Ishin ulur për të darkuar, por mes avujve të alkoolit, biseda mes tyre ka degraduar në të shtëna arme, ku ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja e ndodhur mbrëmë në mesnatë, në zonën e ish Bllokut pranë fakultetit të Juridikut ka pasur si protagonistë bij të emrave të njohur politikë. Burime pranë policisë së kryeqytetit pohuan për gazetën sot se mbrëmë rreth orës 23.00, është plagosur me armë zjarri të tipit pistoletë,
nipi i ish-kryeministrit Adil Çarçani, Endrit Lyfi. I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës me plagë në bark, por mësohet se gjendja e tij nuk paraqitet me rrezik për jetën. Të njëjtat burime pohuan se autorë të dyshuar të plagosjes janë Shkëlzen Hoxha, nipi i ish- diktatorit komunist Enver Hoxha dhe Besnik Dabulla, djali i deputetes socialiste, Arta Dade. Sipas burimeve policore, Lyfi është plagosur nga Hoxha, me pistoletën e Dabullës. Nga të dhënat paraprake rezulton se që të tre protagonistët e ngjarjes ishin miq dhe mbrëmë ishin ulur për të darkuar në lokalin “Liburn” pranë fakultetit të Juridikut, pronë e djalit të deputetes Dade. Por pasi kanë pirë “mjaftueshëm”, mes tyre ka ndodhur një grindje për shkaqe banale, ku për pasojë Hoxha ka qëlluar në bark me pistoletën e Dabullës, të riun Lyfi.
SOT.
Krijoni Kontakt