Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947

    Rumania kërcënon bllokimin e integrimit të Kroacisë në BE

    Shikoni pak pa futur mire kembet po vene kushte rumunet





    BRUKSEL- Bukureshti kërcënoi sot se do ta ngadalësonte inkuadrimin e Kroacisë në BE në rast se disa vende anëtare të Unionit bllokonin hyrjen e Rumanisë në zonën Schengen.

    Shefi i diplomacisë rumune, Teodor Bankoski kritikoi Gjermaninë dhe Francën për shkak të refuzimit të tyre për futjen e Bukureshtit në zonën Schengen për shkak të përparimeve tepër të ngadalta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    "Rregullat duhet të zbatohen për çdo zgjerim të zonës Schengen dhe duhet të respektohen", theksoi Bankosk duke shtuar se Rumanisë i është premtuar hyrja në zonën Schengen sapo të plotësojë kushtet teknike.

    "Ne përkrahim zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, por nuk mundemi të pranojmë që kjo të bëhet pa mekanizmin për bashkëpunim dhe verifikim, përderisa ky mekanizëm për rastin tonë është i imponuar", theksoi ministri rumun, çka nënkupton një kërcënim të fshehtë drejt Zagrebit, Francës dhe Gjermanisë.

    Kërcënimi rumun vlen më shumë për Gjermaninë, mbështetësja kryesore e Kroacisë për inkuadrim në BE, sesa për Zagrebin. Sidoqoftë, në rast se Bukureshti vendos për një hap të tillë, atëherë do ta ngadalësojë anëtarësimin e Kroacisë në Union.

    (e.n/mia/BalkanWeb)
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sa qesharake...
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    sa tamam e kane rumunet , keshtu e ka kjo pune,ti mua une ty.

    politka evropjane cdo here ka qene kurve dhe do mbetet e tille nese don te mbijetoje si evrope deri sa te vijne arabet dhe turqit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    si ka mundesi qe kemi hyr ne ne shengen e jo rumania, shpjegohe mir lali, qe rumania do te gjitha te drejtat e levizjes se lire ne gjith boten si e kane shtetet e tjera kryesore te BE
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    si ka mundesi qe kemi hyr ne ne shengen e jo rumania, shpjegohe mir lali, qe rumania do te gjitha te drejtat e levizjes se lire ne gjith boten si e kane shtetet e tjera kryesore te BE
    Shqiperia nuk ka hyre ne zonen shengen, por eshte bere liberalizim i vizave per udhetim ne kete zone. Pra vetem eshte liri e levizjes, ndersa marreveshja shengen ka krejt rregulla tjera. P.sh. Shqiperia nuk mund te leshoje vize shengen, por as qe ta vizitosh Shqiperine nuk te duhet vize shengen. Po te ishte Shqiperia ne Shengen, vet shtetasit e Kosoves do iu duhej vize shengen te hyjne ne Shqiperi. Ne anen tjeter vetem qytetaret e Shqiperise qe kane pasaporte biometrike mund te udhetojne ne zonen shengen, dhe jo te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi (p.sh. vizitore te ndryshem nga shtete qe nuk jane ne shengen). Shpresoj qe ta sqarova pak, per me shume lexo ne Wikipedia.

    Kalo mire

  6. #6
    Epo do ngecin diku ato... nuk e pranojne kollaj bllokimin qe i bene Franca e Belgjika!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Kroacia është një model i një Gjermanie të vogël për Ballkanin. Madje edhe orientimi i saj politik ka qënë kurdoherë i orientuar nga vendet gjermanishtfolëse, qysh në momentin kur fiton pavarsinë nga Federata jugosllave. Politika rumune me Kroacinë si kokë turku mbetet veç një kapriço ballkanike - ku paaftësia për tu integruar plotësisht në BE shoqërohet me shkopinj ndër rrota edhe për fqinjët. Kjo është dhe arsyeja kryesore pse Ballkani mbetet rajoni më i prapambetur i Europës, ku politika mbetet e ngjyrosur me ngjyrat e shekujve të kaluar. Vetë rumunët janë të ndërgjegjshëm që anëtarësimi i tyre në BE erdhi në moment politik shumë me fat. Megjithatë Rumania nuk e ka pozitën dhe forcën e duhur për të vënë në zbatim "kërcënime" të tilla.
    relata refero

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •