhe një vepër tjetër penale. Këto fakte tregojnë, se Dabulla nuk është penduar për veprën kriminale që ka kryer dhe kjo përbën rrethana rënduese dhe jo lehtësuese. Në dhënien e vendimit, Gjykata ka shkelur kriteret e dhënies së arrestit në shtëpi për të akuzuarin Besnik Dabulla. Gjykata është mbështetuur edhe në deklarimin e të plagosurit, i cili ka lëshuar një deklaratë të noterizuar, ku thotë se krimi është kryer pa dashje dhe ai e fal Dabullën, mirëpo sipas juristëve, provat merren në format e parashikuara nga ligji dhe jo në shkelje të ligjit. Pra, nuk mund të merrej deklarimi si provë i të plagosurit të sëmurë para noterit, pasi kjo është shkelje flagrante e ligjit nga Gjykata, sepse deklarimi i dëshmitarëve me ligj jepet ose para prokuroit të çështjes, ose para Gjykatës dhe vetëm atëherë merr vlerën e provës dhe mund të përdoret nga Gjykata si provë. Kështu, Gjykata e Tiranës ka marrë si provë të paligjshme dhe të papërdorshme, pra, në kundërshtim me Ligjin, neni 151 dhe 152 i Kodit të Procedurës Penale.

    Gjykata, shkelje flagrante të ligjit

    Juristët thonë se, Gjykata ka dhënë një vendim jo të bazuar në ligj, por në shkelje flagrante të ligjit, sepse armëmbajtja është pa leje dhe kjo është e dënueshme nga ligji. Armëmbajtja nuk është pasive, por aktive, pra, arma nuk iu gjet në shtëpi apo në lokal të akuzuarit, por ajo është përdorur dhe me të është kryer një krim. Veç këtyre, personi i akuzuar vazhdon të ketë rrezikshmëri, sepse jo vetëm që nuk është ndjerë i penduar real, por e ka fshehur armën e krimit. Zhdukja e armës së krimit mund të jetë bërë me qëllim për të fshehur edhe ndonjë krim tjetër, që mund të jetë kryer me të. Le të japë spjegime Gjykata pse është fshehur arma e krimit?! Pra, ekstremisht Gjykata ka dhënë një vendim haptaz në kundërshtim me ligjin, ka liruar nga burgu një person të rrezikshëm, i cili me ndërgjegje të plotë ka kryer dy vepra penale: Plagosjen e një personi me armë zjarri, që në bazë të ligjit dënohet me 5 vjet burg dhe mbajtjen aktive të një arme pa leje, e cila dënohet deri në 6 vjet burg. Gjithashtu, Gjykata duhet të kishte marrë parasysh se i akuzuari ka qenë i dënuar edhe më parë dhe nuk duhej t'i krijoheshin rrethana lehtësuese në dhënien e vendimit. Megjithëse provat ishin të mjaftueshme ndaj të akuzuarit Besnik Dabulla, Gjykata i ka dhënë atij arrest shtëpie pa roje, pra, formale.

    Besnik Dabulla, i biri i deputetes së PS-së, Arta Dade, u arrestua më 5 janar, pasi, sipas policisë, qëlloi me armë zjarri, pas një konflikti Edrin Lufin, nip i ish-kryeministrit të fundit komunist të Shqipërisë, Adil Çarçani, në lokalin e tij në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Pas plagosjes, Dabulla tentoi t'i largohej policisë, por përfundoi në pranga. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, sipas policisë, ishte i pranishëm edhe shtetasi Shkëlzen Hoxha, nipi i diktatorit komunist Enver Hoxha. Të shtunën Gjykata e Tiranës me kryetare të trupit gjykues gjyqtaren Enkelejda Softa dha vendimin "arrest shtëpie" për Besnik Dabullën, djalin e deputetes socialiste, Arta Dade.

    Rexhep POLISI

  8. #28
    Histori e ngjashme ndodhi disa vite me pare dhe me djalin e kapos se Edit, Gramoz Ruçi.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk eshte ndonje cudi ti japin dhe ndonje post pas kesaj qe beri.
    Pse habitesh o zonje ? A nuk e kane bo Salen kryeminister ! Sa ka vra Sala ? Nuk numerohen ! Por vetem 26 te Gerdecit dhe Haklajt zer me goje dhe jane prape shume ! Te tjeret nuk po t'i ze me goje !

    Keshtu qe ketij djalit te Artes , kryeminister i tako dhe i tako , por une mendoj se edhe president do t'i shkonte , po te kemi parasysh Salen qe eshte krietar i PD-se dhe Krieminister !

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bamutat .. do ngordhesh si polpotist..
    nuku gdhendesh..

    bej te fala shefit tend.. altin arapit..

    ---


    ja cthot zbukurueshem.. media e edvinit te bandes hakmarrja.. Balkan vew njuz 24 GSH-ja..


    --

    "Çuni i Dades më plagosi për gallatë"
    » Dërguar më: 13/01/2011 - 14:53



    Klodiana Lala

    Me Nikun jemi miq prej vitesh. Ishim të ulur tek lokal "Liburnia". Rreth orës 19:00 apo 19 e 30 në tavolinë isha unë dhe Besnik Dabulla. Në tavolinë Niku nxori një pistoletë dhe duke lozur me të e duke bërë gallatë, pra shaka ajo u shkreh vetëm njëherë dhe unë u plagosa në bark. U çova nga tavolina dhe të dy shkuam menjëherë tek makina e Nikut dhe të dy kemi shkuar në spital". Edrin Lufi, nipi i ish-kryeministrit të fundit komunist, Adil Çarçani, u ka rrëfyer hetuesve, se është mik me Besnik Dabullën, djalin e deputetes socialiste, Arta Dade dhe përjashton çdo lloj mundësi që ai ta ketë goditur. Tërheqja e Lufit e ka shpëtuar Dabullën nga akuza e plagosjes. Në vendimin e arsyetuar të gjykatëses Enkelejda Metaliaj (Softa), e cila vendosi lirimin e Besnilk Dabullës, sqarohet të gjitha rrethanat e ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokal "Liburnia". Në këtë vendim, thuhet se në sherrin mes bllokmenëve, ka qenë i pranishëm dhe Shkëlzen Hoxha, nipi i diktatorit, Enver Hoxha. Më poshtë po zbardhim të plotë vendimin e gjykatës së Tiranës për Besnik Dabullën, djalin e deputetes socialiste Arta Dade...
    Ngjarja
    Në hyrje të vendimit të pak ditëve më parë, gjykatësja Metalia, ka sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes së ndodhur në lokalin "Liburnia" pronë e të akuzuarit, Besnik Dalulla. Në vendimin e gjykatës thuhet se: Më datën 05.01.2011 rreth orës 21.00 është njoftuar salla operative e D.P.Q. Tiranë se në vendin e quajtur Rr. "P.Rexhepi" ishte plagosur me armë zjarri shtetasi Edrin Lufi, i cili ndodhej për të marrë ndihmë mjekësore pranë spitalit Ushtarak. Me marrjen dijeni policia gjyqësore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke proceduar me proces verbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe veprime të tjera hetimore. Gjatë këqyrjes së mjetit me targë Tr 9658 N në pronësi të shtetasit të arrestuar Besnik Dabulla, janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një gëzhojë e goditur me nr makerimi S&B-7,65 R, një predhë e cila mendohet të jetë pjesë e fishekëve luftarakë. Njëkohësisht me cilësinë e provës materiale është sekuestruar një xhup, të cilin e mbante veshur shtetasi Edrin Lufi në momentin e plagosjes. Me cilësinë e provës materiale të gjitha faktorët plotësues tek shtetasi i arrestuar Besnik Dabulla dhe për të gjitha provat materiale janë bërë vendimet për ekspertimet përkatëse, balistike, biologjike dhe kimike. Po kështu nga ana e prokurorisë është dhe vendimi për eksperimentim mjeko-ligjor për të dëmtuarin për të përcaktuar dëmtimet dhe shkallën e tyre. Janë marrë deklarimet e shtetasit Edrin Lufi në lidhje me ngjarjen dhe rezulton se ai me shtetasin Besnik Dabulla njihet prej kohësh, ditën e ngjarjes ka qenë me të arrestuarin dhe shtetasin Shkëlzen Hoxha nëpër lokale të ndryshme. Pas orës 16.00 të tre personat së bashku kanë shkuar tek restorant "Liburnia" që ndodhet në Rr. "Perlat Rexhepi" dhe administrohet nga Besnik Dabulla. Gjatë kohës që po vazhdonin pijen në këtë lokal shtetasi Besnik Dabulla, i cili kishte një pistoletë në dorë e ka plagosur atë njëherë nga pakujdesia në pjesën e barkut. Në lidhje me këtë ngjarje i janë marrë deklarimet dhe shtetasve Altin Hoxha dhe Florian Spahiu të cilët janë kuzhinier dhe kamerier në këtë lokal. Në deklarimet e tyre këta shtetas mohojnë të kenë parë apo dëgjuar kohës armë gjatë kohës që u shërbenin shtetasve Besnik Dabulla dhe Edrin Lufi.
    Provat
    Në pjesën arsyetuese të vendimit, gjykata rendit të gjitha provat dhe faktet e sjella nga prokuroria, mbi bazën e të cilave përfaqësuesi i akuzës, Shpëtim Kurti, kërkoi caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg për 20 ditë" ndaj Besnik Dabullës. në vendim thuhet se: Në këto kushte, sa sipër, prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë i është drejtuar gjykatës me kërkesën për t'u vleftësuar si i ligjshëm arrestimi në flagrancë ndaj shtetasit Besnik Dabulla , e të caktohet si masë sigurimi personal ajo e "arrestit në burg me afat 20 ditor", parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale, për t'u marrë me cilësinë e provës akti i ekspertimit mjekoligjor për të dëmtuarin Edrin Lufi, akti i ekspertimit biologjik për gjurmët e gjakut të gjetura në vendngjarje, kimik për faktorët plotësues në duart e personit nën hetim Besnik Dabulla si dhe atë balistik për predhën dhe gëzhojën e sekuestruar. Si prova kërkuesi ka paraqitur, procesverbal i referimit të veprës penale, procesverbal i këqyrjes së vendit të ngjarjes, procesverbal i arrestimit në flagrancë, procesverbal mbi këqyrjen e mjetit, procesverbal mbi këqyrjen dhe marrjen e provave materiale, procesverbal i pyetjes së personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, vendimkryerje e ekspertimit mjeko-ligjor, vendim për kryerjen e akt-ekspertimi balistik, vendim për kryerjen e akt-ekspertimi kimik etj. Për sa, gjykata çmon të ligjshëm, të bazuar në ligj dhe prova kërkesën e prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për sa i përket vleftësimit të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj shtetasit, Besnik Dabulla. Gjykata konkludon se masa e sigurimit ajo e "Arrest në shtëpi" parashikuar nga n. 237 i K.Pr.Penale, është e përshtatshme me shkallën e nevojave të sigurimit që ekzistojnë në rastin konkret, në përputhje me rëndësinë e faktit, sanksionit që parashikohet për veprën penale, rrezikshmërisë së autorit, faktin që ai është i padënuar më parë. Faktin që, gjykata nuk është dakord me kërkesën e bërë nga organi i akuzës, për tu caktuar shtetasit Besnik Dabulla, masa e sigurimit personal ajo e "Arrestit në burg me afat 20 ditor" parashikuar nga n.238 i K.Pr.Penale, i referohet n. 230 të K.Pr.Penale, nga ku citohet se "Arresti në burg mund të vendoset kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit".
    Dëshmia e Lufit
    Në vendimin e gjykatës është zbardhur edhe një pjesë e dëshmisë së Edrin Lufit, nipit të Adil Çarçanit. Duke iu referuar procesverbalit të prokurorisë, "Për marrjen dijeni nga personi që ka dijeni për veprën penale" të dt. 05/01/2011 të të dëmtuarit Edrin Lufi, ky i fundit ka dhënë këto shpjegime "Me Nikun jemi miq prej vitesh, ishim të ulur tek lokal "Liburnia". Rreth orës 19:00 apo 19 e 30 në tavolinë isha unë dhe Besnik Dabulla. Në tavolinë Niku nxori një pistoletë dhe duke lozur me të e duke bërë gallatë, pra shaka ajo u shkreh vetëm njëherë dhe unë u plagosa në bark. U çova nga tavolina dhe të dy shkuam menjëherë tek makina e Nikut dhe të dy kemi shkuar në Spital, etj". Gjithashtu, në seancë gjyqësore nga mbrojtja u paraqit me cilësinë e provës shkresore dhe deklarata noteriale e dt. 06/01/2011, me nr.86 Rep e 57 Kol nga ku i dëmtuari Edvin Lufi ka deklaruar para noteres Shpresa Gjoci ndër të tjera se: "Përjashtoj çdo lloj mundësie që Besnik Dabulla të më ketë goditur". Referuar këtyre deklarimeve rezulton se, personi nën hetim nuk ka rrezikshmëri të lartë, si dhe nuk jemi përpara rrezikshmërisë së veçantë të veprës penale. Këtë qëndrim kanë mbajtur dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.478, dt.06/09/2001 nga ku në arsyetimin e saj ndër të tjera citon se "Masa duhet caktuar duke pasur parasysh shkallën e nevojave të sigurimit, rëndësinë e faktit, rrezikshmërisë e veçantë të veprës, si dhe mundësinë e ikjes së autorit". Në këto kushte, gjykata vendosi të caktojë ndaj Dabullës masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndaj djalit të deputetes socialiste.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •