Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Kallashnikovët në Shqipëri, çdo ditë një viktimë

    Po jemi dëshmirar të një kastastrofe në vendin tonë , në shtëpin tonë Albania! Cdo ditë në televizonet dhe radiot e gazetat tona nuk lexon njeri gjë tjetër në kroniken e zez përpos "Vrasje në X , Vrasje në Y". Cfar po bëhet me këta njerz? Sa po punohet për sigurin e shtetit? Kur po i jepet fund armëve dhe mbledhjen e tyre? Mua po më rënqethet trupi kur po lexoj se cdo ditë nga një viktim apo më mirë me quajt vlla vrasje.

    Po fillojë nga sot jo që do ta ndihmojmë por të paktën për të rit tanë të flitet më shumë dhe të mësohet më shumë se zgjedhja e vetme nuk është arma por vllaznilliku dhe shtirja e dorës.

    *****

    Plumba në mes të Korçës, ekzekutohet 28-vjeçari

    Korçë – Vritet një person në qendër të Korçës. Në shënjestër të krimit këtë herë ishte një 28 vjeçar, të cilit policia ende nuk i publikon identitetin.
    Korrespondenti i agjencisë NOA duke iu referuar burimeve të policisë raporton se 28 vjeçari është ekzekutuar në një vend tejet publik në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në qyetin e Korçës.
    Kjo ngjarje në qytetin e Korçës është e dyta ngjarje e kronikës së zezë që trondit sigurinë publike në qytetet shqiptare, pas betejës me kallashnikovë në mes të Bulqizës, ku mbeti i vrarë mes plumbave një kalimtar i rastit dhe dy persona të tjerë edhe këta kalimtarë.

    Bulqizë, luftë mes bandave- vritet një kalimtar

    Gjatë një përleshjeje mes dy bandave në qendër të qytetit të Bulqizës, humbi jetën aksidentalisht një kalimtar, ndërsa dy të tjerë u plagosën- raporton Top Channel.
    Ngjarja ndodhi kur dy grupe të armatosura me tre kallashnikovë dhe tre pistoleta kanë qëlluar për të vrarë njëri-tjetrin vetëm pak metra larg godinës së bashkisë.

    Zjarri është hapur në fillim nga një person me armë automatike, i cili nuk mundi të qëllojë shënjestrën e tij dhe plumbat goditën shtetasin Fehmi Kurcami, baba i tre fëmijëve, me profesion minator. Ai ndodhej pranë një zyre noterie duke përgatitur disa dokumente. Disa plumba e goditën në trup duke i marrë jetën.

    Ndërkohë, pjesëtarët e grupit të sulmuar, anëtarë të një fisi të njohur në Bulqizë për shfrytëzimin e burimeve të kromit, janë përgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit edhe dy kalimtarë në rrugë kanë marrë plagë të rënda.

    Sipas policisë në Bulqizë, ngjarja ka lidhje me një përplasje të ndodhur mes dy grupeve pak ditë më parë në qytet. Të dhënat tregojnë se zanafilla e konfliktit që degjeneroi në përleshje të armatosur mes bandave janë vendburimet e mineralit të kromit.

    Shfrytëzimi i kësaj pasurie në një pjesë të tij është kriminalizuar dhe grupe të ndryshme të organizuara në bazë fisesh përdorin forcën dhe armët për ta kontrolluar.

    Sherr për një rumune, shqiptari vret bashkëkombësin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Kazerta të Italisë kur një 30 vjecar shqiptar me emrin Flamur Rexhepi ka vrarë bashkëatdhetarin e tij 27 vjecar. Sipas policisë viktima quhet Alket Salia. Dy të rinjt janë zënë për një vajzë rumune. ANSA raporton se ngjarja ndodhi në një periferi te Villa LIterno në Kazerta gjatë një mosmarrëveshje mes dy emigranteve shqiptare. Sherri është tensionuar kur 27 vjecari Saliaj ka goditur me thikë 30 vjecarin Flamur Rexhaj duke e plagosur. Rexhaj nga ana e tij e ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të vdekur 27 vjecarin. Vetë Flamur Rexhaj ndodhet në spital për të marrë mjekimin. Pistoleta më të cilën u vra Alket Saliaj rezultoi e vjedhur.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Shume keq me sa kam pare une gjat ter vitit te kaluar per gjdo dite esht raportuar nga mediat se ka patur te pakten nje te vrare dikun ne shqiperi

    Ne shqiperi nuk ka aspak siguri dhe qka esht me e keqja gjdonjeri mund ta pesoj dhe kurr te mos zbulohet dorasi.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin

    Ja edhe nje Vrasje tjeter po sote ne Bulqize edhe ne kosove ka vrasje mirpo raste te tilla ne kosove ndodhin njeher ne gjasht muaj.

    Bulqizë, luftë mes bandave të kromit
    http://www.top-channel.tv/video.php?id=21719

    Përleshen me kallashnikov, vritet një kalimtar

  4. #4
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    shiqoni pak këte ,ka ndodhe diku ne kosove per vitin e ri nuk ka perleshje por municioni i gjithi ne ajer

  5. #5
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    ca huq m.uti kemi .lol. me vrap i nxjerrim ne internet,vdesim te mburremi i cik.Injoranca ska fund tek ne.
    Against all odds..

  6. #6
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Gordon Freeman Lexo Postimin
    shiqoni pak këte ,ka ndodhe diku ne kosove per vitin e ri nuk ka perleshje por municioni i gjithi ne ajer

    http://www.youtube.com/watch?v=Yirnmz_JEww

    Egersirat ,frigazaket paftyret ,injorantet,analfabetet,burra te samolise ,pa turp .

    Nuk jane te afte nje plumbe ta prodhojne vete,dhe levdrohen me pushket dhe prodhimin e shkaut.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    per ate qe po ndodh ne shqiperi eshte vertet tmerr,nuk dij deri kur do vazhdon kjo nder shqiptaret...ndersa keta ne kete video,per bes keta nuk jan katundar,keta jan te semure psiqik....
    Jetë e rëndë.......!!!

  8. #8
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    rroftë Shqipëria pa këmbë njeriu brënda!

    se kështu si vritemi ne me njëri - tjetrin nuk do ngelet njeri i gjallë... edhe ata që do shpëtojnë do ikin nga sytë këmbët udhëve të botës.

    vidioja më lart i shpjegon të gjitha
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Konflikt mes të moshuarve për pronën, një i vrarë në Yrshek në Tiranës

    Motivet e pronësisë kanë shkaktuar sërish viktima në kryeqytet. Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Yrshek të Tiranës ku dy të moshuar janë konfliktuar për motive pronësie me njëri-tjetrin. Zënka ka degraduar deri në goditje me armë dhe një i moshuar 71 vjeç ka gjuajtur për vdekje komshiun e tij 74 vjeçar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake për të mësuar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Durrës, 54-vjeçari i dehur vret me armë gruan, plagos edhe veten

    Krim i rëndë në një familje në Durrës, burri vret gruan dhe më pas qëllon edhe veten me armë zjarri.

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur sipas policisë, shtetasi Agron Hoxha, 54 vjeç, banues në Durrës, ka vrarë me armë zjarri automatik, gruan e tij shtetasen Bukurie Hoxha, 44 vjeçe.
    Si pasojë e të shtënave me armë, gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë që autori i krimit, Agron Hoxha, në gjendje të dehur ka qëlluar edhe veten me armën e përdorur në masakër.
    Protagonisti i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “8 Ullishta” është dërguar në spital i plagosur në gjendje të rëndë. Gjendja e tij e papërgjegjshme si pasojë e konsumit të pijeve alkoolike dyshohet se ka qenë shkak i ngjarjes.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •