-
Mos e thinjni mallin....!
Qielli im
Qielli im u tjetėrsua,
Si kundėrshtar mė shikon me inat.
Sikur unė paskam thėnė : Nuk e dua !
Dhe nuk kam dėshirė tė ngjitem atje lart.
Qielli im u kthye i tėri re,
Me pika shiu mė godet nė faqe.
Mė thotė : Vetėtimat e mia, diku a i pe?!
Se i dogja mbi male pėr paqe.
Qielli im u bė i tėri lot,
E lagu globin dhe i shtoi lumenjtė,
Mėrzitur nga mua sikur i kam thėnė
i s'je Zot!
Mė kot pėrpiqesh s'e rregullon dot kėtė vėnd..
Qielli im mė shau pa shkak,
Bubullimat m'i coptoi mbi kokė.
Sikur unė kisha thėnė : Yjet s'i ka hak
Dhe nuk po e ndriēon fare kėtė botė.
Qielli im natėn nuk nxjerr mė hėnė,
Me errėsirė mė kėrcėnon : Do tė mbytė!
Unė e kam quajtur tė dytėn nėnė,
Por ai mė la qorr nė tė dy sytė.
Qielli im nuk ėshtė mė imi,
Ėshtė rrėzuar diku mbi njė qiell tjetėr.
U bėj me dije qė tė gjithė ta dini,
Kėtė qiell e kam vetėm pėr poetėt.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga riza2008 : 02-06-2012 mė 06:10
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Mikeshė perėndie
Ti ke ardhur nė kėtė jetė,pėr tė marrosur mua,
Njeriun mė besnik tė dashurisė.
S'mėrzitesh, kur los me fjalėt tė dua,s'tė dua,
S'pendohesh qė i ndes flakėn xhelozisė.
Ti ke ardhur nė kėtė jetė,tė zvėndėsosh tė bukurėn,
Atė qė ylberi ta ka vjedhur ty.
Sidomos lėndinėn qė strehon fluturėn,
Sidomos kėta dy sytė e mi.
Ti ke ardhur nė kėtė jetė,tė pronėsosh qiejtė,
Dielli,Hėna,Yjet tė jenė veē pėr ty.
Tė shikoj dhe mė rėndojnė hijetė,
Zgjaten e zgjaten nė pafundėsi.
Ti ke ardhur nė kėtė jetė,tė japėsh leksione dashurie,
Asnjė puthje mos ta marrėsh si tė vėrtetė.
Buzėn tėnde ta quash mikeshė perėndie
Dhe qerpikėt tė flasin vetėm me retė.
Ti ke ardhur dhe unė s'e kuptoj pse ke ardhur,
Jetėn e bėn kthesė e zigzak.
Nuk pyet pėr njė zemėr tė mardhur,
Ti dashurohu, se mė vdiqe pak nga pak.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Vapė e frikshme
Ėshtė njė qetsi me heshtje varri,
Njė natė e nxehtė si nė Afrikė.
Nė qiell Hėna s'do tė dali,
Vet perėnditė kanė mbjellur frikė.
Rri gojėhapur tek ballkoni,
Tė fus pak ajėr nė mushkri.
Ajėr s'ka e thithi honi
Dhe se lėshon as me flori.
Nė trup i zhveshur nga tė gjitha,
Nė mėndje veshur si pėr luftė.
Si zog nė ėndėrr me fortė klitha
S'a s'dija ku i kishja trutė.
E shava vapėn nga orgjina,
Qetsinė e flaka nga salloni.
Si leckė e shtrydhur qe bėrė shpina
Edhe fytyra si fund koni.
Ca rrathė tė kripur nėpėr gushė,
Njė hartė memece mė puth nė faqe.
Kjo vapė sepse mė zuri ngushtė,
Si fletė rrėzuar nėpėr parqe.
Ėshtė njė qetsi me heshtje varri,
Njė natė e nxehtė si nė Afrikė.
Mė duket vetia si dru zjarri,
Si njė qiri qė s'bėn mė dritė.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Flas me Ty
Unė tė flas Ty me zėrin e tė mjerit,
Tė ndjesh pak mėshirė e asgjė tjetėr.
Tė mos mė dėrgosh nė portat e ferrit,
Si njė i paudhė tė lutem patjetėr.
Unė tė flas Ty me zėrin e padurimit,
Se durimi vdiq e s'dihet ku e ka varrin.
Tė ēelėsh sythe dhe dėgėt e gjelbėrimit
Dhe xhindet nga pas mos tė mė marrin.
Unė tė flas Ty me zėrin e mallit,
Ndjej frikė ndaj si hije largohem.
Dua tė tė ruaj si dy sytė e ballit
Dhe si murg tek ty tė strehoem.
Unė tė flas Ty me zėrin e shpirtit,
Me kėtė zė flas vetėm me Zotin.
Dua qė tė gjitha ditėt e vitit,
Tė jenė diell qė tė na thai lotin.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
S'ke nevojė
Nėse rri nė ballkon, nė katin sipėr
Dhe sytė i hedh pingul gjoksit tim,
Nga brėnda do zbulosh si lumi Ibėr,
Gurgullon dhe ecėn me nxitim.
Nuk ke nevojė ta hapėsh kraharorin
E tė shikosh ē'ka brėnda dhoma e fshetė.
As tė mė thuash bėj rolin e horrit,
As tė mendosh se njė bandit tė pret.
Po tė zhgėnjehesh nga shikimi sipėr,
Zbrit poshtė nė tokė ku janė kėmbėt e mia,
Lexoma shpirtin me gėrma sa njė libėr,
Ku ka gėzim dhe brenga miqėsia.
E mbushur plot e pėrplot me kujtime,
Njė histori qė nuk u shkrua kurrė.
Ka vargje loti plot me pikėllime,
Ka trimėri e zemėr si njė burrė.
Ka dhe sekrete qė janė arshivuar,
Njė urdhėr presin veē nga goja jote.
Tė lindi dita jonė e dashuruar
Dhe flakė ti ndizen rrugėt kėsaj bote.
Nėse tė vinė nė mėndje prapėsira,
Pėrmbys ta kthesh dhe shpirtin e trazuar.
Jo s'ėshtė sekret do gjėsh mijra stolira
Dhe si njė foshnjė ti ledhatosh me duar.
Do gjėsh thesare rreshtuar nė vitrinė,
Do shikosh veten se si zbukurohesh.
S'do kesh nevojė tė pyesėsh pėr shtėpinė,
Si gur i ēmuar nė zemėr do strehoesh.
-
-
Mos e thinjni mallin
Shpirti im.
Njė gjė tė mirė ka shpirti im,
Po pa tė bukura shkrihet gazit,
Pastaj niset nė shtegėtim,
Mes reve i jep fund marazit.
Njė gjė tė mirė ka shpirti im,
Po pa tė qara,ulėret.
Mes lotve kurrė nuk u bė trim,
Mes tyre zhytet si nė det.
Njė gjė tė mirė ka shpirti im,
Kridhet nė ėndrra,pa bėrė plane.
Zgjohet herėt nė agim,
Si dallandyshe kapėrcen male.
Njė gjė tė keqe ka shpirti im,
Qesh,qan dhe ėndėrron nė jetė.
Ndaj jeta i dha veē burgim,
Si medalion kėtė ta ketė.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Nėse....
Nėse rri nė ballkon, nė katin sipėr
Dhe sytė i hedh pingul gjoksit tim.
Nga brėnda do shikosh si lumi Ibėr,
Gurgullon e vlon dhe ecėn me nxitim.
Jo s'ke nevoi ta hapėsh kraharorin
Dhe tė shikosh ē'ka brėnda dhoma e fshehtė.
As tė mendosh se bėj rolin e horrit,
As tė mendosh se njė bandit tė pret.
Po tė zhgėnjehesh nga shikimi sipėr,
Zbrit poshtė nė tokė, ku janė kėmbėt e mia.
Lexoma shpirtin qė ėshtė sa njė libėr,
Ku ka gėzim dhe brenga miqėsia.
I mbushur plot e pėrplot me kujtime,
Njė histori qė nuk u shkrua kurrė,
Ka vargje brenge,loti,pikėllime,
Ka trimėri e zemėr si njė burrė.
Ka dhe sekrete qė janė arshivuar,
Me urdhėr hapen nga zotrotja jote.
Tė lindė dita jonė e dashuruar
Dhe flakė ti ndizen rrugėt kėsaj bote.
Nėse tė vinė nė mėndje prapėsira,
Pėrmbys ta kthesh dhe shpirtin e trazuar,
Jo s'ėshtė sekret do gjėsh mijra stolira,
Si foshnjė do ti ledhatosh me duar.
Do gjėsh thesare rreshtuar nė vitrinė,
Do shikosh veten se si zbukurohesh.
Pa asnjė fjalė do falėsh dashurinė,
Si gjė e ēmuar nė zemėr do strehoesh.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Lodhem me veten
Goja m'u mbyll,fjala mė ngriu,
Ngela nė kėmbė si guri i gjatė.
Dielli i Korrikut,si qymyr mė nxiu
Gryka m'u tha si shkarpė e thatė.
Humba orjentimin,ju mos u ēudisni,
Kjo gjė mė ndodh rrallė,por aman mė ndodh.
Ju dhe ndonjė nofkė mundet tė ma ngjisni,
Por kjo gjė aspak mua nuk mė lodh.
Unė lodhem me veten dhe me askėnd tjetėr,
Mė lodh njė mendim,mė lodh njė shikim.
Ndaj dhe rri e rri zhgarravis nė letėr,
Vetes ja bėj qefin, me vargjet plot rimė.
Mė lodh errėsira, si puntor minere
Ėndrrat m'i shkallmon, si me dinamit.
Unė jam veē njė zog, si gjethe pranvere,
Fluturoj nė qiell,pėr tu sjellė lirit.
Ju mos u gaboni pse jam kthyer gur
Dhe rri si statujė anės bulevardit.
Por prap' kam lezet dhe lėshoj njė nur
Dhe kur bėlbėzoj e qesh prej inatit.
-
-
Mos e thinjni mallin!
Shpesh
Shpesh egėrsohem si erė,
Furtuna nė zemėr buēet.
Fjalėt si druri i prerė,
Ku tehu i sopatės ulėret.
Zėri i dalur nga shtrati,
Tek honet strehoet pa kusht.
Nga miku tė shtohet inati,
Janari tė duket si Gusht.
Tė rėndet dhe fija e flokut,
Xhaketa tė duket mal.
Kėnga e bukur e zogut,
Tė duket lugat e djall.
Shpesh egėrsohem si dimėr,
Kallkanet mė varen nė sy.
Kthehem i tėri timbėr,
S'dalloj as veten, as ty.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Faj tė gaboj pėrsėri.
Mė duket sikur mė thua : Pse s'mė puth ?!,
E jotja jam bėrė qė ditėn qė tė kam parė.
Sikur mė thua : Pse rri si mamuth?!
Sikur s'ka ngelė njeri nė botė pa tė sharė !
Psetė po e grryejnė trurin si molė,
Nė heshje imagjinoj sikur tė puth nė buzė,
Sikur ato dy faqka, si kokėrr mollė,
T'i pėrkėdhel dhe tė varem nė qafė si tėrkuzė.
Mė duket sikur mė thua : Ēfar pretė?!,
Nga kush i merr urdhėrat dhe s'tė urdhėron?
Dielli ngelet diell s'mbulohet nga retė,
Bėhu i marrė pėr atė qė dashuron.
Mė duket,jam pak i vonuar,
I matur tejmase,nė pakufi.
Edhe pse prush i pėrvėluar,
Vazhdoj tė gaboj pėrsėri.
Mė duket sikur mė thua : Puthėm!
Ashtu tė duket edhe ty.
Gabim qė pėr kėtė puthje s'u ngutėm,
Faj tė gaboj pėrsėri!
Po puthėm o puthėm o Njeri !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga riza2008 : 13-10-2012 mė 04:46
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt