Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    I keni parasysh ata programerat dhe web dizajnerat qe thithin bari gjith diten. ehhh...

    Pa naj qellim te keq e kan bo....thjesht kan qene high ne ato momente, lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 06-01-2011 më 18:36

  2. #12
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga freiheit Lexo Postimin
    Ilir Meta, s'eshte nga Skrapari, te jete nga te doje (m'duket nga Dibra), po nga skrapari nuk eshte njehere se s'ka fytyre, te thote qe kam gjak nga skrapari.
    Ashtu eshte!
    Skrapari eshte i nderuar!
    Sorry!

    Pershendetje!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  3. #13
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33 Lexo Postimin
    Mire, mire, por nga gabime te vogla kan lindur luftra te medha. Atje nuk mungon Mali i zi.... Kosova mungon atje. Keto gabime nuk duhet te ndodhin me!
    Mos u shqetso se nuk do të fillojë lufta si pasojë e kësaj harte nga faqja e Ministrisë së Shëndetsisë. lol.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #14
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Mos u shqetso se nuk do të fillojë lufta si pasojë e kësaj harte nga faqja e Ministrisë së Shëndetsisë. lol.
    Ashtu qoft Jack!

    Nga goja jote, ne vesh te zotit!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  5. #15
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Sa patetike! E dinë këta rrypat që Shqipëria e ka njohur Kosovën shtet që bëjnë si katnar sa gjejnë ndonjë gabim teknik ne nënfaqen X të ministrisë Y? Pfff.
    Si shume gabime teknike ,po bene kjo qeveri ,po marveshtja me grekun ne dem te shqiprise per ujrat teritoriale,a thua gabim teknik ishte dhe ky....

    PS: Me keto pazarxhi politikanesh duhet patur kujdes!

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Sa patetike! E dinë këta rrypat që Shqipëria e ka njohur Kosovën shtet që bëjnë si katnar sa gjejnë ndonjë gabim teknik ne nënfaqen X të ministrisë Y? Pfff.
    Raporti i Tiranes me Prishtinen eshte si puna e atij prindit te respektuar ne shoqeri qe ka nje femije te pabindur e rrugac. Me kalimin e kohes qe nga shpallja e pavaresise, po behet dita dites me e qarte, qe ajo qe po ngjet ne Kosove, po ndikon negativisht ne imazhin e Shqiperise brenda Bashkimit Evropian dhe do ta beje te veshtire pranimin e Shqiperise ne BE.

    Pas pucit kushtetues ndaj Sejdiut, pas doreheqjes se Thacit dhe pas zgjedhjeve te parakoshme te mbajtura qe nuk zgjidhen asgje, po behet e qarte qe Kosova eshte ne nje krize politike te thelle prej se ciles nuk do te dali dot kollaj. Dhe lajme si ky, jane nje thirrje per ndihme drejtuar Tiranes zyrtare: "Ju nuk na ndihmoni sa duhet".

    Albo

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk ka Shqipëria nevojë të futet në BE, ka BE-ja nevojë të futet Shqipëria. Momentin që Shqipëria do dali vec duke kërkuar të mbaj Lekun dhe të mbaj hapur politikën e vizave dhe lëvizjes së lirë, Europa do i përgjorohet Shqipërisës, ose do i blejë me kile floriri politikanët tanë që të bëhen pjestar. Shëmbulli Kroat është për tu admiruar në këtë aspekt. Por as Danezët nuk deshin. Gati të gjitha shtetet e Europës kanë bërë referendum dhe nuk kanë dashur të jenë pjestarë të këtij konglomerati me termat dhe vizionin që u ishte parashtruar.

    Implikimet e një Shqipërie që nuk futet do shkonin direkt tek shteti fqinjë, Greqia pra e cila me strukturën ekonomike që i është kanosur nga Euro dhe nga vetja e tyre janë të garantuar të jenë skllevër të përhershëm. Grekët do ndryshonin dhe emrin, vetëm të kenë dhraminë mbrapsht dhe fleksibilitetin fiskal dhe më gjëë ekonomik që kanë patur. Do i vendoste në pozicion të lidheshin me Kinën, apo me Rusinë apo pse jo dhe me miqtë e tyre Turq haptas, pa patur nevojë ti jepnin llogari askujt, ndërsa tani jo vetëm duhet të japin llogari, por duhet të kërkojnë dhe leje për cdo veprim.

    Mendoj se kjo gafë, duke ju kthyer temës ska të bëj fare me këtë lloj distancimi, se sa me faktin që ndoshta, këta tanët janë në një krevat me Serbinë. Meta në fakt më shumë kohë shpenzon në Beograd se sa në Tiranë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 07-01-2011 më 01:53
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ata qe dyshoin ne shqiperin,jan vete te dyshimt,dhelpra kerkon mjegull

  9. #19
    Qe eshte gabim i trashe eshte, po ne fund te fundit eshte thjesht gabim dhe asgje tjeter. Dergoni ndonje email qe ta rregullojne sa me shpejt, perpara se te filloj lufta e trete botrore.

  10. #20
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Raporti i Tiranes me Prishtinen eshte si puna e atij prindit te respektuar ne shoqeri qe ka nje femije te pabindur e rrugac. Me kalimin e kohes qe nga shpallja e pavaresise, po behet dita dites me e qarte, qe ajo qe po ngjet ne Kosove, po ndikon negativisht ne imazhin e Shqiperise brenda Bashkimit Evropian dhe do ta beje te veshtire pranimin e Shqiperise ne BE.
    BE-ja po i tregon shqiperise ku eshte ujku, e Albo po i kerkon gjurmet!
    Albo, po ta sjell nje shkrim ne fund te postimit, qe te mos harrosh se kush eshte shkaku i ngadalesimit te procesit se afrimit te Shqiperise me BE-ne.
    Keto qe i ke shkruar me shume i shoh si nje tendece per t'ia lene ne kopilin ne dere 'femijes se pabindur', se sa nje mosbindje e 'femijes rrugac ndaj prindit shembullor'.
    Biles nese hyjme pak me thelle, mund te na dali edhe e kunderta e asaj qe mendon ti. Papjekuria e klases politike ne Shqiperi mund te rrezikoje te ardhmen e Kosoves ne BE, duke lene te kuptohet se skenare te ngjajshem mund te perseriten edhe ne shtetin tjeter me shumice shqiptare, pra Kosoven. Por kjo nuk eshte qeshtja qe une dua te merrem.

    Pas pucit kushtetues ndaj Sejdiut, pas doreheqjes se Thacit dhe pas zgjedhjeve te parakoshme te mbajtura qe nuk zgjidhen asgje, po behet e qarte qe Kosova eshte ne nje krize politike te thelle prej se ciles nuk do te dali dot kollaj. Dhe lajme si ky, jane nje thirrje per ndihme drejtuar Tiranes zyrtare: "Ju nuk na ndihmoni sa duhet".
    Ne Kosove nuk ndodhi kurrfar puci dhe kurrfar krize qe nuk i gjindet zgjidhja. Te gjitha ato qe ndodhen ne Kosove jane procese qe mund te ndodhin ne vende demokratike, dhe per ate jane te parapara edhe ne kushtetute.
    Vendimet e gjykates kushtetuese, doreheqjet, zgjedhjet e parakohshme etj...jane procese qe ndodhin ne vendet demokratike dhe per secilen nga to egziston zgjidhja e duhur.

    Ja dhe shkrimi qe te sqaron shume mire se cilat jane arsyet perse po ndodhe ngadalesimi i afrimit te Shqiperise ne BE.

    ARSYET E VENDIMIT-Statusi kandidat, BE refuzon Shqiperine
    E mërkurë, 10 Nentor 2010 13:05


    MOSFUNKSIONIMI I PARLAMENTIT/ Komisioni Europian vendosi dje të mos i japë statusin e vendit kandidat Shqipërisë, por të nisë negociatat me të sapo të jenë plotësuar kriteret politike. Raporti i Brukselit për Shqipërinë jep 11 rekomandime që duhen të plotësohen për një vendim pozitiv. Kushti i parë është funksionimi i Parlamentit mbi bazën e një dialogu politik mes partive, si dhe miratimi i ligjeve të lëna pezull, të cilat kërkojnë 84 vota. Sipas raportit, PS ka bojkotuar Kuvendin,ndërsa Qeveria nuk ka gatishmëri për kompromis me opozitën. Kritikat e plota të raportit për kryetaren e Parlamentit, Presidentin, Qeverinë dhe opozitën: “Në Shqipëri mbizotëron kultura e mosndëshkimit të korrupsionit në nivelet e larta”
    Ndërkohë që paralelisht me komunikimin e tij me mediat, doli edhe raporti i Komisionit. “Komisioni konsideron se negociatat për hyrjen në BE duhet të hapen me Shqipërinë, sapo vendi të ketë arritur shkallën e nevojshme të bashkëpunimit me kriterin e anëtarësimit dhe në veçanti me kriteret politike të Kopenhangenit dhe kur institucionet të garantojnë demokraci të dukshme, rend dhe ligj”, thuhet në pjesën e konkluzioneve dhe rekomandimeve për statusin. Në dokument janë shënuar 11 rekomandime, të cilat duhet t’i plotësojë Shqipëria përpara se të hapen negociatat. Rekomandimet e para i kushtohen pikërisht krizës politike. “Të sigurojë funksionimin e Parlamentit të saj mbi bazat e një dialogu politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes partive politike; të miratojë ligjet që janë pezull, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament; të caktojë Avokatin e Popullit dhe të sigurojë seancë dhe proces votimi të rregullt në Parlament për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese”, thuhet në materialin e publikuar dje. Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian vë theksin edhe te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Zbatimi me efikasitet i strategjisë kundër korrupsionit i qeverisë dhe planit të veprimit, heqja e pengesave për hetimet, në veçanti të gjykatësve, ministrave dhe anëtarëve të Parlamentit, zhvillimin e një linje aktive për hetimin, gjykimin dhe dënimin në rastet e korrupsionit të të gjitha niveleve; Të forcohet lufta kundër krimit të organizuar, bazuar në vlerësimin e rrezikut dhe hetimin aktiv, duke rritur bashkëpunimin me partnerët rajonalë dhe europianë dhe duke pasur një koordinim më të mirë me agjencitë e zbatimit të ligjit. Të ndërtohet një strategji me të dhënat për këtë fushë”, thuhet në opinion.

    Fule
    Në daljen para mediave, ku prezantoi situatën për secilin nga vendet e rajonit, komisioneri Fyle deklaroi se: “Për Shqipërinë është arritur në përfundimin që negociatat do të hapen sapo vendi të arrijë një nivel të kritereve të Kopenhagenit, që kërkojnë stabilitet në institucione, që kërkojnë garantimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. I bëjmë thirrje Shqipërisë që të vazhdojë me reformat e mëtejshme”. Komisionieri deklaroi se kësaj here opinioni ishte më specifik dhe kërkoi që politikanët shqiptarë, të të gjitha kaheve, të tregojnë përgjegjësi të njëjtë. “Politikanët shqiptarë duhet të zgjidhin krizën, nëse arrijnë të dalin nga kriza dhe të përmbushin kriteret, mund të presin një rekomandim pozitiv nga Komisioni”, tha Fyle.

    http://www.panorama.com.al/panorama/...ke-&Itemid=457

    p.s. Nuk i perjashtoi rastet kur Kosova mund ti prishe pune Shqiperise ne raport me ndonje shtet jashte BE-se, si Serbine p.sh...por qeshtja e Kosoves asesi nuk mund te ndikoj ne raportet e Shqiperise me BE-ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 07-01-2011 më 15:47

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •