Pershendetje!
Jam nje student qe studjoj ne Harvard University ne specializimin e shkencave politike. Me fal nese bej ndonje gabim ne te shkruajtur; kam qene vetem 6 kur kam ikur nga shqiperia.
Sapo isha ne shqiperi, dhe gjate nje vizite ne lezhe, me beri shume kureshtje nje liber qe sapo eshte botuar me titullin, "Udhetim i Detyruar." Kapaku i tij tregon Enver Hoxhen dhe Sali Berishen duke ber muhabet. Autori, Fran Pali, ish-student i Sali Berishes, ballafaqon Enverin dhe Saliun ne liber duke nxjerr shume histori te botuara gjate viteve qe na kerkojne ti japim vemendje. Autori i nxjerr keto ne menyre diskutimi pak humoristic ndermjet Enverit dhe Saliut, dhe krahason politiken e atehershmes me te tanishmen. Eshte me te vertet interesant. Ju rekomandoj te gjitheve ta lexoni.
A mund te rekomandoni disa libra persa i perkasin politikes se Shqiperise. Kerkoj libra qe e analizojne politiken ne menyre shkencore.
Krijoni Kontakt