Close
Faqja 48 prej 54 FillimFillim ... 384647484950 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 538
  1. #471
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Qetėsisht........

    Shkova qetėsisht,ashpėr nuk i fola,
    Sytė ja ngula thellė sa dolėn matanė
    Forcėn e besimit nė zėmėr ja mbolla,
    Si lulet e malit rritur n'ato anė.

    Dhe ajo e qeshur,s'e prishi rehatin,
    S'ma ndali shikimin,por mė tha : Vazhdo.!
    Shikimet e mia si lis hedhin shtatin
    Dhe ajo nė heshtje thotė mė dashuro.

  2. #472
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Mė kujtohesh....

    Mė kujtohesh vėnd edhe pa vėnd
    Edhe kur ha bukė edhe kur flė gjumė.
    Syri yt i bukur syryt tim ju gjėnd,
    Dhe nė skretėtirė dhe nė lotėt lumė.

    Mė kujtohesh dhe kur ja nis kėngės
    Edhe kur lotoj prap tė kujtoj ty.
    Se si pa akord telat ja gjėn zemrės,
    Se si pa shikuar mė ēfaqesh ndėr sy.

    Mė kujtohesh ēdo sekond tė ditės
    Edhe kur shėtis si hije mė ndjek.
    Njė shpejtsi nė mėndje qė ja kalon dritės
    Dhe ma pėrplas shpirtin nė ēdo shteg e breg.

  3. #473
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Takim me Diellin.....


    Dielli sot po mė pėrkėdhelka,
    Po m'i puth faqe edhe sy.
    Dhe pjesėt e tjera pa gjė s'po i lėnka,
    Pak nga pak u jep ngrohtėsi.

    Mė shikon diēka ka me thėnė,
    Nė distancė i them tė kuptoj.
    Ngrohtėsinė tek mua ke lėnė,
    Nė rrezet e tua tani po notoj.

    Bashkė tė dy po e ngrojmė botėn,
    Ti me rreze unė me poezi.
    Nėse dikush tjetėr me fjalė na ēan kokėn,
    Ne i themi ti je ditėzi.

  4. #474
    Gjurmė nė Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Nė luginėn e dashurisė.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar mė parė nga riza2008 Lexo Postimin
    Takim me Diellin.....


    Dielli sot po mė pėrkėdhelka,
    Po m'i puth faqe edhe sy.
    Dhe pjesėt e tjera pa gjė s'po i lėnka,
    Pak nga pak u jep ngrohtėsi.

    Mė shikon diēka ka me thėnė,
    Nė distancė i them tė kuptoj.
    Ngrohtėsinė tek mua ke lėnė,
    Nė rrezet e tua tani po notoj.

    Bashkė tė dy po e ngrojmė botėn,
    Ti me rreze unė me poezi.
    Nėse dikush tjetėr me fjalė na ēan kokėn,
    Ne i themi ti je ditėzi.
    Edhe shpirti ndien nevojėn pėr pak ngrohtėsi sikurse ajo lulja pėr pak rreze diellore. Nė tė kundėrtėn, pasqyron atė natėn skėterrė pa hėnė, tokėn e etur pėr ujė, kasollen e vetmuar nė breg tė detit... oazėn mes shkretėtirės.

    Si gjithmonė bukur ia thotė vargut Riza, vargje, tėrėsisht origjinale.


    Love has no limits

  5. #475
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga symphony Lexo Postimin
    Edhe shpirti ndien nevojėn pėr pak ngrohtėsi sikurse ajo lulja pėr pak rreze diellore. Nė tė kundėrtėn, pasqyron atė natėn skėterrė pa hėnė, tokėn e etur pėr ujė, kasollen e vetmuar nė breg tė detit... oazėn mes shkretėtirės.

    Si gjithmonė bukur ia thotė vargut Riza, vargje, tėrėsisht origjinale.



    Pėrshėndetje symphony fundjavė tė bukur kalofsh.........





    Dhe pse.......?!

    Dhe pse ftohtė e dimri gjatė
    Dhe pse rrugėt janė bllokuar,
    Mėndjen tek ty e kam prapė,
    Si dashnor i dashuruar.

    Dhe pse shiu sa ka nisė
    Dhe pse era shkuli pemė,
    Unė tek shpirti yt gjezdisė,
    Si njė pik gjaku nė venė.

    Dhe pse largėsi pa fund
    Dhe pse gjumi s'quhet gjumė,
    Syri yt zemrėn m'a tund,
    Mė pėrkul mė ul nė gjunjė.

    Dhe pse psetė s'dinė asgjė
    Dhe pėrgjigje s'marrin kurrė
    Atje vetėm nuk tė lė
    Pėrmbi qiell do ngrej urė.

  6. #476
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Mos u shqetso.....!


    Mos u shqetso nga dielli qė ka lindur pjerrtazi sot
    Dhe hijen tėnde e ka degdisur diku mbi pemė,
    As nga syri qė s'qesh e nxorri njė pik lot,
    As nga turmat qė ecin e s'dinė se ku tė venė.

    Mos u shqetso nga shiu qė bie me gjyma,
    As nga reja e zezė qė e ushqen si njė bebe
    As nga mėngjeset qė gdhihen me bryma,
    As nga hėna qė s'zverdhon mbi perde.

    Mos u shqetso nga tė gėrthiturat e padronit,
    As nga kauisjet e njė koneje mbi fron,
    As nga zėnkat ditore tė gjitonit,
    As nga ora qė vetveten s'tregon .

    Mos u shqetso nga jeta katrahurė,
    As nga rrugėt vetullngrysur mos u shqetso.
    Shqetsohu qė nė kra ke njė palo burrė,
    As Dielli,as Hėna,as rruga nuk do tė njo..!

  7. #477
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Ti nuk mė pe.....

    Ti nuk mė pe,kur qava mbrėmė,
    Me lot kristali nėpėr faqe.
    Me veten time ishja zėnė
    Dhe shpirtit s'po i sillja paqe.

    Ti nuk mė pe, kur qava mbrėmė,
    Si njė fėmijė me teka koti.
    Vetė Hėna doli si e ngrėnė
    Dhe errėsira aty kulloti.

    Ti nuk mė pe, kur qva mbrėmė,
    Sa shumė i kripur ishte loti.
    Mė dukej vetia si i lėnė,
    Mė dukej se s'mė donte Zoti.

    Ti nuk mė pe, kur qava mbrėmė,
    I mbyllur vetėm nė njė dhomė.
    Psherėtimat ngrinin zėnė,
    Kur zemra lutesh pėr ty zonjė.

    Ti nuk mė pe, kur qava mbrėmė
    Dhe s'kishje si tė mė shikoje.
    Si shpend i lodhur,gjysėm hėnė,
    Diku nė qoshe po rėnkoje.

    Ti nuk mė pe, kur qava mbrėmė
    Ta dish s'ta them pėr dobėsi.
    Kjo zėmėr deti ta ka thėnė:
    Nė jetė dhuro veē dashuri.

  8. #478
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    i dashur riza2008.
    Po te postoj nja 4 vargje qe nisin keshtu:

    Ti nuk mė pe kur qava mbrėmė,
    Madje as nesėr nuk do mė shohėsh
    Do qaj gjithė jetėn, askujt si kam thėnė
    Ndoshta nga e qara, Nėnė, do mė njohėsh…


    URINE PER POEZITE E NDJERA QE SHKRUAN,.

  9. #479
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi Lexo Postimin
    i dashur riza2008.
    Po te postoj nja 4 vargje qe nisin keshtu:

    Ti nuk mė pe kur qava mbrėmė,
    Madje as nesėr nuk do mė shohėsh
    Do qaj gjithė jetėn, askujt si kam thėnė
    Ndoshta nga e qara, Nėnė, do mė njohėsh…


    URINE PER POEZITE E NDJERA QE SHKRUAN,.

    Respekte i dashuri Agim......!



    Mė je betuar.....!

    Mė je betuar nė altar,
    Se do mė duash si pėrvete.
    Nga pas mė the do tė tė marr
    Dhe kur ti jap fund kėsaj jete.

    Nga ky betim u drodhėn muret,
    U tund e tėra kjo kėshtjellė,
    Mė shumė se kurrė t'u shtuan nuret
    Kur puthjet shpirtin e bėn' erė.

    Kėtė betim s'e harroj kurrė
    Dhe sa tė rroj do ta mbaj mėnd,
    Nėse pėr ty do bėhem urė,
    S'ke pse mė quan i pamėnd.

  10. #480
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin...!

    Mos u marros pas bukurisė.....

    Se si mė ngjan kjo vjazė e bukur,
    Nuk jam nė gjėndje, ēfar t'ju them?
    Si njė lėndinė ku rri njė flutur
    Dhe e lakmojnė me mijra djem.

    Por prap' skeptik,pak i lėkundur,
    Mė duket limfė e s'bėj ta prekė.
    Kur mė shkon pranė duke u shkundur,
    Dridhem si fletė plepi nga retė.

    Nuk jam i dhėnė pas femrės bukur
    Dhe pse mė josh e mė trondit.
    S'kam pse ta them s'tė bėjnė tė lumtur,
    Kur kanė pak shpirtė nga perėnditė.

    Por prap kujdes,ki , i them vetes,
    Mos u marros pas bukurisė,
    Se lulia qė rri sipėr Mbretes,
    Di ti shėrbejė dhe tradhėtisė.

Faqja 48 prej 54 FillimFillim ... 384647484950 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •