Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-12-2010
    Postime
    21
    Sigurisht qe Enveri i la veprat pergjysme,te mira apo te keqija qofshin ato.Ketu goxha Zot disa vepra nuk i ka perkryer,jo me Enveri.......

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-12-2010
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Une cfare bera ...........Isha thjesht nje femije qe shikoja prindrit e mi dhe te gjithe perreth te vuanin .
    Po sigurisht e dashur!Raca njerezore evoluohet kur kalojne vitet,por kjo nuk do te thote se une mund te quaj budalla dike,pa jetuar ate qe ti quan budallallek.Te vuaje dikush sepse eshte ne diktature,nuk eshte budallallek.Budallallek eshte gjykimi i kesaj vuajtje!!!!!!!!!!!!!!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ai...!!!

    Nga mali zbriti
    Zyrës ju ngjit
    Dhe kultin ngriti
    Çuditërisht!

    Në rradhë të globit
    I pesti "marksist"
    Në emër të popullit
    Veç firma e tij.

    Ata që me të
    Malit zbritën
    Sa ngritën pak zë
    Ju nguli thikën.

    Me damkë i bëri
    Spiunë, tradhtarë
    Një nga një i hëngri
    Porsi kanibal.

    As gëk, as mëk
    S'guxonte njeri
    Se të kapte fët
    Tentakula e tij.

    Dhe me barkun bosh
    Të qeshej duhej
    T'i thuhej, "Rrofsh!"
    "Gjeni!", t'i thuhej.

    Zotin e uli
    Nga qielli në tok'
    Veten e vuri
    Më lart se Zot.

    Kështu njerëzia
    Mashtrimin e hëngri
    Çdo fjalë e tija
    Shpëtim për vendin.

    Mitingje, kongrese
    Parada, vizita
    Më e mira meze
    Ku fshihej uria.

    Koncerte, elozhe
    Romane, poema
    Pak të devijoje
    Të pinte e zeza.

    Dhe çante karvani
    Me shpatë në dorë
    Ushqim mbeti bari
    Për njerëz dhe lopë.

    Pe gjoje paguhej
    Punohej pe gjoje
    Sa bukur thuhej
    Sa keq veprohej.

    Sa ëndrra u vranë
    Sa ëndrra nuk lindën
    Me drapër e çekan
    Sa jet' u kositën.

    Në emër të masës
    Në emër të lirisë
    Me luftën e klasës
    U shpikën armiqtë.

    Armiq të jashtëm
    Të brendshëm armiq
    Të gjith' të llahtarshëm
    Të tmershëm të gjith'.

    Kështu luhej pjesa
    Me duartrokitje
    Ai prap' me teza
    Nga ferri ku rrinte.

    Aty firmën hidhte
    Në emër të kombit
    Një popull ta vdiste
    Me bllok të tallonit.

    Nuk pa në të gjallë
    Në ferr e provoi
    Ç'domethënë lëngatë
    Që vetë e krijoi.

    Lëngatë për një popull
    Që besën i dha
    Ai e përdhunoi
    Si një maskara.

    Hëngri, ç'gatoi
    Një jetë të tërë
    Lavdia mbaroi
    Se ishte mbi rërë....

    Sot vetëm nënqesh
    Me rërën e mbetur
    Dikush prapë ngre
    Lavdinë e vdekur.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    DRITË LIRIE!
    Fadil SHYTI


    (Kushtuar Partisë Komuniste të Shqipërisë e themeluar nga strategu Enver Hoxha
    me shokët e shoqet e tij të idealeve çlirimatre)


    Kjo dritë e verboi fashizmin, kjo dritë e verboi kolaboriacionizmin


    Kur trojet shqiptare, po rënkonin
    nga thundra e robërisë,
    Më 8 Nëntor 1941, flakëroi –sulmoi dritë-rrufeja,
    Mbi armiqtë, në qiellin e Shqipërisë!

    Rinia heroike shqiptare,
    Po betohej me grushtat lart!
    Komandant, Enveri i tha jo reaksionit,
    Kur vërsulej egërsisht, kur zvarritej përçartë!

    Qemail Stafë shkodrani,
    Po e jepte kushtrimin:
    Ta luftojmë fashizmin!
    Ta bëjmë ribashkimin!

    Lokemadhja Bije Vokshi,
    Me revolver e bomba në duar,
    Si Shote Galica e Norë e Kelmendit,
    Ju bënte roje flakadanëve, për lirinë e vendit!

    Emin Duraku, ylli i Kosovës Kreshnike,
    Do lidhej si gjaku me zemrën,
    Në qëndresë kundër nazi-fashizmit,
    Përkrah rinisë heroike!

    Nexhmije Hoxha, dibranja guximtare,
    Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë,
    Do të luftonte tërë jetën krenare,
    Përkrah "Shpatit", viganit të Shqipërisë!

    Buzëqeshi si dielli, andej nga Peza,
    Babë Myslimi me shokë;
    Kur e freskoi lajmi si era:
    Rinia në Tiranë, po betohej për këtë tokë!

    Haxhi Lleshi, dibrani si shkëmb mali,
    Po i bashkonte malësorët:
    Do luftojmë për liri, o vdekje,
    Deri t´i shporrim gjakësorët!

    Si vetëtimë mbi male e qytete,
    Përhapej betimi: armikut do ia bëjmë fora!
    Vojo Kushi guerilas, shtrëngonte armët,
    Godiste Hysni Kapo, andej nga Vlora!

    Lufta e forcoi besën,
    Lufta e kërkoi qëndresën,
    Lufta kishte dhembje-gjaku!
    Lufta, e rriste shpresën!

    Lufta e vrau robërinë!
    Lufta e vrau tradhtinë!
    Lufta çlirimtare, aspiroi fitoren!
    Ta gëzojmë lirinë!...

    U therrën keq, gjakatarët kryeneçë:
    Bishat e Hitlerit, breshkaxhinjtë e Musolinit,
    Ikën andej nga erdhën:
    U strukën në Romë si qyqet,
    U mbytën turpshëm nën gërmadhat e Berlinit!

    Ata që popujve liridashës,
    Tmerrshëm, vrershëm ua nxinë jetën:
    I mbuloi tmerri dhe vreri:
    Prandaj, e vranë veten!

    Gjysmë shekulli Drita e 8 Nëntorit,
    I ngrohu shqiptarët, nëpër botë:
    Fikja e kësaj drite të madhe:
    Kurrën e kurrës, nuk arrihet dot!


    Suedi, Më 8 Nëntor 2006
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Rrëfimi i diktatorit "disident"

    Për tjetër u nisa
    Për tjetër më bënë
    Marksi, Lenini, Stalini.
    Më dhanë të pija
    Më dhanë për të ngrënë
    Kështu ma mësuan gatimin.

    Menyja e tyre
    Ma mori mendjen
    Nuk dija më tjetër gatim.
    Të rrija në krye
    Duhej që gjendjen
    Ta mbaja në zap përdit'.

    Qërim i patates
    Dhe prerja e qepës
    Më dhanë idenë e madhe.
    Që jo vetëm llafet
    Bëjnë mirë për njerëz
    Pa bërë dhe Luftë Kllase.

    E ç'ë, se ndodhte
    Më shumë qërimi
    Më pastër a s'del patatja?
    Shtatë ju shkonte
    Atyre që shihnin
    Si kokat servirja mbi pjata.

    Pas më ndiqte
    Një popull i tërë
    Jetë nga jet' e tij më dha.
    Për mua vdiste
    E çfarë s'ka bërë
    Për mua hidhej në zjarr.

    Vazhdova kështu
    E ç'faj kam unë?
    Armiqtë s'më linin rehat.
    Me kokat mbi hu
    Që ngula më shumë
    Qepnjerëzit i bëra zap!

    Më thoni tani
    A s'jam disident
    Që ndryshe desha ta nis?
    Sa për dënim
    Të shkoni në hell
    Ata që më bënë "marksist"!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •