Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489

    Sherime islame per shume semundje (psiqike e fizke)

    Buhariu ka shkruar pėt kėtė sferė nė kapitullin mbi lėshimin e gjakut.
    Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhėruar praktikimin e lėshimit tė gjakut (hixhame): “Nuk ka ilaē qė mund tė krahasohet me lėshimin e gjakut dhe hixhamen.” Hadithin e transmeton Buhariu.
    Tregohet se njė beduin i ėshtė ankur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, pėr kokėdhimbje tė madhe, e ku i ėshtė pėrgjigjur
    “Bėn Hixhami!”.
    Po ashtu mund tė largohet dhembja nga shputat e kėmbėve nėse i bėjmė me kanė. Kėtė hadith e transmeton Ebu Davudi. Ka shumė hadithe qė tregojnė pėr dobinė e lėshimit tė gjakut. Nga ndodhitė qė i pėrkasin lėshimit tė gjakut nga damarėt mund ta veēojmė atė kur Perjgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha mjekut Ebu Ka`bit t`ia prejė lėkurėn dhe t`i lėshojė gjak nga damarėt. Nga hadithi do tė veēojmė: “Ilaēi mė i mire ėshtė lėshimi i gjakut.”, dhe “Hixhamja nap astron neve dhe trupin tone nga jashtė, kurse lėshimi i gjakut nga brenda”
    Hixhamja praktikohet edhe nė vendet e ngrohta, kurse lėshimi i gjakut edhe ne vendet e ftohta.
    Patjetėr duhet larguar hixhames pas larjes mė ujė tė nxehtė, pos nė raste kur gjaku ėshtė shumė i trashė, edhe nė kėtė rast ėshtė mire tė bėhet hixhamja njė orė pas larjes me ujė tė nxehtė. Po ashtu duhet larguar hixhames nė rastet kur barkun e kemi plotė.
    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thėnė: “Hixhameja nė barkun e zbrazėt ėshtė ilaē, e kur ėshtė i mbushur, atėherė ajo ėshtė sėmundje.
    Ibn Maxhe thotė se e ka dėgjuar Ibn Omerin duke thėnė: “Ėshtė mire tė kujdesesh pėr gjakun tėnd, pra ma thirni njeriun qė e bėn kėtė, as shumė tė moshuar e as shumė tė ri, sepse unė personalisht e kam dėgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem , duke thėnė: “Lėshimi i gjakut kur barku ėshtė i zbrazėt ėshtė ilaē mė i mire.” Kjo ėshtė mė e sigurtė dhe e urtė.
    Hixhamja nėn mjekėr na liron nga dhembjet e dhėmbėve dhe fytyrės, kurse nė kėmbė ėshtė mire pėr lėkurėn e kofshės, fluskat, reumatizimin dhe dhėmbjet e shpinės. Dobitė e hixhames janė tė shumta, por hixhamja pėrreth nyjeve ėshtė e dėmshme, sepse dobėson tė mbajturit mend.
    Ahmedi ėshtė i mendimit se nuk ėshtė e preferuar marrja e shpėrblimit pėr hixhame. Por, Ibn Abbasi ka thėnė: “I bėra hixhame Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ai mė pagoi pėr kėtė shpėrblim.” Pra sikur kjo tė ishte gjė e keqe, ai kėtė sigursht se nuk do ta bėnte. Kėtė hadith e transmeton Buhariu. Sa i pėrket vendit tė hixhames, Buhariu transmeton se Ibn Abbasi ka thėnė: “I kam bėrė hixhame Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, nė kokė pėr shkak tė dhėmbjeve”. Nė hadithin tjetėr qėndron se kėtė e ka bėrė pėr shkak tė migrenės (dhembje kronike e kokės) , kurse Enesi ka thėnė: “Pejgamberit i ėshtė bėrė hixhame `fi`l ahede`ajn ve`l-kahil”.
    Transmeton Tirmidhiu.
    Fjala `el-ahede`ajn` do tė thotė `ana e qafės`, kurse `el-kahil` do tė thotė mbi majen e qafės.
    Ebu Hurejre transmeton se Ebu Hindi ka lėshuar gjak nga maja e kokės sė Pejgamberit. Ebu Davudi po ashtu e transmeton kėtė version, derisa Enedi thotė se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i ėshtė bėrė hixhame nė majė tė shputės sė kėmbes, kėtė e transmetojnė edhe Tirmidhiu dhe Nesai.
    Sa i pėrket ditės kur ėshtė mė e mirė tė praktikohet hixhamja, Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thėnė: “Kush bėn hixhame ditėn e shtatėmbėdhjetė, nėntėmbėdhjetė, ose njėzet e njė tė muajit, do tė shėrohet nga ēdo sėmundje.” Kėtė hadith e transmeton Davudi.
    Sa i pėrket fjalės `nga ēdo sėmundje` kjo ėshtė pėr t`u theksuar rėndėsia e madhe e gjakut. Tirmidhiu ka transmetuar hadith identik nga Enesi.
    Ebu Bekri ia ka ndaluar familjes sė tij qė tė bėjnė hixhame ditėn e martė, kurse shembull pėr kėtė e kishte Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem. Po ashtu ka thėnė: “Atė ditė gjaku nuk koagullohet lehtė.”
    Pėr ēdo rast, unė e konsideroj se kjo ndalesė ėshtė e pranueshme kur njeriu ėshtė i shėndoshė, por kur njeriu ėshtė i sėmurė nuk duhet kushtuar rėndėsi se a ėshtė dita shtatėmbėdhjetė ose njėzetė ose cilado ditė tjetėr.
    El-Xhelali ka thėnė: “Ismail bin Asimi mė ka thėnė se Hambeli u ka thėnė se Ahmed ibn Hambeli ka bėrė hixhame kur ndjente tension pa marrė parasysh kohėn.”
    Tradita e hixhames rrjedh nga Isfahani. Dijeni se nėse lėshojmė gjak nga vendi i gabuar, ose kur ajo nuk ėshtė e nevojshme, mund t`i rrezikojmė funksionet trupore, sepse atėherė do t`i largojmė lėngjet trupore tė sėmura dhe tė shėndosha.
    Mjekėt konsiderojnė se duhet tė bėjmė hixhame kur tė `perėndojė` hėna, kurse gjakun duhet lėshuar kur hėna ėshtė e plotė.
    Ēdokush qė ka probleme me digjestionin (tretjen) duhet larguar nga lėshimi i gjakut dhe hixhamja, apo njeriu qė kėndellet nga ndonjė sėmundje, personat e moshuar, personat me bark dhe mėlēi tė dobėt, kush ėshtė i ėnjtur nė fytyrė ose shputa tė kėmbėve, grate shtatzėne, ato qė sapo kanė lindur fėmijė, si dhe ato qė kanė pastrime mujore.
    Koha mė e mire pėr lėshim tė gjakut dhe hixhame ėshtė dita e hėnė nė ēfarėdo kohe, ose dita e martė gjatė ditės. Pranvera ėshtė koha mė e mirė pėr lėshimin e gjakut, pastrimin e trupit me vjellje, humbjes sė frikės nga sėmundjet, si dhe pėr tė forcuar aktivitetin seksual
    Vera ėshtė koha e ushqimeve tė ftohta e cila e shkatėrron tėmblin, koha kur pakėsohet aktiviteti seksual, kur pakėsohet humbja e gjakut rritet numri i larjeve me ujė tė nxehtė.
    Njeriu duhet ta prźt dimrin duke mbajtur veshje tė ngrohtė dhe duke ngrėnė ushqim gtė forte, siē ėshtė gjella me mish dhe perime.
    Ka shumė hadithe tė cilėt flasin pėr kėtė kurse, kurse tėrė atė qė u cek mė lartė e transmeton Buhariu.
    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thėnė: “Aisheja radijall-llahu anhu, ua kalon grave tjera ashtu siē ua kalon gjella me mish dhe perime (serid) ushqimeve tjera,”
    Vėrtet njeriu duhet tė anojė kah rrjedhja normale e gjakut dhe lėngjeve tė tjera tė trupit, kurse dimrit duhet intensivisht tė ushtrojė, por edhe tė rritė aktivitetin e tij seksual.


    Disa nga konditat ku mund te perdoret me sukses hixhama jane:

    1. Dhimbja e kokes
    2. Dhimbjet e shpines e shtylles kurrizore ne pergjithesi
    3. Arthritet
    4. Kapslleku dhe barkeqitjet
    5. Dobesimi nga arsye te ndryshme
    6. Shiatiku apo ishiazi
    7. Probleme te lekures
    8. Shterngime periodike te barkut
    9. Mbipesha
    10. Depresioni dhe migrena
    11. Steriliteti tek femrat dhe meshkujt







    Habet sevda - Fara e zeze

    --------------------------------------------------------------------------------
    Fara e Zezė (Nigella Sativa), Ilaci i ēdo Sėmundjeje (mjekesia Islame)



    Fara e zezė ėshtė bimė njėvjeēare, qė rritet deri nė 30 cm. Me kėrcell tė drejtė dhe me degėzime e gjethe te holla, me lule blu nė tė pėrhirtė, me bishtajė dhe fara tė dhėmbėzuara.


    Vendi i saj ėshtė Azia Perėndimore dhe ajo kultivohet nė shumė zona tė Azisė dhe tė Detit Mesdhe, pėr farat e saj tė cilat mblidhen kur piqen.
    Farat e bimės kanė njė pėrbėrje vaji tė qėndrueshėm (melanitin) prej 40% dhe rreth 1.4 % vaj tė avullueshėm.


    Vaji i farės sė zezė pėrmban njė numėr acidesh tė yndyrshme bazė.
    Fara e zezė pėrmban lėndė Nigellone, e cila ėshtė njė lloj antioksidi natyral, si dhe Glutathione. Fara e zezė pėrmban gjithashtu acid Arginine.


    Pejgamberi ynė, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Me tė vėrtetė, kjo fara e zezė ėshtė shėrim pėr ēdo sėmundje, pėrveē helmueses.” Aisha tha: “Ē’ėshtė helmuesja?” Pejgamberi tha: “Vdekja!” [Trans. Buhariu].


    Mjeku i lashtė grek, Destordhiris (ka jetuar nė shekullin e parė pas lindjes sė Isait alejhi selam), thotė: “Farat e farės sė zezė pėrdoren si ilaē pėr dhimbjet e kokės, gripit, dhembjet e dhėmbėve dhe krimbat e stomakut. Ato pėrdoren shumė edhe si nxitės urinimi, nxitės menstruacionesh dhe shtues tė qumėshtit tek nėnat gjidhėnėse.


    Mjeku i njohur arab, Ibėn Sina (Avicena – vdekur nė vitin 428 Hixhri), nė librin e tij tė shumėnjohur “Statuti i mjekėsisė”, thotė: “Shuneza (fara e zezė) ėshtė bimė e hidhėt qė ndalon gėlbazėn, pastron kanalet e frymėmarrjes, shpėrbėn gazrat dhe fryerjet e barkut, pastron nė maksimum. E pėrzierė me uthull ajo shėrben si ilaē pėr puērrat laktike, duke i lyer ato. Ajo shpėrbėn tumorėt flegmatikė dhe tė ngurtė. Po kėshtu, e pėrzierė me uthullėn, ajo pėrdoret pėr plagėt flegmatike dhe pėr zgjeben e qelbėzuar. Fara e zezė bėn dobi pėr ftohjen, veēanėrisht e bluar dhe e ruajtur nė enė tė bėrė me fije liri. Ndihmon nė dhimbjen e ftohtė tė kokės, duke lyer ballin. Nėse lihet nė uthull pėr njė natė, pastaj bluhet dhe i jepet tė sėmurit pėr ta nuhatur me hundė, i bėn dobi nga dhembjet kronike tė kokės. Ajo vret krimbat e barkut, qoftė edhe vetėm me lyerjen e barkut mbi kėrthizė. Nxit menstruacionet duke u pėrdorur disa ditė, dhe pihet e pėrzierė me mjalt dhe ujė tė nxehtė pėr gurėt nė veshka dhe nė fshikėzėn e urinės.”


    Njė mjek tjetėr i njohur arab, Daud el Antaki, thotė: “Pėrdorimi i farės sė zezė ēdo mėngjes, tė skuqur bashkė me rrush tė thatė, skuq lėkurėn dhe e pastron atė. Pluhuri i saj ndėrpret hemorroidet me ngrėnie dhe lyerje. Nėse skuqet me vaj ulliri dhe pikohet vaji nė vesh, shėron nga mosdėgjimi, sidomos me yndyrėn e farės sė jeshile. Tymi i saj largon parazitėt. E pėrzierė me ujin e bimės Colocynth dhe tė bimės Ėormėood largon parazitėt e barkut duke e lyer barkun mbi kėrthizė...”


    Janė bėrė disa kėrkime shkencore pėr tė vėrtetuar se fara e zezė ka veti antikancerore dhe forcuese tė sistemit imun i cili mbron organizmin nga mikrobet dhe viruset e ndryshme.


    Mjekėt e specializuar nė bimėt natyrale kėshillojnė pėr pėrdorimin e farės sė zezė ashtu si ėshtė, duke e bluar dhe e pėrdorur menjėherė pas bluarjes dhe jo tė lihet e bluar, sepse vaji avullues qė ajo pėrmban, avullon shpejt dhe kėshtu i ikin tė gjitha vetitė shėruese. Kurse vaji i farės sė zezė qė ekziston sot nė treg nuk ka veti kuruese qė mund tė pėrmenden, sepse ai ėshtė vetėm vaj i qėndrueshėm, kurse vaji i avullueshėm ka avulluar gjatė fabrikimit tė tij.


    Fara e zezė e bluar mund tė pėrdoret e pėrzierė me mjalt, apo duke e tretur nė ujė apo nė qumėsht. Ky ėshtė pėrdorimi mė i mirė i farės sė zezė.
    Mėnyra mė e thjeshtė pėr marrjen e farės sė zezė ėshtė duke vendosur njė lugė nga fara e zezė nė njė pjatė me kos lope ku shtohet edhe vaj ulliri. Kjo ėshtė pjata mė e dobishme e mėngjesit dhe e mbrėmjes.




    Pėrmbledhje me dobitė e farės sė zezė:


    -Fara e zezė ndihmon nė ruajtjen konstante tė temperaturė sė trupit.
    - Fara e zezė ndihmon nė ardhjen dhe shtimin e qumėshtit te nėna gjidhėnėse.
    - Fara e zezė ka ndikim nxitės nė sistemin imun.
    - Fara e zezė ėshtė ushqim i shėndetshėm dhe i rėndėsishėm pėr fėmijėt, gratė dhe tė moshuarit, pėr shkak tė pėrmbajtjes sė saj ushqimore tė shumėllojshme.


    Vėrejtje: Pėrdorimi i farės sė zezė pėr sėmundje serioze dhe tė komplikuara, duhet tė bėhet pas kėshillimit me mjekun specialist nė bimėt mjekėsore, me qėllim qė tė arrihet suksesi sa mė i plotė dhe i shpejtė, si dhe pėr tė parandaluar ndonjė komplikim apo efekt anėsor tė mundshėm, sidomos me pėrzierjen e farės sė zezė me bimė tė tjera mjekėsore.



    Fara permban perafersisht 38% karbohidrate, 35% vajra te ndryshem, 21% albumin dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substanca te ndryshme. Per t’u permendur jane: vajrat acidike te pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

    Vecorite e vajrave acidik te pangopur:

    •Ndihmojne metabolizmen e trupit
    •Nevojiten ne rritjen,zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
    •Ndihmojne ne zhvillimin e hormoneve dhe ne formimin e nje sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtes te shendetshem.
    •Pengojne shtimin e substancave qe dergojne sinjale alergjike
    •Ndalojne qelizat mbrojtese (imunitare) te punojne me shume se c’duhet.
    •Kolesterolin ne gjak e kthejne ne nivelet normale
    •Pengojne bllokimin e damareve duke rregulluar strukturen e tyre dhe njekohesisht shpejtesin e qarkullimit te gjakut
    •Ulin tensjonin dhe reduktojne rrezikun e ashpersimit te damareve dhe infraktit ne zemer
    •Ndihmojne ne permiresimin e shpejt te plageve
    •Trupi i njeriut nuk i prodhon kete vajra dhe eshte i detyruar t’i marre nga jasht, 1gr. Vaji i Fares se Zeze eshte i mjaftueshem per nevojat ditore.
    Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojne rruget e frymarjes, lehtesojne kollitjen, pengojne qelbezimin dhe ndalojne dhimbjen. Nese perdoren rregullisht ulin sheqerin ne gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajne rol ne prodhimin e enzimave dhe forcojne sistemin mbrojtes. Acidi Folik rredukton rrezikun e tensjonit dhe semundjeve te zemres, gjithashtu eshte i nevojshem ne rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojne sistemin mbrojtes te trupit.

    Pervec efektit qe jep Fara e Zeze ne sistemin imunitare,metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njekohesisht pastron trupin nga substancat e demshme te quajtura Toxin, perforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon ne funksjonin e zorreve dhe rrit shkelqimin e flokeve dhe lekures. Ul tensjonin dhe temperaturen dhe kryen funksjonin e antibiotikeve. Eshte mjaft efektif ndaj semundjeve alergjike si Asthma dhe alergjia ndaj polenave. Per efektin qe ka ne sistemin imunitare eshte i keshillushem perdorimi ne semundjet si AIDS-si, kanceri etj.


    Es-Selam Alejkum

    Ja disa te dhena per faren e zeze,shpresojm qe do te ndihmojn gjithve

    HABETU SEVDA - FARA E BEREQETIT

    Na gėzon fakti qė t`iu paraqesim nė kėtė fletushkė disa prej fshehtėsive dhe dobive pėr “kokrrėn e zezė” e cila ėshtė njė ndėr mrekullitė e Muhamedit(alejhi selam) nė sferėn e mjekėsisė, krahas tė tjerave mrekulli.

    Muhamedi(alejhi selam) para 14 shekujve na ka treguar se nė “kokrrėn e zezė” ka shėrim nga ēdo sėmundje.

    Ebu Hurejra r.a tregon se Muhamedi alejhi selam ka thėnė:
    “Shėrbehuni me kokėrr tė zezė sepse nė tė ka shėrim pėr ēdo sėmundje pėrveē vdekjes.”
    [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

    Kokrra e zezė ndryshe emėrtohet edhe si kokrra e bereqetit, lihanėz, qimoni i zi, kumini i zi, kumini indian, kokrra e kamenderit etj. Ndėrsa nė latinisht quhet Nigela Sativa.

    Kokrra e zezė pėrbėhet prej disa elementeve me ndikim tė cilat kanė aromė tė kėndshme, dobi tė ēuditshme etj.
    Nė tė ka fosfat, hekur, fosfor, karbohidrate, vajra qė kanė sekretet e veta. Pėrmbajnė antibiotik tė gjallė qė shkatėrrojnė viruset dhe gjėra tė tjera si: tė pėlleshme aktive, po ashtu pėrmban enzime tretėse [materie tretėse] anti acetike si dhe materie qetėsuese dhe aktivizuare nė tė njėjtėn kohė.

    E sa e sa ēudira, sekrete dhe dobi gjinden nė farėn e zezė qė ende nuk i kanė hasur hulumtuesit.Pa dyshim, atė do ta gjejnė se u mjafton nga barnatorja dhe mjeku, e nė veēanti vaj i saj.
    Shkenca bashkėkohore vėrteton kėtė mrekulli!

    Prej kur ka treguar Muhamedi alejhi selam se nė kokrrėn e zezė ka shėrim pėr ēdo sėmundje, shpjeguesit e shkencės sė hadithit u orvaten, secili nė bazė tė angazhimit dhe mundėsisė qė posedon, qė ta sqarojnė dhe ta vėrtetojė se vėrtetė nė kokrrėn e zezė ka shėrim pėr ēdo sėmundje duke pėrmendur disa sėmundje qė shėrohen pėrmes kokrrės sė zezė.

    Mirėpo ato sėmundje qė ata i pėrmendėn janė shumė pak dhe simbolike.
    Andaj si mund tė pėrputhet fjala “ēdo” e pėrmendur nė hadithin e lartshėnuar "ka shėrim prej ēdo sėmundje" shpjegues?
    Kjo pyetje mbeti kėshtu gjatė pa pėrgjigje bindėse deri sa deshi Allahu qė njė mjekė mysliman nė Amerikė i quajtur Dr.Ahmed el-Kadi, Allahu e shpėrbleftė e sqaroj mrekullinė profetike dhe e pėrhapi publikisht.

    Ai duke qenė i specializuar ne medicinė, pasi qė lexoj hadithin e kokrrės sė zezė u inspirua tė mendoj se patjetėr kokrra e zezė duhet tė ketė lidhje me diēka nė trupin e njeriut qė ka lidhje me ēdo sėmundje dhe ajo ėshtė sistemi i imunitetit.
    Ky sistem ėshtė pėrgjegjės kryesor pėr mbajtjen e trupit tė njeriut nga ēdo sėmundje qė e sulmon.

    Kėshtu pra Dr.Ahmedi u pėrqendrua nė sistemin e imunitetit dhe solli njėzet vullnetar pėr tė bėrė provė.
    Disa prej tyre i pajisi me kokėrr tė zezė. Pas disa ditėsh, personat qė kishin pėrdorur kokrrėn e zezė, vėrejtėn pėrmirėsim tė dukshėm nė sistemin e imunitetit.

    Pastaj zgjodhi 2 qeliza nga qelizat e sistemit tė imunitetit nė gjak.
    Njėra prej tyre ndihmon sistemin mbrojtės, kurse tjetra ushqehet me baktere.

    - Sa i pėrket qelizės sė parė, nė studimin e tij se sa ka ndikuar nė tė kokrra e zezė, ka konstatuar se ėshtė pėrmirėsuar pėr 72%.
    - Kurse qeliza e dytė qė ushqehet me baktere dhe sėmundja ėshtė pėrmirėsuar, sipas konstatimit tė tij, del pėr 73%.
    Kjo ėshtė sa i pėrket kokrrės sė zezė nė veēanti.

    Mirėpo Dr.Ahmet el-Kadi ka thėnė se nė Kuran ėshtė njė ajet qė flet pėr mjaltė, fjala e Allahut...
    “Nė tė [mjaltė] ka shėrim pėr njerėzit.” [Kaptina En-Nahl: 69].
    E pėr se tė mos i bashkojmė: shėrimin e Kuranit [mjaltin] me: shėrimin e Sunetit: [kokrrėn e zezė]?

    Bazuar nė kėtė, Ai pėrgatiti njė bari tė kompozuar prej mjaltės sė bletės dhe kokrrės sė zezė duke i shtuar edhe hudhėr, e cila po ashtu ka dobi tė shumta dhe ēudira.
    Dhe me kėtė komponim ka mjekuar tė sėmurė nga kanceri dhe si rezultat i pėrdorimit tė kėtij bari, ka vėrejtur pėrmirėsim nė qelizat qė ndihmojnė sistemin e imunitetit nė 200%, kurse qelizat ngrėnėse tė baktereve janė pėrmirėsuar 300%.

    Dr.Ahmeti u paraqit me kėtė hulumtim nė Unionin e Instituteve Amerikane tė Shkencave Eksperimentale Biologjike.
    Unioni ia miratoi kėtė hulumtim dhe e publikoi nėpėr agjencitė botėrore tė lajmeve ku u pėrhap fama e tij.


    Forma dhe pėrshkrime tė provuara nė mėnyrėn e shėrimit me kokėrr tė zezė:
    1. Pėr shėrimin e kokė-dhembjes: Ibnul Kajjimi nė librin e tij - Zadul Mead - nė pjesėn speciale rreth - Mjekėsisė pejgamberike - ka thėnė: Lyerja e kokės me vaj [vajimi] i kokės me tė [vaj tė kokrrės], bėnė dobi kundėr kokė-dhembjes sė ftohėt.
    -Mėnyra e dytė: “Lyerja e vendit tė dhimbjes sė kokės duke fėrkuar me vaj tė kokrrės sė zezė”.
    -Mėnyra e tretė: “Pėrzihet lėngu [vaji] i kokrrės sė zezė me vaj ulliri dhe ky komponim pikohet nė hundė”.

    2. Pėr shėrimin e migrenės [dhimbjes sė gjysmės sė kokės apo fytyrės]:
    Merret njė sasi e lėngut tė karafilit tė bluar dhe pak vaj i kokrrės sė zezė duke i pėrzier mirė me miell elbi derisa duke i shtuar mjaltė bėhet si brumė.
    Kjo materie e pėrfituar vendoset nė vendin e dhimbjes dhe shtrėngohet me ndonjė leckė nė mbrėmje duke e mbajtur pėr tri ditė rresht, duhet pirė vaj tė kokrrės sė zezė nga njė lugė tė vogėl nė mėngjes [esėll].

    3. Pėr shėrimin e Rrufės
    [flamės]:
    Ka thėnė Ibnul Kajjimi nė “Zadul Mead”: “Nėse ndrydhet kokrra e zezė [bėhet pudėr] dhe qitet nė fasulet [napė] pėr ta afruar te hunda dhe qė tė pėrthithet gjithherė, largohet flama.
    Po nėse fėrgohet kokrra e zezė, pastaj ndrydhet duke qenė e njomė dhe qitet nė vaj tė ullirit, pastaj pikohet tri herė apo katėr herė nė ditė, ndihmon pėr ta luftuar flamėn e paraqitur me teshtitje intensive”.

    4. Pėr shėrimin e dhembjes sė dhėmbėve dhe mishit tė tyre dhe dhembjeve tė bajameve dhe fytit:
    Ka thėnė Ibnul Kajjimi: Nėse zihet kokrra e zezė me uthull dhe pastaj shpėrlahet goja me lėngun e pėrfituar nga zierja, ndihmon kundėr dhimbjes sė dhėmbėve nga tė ftohtit.
    -Mėnyra tjetėr: Lėngu i pėrfituar nga vlimi i kokrrės sė zezė pėrdoret duke e shpėrlarė gojėn, por edhe duke gargaritur, pastaj me vaj tė kokrrės sė zezė lyhet fyti prej anės sė jashtme dhe bajamet nga ana e brendshme.
    Hahet njė lugė me kokėrr tė zezė tė zier duke e pėrtypur dhe gėlltitur kur ėshtė esėll.

    5. Shėrimi i dhembjeve tė veshit dhe shurdhimit tė rastit:
    Pėr trallisje: Tė lyhet tėmthi nė dy anėt [pjesa nė mes tė ballit, faqeve dhe veshit] dhe pjesa e pasme e kokės me vaj tė kokrrės sė zezė.
    Pėr dhimbje tė veshit: Pikohet nė vesh vaji i kulluar mirė i kokrrės sė zezė.

    6. Pėr shėrimin e sėmundjeve tė syrit: Lyhet pjesa rreth syrit me vaj tė kokrrės sė zezė para se tė flejė.
    Disa pika tė kėtij vaji pihen me ēfarė do pije tė nxehtė apo me lėng tė thjeshtė tė karotės [shargarepit].

    7. Pėr shėrimin e shtangimit tė fytyrės: [paralizės sė fytyrės - Fascialis paralysis]:
    Ibnul Kajjimi ka thėnė: “Nėse pėrdoret vaji i kokrrės sė zezė pėrmes hundės, bėn dobi kundėr paralizės sė fytyrės.”

    8. Pėr shėrimin e pagjumėsisė [insomnisė]: “Gotės me qumėsht tė ėmbėlsuar me mjaltė i shtohet njė lugė e kokrrės sė zezė dhe pihet.”

    9. Pėr shėrimin e meningjit [cipės sė trurit] dhe trurit: Pihet njė lugė me kokėrr tė zezė dhe pihet lėngu i manaferrės.

    10. Pėr shėrimin nga gajasura - mekja - [frymėmarrjes me ndėrprerje nga lodhja] dhe frymėmarrjes me vėshtirėsi [gulēimit]: Ibnul Kajjimi ka thėnė: Nėse pihet njė sasi e vogėl e kokrrės sė zezė me ujė, ndihmon nga gajasura dhe frymėmarrja me vėshtirėsi [tarentula].

    11. Pėr shėrimin e astmės: Inhalohet avulli i vajit tė kokrrės sė zezė nė mėngjes dhe mbrėmje duke futur nė gojė ēdo mėngjes dhe ēdo mbrėmje njė lugė me vaj tė kokrrės sė zezė, i cili pėrpihet pasi tė ketė qėndruar njė kohė nė gojė, me kusht qė kjo tė bėhet, nė mėngjes, para ushqimit.
    Preferohet qė pėrveē kėsaj tė lyhet kraharori dhe fyti me vaj tė kokrrės sė zezė para gjumit.
    Nė pėrgjithėsi sugjerohet pėrdorimi sa mė i tepėrt i kokrrės sė zezė, sepse njė materie qė gjendet nė tė, ndihmon nė shėrimin e krizave tė astmės, nė rastet e ndryshme tė kollitjes si dhe nė shėrimin e kollit tė bardhė [gėrhitjes].

    12. Pėr shėrimin e zemrės dhe qarkullimit tė gjakut: Kėshillohet qė sa mė tepėr tė pihet vaji i kokrrės sė zezė.

    13. Pėr shėrimin e tensionit tė lartė tė gjakut: Ēdo lloj pijeje tė nxehtė i shtohen disa pika tė vajit tė kokrrės sė zezė.

    14. Pėr shėrimin e tė gjitha sėmundjeve tė gjoksit dhe bronkitit:
    Njė lugė e madhe me vaj tė kokrrės sė zezė, pėrzihet nė njė enė me ujė. Nxehet uji derisa tė fillon tė avullohet dhe pėrthithet ai avull. Mbi kokė duhet tė mbahet njė peshqir. Krahas kėsaj duhet pėrdorur lėngun e vluar tė trumzės sė pėrzier me vaj tė kokrrės sė zezė, mėngjes e mbrėmje.

    15. Pėr tretjen e acideve: Disa pika tė vajit tė kokrrės sė zezė qiten nė njė gotė me qumėsht tė nxehtė dhe mė pas ėmbėlsohet me mjaltė.

    16. Pėr shėrimin e sėmundjeve tė lukthit dhe zorrėve:
    Ka thėnė Ibnul Kajjimi: “Kokrra e zezė e pakėson lagėshtinė [thartirėn] e lukthit”

    17. Pėr shėrimin e lėndimit tė lukthit: Njė lugė tė vogėl tė vajit tė kokrrės sė zezė qitet nė njė filxhan me mjaltė, pastaj pėrzihet me njė lugė lėvore tė njoma tė shtegės.
    Kėshtu nė periudhėn prej dy muajsh, nė ēdo mėngjes kur ėshtė esėll, hahet materia e fituar dhe pas saj pihet njė gotė me qumėsht pa sheqer.

    18. Pėr shėrimin e shtangimit tė zorrėve: Merren sasi tė barabarta prej jensonit [lloj marule], kumnit dhe mendrės. Pėrzihen tė gjitha, vlohen dhe ėmbėlsohen me mjaltė.
    Kėtij kompozimi i shtohet njė lugė e vogėl me vaj tė kokrrės sė zezė dhe pihet duke qenė i nxehtė.
    Preferohet lyerja e vendit ku ka dhembje me vaj tė kokrrės sė zezė.

    19. Pėr shėrimin e mėlēisė [shetkės]: Njė shtresė e brumit tė fituar nga kokrra e zezė me vaj tė ullirit, qitet nė ndonjė fashė dhe para se tė flejė vendoset nė anėn e majtė pasi tė jetė ngrohur pak. Nė tė njėjtėn kohė, duhet pi njė gotė tė ujit tė vluar tė ang.fenugreek me mjaltė tė pėrzier me njė lugė tė vogėl tė vajit tė kokrrės sė zezė.
    Kjo terapi duhet tė zgjasė dy javė.

    20. Pėr shėrimin e fryrjes dhe lirimit tė gazrave: Ka thėnė Ibnul Kajjimi:
    “Kokrra e zezė, largon fryrjen [vajtjen], hap kanalet e mbyllura dhe liron gazrat”.
    Mėnyra: Filxhanit tė kafes apo gotės sė ēajit i shtohen tri pika tė vajit tė kokrrės sė zezė.

    21. Pėr shėrimin e jashtėqitjes: Njė jogurti i qitet njė lugė e madhe me vaj tė kokrrės sė zezė dhe pihet. Kjo terapi merret derisa tė humbet jashtėqitja krejtėsisht nė periudhėn prej tri ditėsh.

    22. Pėr shėrimin e dobėsimit seksual: Bluhen 200 gr. prej kokrrės sė zezė mirė me vaj tė ullirit dhe i shtohen kėto materie: 100 gr arab, luban mashkullor - tė bluar [lloj gome apo guri, qė nxirret prej disa bimėve, i cili pėrtypet si ēamēakėz dhe nuk pėrpihet], 50 mil vaj tė kokrrės sė zezė, 50 mil vaj ulliri dhe 200 ml mjaltė tė kulluar.
    Tė gjitha kėto pėrzihen dhe duhet ngrėnė njė lugė prej kėtij komponimi me ēdo racion ushqimi.

    23. Pėr stimulimin e sasisė sė urinės, gjakut menstrual dhe qumėshtit: Ibnul Kajjimi ka thėnė:
    “Nėse ndrydhet [bluhet] kokrra e zezė, brumoset me mjaltė, shkrihet pastaj me ujė tė nxehtė dhe pihet, ndihmon nė rritjen e sasisė sė urinės, gjakut tė menstruacionit dhe qumėshtit po nėse konsumohet shumė ditė”.
    Mėnyra tjetėr: Lyhet kocka publike [e mbi vetės] me vaj tė kokrrės sė zezė, tė ėmbėlsuar me mjaltė, ēdo ditė para gjumit.

    24. Pėr shėrimin e shpinės dhe dhembjeve tė nyejve [reumatizmit]:
    Ngrohet mesatarisht vaji i kokrrės sė zezė dhe nė vendin e dhembjes bėhet masazh e fortė me vajin e ngrohur.
    Krahas kėsaj pihet njė lugė e madhe e vajit tė kokrrės sė zezė tri herė nė ditė.
    Mėnyra tjetėr: Mjalti i pėrzier me vaj tė kokrrės sė zezė pihet. Ky komponim i largon dhimbjet e nyejve.

    25. Pėr shėrimin e [varrave] plagėve tė rėnda dhe tė lehta: Njė grusht me kokrra tė zeza vlohet nė njė enė me ujė, pastaj me kokrrat e vluara mbulon plagėn pėr 15 minuta ose mė tepėr, duke lėvizur vendin e saj vetvetiu.
    Pas kėsaj, para se tė flejė, lyhet plaga me vaj tė kokrrės sė zezė duke mos e lidhur as shtrėnguar me diē.

    26. Shpejton ngjitjen e thyerjeve: Gjella e pėrgatitur prej thjerrėze [lloj groshe e quajtur nė arabisht ades], qepe, vezėve tė ziera dhe njė lugė tė madhe tė pluhurit [pudrės] sė kokrrės sė zezė.
    Nė anėn tjetėr duhet bėrė masazh vendet e afėrta me ashtin e thyer qė e pasojnė fashėn [gjipsin] me vaj tė kokrrės sė zezė. Pas heqjes sė gjipsit nga vendi i lėnduar, lyhet vendi me vaj tė ngrohur tė kokrrės sė zezė dhe bėhet masazh.

    27. Pėr forcimin e eshtrave tė butė dhe paralizės sė fėmijėve: Nė njė dhomė tė ngrohtė, fėmija i zhveshur krejtėsisht, shpėrthehet lehtė me thera tė peshkut duke i bėrė masazh mė pas me vaj tė kokrrės sė zezė dhe duke e pirė tri herė nė ditė nga njė lugė tė vajit tė peshkut.

    28. Pėr ndėrprerjen e rėnies sė flokėve: Duhet ta lyesh lėkurėn e kokės me limon duke pėrfshirė gjithė kokėn.
    Dhe nė atė gjendje duhet tė qėndrosh 15 minuta.
    Pastaj laje kokėn me ujė dhe shampon. Kur ta pėrfundosh larjen, tere kokėn mirė dhe lyeje me vaj tė kokrrės sė zezė tėrė lėkurėn e kokės. Nė kėtė mėnyrė vazhdo njė javė dhe nėse donė Allahu, do tė ndėrpritet pėrfundimisht rėnja e flokėve.

    29. Pėr shėrimin e zgjebes: Njė lugė me kokrra tė zeza tė ndrydhura, njė filxhan me uthull tė butė dhe njė lugė e vogėl me lėng tė hudhrės, tė gjitha kėto pėrzihen dhe me kėtė konponim lyhet vendi me zgjebe, pasi tė jenė larguar qimet e vogla pėrreth dhe pasi tė jetė ngacmuar [prerė] zgjeba.
    Pastaj lidhet vendi i lyer dhe lihet ashtu i lidhur prej mėngjesit deri nė mbrėmje.
    Lyhet me vaj tė kokrrės sė zezė gjatė njė jave.

    30. Pėr shėrimin e urdhjes [sėmundje e lėkurės]: Pjesa e pėrfshirė me urdhje, lyhet me vaj tė kokrrės sė zezė ēdo ditė.

    31. Pėr shėrimin e hurdhave [likeneve] dhe tė gjitha llojeve tė tyre: Marrim njė gotė me kokėrr tė zezė tė ndrydhur, njė gotė me uthull tė mollės dhe njė gotė me vaj tė kokrrės sė zezė.
    Sė pari vlohet uthulla e mollės, pastaj i shtohet gota me kokėrr tė zezė dhe pėrzihet derisa tė shteret njėra nė tjetrėn. Me kėtė materie lyhet pjesa e sėmurė nė afat prej njė jave.

    32. Pėr shėrimin e lythave: Lyhet lythi me fletė tė burdullakut [bot.] dhe pasi tė teret lyhet me vaj tė kokrrės sė zezė. Kėshtu vepron 15 ditė, duke pirė tri herė gjatė kėsaj periudhe nga njė lugė tė vogėl me vaj tė kokrrės sė zezė.

    33. Pėr shėrimin e vitiligos [sėmundje e lėkurės] dhe gėrbulės - lebrės: Ibnul Kajjimi ka thėnė:
    Kokrra e zezė ėshtė e dobishme kundėr gėrbulės. Nėse kokrra ndrydhet me uthull dhe pastaj lyhet me tė gėrbula, vitiligoja e zezė [sėmundja e lėkurės qė e bėnė lėkurėn e zezė ose e qėron dhe e zverdhė] dhe zbokthi i trashė,
    bėnė dobi dhe i shėron kėto.

    34. Pėr shėrimin e akneve [puērrave]: Njė gotė me kokrra tė zeza dhe gjysmė gote me lėvore tė shegės ndrydhėn nė njė enė. Pasi tė ndrydhėn pėrzihen me njė gotė uthull tė mollės. Ky komponim i fituar ngrohet deri nė temperaturėn sa mund t’i pėrballojė lėkura e tė sėmurit. Pastaj materia e nxehtė e pėrfituar pėrzihet me masė tė barabartė tė vajit tė kokrrės sė zezė dhe lyhen pastaj aknet dhe lythat.

    35. Pėr shėrimin e sėmundjeve tė lėkurės nė pėrgjithėsi: Duhet tė kompozohen sasitė e barabarta tė vajit tė kokrrės sė zezė dhe vajit [lėngut] tė trėndafilit dhe sasia e dyfishtė e miellit tė grurit [p.sh 100 ml vaj + 100 ml vaj + 200 gr miell]. Vendi i sėmurė pastrohet mirė me materien e pėrfituar dhe nė mėngjesin e hershėm drejtohet kah rrezet e diellit. Preferohet qė gjatė murimit, i sėmuri tė heq dorė nga ushqimet qė shkaktojnė alergji si: veja, peshku, mango etj.

    36. Pėr shėrimin e dermatistit [ikzimeve] - pezmatimit akut tė lėkurės: Vendi i pezmatuar lyhet me vaj tė kokrrės sė zezė.

    37. Pėr shėrimin e gjendjeve tė nervozizmit: Nė filxhanin me kafe apo me ēaj i qesim 5 pika tė vajit tė kokrrės sė zezė.

    38. Pėr shėrimin e kancerit lokalal: Vendi i sėmundjes lyhet me vaj tė kokrrės sė zezė tri herė nė ditė dhe pas ushqimit merret lėngu i karotės i pėrzier me njė lugė tė kokrrės sė zezė tė ndrydhur nė afat prej tre muajsh.

    39. Pėr shėrimin e sėmundjes sė sheqerit: Njė gotė me kokėrr tė zezė tė ndrydhur, njė lugė me kopėr [bot. Bimė aromatike, pėrdoret pėr gjella] tė njomė, gjysmė gote me kokėrr tė krenit tė egėr [perime qė ka fara djegėse, arab. Habbur-reshad], njė gotė me lėvore tė bluara tė shegės, njė gotė me fara tė bluara kėto pėrdorėn sė bashku me vaj tė kokrrės sė zezė kur ėshtė esėll.

    40. Pėr shėrimin e sėmundjeve gjinekologjike dhe obstetrike: Jensonit [lloj marulle] tė vluar dhe tė ėmbėlsuar me mjaltė, i shtojmė njė lugė tė vogėl me vaj tė kokrrės sė zezė dhe pihet 5 herė nė ditė gjatė periudhės prej 40 ditėsh. Preferohet pėrdorimi i vajit tė kokrrės sė zezė me ēdo pije tė nxehtė pėr tė gjitha sėmundjet gjinekologjike.

    41. Pėr pastrimin e kthjelltėsisė sė fytyrės: Pėrziej njė lugė tė vajit tė kokrrės sė zezė me njė lugė tė vajit tė ullirit dhe lyeje fytyrėn me tė. Qėndro nė atė gjendje pėr njė orė, pastaj laje fytyrėn me ujė dhe sapun.

    42. Pėr aktivizimin e mendjes dhe shpejtimin e memories: Vlohet mendra [bima e nėnės], ėmbėlsohet me mjaltė dhe i shtohet njė lugė e vogėl me vaj tė kokrrės sė zezė. Ky ēaj i pėrfituar pihet i ngrohtė.

    43. Pėr evitimin e plogėshtisė: Njė lugė e mesme [ e sheqerit] me vaj tė kokrrės sė zezė, qitet nė njė gotė lėng portokalli. Kjo pije pihet kur ėshtė esėll pėr ēdo ditė. Kjo terapi zgjatė 10 ditė.





    Shėrimi me anė tė Rukjes
    Pėrktheu: Enver Azizi


    Kohėve tė fundit nė shoqėrinė tonė ėshtė pėrhapur shėrimi me anė tė Rukjes, njė gjė qė nuk ėshtė e ndaluar. Kjo dukuri ka sjellė edhe disa gabime, ku disa rrenacakė dhe magjistarė po e mbulojnė mashtrimin u tyre me petkun e Rukjes, e pėr kėtė shkak nė kėtė artikull desha tė sqaroj disa kritere qė duhet tė kemi parasysh.




    E para: Rukja nuk ka tė bėjė me njerėz tė veēantė. Ajo nuk ėshtė lėmi qė lyp ndonjė studim special, as nuk lyp ndonjė prirje tė madhe. Ėshtė njė lloj lutjeje pėr ēdo njeri qė i lutet Allahut dhe i di rregullat e lutjes.



    E dyta: Rukja ka kriteret e veta, tė cilat i kanė pėrmendur dijetarėt(1), e ato janė:

    1- Tė jenė shprehje tė qarta dhe tė kuptueshme;

    2- Nė to, tė mos ketė shirk e as tė kėrkosh ndihmė nga dikush tjetėr pos Allahut.

    Auf b. Malik tregon: I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Nuk ka problem nėse bėn Rukje, kur nuk bėhet shirk nė tė.”(2)

    3- Tė mos bėhet Rukje nė vende apo gjendje tė ndaluar, p.sh., nė momentin kur je xhunub, nė varreza etj.

    4- Gjatė Rukjes tė mos pėrdoren sharje, mallkime, fjalė fyese etj.

    5- Tė mos jetė i bindur se Rukja ka ndikim vetvetiu.

    E treta: Ndodh nganjėherė qė gjatė Rukjes tė bėhen disa gabime, qė vėrtetojnė se ai qė po bėn rukje ėshtė magjistar, ose sė paku bidatēi, si p.sh.:

    1- Rukje me anė tė zmadhuesve tė zėrit, me telefon ose u bėn Rukje njė grupi njerėzish pėrnjėherė. Kjo fetva ėshtė e dhėnė nga Komisioni i Pėrhershėm pėr Fetva, i cili thotė se Rukja tė bėhet aty pėr aty, duke e argumentuar se kjo ėshtė nė kundėrshtim me atė qė ka vepruar i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, dhe shokėt e tij. Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, thotė: Kush shpik diēka tė re nė fenė tonė ajo ėshtė e refuzuar.(3).

    2- Prekja e gruas

    Nuk lejohet prekja e trupit tė gruas, tė cilėn e ke tė lejuar tė martohesh me tė.

    Komisioni i Pėrhershėm pėr Fetva thotė: Nuk lejohet qė tė preket gruaja gjatė Rukjes, por vetėm duhet t’i lexohet nga larg.(4)

    3- Nuk duhet tė pėrvetėsohet rukja, sepse Allahu subhanehu ve teala e ka bėrė Rukjen shkak pėr t’u shėruar, pa marrė parasysh se a e di se ēfarė sėmundje ka, sihr (magji), mėsysh apo diēka tjetėr.

    4- Tė vetmuarit me gruan e huaj gjatė Rukjes. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: Mos tė veēohet kush me gruan e huaj, pos me mahrem (me atė qė e ka tė ndaluar martesėn).(5)

    5- Rrahja e pacientit apo lidhja e tij. Disa nga ata qė bėjnė Rukje i rrahin, i lidhin apo i ngufasin pacientėt me pretekstin, se ajo mėnyrė i largon xhinėt. Dijetari i njohur Abdulaziz b. Bazi thotė: Ai qė bėn Rukje duhet tė largohet nga kjo mėnyrė, sepse mund tė dėmtohet pacienti(6), ai vetėm duhet t’i lexojė Kuran dhe tė bėjė lutje pėr tė. Kjo gjė ėshtė e pėrcjell nga i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė. Sikur tė ketė qenė e dobishme kjo gjė, atė do ta sqaronte i Dėrguari i Allahut subhanehu ve teala.

    6- Tė kėrkosh nga pacienti qė tė therė dash, gjel apo tė ngjashme me shpresėn se kjo gjė do ta ndihmojė pėr t’u shėruar. Nė njė nga fetvatė e Komisionit tė Pėrhershėm pėr Fetva thuhet: Tė shkosh pėr Rukje tek ai qė lexon ajete Kurani dhe urdhėron therjen e dashit, kaut e tė ngjashme ėshtė bidat dhe ngrėnie e pasurisė sė dikujt nė mėnyrė tė padrejtė.(7)

    7- T’i kėrkosh emrin e nėnės pacientit apo ndonjė pjesė nga rrobat e tij.

    Komisioni i Pėrhershėm pėr Fetva thotė: Ėshtė e ndaluar qė tė shkohet pėr Rukje tek ai qė pretendon se i di tė fshehtat, as nuk lejohet qė t’i dėrgohet diēka nga rrobat, as qė t’i besohet se ēfarė thotė ai.(8)

    8- Tė urdhėrohet pacienti qė tė mbajė ndonjė kafshė, apo nė shtėpinė e tij tė vihet ndonjė kafshė, qoftė qen apo ujk. Komisioni i Pėrhershėm thotė se kjo gjė ėshtė njė lloj besėtytnie.(9).

    9- Pėrdorimi i hajmalive

    Ato janė disa letra nė tė cilat shkruhen disa ajete nga Kurani apo diēka tjetėr, kjo pa dyshim ėshtė e ndaluar.

    Komisioni i Pėrhershėm pėr Fetva thotė: Tė mbaj me vete dikush hajmali qė ka tė shkruar diēka nga Kurani ėshtė haram. Por tė ketė tė shkruar diēka tjetėr ėshtė edhe mė keq. Kategorizimi i tė keqes bėhet sipas qėllimit tė personit i cili e bėn atė. Ajo mund tė jetė, ose shirk i vogėl, ose bidat dhe mėkat. Pa marrė parasysh, ky veprim assesi nuk ėshtė i lejuar(10).

    10- Tė shkruarit e ndonjė sure apo disa ajete nga Kurani nė letėr, hamer apo diēka tjetėr dhe larja e tyre me ujė. Nė njė nga fetvatė e Komisionit tė Pėrhershėm pėr Fetva thuhet: Shkrimi i sures dhe ajeteve tė Kuranit nė letėr dhe larja e tyre me ujė dhe shafran, e pastaj tė pihet prej saj me shpresė se ajo do tė sjellė begati, dituri, pasuri, shėndet etj., kjo nuk ėshtė pėrcjell nga i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, qė ka vepruar pėr vete e as pėr dikė tjetėr. Ai nuk ka mėsuar dikė tė veprojė kėshtu, e as shokėt e tij nuk kanė vepruar kėshtu. Sikur tė ketė qenė kjo gjė e mirė do t’i jepte dikujt leje qė tė vepronte kėshtu(11).

    E Katėrta: Ai qė bėn Rukje duhet qė ta lexojė Kuranin mirė, t’i dijė duatė qė janė tė transmetuara, tė cilat i kanė pėrmendur dijetarėt nė librat e tyre, si p.sh., Imam Neveviu nė librin “El Edhkar”, Ibėn Tejmije nė librin “Fjala e bukur”, Ibėn Kajimi nė librin “El-vabilu sajjib min kelami tajib” etj.

    Po ashtu ai qė bėn Rukje duhet tė ketė sjellje tė mirė dhe tė mos ketė tek ai shenja mėkati dhe gjėra tė urryera. Pra, kėto janė disa gjėra, tė cilat duhen t’i kenė parasysh ata qė kanė marrė pėrsipėr kėtė detyrė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lulzim7 : 11-10-2010 mė 11:36

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    ku mund te gjindet fara e zeze

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Kete ilac mund ta gjesh ne shume barnatore por edhe ne librari fetare islame ne shume qytete te Kosoves , per cka te nevojitet? (pyet edhe per Hixhame ne keto librari)???

  4. #4
    Mjekėsia popullore ėshtė e njohur edhe para krishtit.
    S'do mend se edhe fetė e kanė pėrvetėsuar kėtė tė arritur shkencore tė kohės gjithmonė pėr t'i ndihmuar njerėzimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 12-10-2010 mė 09:43
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    Tekst i gjate dhe se lexova deri ne A, por e kuptova per ēa eshte fjala.
    Gje e mire kjo se para pak ditesh degjova nje interviste te ministrit te shendetesisie te Afganistanit qe tha se mese paku 60% te afganve ishin ne gjendje te keqe psikike pas luftrave dhe rrethanave ne te cilat jetonin. Ndoshta kjo i sheron.
    Pėrshėndetje Iliri,
    e them me keqardhje por kėtė gjendje e kemi nė truallin tonė. Besoj tė kesh dėgjuar para pak ditėsh kur nė lajme u tha se numri i vetvrasjeve ėshtė dhe po shtohet nė Kosovė. Kjo ėshtė pasojė e postraumave. Populli ynė ka pėrjetuar traumat mė tė tmerrshe, po pėrjeton akoma trauma tė tė tmerrshme si pasojė e pasigurisė pėr jetė, papunėsi .... prandaj ėshtė e natyrshme te nė njė popullėsi tė tillė tė zėnė vend pėrrallat e t'u besohet pėrrallave...
    Lėreni e mos e pėrgojoni pejgamberin ju qė prehet nė xhenet, por tė kujdesemi pėr popullin qė ta ketė xhenet nė kėtė dynja!
    Varfėria e halli ,- thotė fjala tė con nė dere tė hasmit dhe tė bėn tė besosh gjithėcka.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Pėrshėndetje Iliri,
    e them me keqardhje por kėtė gjendje e kemi nė truallin tonė. Besoj tė kesh dėgjuar para pak ditėsh kur nė lajme u tha se numri i vetvrasjeve ėshtė dhe po shtohet nė Kosovė. Kjo ėshtė pasojė e postraumave. Populli ynė ka pėrjetuar traumat mė tė tmerrshe, po pėrjeton akoma trauma tė tė tmerrshme si pasojė e pasigurisė pėr jetė, papunėsi .... prandaj ėshtė e natyrshme te nė njė popullėsi tė tillė tė zėnė vend pėrrallat e t'u besohet pėrrallave...
    Lėreni e mos e pėrgojoni pejgamberin ju qė prehet nė xhenet, por tė kujdesemi pėr popullin qė ta ketė xhenet nė kėtė dynja!
    Varfėria e halli ,- thotė fjala tė con nė dere tė hasmit dhe tė bėn tė besosh gjithėcka.
    A ka mundėsi ti Adem qė tė na e bėsh tė kuptueshme se si mund qė tė ketė ki popull xhenetin nė kėtė dunja????!!!!

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    A ka mundėsi ti Adem qė tė na e bėsh tė kuptueshme se si mund qė tė ketė ki popull xhenetin nė kėtė dunja????!!!!
    Pėrshėndetje ramazan. Unė besoj edhe ti e di qysh ėshtė xheneti i kėsaj dynjaje, por mos e mashtroni popullin hallexhi me dogmat:"myslimani duhet tė vuajė nė kėtė botė qė ta gjejė xhenetin nė botėn tjetėr". Jepni edhe shembuj tė mirė nga feja, mos mbillni frikė e tmerr nė popull se edhe ashtu ka 100.000 telashe e halle dhe i ka humbur udha nė oborr. Kėta mashtrues e keqinterpretues tė fesė e keqpėrdorues tė Kuranit Famėlartė ka pėr t'i djegur zjarri i xhehenemit.
    Populli ynė ka pėrjetuar 100.000 mynxyra, prandaj mos e shfrytėzoni gjendjen e mjerė tė tijė, pėr tė mos e gjetur rrugėn e vėrtetė kurrė!
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Pėrshėndetje ramazan. Unė besoj edhe ti e di qysh ėshtė xheneti i kėsaj dynjaje, por mos e mashtroni popullin hallexhi me dogmat:"myslimani duhet tė vuajė nė kėtė botė qė ta gjejė xhenetin nė botėn tjetėr". Jepni edhe shembuj tė mirė nga feja, mos mbillni frikė e tmerr nė popull se edhe ashtu ka 100.000 telashe e halle dhe i ka humbur udha nė oborr. Kėta mashtrues e keqinterpretues tė fesė e keqpėrdorues tė Kuranit Famėlartė ka pėr t'i djegur zjarri i xhehenemit.
    Populli ynė ka pėrjetuar 100.000 mynxyra, prandaj mos e shfrytėzoni gjendjen e mjerė tė tijė, pėr tė mos e gjetur rrugėn e vėrtetė kurrė!

    I nderuari Mr. Gashi,

    Feja Islame ka perqellim modestin, e jo varferin.
    Te arrish nivelin e shteteve perendimore, kjo nenkupton ta zhytėsh popullin ne kredi deri ne fyt, saqe as femit e femijeve te tyre nuk mund te nxirreshin. Keto tentacione per nje jete me te mir hiq pa punuar sic bejn sot shqiptaret e kosoves, eshte veshtir te nxirresh ! Por ne te njejten kohe, kur evropa dhe shtetet fqinj nuk duan te bejn biznes me ty, atehere si mendon qe ta besh kosoven "xhennet" mbi tok ?! Ne s'prodhojm asgje, s'shesim asgje, ne vetem konsumojm duke i pasuruar ata qe prodhojn. Ketu si ka fajėt feja, por qeverit kukulla qe udheheqin nje shtet paleval sic eshte Kosova !

    Puna eshte farzė nė Islam, kurse kamata eshte rreptesisht e ndaluar ! Ja nje bazė e fort, per nje ekomoni te shendosh !

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •