-
Mos e thinjni mallin...!
Ma thuaj Ti......
Ma thuaj Ti si duhet tė dashuroj unė,
Me fjalė, me vepra a me shėnja , ma thuaj.
Kur duhet tė tė puth e kur tė tė vė nė gjumė,
Kur duhet tė rri serioz e kur me ty tė luaj.
Ma thuaj Ti dhe unė s'kundėrshtoj pėr asgjė,
Qėnie mė tė bindur s'ke pėr tė gjetur kurrė.
Vetė mos mė thuaj : Lermė ,se s'tė lė,
Vetėm mos mė thuaj se tė bėnem urė.
Mė thuaj tė vemi nė Hėnė,pas teje vi,
A nė ndonjė planet ku ndjeshesh mė mirė.
Dhe nė ngricat polare me ty rri,
Ma thuaj si tė tė dashuroj pa zinxhirė......?!
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Ndarje koti....
Ndarjen tonė askush nuk e pranoi
Dhe tė dy ndarjen e mbajmė nė shpirtė.
Veē pėr ty njė mike mė uroi,
Ndarjen tėnde zemra m'a ka pritė.
Jam mėrzitur,ky lajm s'mė gėzoi,
Sepse zemra prap' rref pėr atė.
Nėse ndodh qė dhe mund tė ndryshoi,
Po ta them ndarja nuk mė zė.
Ne u ndamė pa u ndarė nė zemėr,
Ndarje koti qė emėr s'i vė.
Ty ta them s'gjėj si ajo femėr,
Ndaj urimit nuk po i bėj zė....
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Ē'pati ky i shkretė...?!
Shpirti im ėshtė varur nė greminė
Dhe lėkundet si lavjerrės ore,
Zemra tingėllon si psherėtimė
Edhe loti si ortek dėbore.
Shpirti im u ngjit pėrpjet nė qiell,
S'donte mė tė rrinte nė grminė,
Futur nė njė pus,njė ēanak diell
Edhe ajri si njė vetėtimė.
Ndaj po nuk mė gjetėt nėpėr rrugė,
Nė njė kafe a nė facebook.
Iku thoni vdiq edhe ky burrė,
Vargu i ti, mė, nuk do na nduk.
Po ju lutem vetėm mos mė tallni,
As tė shkruani lajme nė gazetė.
Njė ashure a njė hallvė ta hani
Dhe tė thoni : Ē,pati ky i shkretė?!
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Ndoshta s'u menduam.....
S'di pse telefonin mban tė fikur,
Humbe shansin pėr tė fundit herė.
Se mė lodhėn vitet duke pritur,
Dhe po e kuptoj qė s'paskam vlerė.
Jo se s'kam ē'tė bėj dhe e vras kohėn,
Zėri yt ndoshta mė jep njė shpresė.
Mė nxjerr diellin dhe ma largon llohėn,
Mė mban gjallė e nuk mė lė tė vdesė.
Ndoshta s'u menduam kur u deshėm,
Edhe kur u ndamė menduam keq.
Ishte dimėr ne pranverėn veshėm,
Unė u bėra djall edhe ti dreq.
Tani s'dimė ē'tė themi pėr vetveten,
Ēdo kush rri nė frontin ku u vramė.
Ti si lule qė lulėzon mbreten,
Unė njė gjethe me ngjyrėn si panjė.
Dhe nė ndodhtė qė bashkė s'do tė takohemi,
Unė habi e quaj,s'di pėr ty.
Veē ta them qė tė mė dashuroni,
Se ju mbaj nė zemėr perėndi......
-
-
Mos e thinjni mallin...!
Nuk ka dashuri me rekomandime.....
Nėse s'mund tė jesh e vetmja dashuri,
Kjo gjė nuk mė trėmb e aspak s'mė gėzon.
Se ēfar shprehin sytė vetėm unė e di,
Se ēfar tė thot zemra njė Zot e kupton.
Nėse ėndrra s'sheh natėn kur s'ka hėnė
Edhe zgjimi herėt tė vė nė siklet.
Kėtė dashuri mos e quaj gjėmė,
As kėtė tė dashur s'ke pse e shpall mbret.
Nėse mund tė jesh dobėsia ime,
Kjo nuk do tė thotė fundi i njė jete,
As edhe njė rrugė me njėmijė kalime,
Ku sejcili zgjedh njė korsi mė vete.
Por aman njė gjė tė dy e dimė mirė,
Nuk ka dashuri me rekomandime.
Nėse ti s'mė ndjen nė rėnie tė lirė,
Kėsaj dashurie pse ti thurim himne....?!
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Nuk qe e thėnė.....
Jam pjesė e jetės katrahurė
Jam pjesė e rrugės me dredhi.
Ti s'kishe faj deshe njė burrė,
Por s'mund tė ishja unė ai.
Pėr ty u grinda me njė tjetėr,
Me ty u grinda pėr njė puthje.
Ta dish ky ėshtė avaz i vjetėr,
Ky ėshtė kanun qė s'pranon lutje.
Asgjė mė tepėr s'tė kėrkova,
Asgjė mė tepėr tjetrit s'i dhashė.
Kur ty tė thashė : Tė dashurova,
Nė njė vėnd tjetėr sytė t'i pashė.
Shyqyr qė s'vrava njeri pėr tyja,
Se burgun do ta bėja shokė.
Ta dish se i bėja tė dyja,
Tė puthja ty e atij mortė.
Unė kam inatė,me femrat,kurrė,
Atyre vetėm u buzėqeshė.
Nuk qe e thėnė t'mė kishje burrė
Dhe malet do t'i bėnim sheshė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga riza2008 : 13-12-2011 mė 11:26
-
-
Mos e thinjni mallin....!
As gjė s'mė duhet....
Kėtu as gjė nuk po mė duhet,
As gjė nuk gjėj vėrtetė.
Dhe nata s'di pse po mė druhet,
Si edhe dita vetė.
S'po e kuptoj ē'kėrkojnė sytė
Dhe shpirti im fisnik.
Ndoshta kėrkojnė njė udhė tė dytė,
Njė udhėrrėfyes mik...
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Shtegu jetės.......
Jeta, kjo fantazmė qė mashtron
Shpirtrat e dhe ėndrrat i pėrzhitė.
E lė Hėnėn deri natėn vonė,
T'i tregoi dhe t'i fshej' stolitė.
Nė njė cep tė globit flas me vete,
Pėshpėris e jargavis fytyrėn.
Sytė mė kėrkojnė tė tjera lente,
Qė ta projektojnė, ndryshe mynxyrėn.
Jeta kjo kasape e pa shpirtė,
I ther zemrat fare pa sytė mbyllur.,
Jeta kjo zuzare s'mė thotė pritė
E lė qiellin si qėnie tė dyllur.
Jeta kjo fjalėbriske,me dy presa,
Ta largon shikimin me njė fall.
Shfaqet edhe zhduket siē bėn vesa,
Nė agim tė diellit mbi livadh.
Jeta kjo pusi me gjėra koti,
Njėri-tjetrit i sjell largėsi,
Ato qė s'i desha m'i dha loti,
Ata qė mė deshėn jan' bėr' fli.
Nėn' obrellė tė jetės maskaradė,
Kėrkoj shtegun nga mund ta braktisė.
Dhe me dashje ta bėj njė rrokadė,
T'ja nxjerr rrėnjėt edhe ta vidhisė...
-
-
Mos e thinjni mallin....!
E dini apo nuk e dini..?!
E dini apo nuk e dini historinė tonė,
Historinė e njė dashurie tė vrarė.
E vėrteta vonon,por s'harron,
Na ndanė e na quajtėn tė marrė.
Na ndanė e na thanė mėkatarė,
Njerėz pa fe e pa Zotė.
Kjo gjė s'mė kishte ndodhur mė parė,
Kur dashuroja ashtu fare kotė.
Por prap po dyshoja tek vetja,
Mos vallė kam qėnė bukėshkelur?!
Jo! E doja dhe mė donte lanetja
Dhe detin pėr mua kishte hedhur.
E dini apo nuk e dini historinė tonė,
Kisha vite qė e kishja harruar.
Njė ėndėr u kujtua ashtu fare vonė
Dhe mė thoshte: Ke qėnė dikur i dashuruar...?!
-
-
Mos e thinjni mallin....!
Rri dhe shikoj thinjėn.....
Rri dhe shikoj thinjėn,
Dua ta pėrkthej.
Thotė: Mos m'a prish linjėn,
S'e un' s'tė gėnjej.
Ti u thinje vetė,
Viteve tė mia.
Kjo ėshtė e vėrtetė,
S'ka ndodhur ēudia.
Pėrkthime tė tilla,
Duan fjalė tė rralla.
Mbi thinjat e tua,
Vdiqa dhe u ngjalla.
Po! Ka bukuri,
Thinja pėrmbi flokė.
Ndaj s'ka dashuri,
Qė s'ka thinjur botė.
Rri dhe shikoj thinjėn,
U rrit bashkė me mua.
U plakėm,u spinjėm,
Duke Dashuruar......
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt