-
Mos e thinjni mallin...!
E njėjta gjė.....
Edhe sot u ngrita nė tė njėjtėn orė,
Nė tė njėjtėn dhomė me dritare nga veriu.
Nė rrugė njė i njohur mė pėrshėndeti me zor
Dhe u largua sikur dheu e pėrpiu.
E njėjta kamariere m'a solli kafen,
Me po ata flokė,me po ata sy.
Vetėm qė kishte ndėrruar pėrparsen
Dhe buzkuqin me tepėr se gri.
Edhe sot shėtita nė tė njėjtėn rrugicė,
Me flokėt pėrpjetė tė ngritur nga nata.
Njė bufallaqe po e gdhėnte njė picė
Dhe njė lyps nė dorė po numuronte ca qindarka.
Edhe sot dėshpėrimi e puthi mėngjesin,
Tek grindeshin nė rrugė dy hajdutė.
Parat e vjedhura ua kishin grisur thesin,
Tek i ngjeshnin me kėmbė nė skutė.
Edhe sot i njėjti qiell,
I njėjti mal e njėjta re.
E njėjta melodi me fyell,
Bėn mirė t'a dėgjosh,por s'ke nge.
Edhe sot boriet tė njėjtin tingull,
Tė njėjtit shoferė e semaforė.
Unė prap' ngela tek i njėti idhull,
Tek vetvetia qė mėngjeset i pėrcjell me zor.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Strategji Dashurie.......!
Dhe pse larg nė ishull shtegėtove,
Ku pėllumbat janė si lajmėtar.
Unė si zog tė erdha nė gardhore
Dhe ta ndeza zemrėn prush e zjarr.
Ti nga deti prisje tė zbarkoja,
Unė strategu i luftės : Dashuri...!
Dhe njė luftė tė re tė provokoja,
Ku heronj tė ishim unė dhe ti.
Por unė zgjodha ajrin pėr luftime
Dhe me parashyt zbrita tek Ty.
E lash detin tė vetzbrazė gjymime
Dhe tė dukesh luftė nė gjithėsi.
Unė e kam pas' shok Kalin e Trojės,
Ai kal qė bėri batėrdi.
Ndaj patkonjtė ja hoqa para lojės,
Ndaj pėr Ty ndryshova strategji.
E rrethova shpirtin,zemrėn tėnde,
Si njė xhind tė hyra m'u nė gji.
Ti mė njojte e gati u ēmėnde
Dhe tė thashė : Fitoi kjo strategji......!
-
-
Mos e thinjni mallin...!
S'ka ēfar humb.....!
Nuk ke pse qesh me brengėn time,
Ajo tek mua ka ngritur fole.
Mė ka pėrēmuar me mallkime,
Sa tė mė ngjiti pėrmbi re.
Kjo botė mė tepėr s'ka ē'tė bėjė
Dhe si ky fat mos pastė njeri.
Nėse vetė ferri s'do mė gjėjė
Do ta ftoj nesėr nė gosti.
Unė s'kam ēfar humb,jam krejt i humbur,
Ndaj nuk kam frikė nė ferrparajsė.
Nėse dikush ėshtė i lėkundur,
Po i jap brengėn qė do lė pasė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga riza2008 : 17-12-2011 mė 17:19
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Po t'i fal vargjet tė tėra....
Kėto vargje qė po shkruaj,
Qė dhe shpirti m'i trazojė,
S'janė fjalė me ty tė luaj,
Janė dhuratė pėr kohėn tonė.
Le tė jenė si borziloku,
Mbaji nė gjoks,mbaji nė buzė.
Vargje ku jemi sė toku
Dhe tė dy kemi njė muzė.
Ēdo gėrmė ka njė ndjenjė malli,
Ka njė fjalė thėnur nga ju.
Ndaj zemra mė rreh si djali,
Siē tė rref ty gjithashtu.
Po t'i fal vargjet tė tėra,
Nė kujtim tė dashurisė,
Vetėm mos harro ca gjėra,
Jemi rob tė perėndisė.
Tė gjith' mallin e ke brėnda,
Brėnda vargut jam dhe unė.
Bėj atė qė tė thot zemra,
As mė pak e as mė shumė.
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Ndaj kjo botė.......
Plot me pėrshėndetje nisi dita,
Pėrshėndetje shpirti,pėrshėndetje koti.
Sajesėn e radhės, neverita,
Tė besova Ty si Zoti.
Plot me ligėsira jemi mbushur,
Pėrplot me syrrete tė kllonuar.
Me njė fjalė e vrasim gjėnė e bukur,
Sa pa lindur,jetėn pa filluar.
Plot me shėmbėlltyra tallim veten,
Se shikojmė trarin nė qepallė.
Llumbėrtitat prap' peshqesh na mbetėn,
Ndaj kjo botė do jetė gjithmonė e ēalė.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
E di........!
S'ka si ndodh ndryshe,kėtė e di,
E kam kuptuar tė parėn herė.
Esht' dimėr jashtė pa dalur Ti,
Esht' natė pa hėnė,pus edhe sterrė.
Ēfar po tė them ėshtė e vėrtetė,
Ti largon shiun me vėshtrime.
Dhe hėnėn e bėn krejt tė zbetė,
Se vezullon mbi vezullime.
Ti ke njė pamje shum' tė bukur,
Ke njė flok e ke njė ēap.
Po tė krahasoj me njė flutur
Dhe them mos tė kam rėnė nė hakė.
Ti brėnda vetes katėr stinė,
I nis tek mua si pėr inatė.
Kur dua flladin dhe verinė
Ti vapėn mė dėrgon dhuratė.
E di s'ka si tė ndodhi ndryshe,
Tė ka lind' Zoti pėr bukuri.
Pranverėn sjell si dallandyshe,
E di kjo botė ėshtė veē pėr Ty......
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Nuk mė lag shiu.......
Shiu nuk pėrtoi tė bjerė dhe kėtė ditė,
I vrullshėm, i hareshėm siē di Ai.
Tokėn lagėshtoi dhe vet' perėnditė
Dhe aspak s'nguroi tė sjellė dhe stuhi.
Unė eci rrugės si shiu vertikal,
Humbas pas ti asfaltit tė freskuar.
Dhe them nga shiu nuk kam pėrse tė dal,
As nga stuhia qė vjen si e tėrbuar.
Ēudi qė s'lagem,ndoshta u ktheva shi
Dhe bashkė me tė lotoj sipėr nė qiell.
Unė shi kam qėnė,veē lotėt si njeri
Dhe nuk mė ngrojti asnjėherė ky diell.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Tė mė pyesėsh......!
Tė mė pyesėsh : Si e kalove mbrėmjen,
Kur dėbora hodhi vellon mbi male?!
Njė vetmi qė s'krahasohet me asnjė gjėndje,
Njė dhimbje qė mbi shpatulla hedh valle.
Tė mė pyesėsh : Pse ka vdekur heshtja,
Kur festat gllabėrojnė ēdo qelizė e vėnd?!
Nuk e di kam frikė nga buzėqeshja
Dhe ēdo shikim mė ēpon tamam si gjėmb.
Tė mė pyesėsh,vetėm tė mė pyesėsh,
Pėr gjithēka qė ti dėshiron.
Veē pėrgjigjen do ta kthej rrėmbyeshėm
Dhe nuk do tė them kurrė si urdhron.
Tė mė pyesėsh: Ē'ambicje,dėshirė ke sonte,
Sa krenar je me veten tėnde?!
Jam njė shtet qė nuk ka mė fonde,
Jam faliment i ēdo zemre...
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Mos u ngut........
Nuk pėrfitova nga zemėrgjerėsia jote,
Diēka tjetėr mėndjen m'a turbulloi.
Je e veēantė nė rruzullin e kėsaj bote,
Jetė i ke dhėnė dhe gjėsė pa gojė.
Ndaj dhe unė jetėn desha ta zbukuroja,
Ashtu siē di vetėm ti tė japėsh jetė.
Ndaj tė vėshtroja dhe vetėm tė vėshtroja,
Siē shikon njė shqiponjė gjahun e vetė.
Ti mos u ngut peshoje dashurinė,
Me njėsinė e peshės qė mendon vetė.
Un' tė garantoj tė bukurėn hapėsirė,
Ku tė eksplrosh dhe ndjenjėn mė tė zbehtė.
Nuk pėrfitova nga zemėrgjerėsia jote,
Se zemėrgjerė jam dhe unė vetė.
Dy zemra tė gjera ,ja gjėjnė fundin kėsaj bote
Dhe njė jetė tė re klonojnė nė epruvetė.
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Nuk tė kam ndėrmėnd........!
As nuk mė shkon mėndia,
Se ku je e ē'bėn,
Ty ta paska ėndia,
Se tjetėr nuk gjėn.
Nuk tė kujtoj fare,
Bėn mir' qė ta dish,
Ndoshta ashiqare,
Njė dit' mund tė vish.
Unė s'merakosem ,
Mė pėr shpirtin tėnd,
Njė tjetėr pas meje,
Po mė lė pa mėnd.
Dola nga kjo rrugė,
Thjeshtė pėr veten time.
Dhe po u takuam,
S'i quaj takime.
Tani zė kėndoj,
Veē pėr dashurinė,
Ty mė s'tė dėgjoj,
Fitova lirinė.
Kėtė miken tjetėr,
Se ē'ma kėrkon shpirti
Dhe nuk di si ikin,
ora,dita ,viti.....
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt