Close
Faqja 52 prej 54 FillimFillim ... 2425051525354 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 538
  1. #511
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Serioze!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Me rente pika, me hengert mortja
    per nickun tend aspak serioz
    e bukur shume kjo vjerrsh e jotja
    nuk e fsheh dot, jam bere xheloz

  2. #512
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Kjo Vlorė njė histori mė vete


    Njė udhėtim tek Kus Babaja,
    E bėra natėn,rrugėn nė kėmbė.
    Me Vlorėn mė kish zėnė sevdaja,
    Kur ecja rrugės, kėndoja kėngė.

    Me mua bashkė ishte dhe Hėna
    Dhe fėshfėrimat nė zabel.
    Kėtu pa gojė ngelet vetė gjėma
    Dhe shpirti i shpirtit bredh nė terr.

    Kjo rrugė,kjo trevė mė mban tė gjallė
    Dhe po u ndodha nė agoni.
    Ky Kus Babai njė gjė e rrallė,
    Mbi Detin Jon fal dashuri.

    Kjo Vlorė njė histori mė vete,
    Njė shekull qė valvit flamur,
    Aty si kripė deti trete,
    Kur sheh shqiponjėn nė ēdo gur.

    Ky vėnd me bukuri pėrrallė,
    Qyteti i mėndjes,burrėrisė,
    Ndaj i thashė mėndjes mos tė ndalė,
    Pėr Kus Babanė e Perėndisė.

  3. #513
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Ndjehem mė i qetė

    Ndjehem mė i qetė se qielli nė pranverė,
    Mė i qetė se vapa e Korrikut.
    Kėtė qetsi e kam pėr tė parėn herė,
    Ndaj frikė mori edhe vetė paniku.

    Ndjehem mė i qetė se uji i burimit,
    Mė i qetė se bari nė livadh.
    Mė i qetė se krahasimi i krahasimit,
    Mė i qetė se shpirti im i madh.

    Ndjehem mė i qetė nė qėnien time,
    I sigurt nė ecie dhe nė gjumė,
    Janė shėnjat e para tė njė jete imtime,
    Janė ndjenjat e vrullshme qė do vėrshojnė si lumė.

    Ndjehem mė i qetė nė kėtė botė tė trazuar,
    Me sy e mas ēdogjė nė distancė.
    Kėtė vit do jem mė shumė i dashuruar
    Dhe nuk do pėrfill asnjė diskordancė.

  4. #514
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!


    Si ta heq nga mėndja kėtė fjalė ?!

    Si ta heq nga mėndja kėtė fjalė:
    Ik ! Largohu mos tė pafsha me sy !
    Kur atė e ndjej dhe e kam gjallė,
    Kur me tė e pa tė bėj dashuri.

    Ku ta flak kėtė barrė mbi supe,
    Qė m'i shtrėmbėroi kockat me radhė.
    Mė dha nė jetė njėmijė e njė huqe
    Dhe me fjalė mė pushkatoi nė ballė.

    Me tė s'mund tė eci asnjė centimetėr,
    Ėshtė fjalė e rėndė mė gozhdoi si Krisht,
    S'e meritoja as nė botėn tjetėr,
    Por edhe lypsar nuk bėhem ta dish.

    Mendohem,mendohem, sa harroj tė flė gjumė,
    E kthej e stėrkthej,s'i jap dot drejtim.
    Dita e hėnė mė duket si e shtunė,
    Edhe kjo rrugė si pa kthim.

    Me kaq mendoj se u kuptuam,
    Fjalė zėmre nga ty mė s'pres .
    Agimet tė zymtė i gjetėm kur u zgjuam
    Pse kėtė jetė e kėputėm nė mes?!

  5. #515
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Ja vlen


    Ja vlen tė bisedosh me Ty,
    Pėr dashurinė e gjithēka tjetėr,
    Se mėndjen ta lexon me sy,
    Je filozofia mė e vjetėr.

    Ja vlen pėr Ty dhe njė shikim,
    Njė puthje vlen sa e gjithė jeta,
    Nė ditė halli sjell gėzim,
    Lartėsohesh nga e vėrteta.

    Ja vlen kjo vlerė tė kthehet art,
    Nė njė pikturė a poezi,
    Me Ty gjithmonė lartė e mė lart,
    Lum kush jeton vetėm pėr Ty.

    Ja vlen pėr Ty ēdo sakrificė,
    Ja vlen tė vdesėsh veē pėr Ty,
    Njė fjala jote shkrin ēdo ngricė,
    Kur thua : Sa i mirė ėshtė Ky !

  6. #516
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Nė hall tė dy jemi pa tjetėr

    Nė hall tė dy jemi pa tjetėr,
    Por s'dimė pse kemi rėnė nė hall.
    Ky halli im mė bėri rretėr
    Dhe hallin tėnd s'e quan hall.

    Nė mes mendimesh kacafytur,
    Ky halli yt mė del nė ballė,
    Mė thotė mė lodhe duke pritur
    Dhe hallin tėnd s'ta quaj hall.

    Nė hall tė dy paskemi rėnė,
    Po halli, hallit nuk i ngjan,
    Unė pres qė tė ta dėgjoj zėnė,
    Ti thua nuk tė kam hiē xhan.

    Unė mall e hall e kam tek Ty,
    Ti mall e hall s'e di pėr kė.
    Tė them je shpirt e je flori,
    Tė them pranverė je pėrgjithnjė.

    Ky iluzion kapėrcen dete
    Dhe mėndja brethka kuturu,
    Si ėndrra qė s'tė sjell nė vete
    Dhe i thot trurit fli kėtu.

    Nė hall tė dy jemi pa tjetėr,
    Po heshtja na ka mbirė nė tru,
    Ky hall mė bėri mė tė vjetėr,
    Ky hall tė ktheu Ty kėrcu.

  7. #517
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Zėrin tėnd


    Zėrin tėnd e dėgjoj si nė ėndėrr,
    Njė zė i lodhur nga jeta.
    Sikur mė thotė : Tė mbaj mėnd dhėndėrr
    Dhe tė dalloj ndėr miliona veta.

    Ky zė ka vite qė mė ndjek pas,
    Gjithmonė si qėnie e pa dukshme,
    Mė pėrshėndet nė hidhėrim dhe nė gas,
    Nė furtunė dhe nė valėt e lundrushme.

    Unė e dėgjoj dhe s'i kthej dotė pėrgjigje,
    Njė lėmsh mė mblidhet nė fyt,
    Kjo akustikė e veēantė nė ligje,
    Sa edhe honet i mbyt.

    Ti duhet ta dish qė tė njoh pa tjetėr
    Dhe pse s'komunikojmė dotė kurrė.
    Kėtė zė me nota e shkrojta nė letėr,
    Vetėm nota dhe gėrma nuk gjeta pėr fjalėn burrė.

  8. #518
    i/e regjistruar Maska e Era2D
    Anėtarėsuar
    16-05-2013
    Vendndodhja
    Afer teje
    Postime
    57

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Citim Postuar mė parė nga riza2008 Lexo Postimin

    Si ta heq nga mėndja kėtė fjalė ?!

    Si ta heq nga mėndja kėtė fjalė:
    Ik ! Largohu mos tė pafsha me sy !
    Kur atė e ndjej dhe e kam gjallė,
    Kur me tė e pa tė bėj dashuri.

    Ku ta flak kėtė barrė mbi supe,
    Qė m'i shtrėmbėroi kockat me radhė.
    Mė dha nė jetė njėmijė e njė huqe
    Dhe me fjalė mė pushkatoi nė ballė.

    Me tė s'mund tė eci asnjė centimetėr,
    Ėshtė fjalė e rėndė mė gozhdoi si Krisht,
    S'e meritoja as nė botėn tjetėr,
    Por edhe lypsar nuk bėhem ta dish.

    Mendohem,mendohem, sa harroj tė flė gjumė,
    E kthej e stėrkthej,s'i jap dot drejtim.
    Dita e hėnė mė duket si e shtunė,
    Edhe kjo rrugė si pa kthim.

    Me kaq mendoj se u kuptuam,
    Fjalė zėmre nga ty mė s'pres .
    Agimet tė zymtė i gjetėm kur u zgjuam
    Pse kėtė jetė e kėputėm nė mes?!
    Komplimenta! Vertet shume e bukur dhe e ndjer kjo poezi!
    Askend nuk ke pergjithmon,te gjith largohen nje dite!

  9. #519
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Citim Postuar mė parė nga Era2D Lexo Postimin
    Komplimenta! Vertet shume e bukur dhe e ndjer kjo poezi!
    Faleminderit Era2D..klm

  10. #520
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pėr: Mos e thinjni mallin......!

    Hije nate


    Dhe sikur pėr ty mos tė egzistoja,
    Hije nate them se do tė jem.
    S'kam pse tė tė them pse u largova,
    S'kam pse tė tė them qė ti je ferr.

    Ferri me parjsėn s'bashkėjetojnė,
    Janė tė ndarė njėlloj si ne tė dy.
    S'mund tė ndodh qė mund tė dashurojnė,
    Njė pa shpirt e njė njeri pa sy.

    Ndaj furtuna flet e mallėngjyer,
    Gjokset tona i godet me takt.
    Po kjo hije me gjak nuk ėshtė lyer
    Ndaj s'pranon tė tė ket ortak.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •