Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Shqipëria ka mbi një milion përdorues të Facebook



    Shqipëria ka mbi një milion përdorues të Facebook

    Sipas Social Bakers, numri i përdoruesve të Facebook në Shqipëri ka tejkaluar shifrën prej 1 milion dhe në këtë mënyrë ky rrjet social renditet me një penetrim të popullsisë prej 34.23 për qind.


    Sipas statistikave nga Social Bakers, kompani e specializuar në sjelljen e statistikave nga Facebook, thuhet se kostoja mesatare për një klikim është 0.10 dollarë, kurse mesatarja për përshtypje është 0.04 dollarë.

    Top brendet më të popullarizuara nga Facebook në Shqipëri janë Xbox në iterime të ndryshme, ndërsa ndonjë brend tjetër nuk është i renditur as në top dhjetëshe. Numri më i madh i përdoruesve (48%0 është i moshës mes 18 dhe 24 vjeç, kurse 15% i përkasin moshës 16 deri në 17 vjeç, 19% moshës 25 deri në 34 vjeç, 12% moshës 13 deri në 15 vjeç, 1% moshës 55 deri në 64 vjeç, etj.

    Shkalla e përdorimit të rrjetit social meshkuj-femra, është dominante për gjininë mashkullore me 65 për qind, kurse 35 për qind janë femra.
    Sipas asaj që shihet tek Social Bakers, rritja më e madhe është vërejtur gjatë dy viteve të fundit dhe numri shihet se është në rritje e sipër pasi që interneti po vazhdon të shpërndahet edhe më tej në Shqipëri. Në anën tjetër SHBA, Indonesia, Britania e Madhe, Turqia dhe Franca janë në maje të listës së përdoruesve më të mëdhenj të rrjetit social Facebook, kurse Shqipëria renditet e 66-ta.

    Fatkeqësisht për Kosovën nuk ka ndonjë statistikë nga Social Bakers edhe pse në hartë të saj është e definuar si shtet. Megjithatë dihet se problemet teknike dhe problemet tjera pengojnë Kosovën që të jetë vend ku mund të bëhen analiza dhe hulumtime të këtilla të tregut.

    Shikoni më shumë rreth kësaj analize tek Social Bakers. /telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    400-500 mijë mund të jenë përdorues real që e kanë vendndodhjen "Albania". Këtu s'bëjnë pjesë vetë ata që janë nga Shqipëria, por edhe shumë përdorus nga Kosova, Maqedonia e diaspora që e shënojnë shtetin "Albania".

    Mos të harrojmë se kur ishte epoka e artë e pokerit hapnin njerzit nga 10 llogari për të përfitu chipsa lol. Prandaj edhe janë 1 milion. Por që ka shumë përdorus shqiptar FB, kjo është e vërtetë. Sidomos ça janë 14-20 vjeç 90% janë me facebook.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Psh unë nga Kosova e kam ALBANIA , vllau Albania , nana Albania , babgjyshi Albania , gjyshja rahmetlikja e ka pas Albania!

    Ama kjo është shumë e mirë .. ska Kosovo aty ... A L B A N I A
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Psh unë nga Kosova e kam ALBANIA , vllau Albania , nana Albania , babgjyshi Albania , gjyshja rahmetlikja e ka pas Albania!

    Ama kjo është shumë e mirë .. ska Kosovo aty ... A L B A N I A
    Ahahaha ..po babgjyshi ka pastin e gjyshes ,e hap per mall te saj ndoiher..
    Te persh.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Kena shume pune prandaj.............

  6. #6
    Lol...Per gjera pasive bijm cik ne sy te themi te drejten :P
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    A mund te na tregoj kush se sa perdorues te internetit ka shqiperia? Pa dyshim qe edhe une jam me ALBANIA, pasi qe Kosova nuk i ka ende ato privilegjet qe duhet ti ket.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •