Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Djali vret nënën dhe motrën

    Djali vret nënën dhe motrën

    Djali 25 vjeçar, Leonard Lekaj, ka vrarë në qytetin e Elbasanit me armë nënën dhe motrën Donika dhe Leonora Lekaj, përkatësisht 62 dhe 40 vjeç
    Pasi ka qëlluar për vdekje nënën dhe motrën, Lekaj është vetëdorëzuar në polici. Policia ka filluar hetimet për zbardhjen e krimit të dyfishtë



    Elbasan, 25-vjeçari vret nënën dhe motrën

    Pranga autorit të dytë të krimit në Elbasan

    (I plotësuar) - Policia ka arritur të arrestojë personin e dytë të përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
    Forcat e rendit kanë vënë në pranga në Pogradec shtetasin Dritan Leka, 34 vjeç, djali tjetër i familjes.
    Ai dyshohet të jetë bashkëpunëtorë në vrasjen e dyfishtë ku humbën jetën shtetaset Lona Lenkaj, 32 vjeç dhe e ëma, Donika, 60.
    Autori i këtij krimi, Leonard Lenkaj, 27 vjeç, është vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes.
    Krimi brenda familjes ka goditur sërish një familje në qytetin e Elbasanit. Nënë e bijë janë ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë në rrethana ende të panjohura.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 janari” të këtij qyteti ku Donika dhe Leonora Lekaj përkatësisht 62 dhe 40 vjeç janë ekzekutuar me armë zjarri nga djali i shtëpisë Leonard Lekaj 25 vjeç.
    Mësohet se 25-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.
    Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 18-03-2011 më 14:59
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Shkodër, ekzekutohen dy vëllezër

    Dy vëllezër nga fshati Grudë i Shkodrës u vranë sot në një pritë teksa shkonin për në punë. Sipas të dhënave të deritanishme, viktimat janë: Nikolin Pjetrushi, 48 vjeç dhe Gjovalin Pjetrushi, 20 vjeç.
    Dy vëllezërit ishin nisur në mëngjes për në punë, me një mjet tip Audi, kur në një kthesë kanë rënë në një pritë të ngritur posaçërisht për ta.
    Të dy vëllezërit, të cilët gjendeshin në vendet e para të automjetit nuk kanë mundur t'u mbijetojnë plagëve të shumat nga armë zjarri, ndërkohë që policia nuk jep të dhëna në lidhje me dyshimet rreth autorëve apo motiveve, por burimet thonë se mendohet që shkak i vrasjes së dy vëllezërve mund të jenë konfliktet që ta kanë pasur më parë.
    Sipas burimeve, autorët e krimit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë ende të paidentifikuar, por nga hetimet paraprake dyshohet që vrasja të ketë në sfond gjakmarrjen. Për të njëjtin motiv pak ditë më parë në qytetin verior u vra shtetasi Astrit Kurmemaj, eksponent i njohur i botës lokale të krimit.


    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #43
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    well shqiperia po ecen para
    Partizoni

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Shum keq sinqerisht, asesi te kuptoj cfar po ndodh ?!
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Masakër në Elbasan vriten në gjumë babai dhe 2 djemtë



    Elbasani alarmohet nga vrasjet. Tre vrasje u shënuan sot në qytetin e Elbasanit duke cuar në 5 të vrarë bilancin në këtë qytet brenda dy ditësh.
    Sot pranë shkollës “Jorgji Dilo” janë vrarë me armë zjarri babai me dy djemtë e tij. Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Muhamedi, ndersa e plagosur ka mbetur nje anetar tjeter i familjes, nje femer, Myzejen Mahmuti, por mjeket kane dhene shpresa per jeten e saj duke kryer disa nderhyrje operacioni.
    Nga hetimet paraprake mësohet se ka qënë një person ende i panjohur për policinë, që pasi ka kapercyer murin rrethues te shtepise private ka trokitur në banesën e familjes Muhamedi. Dyshohet se dera eshte hapur nga Myzejen Mahmuti, nusja e shtepise, qe eshte qelluar menjehere ne koke me pistolete. Besohet se ky person me pas ka qëlluar per vdekje me pistoletë drejt e ne koke anëtarët të familjes, te cilet ishin ne gjume.
    Forca te shumta policie kane bllokuar te gjitha vendkalimet per te identifikuar autoret e ketij krimi kaq te rende, por policia nuk ka ende te dhena per autoret dhe motivet. Policia e vlereson nje ngjarje te organizuar dhe te planifikuar me pare. Pista e pare e hetimit e ngritur eshte ajo e hakmarrjes pasi nje nga djemte e familjes dyshohet se ka kryer kohe me pare nje vrasje. Vëllai i viktimave Zenel Mahmuti dyshohet se është autor i një vrasjeje në Spanjë, krim per te cilin eshte shpallur dhe ne kerkim nderkombetar. Madje Zeneli pak kohe me pare i ka shpetuar dhe nje atentati per vrasje.
    Për kapjen e autorit ose autorëve, policia ka vendosur 50 mijë dollarë në dispozicion për cdo informacion të vlefshëm për vrasësin e trefishtë.
    Ngjarja e sotme pason atë të një dite më parë. Dje paradite qyteti i Elbasanit u trondit kur djemtë vranë nënën dhe motrën e tyre për arsye që priten të zbardhen.
    Por, duke marrë parasysh dhe vrasjet e dy vellezerve në Shkodër, në shkallë vendi brenda dy ditësh janë vrarë 7 persona.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ky viti 2011 po na kthen ate 97 e frikshme ne shkoder 3 te vrare brenda jave e tmerrshme
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Question

    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin


    Elbasani alarmohet nga vrasjet. Tre vrasje u shënuan sot në qytetin e Elbasanit duke cuar në 5 të vrarë bilancin në këtë qytet brenda dy ditësh.
    Sot pranë shkollës “Jorgji Dilo” janë vrarë me armë zjarri babai me dy djemtë e tij. Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Muhamedi, ndersa e plagosur ka mbetur nje anetar tjeter i familjes, nje femer, Myzejen Mahmuti, por mjeket kane dhene shpresa per jeten e saj duke kryer disa nderhyrje operacioni.
    Nga hetimet paraprake mësohet se ka qënë një person ende i panjohur për policinë, që pasi ka kapercyer murin rrethues te shtepise private ka trokitur në banesën e familjes Muhamedi. Dyshohet se dera eshte hapur nga Myzejen Mahmuti, nusja e shtepise, qe eshte qelluar menjehere ne koke me pistolete. Besohet se ky person me pas ka qëlluar per vdekje me pistoletë drejt e ne koke anëtarët të familjes, te cilet ishin ne gjume.
    Forca te shumta policie kane bllokuar te gjitha vendkalimet per te identifikuar autoret e ketij krimi kaq te rende, por policia nuk ka ende te dhena per autoret dhe motivet. Policia e vlereson nje ngjarje te organizuar dhe te planifikuar me pare. Pista e pare e hetimit e ngritur eshte ajo e hakmarrjes pasi nje nga djemte e familjes dyshohet se ka kryer kohe me pare nje vrasje. Vëllai i viktimave Zenel Mahmuti dyshohet se është autor i një vrasjeje në Spanjë, krim per te cilin eshte shpallur dhe ne kerkim nderkombetar. Madje Zeneli pak kohe me pare i ka shpetuar dhe nje atentati per vrasje.
    Për kapjen e autorit ose autorëve, policia ka vendosur 50 mijë dollarë në dispozicion për cdo informacion të vlefshëm për vrasësin e trefishtë.
    Ngjarja e sotme pason atë të një dite më parë. Dje paradite qyteti i Elbasanit u trondit kur djemtë vranë nënën dhe motrën e tyre për arsye që priten të zbardhen.
    Por, duke marrë parasysh dhe vrasjet e dy vellezerve në Shkodër, në shkallë vendi brenda dy ditësh janë vrarë 7 persona.
    Nje gje smund ta kuptoje kurre: si ekzekutohet nje femer me plumb kokes???
    Cubat....
    Vari nja dy a tre dhe urte rrime NE,natyrisht pa shkelur te drejtat e njeriut

  8. #48
    Citim Postuar më parë nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Nje gje smund ta kuptoje kurre: si ekzekutohet nje femer me plumb kokes???
    Cubat....
    Vari nja dy a tre dhe urte rrime NE,natyrisht pa shkelur te drejtat e njeriut
    Femra akoma nuk ka vdekur.Pastaj nje kriminel qe vret dy vellezer dhe babane

    e tyre,nuk e ka per gje te vrasi nje femer dhe per asgje tjeter nuk e ka problem.

    mbi te gjitha ishin ne gjak me duket.Njeri nga vellezerit dyshohet se ka ber dy vrasje.

    Po vrave ste fal kush.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Femra akoma nuk ka vdekur.Pastaj nje kriminel qe vret dy vellezer dhe babane

    e tyre,nuk e ka per gje te vrasi nje femer dhe per asgje tjeter nuk e ka problem.

    mbi te gjitha ishin ne gjak me duket.Njeri nga vellezerit dyshohet se ka ber dy vrasje.

    Po vrave ste fal kush.
    E lexova shkrimin,faleminderit.
    Por kur vrete Nenen dhe motren...
    PS: serbeve ne kete drejtim ja u kemi kaluar,ne baze te statistikave qe na dha renea.
    Kalofsh mire.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •