Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Raportuesi i KiE: Në Kosovë vriten dëshmitarët

    Raportuesi i KiE: Në Kosovë vriten dëshmitarët


    05 janar 2011


    Prishtinë, 5 janar - Një mal me të zeza do të fliten për Kosovën në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nuk do të jetë vetëm raporti i Dick Marty që do të kërkojë miratimin e Asamblesë. Anëtari nga Monako, Jean-Charles Gardetto ka përgatitur një raport për mbrojtjen e dëshmitarëve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Raporti ka të bëjë me gjithë hapësirën e Ballkanit. Por, pjesa më negative në të i përket Kosovës. Në raportin që Indeksonline e ka parë, mes tjerash, thuhet se në Kosovë vriten dëshmitarët që guxojnë të japin dëshmitë e tyre për rastet e krimeve të luftës, dhe se duhet urgjentisht të strehohen jashtë Kosovës.


    “Nuk ka Ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë. Ka një tentim për ta bërë një të tillë. Në rastet më serioze, dëshmitarët dëshmojnë në mënyrë anonime. Por, raportuesit iu bë e qartë se këto masa janë të padobishme përderisa dëshmitarët fizikisht vazhdojnë të mbesin në Kosovë, ku secili e njeh secilin. Shumica e dëshmitarëve identifikohen nga mbrojtja kur japin dëshmitë e tyre, përkundër masave anonime”



    “Dëshmitarët shihen si tradhtarë nga komuniteti kur japin dëshmitë e tyre, që i dekurajon dëshmitarët të dalin përpara me dëshmitë e tyre. Për më tepër, shumë njerëz nuk besojnë se kanë obligim moral dhe legal për të dëshmuar në çështje kriminale”


    “Për më tepër, kur një dëshmitar vendos të flasë, ka gjasa reale për hakmarrje. Ata mund të humbasin vendin e tyre të punës, ose në rastin më të keq, edhe të vriten. Këtë më së miri e dëshmon gjykimi i Ramush Haradinajt, ish-lider i UÇK-së. Zoti Haradinaj u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, por më vonë u shpallë i pafajshëm. Gjatë gjykimit të tij, Tribunali nënvizoi vështirësitë që kishte për të siguruar prova nga 100 dëshmitarë të Prokurorisë. 34 prej tyre u janë dhënë masa mbrojtëse dhe 18 morën thirrje. Disa dëshmitarë, të cilët duhej të dëshmonin në gjykim, u vranë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin në programin e mbrojtjes nga ana e Hagës”.


    “Një dëshmitar i Prokurorisë u vra dhe një dëshmitar anonim u plagos seriozisht në një shitore në Xërxë, më 10 tetor 2005, pasi që u pajtuan se do të dëshmonin për një rast të krimeve të luftës. Emri i plotë dhe detajet e dëshmitarit anonim u dhanë në një gazetë lokale. Si rezultat i kësaj, në gjykimin e dhjetorit 2005, dëshmitari që mbijetoi nuk ishte në gjendje të dëshmojë në mënyrë anonime”.
    Më tutje, raporti thotë se shtetet e BE-së duhet të jenë në gjendje që t’u japin strehim në territorin e tyre dëshmitarëve, sepse është e pamundshme për ta që të mbesin brenda Kosovës. Aty i bëhet thirrje edhe EULEX-it që të bëjë më shumë në këtë drejtim.
    Raporti i Gardettos gjithashtu thekson mosgatishmërinë e autoriteteve lokale për t’u marrë me rastet e krimeve të luftës.


    “Siç pranohet edhe nga zyrtarët kosovarë, pa bashkësinë ndërkombëtare Kosova nuk do të mund të ofronte asnjë lloj mbrojtjeje për dëshmitarët e rrezikuar (Policia e Kosovës nuk i ka kapacitetet e nevojshme). Për më tepër, autoritetet e pranojnë hapur se në disa raste të ndjeshme të krimeve të luftës, është e pamundshme që të gjenden gjykatës, prokurorë dhe avokatë nga Kosova që duan të merren me çështje të tilla”, përfundon raporti

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Pasi Raporti i Dick Mart pati "sukses" te paparapar ndonjehere, ka thene njehere edhe ky i fundit ta provoj edhe une me nje raport kot se koti ma m.. nuk behet.

    Eshte nje fjal popullore ketu ne Kosove qe thot se njeriu sa her te matet gjithnje e me lehte vie.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Jo për që kan të drejt këtu s'diskutohet por sesa do punohet që dëshmitarët mos të pësojnë nqs ndihmojnë shtetin!

    Asnjë shqiptar nuk guxon me dal mi than në sy se ky apo ai ka ken në këtë vrasje apo vjedhje sepse ai të nesërmen ka me ecën pa ndihmen apo mbrojtjën e askujt edhe secili e bën mend se cka do ti ndodh ose ose.


    Po flasi për këto gjërat e vogla se me i hy të mdhajave si psh ndonjë vrasje kunder ndonjë mafiozi të pdk-s apo aak-s hmmm ... Tahir Zemaj shkoj e foli në gjygj ama e vran , po ashtu Bardhyl Ajeti shkori në gazet për krimin e vran.

    Kosova ska siguri aspak.

    Cdo i dyti mund të vrahet edhe kurr mos me u zbulu.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Raportuesi i KiE: Në Kosovë vriten dëshmitarët
    ...per ket pun jan ...dy pal ...m.u.t.a. qe mundohen me majt siguri ne Kosove....ato jan :

    Euleshi....me, Unmikun....

    - kjo osht thjesh nji tentim mos po me shitet fora mue....amo K.... tem..., Hashen e kemi te fort veq per k...., muni me ja ngjit...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Dëshmitarët e vrarë” të KE-së, jetojnë në Pejë

    Nga Express më 07 janar 2011 në ora 20:38

    Raporti i fundit i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë përmban të pavërteta. Fakt i pakontestueshëm është rasti i dy prej dëshmitarëve, të cilët përmenden si të vrarë në rastin Haradinaj, e të cilët janë gjallë dhe jetojnë në Pejë.

    Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, pjesëtarët e familjes Muriqi rrëfejnë përjetimet tyre të rënda pas përmendjes së emrave dhe mohojnë të kenë qenë dëshmitarë të Hagës. Për ta, raporti është shpifës, ashtu siç e konsiderojnë edhe raportin tjetër të Dick Martyt. Paralajmërojnë padi ndaj institucionit që i shpalli të vdekur.

    Më i vjetri i familjes Muriqi, Ramizi e lexon për të di satën herë gazetën dhe nuk u beson syve.

    Ai lexoi dhe dëgjoi se Sadik dhe Vesel Muriqi kanë qenë dëshmitarë të mbrojtur nga Haga në rastin Haradinaj dhe janë vrarë, ashtu siç pretendon raporti i fundit i Këshillit të Evropës për dëshmitarët e mbrojtur në Kosovë.

    KTV-ja i takon të gjallë teksa jetojnë në Pejë normalisht dhe ky duket të jetë fakt i mjaftueshëm që të rrëzojë pohimet e raportit që pretendon se në Kosovë janë vrarë dëshmitarët për krime të luftës.

    Në rrëfimin ekskluziv për KTV-në, Ramizi përkrah njërit prej të përmendurve si të vdekur, Sadik Muriqi, tregon se bashkëfamiljarët e tij kurrë nuk kanë pasur ndonjë kontakt në jetën e tyre me Hagën.

    Ai nuk di si ta argumentojë se janë gjallë pos t’i tregojë letërnjoftimet e tyre, ndërsa kërkon edhe të verifikohet kush ka dyshime.

    Raportin e quajnë shpifës.

    Sadik Muriqi, i përmendur në raport si i vrarë, është më fjalëpak, por ende ndihet i shokuar lidhur me atë se një deputet i një institucioni, si Këshilli i Evropës, i shpallë ata të vdekur dhe shkruan të pavërteta.

    “Unë kur e kam ni në televizion, e kam ni veten shumë keq për do gjana që s’më kanë ndodh kurrë. Skam qenë dëshmitar i kurrkujna kurrë. E kam ni veten keq. Nuk e di qysh mundet me qit emra në raport, kur njerëzit janë gjallë”.

    Raporti shpifës për dëshmitarët, thonë ata, dëshmon se i gjithë raporti i Dick Martyt është i tillë.

    Ata paralajmërojnë padi dhe kërkojnë ndihmën e medias që të vazhdojë të raportojë të vërtetën, duke i ndaluar shpifjet që në fillim.

    Disa ditë më parë, deputeti nga Monakoja i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jean Charles Gardetto (në foto), në raportin për dëshmitarët e mbrojtur, theksonte se në Kosovë gjendja është shumë e rëndë. Në raport pretendohej se në rastin Haradinaj, disa dëshmitarë që duhej të dëshmonin në gjykim janë vrarë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin nën program mbrojtjeje nga ana e Hagës.

    Raporti është futur për diskutim në agjendën e sesionit dimëror të Këshillit Evropës, që pritet të zhvillohet mes 24 dhe 28 janarit, ku do të prezantohet edhe raporti i Dick Martyt me pretendimet e tij për trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.
    Fakti që dy prej emrave të përmendur janë gjallë mund të ngjallë debat lidhur me kredibilitetin e raportuesve dhe të vetë Këshillit të Evropës. (Koha)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Poo njeri nder ishte Ramiz Muriqi, perndryshe eshte baba i Elvir Muriqit ( boksierit). hahhhahah me shume se qesharaka.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin

    Më tutje, raporti thotë se shtetet e BE-së duhet të jenë në gjendje që t’u japin strehim në territorin e tyre dëshmitarëve, sepse është e pamundshme për ta që të mbesin brenda Kosovës.

    Nje vendim i till do te rriste numrin e njerezve si Nazim Bllaca ne dhjetramijera. Per shume bashkpunetor te serbise kjo do te ishte nje bilet per ne "parajse", duke e pas parasysh se ata tere jeten kane qene spiun vullnetar.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    Raportuesi i KiE: Në Kosovë vriten dëshmitarët


    05 janar 2011


    Prishtinë, 5 janar - Një mal me të zeza do të fliten për Kosovën në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nuk do të jetë vetëm raporti i Dick Marty që do të kërkojë miratimin e Asamblesë. Anëtari nga Monako, Jean-Charles Gardetto ka përgatitur një raport për mbrojtjen e dëshmitarëve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Raporti ka të bëjë me gjithë hapësirën e Ballkanit. Por, pjesa më negative në të i përket Kosovës. Në raportin që Indeksonline e ka parë, mes tjerash, thuhet se në Kosovë vriten dëshmitarët që guxojnë të japin dëshmitë e tyre për rastet e krimeve të luftës, dhe se duhet urgjentisht të strehohen jashtë Kosovës.


    “Nuk ka Ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë. Ka një tentim për ta bërë një të tillë. Në rastet më serioze, dëshmitarët dëshmojnë në mënyrë anonime. Por, raportuesit iu bë e qartë se këto masa janë të padobishme përderisa dëshmitarët fizikisht vazhdojnë të mbesin në Kosovë, ku secili e njeh secilin. Shumica e dëshmitarëve identifikohen nga mbrojtja kur japin dëshmitë e tyre, përkundër masave anonime”



    “Dëshmitarët shihen si tradhtarë nga komuniteti kur japin dëshmitë e tyre, që i dekurajon dëshmitarët të dalin përpara me dëshmitë e tyre. Për më tepër, shumë njerëz nuk besojnë se kanë obligim moral dhe legal për të dëshmuar në çështje kriminale”


    “Për më tepër, kur një dëshmitar vendos të flasë, ka gjasa reale për hakmarrje. Ata mund të humbasin vendin e tyre të punës, ose në rastin më të keq, edhe të vriten. Këtë më së miri e dëshmon gjykimi i Ramush Haradinajt, ish-lider i UÇK-së. Zoti Haradinaj u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, por më vonë u shpallë i pafajshëm. Gjatë gjykimit të tij, Tribunali nënvizoi vështirësitë që kishte për të siguruar prova nga 100 dëshmitarë të Prokurorisë. 34 prej tyre u janë dhënë masa mbrojtëse dhe 18 morën thirrje. Disa dëshmitarë, të cilët duhej të dëshmonin në gjykim, u vranë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin në programin e mbrojtjes nga ana e Hagës”.


    “Një dëshmitar i Prokurorisë u vra dhe një dëshmitar anonim u plagos seriozisht në një shitore në Xërxë, më 10 tetor 2005, pasi që u pajtuan se do të dëshmonin për një rast të krimeve të luftës. Emri i plotë dhe detajet e dëshmitarit anonim u dhanë në një gazetë lokale. Si rezultat i kësaj, në gjykimin e dhjetorit 2005, dëshmitari që mbijetoi nuk ishte në gjendje të dëshmojë në mënyrë anonime”.
    Më tutje, raporti thotë se shtetet e BE-së duhet të jenë në gjendje që t’u japin strehim në territorin e tyre dëshmitarëve, sepse është e pamundshme për ta që të mbesin brenda Kosovës. Aty i bëhet thirrje edhe EULEX-it që të bëjë më shumë në këtë drejtim.
    Raporti i Gardettos gjithashtu thekson mosgatishmërinë e autoriteteve lokale për t’u marrë me rastet e krimeve të luftës.


    “Siç pranohet edhe nga zyrtarët kosovarë, pa bashkësinë ndërkombëtare Kosova nuk do të mund të ofronte asnjë lloj mbrojtjeje për dëshmitarët e rrezikuar (Policia e Kosovës nuk i ka kapacitetet e nevojshme). Për më tepër, autoritetet e pranojnë hapur se në disa raste të ndjeshme të krimeve të luftës, është e pamundshme që të gjenden gjykatës, prokurorë dhe avokatë nga Kosova që duan të merren me çështje të tilla”, përfundon raporti
    "deshmitaret" jane shendosh e mire dhe jetojne ne Peje, lexoni Kohen ditore!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    problemi nr 1 ne kosove eshte ky.

    se do i quaj populli deshmitaret si luftar kunder Krimit..pra si atdhetar qe duan kosov pa krim.. apo do te etiketohen keta sipas shijes e porosise se shtabit te krimit..pra si "spiuna".

    kjo i ndan njerzit ne Kosove.
    shumica i jan bashkuar porosise se shtabit te krimit..pra qe deshmitaret te konsiderohen armiq qe duhen zhdukur.

    kjo shumice qe sigurisht eshte nje bashkesi bajgash e mu.tash por jan te fuqishem sepse kan me vete kallashin,njesitet veseloiste ningjoiste fahrudiniste kan industrine demagogjike te fshejes se krimit.. pra mediat dhe ekranet.. e kan gjithashtu mbas veti dhe aparatin shteteror ne Kosov e Shqiperi..

    por a duhet qe ti shkoje tymi perpjet kesaj lukunie cakejsh vrasesish te pabese te pa karakter vampire te paguar qe as qe kan lidhje me atdhe e drejtesi?
    joo..

    atdhetaret e vertete edhe se ne pakice duhet te qendrojne.. trimerisht perballe ketij tajfuni prej mu.ti..

    te deshmosh kunder pritaxhijve.. qe per te perfituar thas me para me te cilat para ndertojne e hapin bordelo jan gati me vra femij e gra e burra e luftere e atdhetare..profesore e gazetare.. (shqiptar mbi te gjitha e njerez..) eshte TRIMERI..ESHTE HUMANIZEM:.eshte dhe ATDHETARI:

    Ti bashkohesh vrasesve sikurse shumica ne teren po dhe ketu ne forum.. do te thote se sje gje tjeter vec nje arkan i felliqur..

    eja sabahet se po te kerkojn ne zyre..
    niset vajza shqiptare..ish luftare.. dhe aty ne prit presin te mir-euro-paguarit.. kanibale te felliqt.. dhe bresherojne qindra plumba mbi bijen shqiptare e shokun e saje..

    dhe ju flliqsihane ketu.. jeni solidarizue me qato bisha vrasese..
    e pra brari me nji grusht burrash ketu.. ka qen e do jet me sabaheten..

    me te drejten..

    dridhu shtabi vrases..
    po ju vjen fundi..

    bota po ju njeh.

    as majko as klosi e as berish dhitsi nuk mund tju shpetojn..

    e kam then.. moti.. guri proves eshte .. Ahmet Krasniqi..

    me ceshtjen e tij vihet ne prove shoqeria kosvare dhe Shteti i Shqiperise..

    aty eshte.. krimi..






    --
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-01-2011 më 01:47

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    disa nga deshmitsret e "vrare"te permendur ne kete raport po jetoishin ne peje.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •