-
Mos e thinjni mallin....!
Ē'kėrkon.....?!
Ti hyn dhe del
pa pėrshėndetur,
Si hije gushti
mbi njė leth.
Me sytė mbyllur,
si i vdekur,
Si kal pa fre
nė tru mė breth.
Ē'kėrkon tė bėsh
me kėto gjeste,
As vet' s'e di
ēfar bėn kėshtu.
Mė fėrfėllin
si erė bjeshke,
Si manikin'
mė rri kėrcu.
Un' shkėmb i sertė
qė s'ndjej tėrmete,
Lėkundem sot,
si ndonjė djep.
Portretin tėnd
e sjell ndėr vete
Dhe cicėroj
si zog nė step.....
Faleminderit gloreta pėr pjesmarrjen dhe mendimin qė ēfaqni.Gjithashtu dhe unė ju dėshiroj shėndet e muzė pa fund....Respekte...
-
-
Mos e thinjni mallin...!
S'mė sjell ndėrmėnd.......!
Ti ndoshta
nuk mė sjell ndėrmėnd,
Se ishte natė
e s'kishte hėnė.
Pėrhapej zėri
anė e kėnd
Nė kėngė zogu
tė pangrėnė.
Dhe cicėrimat
ēanin qiellin
Fėshfėrinini mbi livadh
Nga malli ēelte
lulet bliri
Na puthte faqeve,vėrdall.
U projektua
nata vetė
Mbi sytė tanė,
si meteor
Nga puthjet
u pėrēanė retė
Dhe dolėn zemrat
mbi kraharor.
Ti ndoshta
nuk mė sjell ndėrmėnd
Siē tė sjell unė
nė ėndrra malli.
Si flok dėbore
pėrmbi gjėmb
Mė pikon zemra
grimca halli.
-
-
Mos e thinjni mallin.....!
Sa pak.....!
Oh sa pak ēaste,
sa pak vėrtetė
Kan' ngel' ngujuar
nė atė kohė
Njė varg s'e shkrojta
si poetė
Njė fjalė s'ta fola
dot' me gojė.
Ēaste qė ikėn
si tė plagosur
Me pika gjaku
nėpėr rrugė
Si azmatik
nė frymė i sosur
Si fole shpendi
ngritur nė buzė.
Oh sa pak ēaste,
vėrtet sa pak
Me sy tė kripur
e shpirt tė vrarė
Njė pėrqafim
qėndron si lak
Dhe udhėt e jetės
tėrheq si kal'....
-
-
Mos e thinjni mallin......!
Ngelėn sytė nga perėnditė.........
Shkoj e vi,buza mė dridhet
Edhe hija po mė vidhet.
Ngelėn sytė nga perėnditė,
Se tė tjerėt,s'sjellin dritė.
Fjala cung e pushka top
Si kėrmill eci mbi tokė.
Dhimbja shpirtin e fashiti
Dhe buzėqeshjen neveriti.
Flė syhapur nėpėr ėndrra
Mbushur gjoksi veē me gjėndrra.
Dhe atje ku kam besuar
Hyj e dal i tradhėtuar.....
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Ku vete,o,ku vete.....?!
Me kthimin e kokės mbrapa
Pash' rrugėn e plasaritur thellė.
Cicėrimat e zogut nė ajėr i kapa
Njė dritė me rreze tė prerė.
Me kthimin e kokės mbrapa
Nė sy i kalova portat e trishtimit.
Njė shteg lirisė ja hapa
Tė bredhi lirshėm, stepave tė gjelbėrimit.
Me kthimin e kokės mbrapa
E pash' hijen time tė lodhur.
Horizontin me qepalla e mata
Vetja mė dukej i kudondodhur.
Me kthimin e kokės mbrapa
Njojta njerėz me pamje mali.
Pemė si shkarpa tė thata
Lumenj tė mbuluar nga zalli.
Me kthimin e kokės mbrapa
Pash' perėndimin e diellit mbi dete.
Batica e Zbatica tė prapta
Qė mė thoshnin : Ku vete, O, Ku vete....?!
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Kur ti......
Kur ėndrrat
tė ken' marrė arratinė
Dhe si i ngrirė
tė qėndroj nė shtrat,
Me njė rimė
do ta vras ēudinė
Dhe poezinė
do ta ngrej me njė varg.
Kur rrugėt
tė bllokohen nga dėbora
Dhe sythe
tė mos ēeli luledardha
Dorėn do kėrkoj
tek ato kohėra
Qė shpirti me tė drejtė
quan tė bardha.
Kur gjunjėt
tė mė dridhen nė rrugica
E sytė tė lotojnė
nė thėllim
Shkėndiet do t'i shkrijnė
ato ngrica
E ti do tė ringjallesh
nga malli im.
Kur ti
do ti besosh fjalėt e mia
Xhelozia
vdekjen e ka marrė.
Aty sėrishmi
do nis dashuria
Dhe zemrėn do ta ndjesh
qė rreh si djalė.
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Rrugė tė gjelbėrta.....
S'mė vjen mirė qė po pres kaq gjatė
Nė udhėkryq mes semaforve tė kuq.
Tė iki dhe tė kthehem prapė
Apo largesa mos mė dali huq?!
Po iki e po kthehem me njė mėndje tjetėr.
Semaforėt do ti komandoj vetė.
Tė hapur do ta lė tė gjelbėrėn
Se tė gjith kemi njė jetė.....
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Kujtim pėr Shėn Valentinin.......
Tė njojta ty, nėpėrmjet syrit,
Sa sy i bukur,eh sa magji..
Ky sy i ngjau dhe tė birit
Ky sy mė flė, sot pėrmbi gji.
Me ta unė flė,me ta unė zgjohem
Sa fort i dua, e di, ajo.
Me shpirtin aty, pėrvėlohem
Dhe po tė vdes, mė bėn hero....
-
-
Mos e thinj ni mallin......!
Kur ēel dashuria......
E plotė,asnjėherė, s'mė je dukur
Diēka mė fsheh, nga trupi, ti.
Suprizė m'a bėn', njė tė puthur
S'ma thua, ē'ndjen nė brėndėsi.
Ka qėnė njė ėndėrr, qė t'i zbuloi
Dhe s'e kuptoj, as unė,as ti.
Tė gjithėn tyja, tė pushtoi
E cep mė cep, kish' dashuri.
Kjo dashuri, m'a shtoi urinė
Dhe me dėshira, pret tė shėmbet.
E plot m'u duke, pa habinė
Se habinė tėnde, vet' e ēmėnde.
Eshtė dhe njė zemėr, shum' fisnike
Eshtė dhe njė dorė, qė pėrkėdhel
Dy buzė qė japin, puthje magjike
Dy sy, ku dashuria ēel......
-
-
Mos e thinjni mallin...!
S'pres gjė.........
Dhe prap' rrugicės,ecia si i dehur,
Shikoj kalldrėmet qė pikojnė shi.
Dorez' e portės,pėr hapje e nxehur
Portreti tėnd,burgosur nė qeli.
Ngushtuar rrugėt,nga malli pėr ty,
S'mė nxė rrugica,as porta prej druri.
Vazhdoj pėrplasem,murit kuturu
Dhe e qaj kohėn,pėr hallin qė mė zuri.
Dritaret zėnė dhe lulet pa vaditur.
Thar' borziloku, mbi saksinė e vetė.
Njė jet tė tėrė, nė rrugic' duke pritur
Tani s'pres gjė,le tė bien rrufetė.....
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt