Close
Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 538
  1. #31
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin...!

    Eja...........!


    Eja tė vdesim, e dashur,
    Tė dy, pa i treguar askujt.
    Tė gjallė,s'u bėmė tė pasur,
    Nė vdekje, shpresoj edhe lus.

    Shteti, e paguan funeralin,
    I vdekur, trajtohesh mirė.
    Arkivolin t'a sjellin pėrsėgjalli
    Dymetroshin e shesin lirė.

    Eja tė vdesim, e dashur,
    Lulet, s'do na mungojnė mbi varr.
    Dėgjoje kėtė buzėplasur,
    Tė vdekur kemi qėnė dhe tė gjallė...!

  2. #32
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Unė dhe ai.......


    Unė eci ditėn, si lakuriq nate,
    Asgjė s'shikoj e pėrplasem nė mure.
    Ca zėra dėgjoj ėto janė fate
    Dhe fati nuk gjuhet me gure.

    Unė eci ditėn, si breshka nė ugare
    Dhe ushqehem me njeriun e infektuar.
    Pa shkak ndes vatra me zjarre
    Dhe u vė flakėn, kundėrshtarve tė imagjinuar.

    Unė eci ditėn, si dele e trullosur,
    Ul kokėn dhe godas shtyllat nga zori.
    Nga temthi nxjerr vrer tė farmakosur
    Dhe e shes pėr drogė me urdhėra tutori.

    Unė eci e eci e s'di se si eci,
    Eci e eci e s'di se ku vete.
    Njeriun kufomė e pushtoj pėr mesi
    Tė dy, si dy buste, vdesim nė heshtje....

  3. #33
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin.....!

    Tė pres nė park....!


    Nė park tė pres,pėrbri njė stoli,
    Nė fyt i tharė,nė sy dremitur.
    Mė prishka punė, kjo lampė neoni,
    M'a ēfaqka hijen, si gjė e ndritur.

    Njė stol,njė pemė,pak bar' i thatė,
    Tė vish dhe ti, largohet nata.
    Njė psherėtimė, m'u zgjat,m'u zgjat
    Sa thash me vete, kaq e pata.

    Mė tej s'ka vlerė ēmėnduria,
    E vetmja vlerė do ngelesh ti
    Dhe pse na pėrgjon gjithėsia,
    Nuk na dha burg,na dha liri.

    Nė park tė pres,pėrbri njė stoli,
    Me sytė nga hėna, si lubi.
    S'e di nga hija jote doli
    Dhe unė dhe ti, nga dy nė nji.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kenaqesi e vazhdueshme ne faqen tende poetike, i dashur Riza. Urime!
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #35
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Pėrshėndetje Mondi pėr leximin e postimeve tė mija.Me tė njėjtėn dėshirė dhe pasion ju lexoj dhe unė nė ēdo postim qė bėni nė forum,ku gjėj nė to nektarin e poezisė shqipe.


    Nė vėndlindje.......

    Fundjavėn vendosa t'a kaloja nė vėnlindje,
    Tė shuaja mallin e grumbulluar nė kraharuar.
    Ta sodisja diellin mbi malet, nė lindje
    Dhe rrezet e tij, ti mbėshtjellia me duar.

    E shikoja mallin, qė s'e pėrmbante dot' veten,
    Bridhte nė rrugica e shtrihej nė selishta.
    Mbi pllakat e gurit,diku tej nė mbrete
    Si njė zog i lodhur nga furtuna isha.

    Pėr t'a ēmallur mallin e ēova nė varre.
    Atje ku banorėt e pėrhershėm rrinė.
    Tharė qiparisat dhe nja dy-tre qarre
    Nga malli fėmijve, qė kanė marrė Greqinė.

    Malli im s'vlente para mallit tė tyre,
    Malli i tyre, ishte bėrė rrudhė nė buzė.
    E dalloja qartė nė bebe tė syve
    Nė heshtje pranova,nga ata, ēdo akuzė.

    Shkova nė vėndlindje pėr t'u ēmallur,
    Por ajri,mallin e ngjiti nė maja.
    U ndava prej tij me zemėr tė mardhur
    Dhe shpirtin e lashė,ku oshėtinte rrungaja......

  6. #36
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    S'e dija....?!


    Pa dashje e kam plagosur veten time,
    S'e dija qė zemra,dashuronte kaq marrėzisht.
    Kishja shoqėri me ty, mikja ime,
    Jo si me njė tjetėr,rastėsisht.

    S'e dija qė shoqėria kthehej nė dashuri,
    Nga puthjet nė faqe,tė putheshim nė buzė.
    Kėtė m'a mėsove, pa ndrojtje ti
    Edhe thėrrisje : Dashuria bruzė!

    E shikoja qė zemra nuk kishte mė frena,
    Sa dilte ajo e shtypte me puthje..
    Gjaku si i marrė hynte nėpėr vena
    Dhe shpirti,pėr tė.nė ēdo minutė lutej....

    Pa dashje i hapa plagė vetes time,
    Dashuria nė heshtje tė vretė.
    Ti qė ishje mė e ngushta shoqja ime,
    Tani si njė e dashur mė pretė......

  7. #37
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Ma dėgjoni shpirtin.

    A e dėgjoni shpirtin tim
    Qė flet nė heshtje me potere?!
    Vjen si dallgė, si psherėtim,
    Si njė trokitje mbrapa dere.

    Nga dhimbja vjen krejt i drobitur,
    As buzėt nuk i lag burimi.
    Si zogu i lodhur nga furtuna,
    Dhe s’di se ku ta bėjė ndalimin.

    E ndjej dhe vetė shpirtin e tretur,
    Tek psherėtin mbi njė gėmush,
    Sikur tė jetė njė zė i mekur
    Si njė kazan qė vlon me musht.

    Mė parė se shpirti im tė iki,
    Diku nė qiell a nė hon,
    Si shkallė qė yjet ti ēukisi,
    Do ti vė vargun qė gulēon.,

  8. #38
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Diēka na lidh.......

    (Bisedė me vajzėn e njė moshatareje)


    Gjithnjė po bėhesh edhe mė e bukur,
    Eshtė mosha, ku bukuria stoliset.
    S'ta them pėr joshje,as pėr t'u dukur,
    Si ylli kravanit,kur niset......

    Nga nėna jote,ke vjedhur ngjyrėn e syve,
    Ato sy, qė mė verbuan vite mė parė.
    Diēka na lidh, neve tė dyve,
    Jo gjenetike,por ndoshta njė pėrrallė.

    Kėtė pėrrallė,ndoshta ta kanė treguar,
    Kur tė tundnin nė djep, tė flije gjumė.
    Tė thoshin : Kan' qėnė dy tė dashuruar
    Dhe tė dy u mbytėn nė tė njėjtin lumė.

    Pjesė e pėrrallės ti nuk je
    Dhe s'kishe si tė ishje,se ishja unė
    Ishte dhe njė tjetėr,betohem pėr atė dhe
    Ndajt tė themukurinė mos e mbyt si jotėmė nė lumė......

  9. #39
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Iku dhe kjo ditė.....


    Iku dhe kjo ditė. Erdhi nata prapė.
    Asgjė nuk shijova. Vetėm prapėsi.
    Dielli mė sjell ftohtė,Dimri mė sjell vapė,
    Nata mė sjell frikė edhe pabesi.

    Iku dhe kjo mbrėmje,pa yje nė qiell,
    E nesėrmia sjell,vetveten e saj.
    Prap s'besoj tė ngrohem nga ky "palo" diell,
    Sėrisht do vėrtitem nga skai nė skaj.

    Ikin vetėm ikin,asgjė nuk rikthehet,
    Ikėn koha ime si njė vetėtimė.
    Zihem shpesh me veten dhe me veten grihem.
    Zemra e dalldisur vetėm psherėtin....

    Vetėm, zėrat ēirren, si grifshat mbi pemė
    S'pyesin pėr ditėt, si ikin, si shkojnė.
    Edhe nė mesnatė, nga gjumi tė ngrejnė.
    Si njė gjė prej balte ata egzistojnė.........

  10. #40
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Pas kaq vitesh.....


    Ka gjėra,
    qė koha i lė nė harresė,
    S'kujtohen dhe humbasin,
    si gjilpėra nė kashtė.
    Dikur,pėr dikė,
    kishja debulesė,
    Tani, se di,
    ku jeton dhe a, ėshtė.

    Kujtimin e saj
    ėndrra ma zbuloi,
    Pas kaq e kaq vitesh,
    ma solli pėrballė.
    Ajo flokė gjatė,
    si pėndė palloi,
    Un,si fletė e tharė,
    qė lundron mbi valė.

    Ajo mė thoshte :
    Kush je ti vallė?!
    Unė i thoshja :
    Po ti kush je?
    Ėndra , na solli prapė,
    ballėpėrballė,
    Tė shkrrumbuar tė dyve,
    nga e njėjta rrufe.

Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •