Close
Faqja 27 prej 54 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 538
  1. #261
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Mos harro..........!


    Mos harron dhe ikėn pa mė pėrshėndetur,
    Pa mė thėnė e dashur : Vdeksha unė pėr Ty.
    Se pastaj vetė mėndia ka pėr tė mė mbetur,
    Si njė sahat dore qė s'ka bateri.

    Ashtu si akrepat do tė ngrij dhe unė
    Edhe do rrijė truri plotė dymbėdhjetė.
    Kur ti tė mė duash e do kesh njė punė,
    Do thuash : Po ē'pati?! Qė s'del e mė pretė.

    Atje ku mė le atje mė gjėn prapė,
    Si njė degė e thatė diku nė njė pemė.
    Veē mos u afro se do tė kall datė
    Edhe e tmerruar do tė marrėsh dhenė.

    Prandaj po ta them : Thuam ē'tė kam thėnė
    Dhe me mėndje pas mua mos mė lė.
    Ti pėr mua je Diell edhe Hėnė
    Edhe bota tjetėr pa ty nuk mė nxė.

  2. #262
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Zjarri i shpirtit.........!


    Vargjet e shpirtit,kurrė nuk i ndrydha,
    Shtigje u hapa dhe i lashė tė lirė.
    Nga syri i keq u vara ca hurdhra,
    Qė rrugėn e gjatė ta bėnin mė mirė.

    Tė gjithė e kanė kuptuar flakėrimin shpirtė.
    Mes vargjesh e rrjeshtash veten e kanė gjetur.
    Drita ju kam ndezur,natėn kam bėrė ditė,
    Nė shpresat e jetės ballėlartė kam mbetur.

    Nga kjo ngrohtėsi u shkrinė akullnajat,
    Vapės sė korrikut i solla furtunė.
    Nipėr edhe mbesa,xhaxhallarė e e dajat,
    Me librat e mi trurin vėnė nė gjumė.

    Nė botėn e pseve u futa dhe unė,
    Jo nga vetia ime,por nga njerėzia.
    Nga doli ky djalė me vargjet si lumė,
    Shpresa e gjith' botės u bė..... Dashuria..........!

  3. #263
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Nėse kėrkon njė lutje pėrgjėrimi.....


    Nėse pėrpiqem mes vapės e zhegut,
    Tė tė sjell pak ēaste magjie,
    Eja tė rrimė nėn hijen e shelgut
    Dhe tė puthim ca grimca dashurie.

    Nėse buzėt janė tharė e plasaritur
    Dhe burimi s'i lag e s'i shėron,
    Buzėn tėnde tek mua mbaje ngjitur
    Dhe shiko si zemra nė qiell fluturon.

    Nėse kėrkon njė lutje pėrgjėrimi,
    Nga thellėsi e shpirtit bretharak,
    Mbi gjoksin tėnd kėrkoj tė bėhet zgjimi,
    Tė shkrep rrufe mbi kodrat si manjak.

    Ashtu i djegur e i pėrvėluar
    Do regėtij e nuk do pranoj fund.
    Edhe i vdekur prapė do mė kesh zgjuar
    Me shpirt ndėrdhėmbė do puth sa herė tė mund......

  4. #264
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    S'kemi faj.........!


    Duke tė parė nė sy,
    Diēka prisja tė zbuloja.
    Gabova siē gabon ēdo njeri,
    Si njė hallexhi nga nevoja.

    Gabimin tim ti s'po e kuptoje
    Po vazhdoje njėlloj si mė parė.
    Mė shikoje veē mė shikoje
    Dhe ndoshta mė quajte tė marrė.

    Me shikime tė premtova botėn,
    Gjithēka qė ky rruzull ka.
    Ti s'e kuptove qė je ime motėr,
    Ndaj e shava kėtė botė pa nakafa.

    Tani mė shumė se gjithēka kam mall,
    Malli i njė ndarjeje tė gjatė.
    Ti nuk e di qė mė ke vėlla,
    Ndaj mė shikon sikur kam bėrė mėkatė.

    Unė gabova me shikimet nė sy,
    Tėrheqjen time do ta kuptosh mė vonė.
    Unė tė kam motėr e ti vėlla,pėr Perėndi
    Unė dhe ti s'kemi faj.....Mė kupton?!

  5. #265
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Nė Pėrmetin tim.........


    Nė Pėrmetin tim ka veē trėndafila,
    Rrugic mė rrugic,ballkon mė ballkon.
    Ka dhe bukuroshe, siē ka dhe bandilla
    Dhe nė ēdo petale dashuria rron.

    S'do tė isha djalė,s'do tė quhem burrė,
    Nėse rri shikoj e s'bėj tjetėr gjė.
    Njė puthje tė ėmbėl s'do ta falja kurrė
    Dhe nėse mė ēpon s'do tė ngrija zė.

    Tėrfili i arės, sixhade Sirie,
    Gurgullim e Vjosės, deti Marmara.
    Pėrmbi gjoksin tėnd si njė foshnjė bie
    Era e trėndafilit fluturon mbi kra.

    Nė Pėrmetin tim ka veē trėndafila
    Ka dhe bukuroshe qė tė hanė me sy.
    Dashurinė e mallit e mbylla nė vila
    Edhe po tė vdes, vdes nė dashuri.....

  6. #266
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Tė shikoj Ty.............

    Unė tė shikoj Ty me diellin e agimit
    Ti mė thua....Kaq herėt mė verbon?!
    Malet edhe shpatet i falen thėllimit,
    Vėshtrimet e tua....Hė kė po pushton..!

    Unė tė shikoj Ty me Hėnėn e Prillit,
    Dhe dy sytė e mi jetonė me ankth.
    I gjith trupi yt si gurėt e Grillit,
    Ndizet edhe fiket,s'di pėr kė inatė.

    Unė tė shikoj Ty me flakėn e zjarrit,
    Kongjillat e fikur flėnė nėnė hi.
    Sapo mė afrohesh mė rrallohet ajri,
    Zė tėrbohem unė,tėrbohesh dhe ti.

    Unė tė shikoj Ty me syrin e natės
    Dhe kur yjet flėnė e s'janė dėshmimtarė.
    Ti rri e menduar rreth hirit tė vatrės
    Unė rri i pagjumė pėr puthjen e parė......

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar mė parė nga riza2008 Lexo Postimin
    Mos mendo se jam i urti i botės......


    Ti mos mendo se jam i urti i botės,
    Nga pas tė ndjek si njė sheleg manar.
    Mė ke kuptuar qė mėnd ja hoqa kokės
    Mė ke kuptuar,me ty nuk bėj pazar.

    Por kaq nuk vlen pėr tė mė torturuar
    E ēkopsit gjoksin qė ndrin si meteor.
    Ēdo ndjenjėn time e ke pronėsuar
    Unė prap i urtė e s'di pse mė vjen zor.

    Por unė i urtė s'do tė ngelem gjithmonė,
    Se urtėsia e ka njė kufi.
    Provoje prap',po deshe ngacmomė..
    Si zog me flatra mė ke pėrmbi gji.......
    Pershendetje Riza!
    Vecova kete poezi por natyrisht qe lexova disa dhe me pelqyen.

    Te uroj gjithe te mirat dhe frymezim!

  8. #268
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Pershendetje Riza!
    Vecova kete poezi por natyrisht qe lexova disa dhe me pelqyen.

    Te uroj gjithe te mirat dhe frymezim!

    Pėrshėndetje Beso...Klm...



    Mali i Ēukės........!


    Eshtė ēudia vetė ky mali i Ēukės,
    Me maja stėrmaja si njė piramidė.
    Nė dimėr i bardhė si faqja e ēupės
    Edhe akullnajat si nė Antraktidė.

    Gufa edhe shpella strehė e kafshėrisė,
    Rrrungaja tė thella veē me ujė dėbore.
    Mė rri ditė dhe natė ballėpėrballė shtėpisė,
    Krahėt si shqiponjė,kur mė merr pėrdore.

    Bredha hijerėndė,Rrepe shekullore,
    Lule rozmarine,ēajė edhe bli.
    Vetė perėndia e ka bėrė faltore
    Ndaj dhe shpirtin tim e mban fort nė gji.

    Nė krah ka Ēajupin,pėrballė Sejfullanė
    Dy pena tė arta,nder pėr vėndin tim.
    Ēuka dhe Goliku janė baba dhe nanė,
    Janė Veri dhe Jug,Lindje Perėndim.

    P.S. Mali i Ēukės dhe i Golikut,male nė vėndlidjen e autorit....

  9. #269
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Ē'tė tė them....?!

    Ē'tė tė them,ēfar tė mė thuash,
    Kjo ndjenja jonė ėshtė perėndi.
    Tė them tė dua e tė mė duash,
    Aspak s'e quaj marrėzi.

    Ē'tė tė them,ēfar tė mė thuash,
    Gjithēka ėshtė folur pa ngritur zė.
    Je ngjit' nė qiell qė tė mė ruash
    Edhe nė gjumė vetėm s'mė lė.

    Ē'tė tė them,ēfar tė mė thuash,
    Pėr ne ka folur dhe ky Zot.
    Edhe me plumb po tė mė gjuash,
    E shtėna jote do iki kotė.

    Ē'tė tė them,ēfar tė mė thuash,
    Janė thėnė tė gjitha s'ka ngelur gjė.
    Nė zemrėn time them qė tė vuash
    Si njė princeshė pėr hiēmosgjė.

  10. #270
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Ndoshta ėshtė mė mirė kėshtu.......


    Ndoshta ėshtė mė mirė kėshtu,
    Tė shikoj, mė shikon e me gojė nuk flasim.
    Zemrat i ngurtėsojmė gjithashtu
    Dhe nga malli pėllcasim.

    Ndoshta ėshtė mė mirė kėshtu,
    Nė vetmi pijmė helmin e xhelozisė.
    Thahemi e bėhemi kėrcu
    Dhe dashurisė i vendosim prangat e qelisė.

    Ndoshta ėshtė mė mirė kėshtu
    I hedhim nė erė urat e pėrqafimit.
    Mė quaj e tė quaj hu
    Tė shtrėmbėr si telvikėt e mallkimit.

    Ndoshta ėshtė mė mirė kėshtu,
    I mbushim lumenjtė me lot' pikėllimi.
    Bėhemi tė pamėntė e flasim kuturu
    Dhe nė botėn tjetėr le tė vijė ndėshkimi....

Faqja 27 prej 54 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •