Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Nju Jorku qyteti më i vizituar i botës, mbreti i turizmit amerikan

    Nju Jorku qyteti më i vizituar i botës, mbreti i turizmit amerikan

    Qyteti amerikan mbetet ende në majat e klasifikimeve, me një shtim prej 6.8% të vizitorëve

    Nju Jorku mbetet mbreti i turizmit amerikan edhe për vitin 2010 me 48.7 milion persona, të cilët kanë vizituar Mollën e Madhe.

    Një shifër rekord kjo e cila shënon dhe një rritje prej 6,8 përqind të vizitorëve kundrejt 45,7 milion që kanë vizituar Nju Jorkun një vit më parë.

    Kjo ishte deklarata e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Michael Bloomberg i cili tha se Molla e Madhe për vitin e dytë radhazi la pas Orlandon në Florida duke u vizituar nga 48.7 milionë persona.

    39 milion prej tyre janë amerikanë, të cilët kanë shpenzuar 31 miliard dollarë.

    Kjo shifër cilësohet si rekord më vetë dhe një rritje galopante e vizitorëve .

    Pavarësisht efekteve të vazhdueshme të recesionit dhe problemeve ekonomike të vendit, me mijëra persona u dyndën në Nju Jork jo vetëm për të festuar festat e fundvitit por dhe për ta vizituar atë.

    Kryebashkiaku Bloomberg u shpreh optimist për rritjen e turizmit ndërkohë që shtoi se kjo është një rrugë e mbarë për qytetin drejt qëllimit të tij për të tërhequr 50 milion vizitorë në vit.

    Edhe pse çmimet janë gjithnjë e në rritje, vizitorët nuk nguruan të shpenzonin 31 miliard dollarë gjatë vitit 2010 në Nju Jork.

    Muzetë, kinematë, baret, restorantet dhe hotelet kanë mirëpritur numrin e shumtë të vizitorëve ndërkohë që mbeten ende të etur për rritjen e vazhdueshme të tyre.

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    ne vitin 2008 e kane vizituar me pak se 11 milione dhe ka qene qyteti i dyte ne bote pas londres.
    tani paska arritur ne 48,7 milione???!!! pak si e cuditshme me duket.

    http://www.euromonitor.com/Euromonit...nation_Ranking
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Konstantin
    Anëtarësuar
    11-12-2010
    Postime
    447
    Un kam qen ne NY vertet eshte qytet unik ne bote por mbi te gjitha eshte qytet komercial e gjitha qe ka jan ndertesat qindra kateshe car ka ktu dicka shum interesante??nuk e ka ate kultur e histori qe e kan metropolet evropiane un jam per kalsicizem jo modernizem
    Ndryshuar për herë të fundit nga Konstantin : 06-01-2011 më 20:18

  4. #4
    Natyrisht...NeW YoRk Ndryshe Kryeqyteti i globit...
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Jo jo, nuk eshte e cuditshme qe ka arritur mbi 45 milion sepse e ka ber te gje te tille.

    Gjithashtu NYC eshte me i vizituar ne Amerike dhe eshte ne vend te dyte mbas Londres. E mira qendron qe se shpejti do jet nr.1!

    Shyqyr qe Londra do ket ato lojtrat Olimpike se per ndryshe do fundosej andej nga vendi i 11.
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ne vitin 2008 e kane vizituar me pak se 11 milione dhe ka qene qyteti i dyte ne bote pas londres.
    tani paska arritur ne 48,7 milione???!!! pak si e cuditshme me duket.

    http://www.euromonitor.com/Euromonit...nation_Ranking
    Besoj se aty flitet per turiste te huaj. Dhe i bie ne fakt qe eshte ulur numri i turisteve te huaj, por eshte rritur shume ai i amerikaneve qe vizitojne New York-un

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Konstantin Lexo Postimin
    Un kam qen ne NY vertet eshte qytet unik ne bote por mbi te gjitha eshte qytet komercial e gjitha qe ka jan ndertesat qindra kateshe car ka ktu dicka shum interesante??nuk e ka ate kultur e histori qe e kan metropolet evropiane un jam per kalsicizem jo modernizem
    te thuash qe New York ka vetem ndertesat qindra kateshe, do te thote qe ke shkuar ne New York po nuk ek pare asgje.

    Ka restorante pa fund dh ete cdo lloj kuzhine, muze te panumert, shfaqje, koncerte, teater gjithashtu pa fund. Baret e lokalet mund te jene me mijera dhe nga me te ndryshmet.

    Me verte kujton se mund te thithesh 40 milion turist, vetem me pallate qind kateshe qe i kan pare te gjithe ne TV e ne internet?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •