-
Mos e thinjni mallin...!
Kėsaj nate......
Kėsaj nate,
tė ftohtė Janari,
Eci rrugės,
ku s'ka fare dritė.
Erės i lutem
me vete tė mė marri
Dhe tė mė ēoi atje,
ku prehen perėnditė.
Lutjen time,
era nuk e pranoi
Mes skutave tė errta,
mė la, tek kjo rrugicė.
I ftohti i shpirtit
zemrėn e gllabėroi
dhe yjet lart
s'e di,..mė bėjnė bishtė.
Hėnėn qė e desha,
mė erdhi vetė pranė,
E ēau qiellin
tė mbushur me re.
Njeri-tjetrin me mall
nė sy e pamė..
errėsirėn e ftohtė
e hodhėm si erė,
nėpėr rrėke....
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Njė valėz drite........
Rreth vetullave tė vrenjtura
fluturojnė mendime egėrsirash.
Errėsirėn e errėsojnė mė thellė.
kolltuku parfumoset me erė qelbėsirash
Dhe drita,s'ndiēon deri nė derė.
Si kandil pa vaj,shikimet njerėzore.
Shpresat bėlbėzojnė,si njė motake.
Udhėn e jetės e marr pėr dore,
Humnerave gremisin,buzqeshjet njomzake.
Nė tunelin e gjatė,tė jetės errėsirė,
Njė valėz drite,ndriēon, njė botė tjetėr.
Nga vetullat e vrenjtura e largon kėtė egėrsirė
Dhe fytyra zbukurohet, mbi sfondin e njė jete, tė vjetėr.
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Tė ishja Zot..!
Tė ishja Zot,ndryshoja botėn,
U sillja pranė, njė botė tė re.
Varfėrisė, ja shtypja kokėn
Tė pa feve, vetėm dhe.
Po un' s'jam zot,jam njeri koti
Nuk bėj dot' punra, tė mbėdha.
Ndaj dhe lutje ēoj tek zoti
Tė mos mė lėri budalla.
Nuk kam pushtet e t'ua vjedh djersėn
Veē kam njė vot,sa pėr bela.
Me dhimbje shkruaj,vargun,vjershėn
Dhe rrugės qaj, si kalama.
Nuk kam fuqi, ta ndryshoj botėn
Ndaj rri tulatur, si guak.
Me grushta shpesh e godas kokėn
Dhe si i huaj, rri nė prak.
Si i pa shpresi, qė kam ngelur
Sytė shpesh i mbaj nga qielli.
Pres njė rreze, pėr t'a vjedhur
Edhe imi, tė jet dielli....
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Ē'po ndodh......?!
S'e di ē'po ndodh,
shpesh humbas rrugėn,
Diku njė tjetėr,
mė ngjan me tė.
Rreth syve mjegull,
s'e dalloj buzėn
mes honit flas
e s'dėgjoj zė.
Nuk i kam dashur,
kurrė lajthitjet.
Se s'i mė gjetėn
nuk u'a them dot.
Kam bashkjetuar,
me zbritjet,ngjitjet
Gjithmonė kam rėnė
me kėmbė nė tokė.
Nuk di ē'po ndodh
qė veē hutohem.
Ti ngul sytė
e s'mendoj gjė.
Pa shkak,
nga fjala rrebelohem,
Me rrebelimin
s'mė lidh asgjė.
S'e di ē'po ndodh,
jam i shqetsuar.
Nė krahun tjetėr,
zemra mė bredh.
E shikoj hėnėn
tė pikėlluar
Dhe rrezet
varur mbi njė ledh.
S'e di ē'po ndodh
shpesh e zgjat hapin.
Kėrkoj tė kap
njė kohė tjetėr.
Kjo kohė,
s'e pranon Satrapin
Dhe barrikadat
i flak si letėr.....
-
-
Mos e thinjni malin...!
Pritėm.........!
Jetė e zakonshme.
Mbyllur me dryn nė apartament.
Pasojat e dimrit, rrėnqethėse.
Tiktaku i zemrės, prekės.
Kockat e krevatit, rėnkojnė.
Koha,mėndja,zemra
Diēka tė re kėrkojnė.........
I turbullt,
turbulloj jetėn.
Nė llumin e saj, pika gjaku.
Erėra tė trazuara,
molepsin ajrin.
Oshėtima,gurgullima,murmuritje.
Pyje kokprerė mbi alpet gjigande,
Zvarrisin kohėn nė mėrzitje...
Nė tokėn time,
Shterpėsi e zgjatur.
Pema s'nxjerr filiza
tė rinovojė vetveten.
Trėndafilat, s'kanė aromė.
Gjėmbat e tyre po pickojnė gonxhet.
Koha,mėndja,zemra
Ecin me tė njėjtin ritėm...
Atje ku jam nisur...
Atdheu im,...... Pritėm.....!
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Pikėllim..!
Pikėllimin,s'ma fshejnė sytė
Dhe nė gjumė,pikėllimi del mbi sy.
Lotėt e rrjedhur,bėhen komb nė fytė
Dhe i vdekur jam njėlloj si ty.
Duart dridhen sė bashku me zemrėn.
Hija e kobshme shėtit e qetuar.
Njė tjetėr qiell mė pėrzihet me ėndrrėn
Dhe mė djeg me lot' tė pėrvėluar....
-
-
Mos e thinjni mallin......!
Ai shikim.....!
Ta dini,s'jam njeri i marrė
Dhe pse besoj nė marrėzi.
Nė dashuri,shikimi i parė
Mė bėn tė marrė, si asnjeri.
Ai shikim i ngulur thellė,
Mė shtang nė vėnd,si njė rrufe.
Mė kot pėrpiqem pėr ta nxjerrė
Atje ku hyn,ngren njė fole.
Dhe bota tėrė, e di,se unė,
Hipnotizohem nė shikim.
Mbi sytė e mija ti lė gjurmė,
Gjurmė qė kthehen nė verbim....
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Asnjėherė........
Asnjėherė,s'i kam dashur mallkimet,
As mburrjet e kota,s'i dua.
S'i dua as festat,ditlindjet
Avazin e njė kohe tė shkuar....
Asnjėherė,s'i kam dashur pėrvjetorėt,
As ditėt e tjera tė shėnuara.
Bashkohem me meteorėt,
Qė digjen nė qiell pėr tė ndriēuar.
Asnjėherė,s'i kam dashur tepėrimet,
I tepėruar askund, s'dua tė jem.
Aq mė keq,s'i kam dashur nxitimet,
Vetveten nga pas dua ta kem.
Gjithmonė e kam dashur ēiltėrsinė,
Sinqeritetin, udhrrėfyes nė jetė.
Asnjėherė, s'e dua cmirrėzinė
Dhe ata qė s'luftojnė, pėr njė tė vėrtetė.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Kush e krijoi......?!
Njė vdekje pres dhe e kam hak,
Se asnjeri nuk vdes dy herė.
Tė lutem pritėm edhe pak
S'dua tė vdes dhe kėtė verė.
Kjo pritja jote,s'quhet vdekje,
Nė pritje vdes,po s'erdhe ti.
Mungesa jote, mė sjell etje
Dhe vdes pa pritur, nė asfiksi.
Kush e krijoi kėtė botė?
Kush ty, tė solli, nė kėtė jetė!
E di, e di e kam tė kotė
Dhe po nuk vdiqa, do varem vetė.
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Pse tė jetoj....?!
Pse tė jetoj,mund tė ma thuash?!
S'jam trung' i tharė,pa rrėnjė nė tokė.
Jam lutur shpesh qė tė mė duash,
Jam lutur shpesh,por fare kotė.
Ti vrasjen mbolle, nė zemrėn tėnde,
Un' dashuri, dhuroj dhe sot.
Kur dal shėtis mė vjen ndėrmėndje
Ajo saksi me borzilok.
Nga kjo saksi kėpus njė degė,
Ja thith aromėn, si me ty.
Fare pa ndjerė, largoj njė brengė,
Fare pa ndjerė, njė lot nė sy.
Nuk dua jetėn, ta kthej nė gjumė,
As aventurė nuk dua, jo.
Me shpirt t'u pėrkula nė gjunjė
Ti asnjėherė nuk mė the : Po...!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt