-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
S'e di pse sot ?!
S'e di pse sot mė the tė dua,
Kur vitet lumė ishin pėr ty,
Ne kurrė tė dy s'u dashuruam,
Por nuk u shamė e s'thamė, s'ke sy.
Ti Perėndi pa eksploruar,
Unė Zot i madh pa njė pendesė.
Nėse tė dy s'u dashuruam,
Kjo dashuri na ra nė pjesė.
Po ti po ike dhe s'tė pėlqeu.
Pėr fatin tėnd unė s'dua pjesė.
Jam bir Malėshove qė s'tė gėnjeu,
Por fatin tonė e ndan nė mes.
Ndaj si fisnik kurrė nuk ndaj pjesė,
Pėr ty dhuroj ēdo pasuri.
Po kam gabuar, tė kėrkoj ndjesė,
Po asnjėherė s'ndaj dashuri.
Si njė fshatar mė duhet prona,
Por prona femėr s'ka kuptim.
Nė dashuri,kur s'njihen norma,
Kėtu gjithēka ka njė mbarim.
Unė nuk mbaroj ,jo s'e nuk dua,
Prova kam dhėnė nė infinit.
Nėsė dashurinė ti ma jep hua,
Askujt nė jetė nuk i them prit !
-
-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
Vėrtetė
Vėrtetė ēudia ndodhi mbrėmė,
Pa turp Hėna mė tha: Tė dua !
Ajo s'e di, jam tip i rėndė
Edhe s'mendon qė kam njė grua.
S'e di ēfar pati kjo lozonjare,
Njė gjė e bukur dhe delikate,
M'u shfaq si ėngjėll nė dritare,
Si njė hajdute pas mesnate.
Kjo orė, vėrtetė ėshtė pėr kusarė,
Jo kush ėshtė i dashuruar,
As, pėr dashurinė e vrarė,
As, pėr ēifte tė lumturuar.
Fajin e ka Hėna vetė,
Qė mė thotė : Veē ty tė dua !,
Por unė, se kam kaq tė lehtė,
Se nė krevat e kam njė grua.
-
-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
Vajzat Korēare
Kush nuk ka puthur vajza korēare,
Mė kot beson nė dashuri.
Ato mbi buzė kanė mjaltė arre,
Kumbull stambolli,O Njeri !
Ēfar tė shikosh i bekoftė Zoti,
Llokum me arra janė ato.,
Nėse s'i puth tė marrtė morti,
Unė do ti puth, me domosdo.
Njė Drenovare e kam pas ėndėrr,
Po u tregua e pa besė,
Mė bukur s'kish se ajo femėr,
Po mua nuk mė nxorri pjesė.
Sot jam nė Korēė e do puth ēupa,
Do bėhem njė djalosh i keq,
Pa tjetėr qė do pėrmbys kupa,
Omer Khajam,askush s'mė ndreq.
More do puth vajza korēare,
I kam fiksim dhe pse s'kam mosh.
Ato kur dalin nė dritare,
E heqin diellin osh, or osh.
Kush nuk ka puthur vajza korēare,
Mė kot jeton nė kėtė jetė,
Unė sot e dogja shpirtin fare,
Unė sot vėrtetė ndjehem poet.
Nuk bėj shaka kuptomni mirė,
Vajzat korēare Perėndi !
Njė autobot do pi me birrė,
Mbi gjijtė e saj do bėhem fli.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar riza2008 pėr postimin:
-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
Kam dėshirė
Kam dėshirė qė askush mos tė vdiste nga kjo bot,
Asnjė qėnie e gjallė,asnjė mizė,
As dhe hajduti mė i kot,
As dhe kryeministri qė tė fut nė krizė.
Le tė jetojnė tė gjithė,s'prish punė,
Sejcilit sipas hesapit tė vetė
Dhe ata qė tė hėnės i thonė tė shtunė
Dhe ata qė kanė lindur nė epruvetė.
Dhe ata qė turpin e hanė me bukė,
Lėpijnė gishtat e gajasen mbi pjatė
Dhe ata qė gabimet e tjetrit i zmadhojnė me lupė
Dhe ata qė helmin e quajnė mjaltė.
Kėshtu mendoj unė ,vdekje mos tė kishte,
Vdekja mė e mirė ėshtė ajo pėrsėgjalli.
Tė gjithė do thaheshin si njė barishte
Dhe do ngordhnin si njė zhabė bri moēali.
-
-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
Nėse mė besoni
Nėse ju them : Mė zuri pleqėria,
Mos mė besoni,kėtu ka hilera.
Akoma zemra rend pėr dashurira,
Akoma truri e di se ku ėshtė vlera.
Ua them ta dini dhe mos t'ju gėnjej,
Syrin prapė e shkel,kur shikoj tė bukura.
Vlej pėr to, apo fare s'vlej,
Nuk ka rėndėsi,i dua si flutura.
Jeta mė ka dashur,jo s'mė ka mėrzitur,
Ndaj dhe pleqėri nuk ndjej aspak.
Veē pėr dashuri vazhdoj i uritur,
Ndaj s'kini ē'tė thoni,s'mė thoni dot plak.
Vitet pėrmbi supe s'i quaj ēudira,
Se ēudi e jetės,jam do mbetem unė,
Mėndja fluturon nėpėr dashurira
Edhe nuk kursehet i dhuron si lumė.
Ndaj mos u gaboni nga thinjoshi plak
Dhe njė dhėmb nė gojė vlen pėr tė kafshuar.
Nėse ju gėnjej,puthjen s'e kam hak,
Nėse mė besoni : Vdes i dashuruar !
-
-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
S'pėrkulet kjo kockė
Mėngjeseve,mė vjen turp qė tė dal,
Me fytyrėn e lodhur nga nata.
Kjo fytyrė e kthyer nė djall,
Mund qė tė tjerve t'u kallet data.
Gjėj forca dhe veten e mbledh,
Sa hap derėn e shkallėt i zbres.
Nga shkarpė,kthehem nė gjeth
Dhe rrugėn e vazhdoj serbes.
Duke qeshur pėrshėndes kalimtarė,
Mė i lumturi thonė ata nė botė,
Por s'e dinė se kjo mėndje e marrė,
Buzėqesh e i pėrshėndet kot.
Mėngjesi kuptohet me mua,
Si nėna me birin e vetė,
Si burri me tė mirėn grua,
Si qielli qė kupton rrufetė.
Vazhdoj aktroj nėpėr rrugė,
Ēdo minutė njė Riza tjetėr.
Mbrėmjeve i kthyer nė muzė,
Pėr gjithė ditėn e vjetėr.
S'pėkulet kjo kockė si letėr !
-
-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
Dikush
Dikush mendon se unė jam karamele
Mund tė lėpijė sa herė qė do sheqer.
Mund tė mendoi se edhe mund tė velet,
Por mund tė ndshet dhe me njė zeher.
Dikushi mendon sipas hesapit vet,
Pėr mua kjo aspak s'ka rėndėsi.
Se unė askėnd nuk e fus nė kulet
Dhe dashurinė se blej me pasuri.
Dikush mendon se jam lėpirse dore,
Pa frikė mendon se mund tė mė gėlltit,
Por kurrė s'mendon, si ndonjė dashnore,
Qė ti puth hiret dhe tej tė vėrtit.
Dikush pėr mua mendon, siē i thotė truri,
Njeri pa sens,njeri fare kot.
Njė dikush tjetėr thotė njė palo huri,
Qė jeton, pa derdhur njė pikė lot.
Dikush mendon se jetėn ka trazuar,
Me rima botėn shpesh e ka pushtuar.
Dikush mendon se mė ka dashuruar,
Njė dikush tjetėr thotė ka tradhėtuar.
Dikush,dikush mendon tej jetės sime,
Mendon pėr njerzit qė sot, s'janė tė gjallė.
Mendon se unė gėnjehem dhe me njė thėrrime,
Por kurrė s'mendon qė shpirtin s'e kam tharė.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar riza2008 pėr postimin:
-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
Unė sinqerisht tė pėrgėzoj mikRiza ĒATO, pėr palodhshmėri, pėr dashurinė ndaj fjalės sė bukur...tė uroj shėndet e suksese tė reja...
-
-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
Njė gllėnjkė qetėsie i lyp botės mjerane
Ētė bėj unė,endacaku qė s mė flihet,
Pas gjurmėve qė i ka lėnė koha ec.
Me shekujt jeta ime, rrihet e zihet,
Mes fjalės egėrsirė, pa dashje ngec.
Mbi supe e mbaj diellin dhe hėnėn,
Ylberin e hedh gjithmonė shall nė qafė,
Shamia e kokės,simboli i nėnės,
Flamur e kthej ,kur bėj ndo njė gafė.
Kush jam unė ? Ēfarė jam unė ?
Nė kėtė botė tė trazuar nga urrejtja.
As gjė mė pak se njė pikėz ujė,
Mė shumė se ai ,qė nuk ėshtė vetvetja.
Njė gllėnjkė qetėsie i lyp botės mjerane,
Ta kaloj pa mė ngecur nė fyt,
Ska gjė nėse eci kėmbė zbathur,pa nallane,
Vetėm urrejtjen, me kėto vargje ta mbyt.
-
-
Pėr: Mos e thinjni mallin......!
Nė vendin ku krasiten kokėt
Nė vendin ku krasiten kokėt,
Sytė lotojnė e shpirti dhemb.
Paqe ska kurrė me botėt,
Plumbi di se ku bėn vend.
Rrugėt tremben,pemėt nxihen,
Kalimtari sytė pėrpjetė,
Rrezet me vetveten zihen,
Ditėt vetėm tatėpjetė
Edhe zogjtė struken tek retė,
Cicėrima lot vajtimi.
Hėna gdhihet,petė-petė,
Pėrcaktohet fundtakimi.
Nė vendin ku krasiten kokėt,
Baruti rritet dhe nė gur.
Jo spėrfillen fare lotėt,
Fjala shkėmb e heshtja mur.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt