Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Kasapi, 10 kg mish për seks me 17-vjeçaren

    F.C., është vetëm 17 vjeçe. Jeton bashkë me të ëmën, në një apartament në unazën e re. Prej më shumë se tre vjetësh prostituon. Së fundmi është arrestuar sërish nga forcat e policisë në kuadër të operacionit të koduar "Liqeni". Mosha e saj, bukuria apo dhe fakti që është punëtore seksi, nuk përbën më habi për agjentët e policisë. Por 17-vjeçarja kurrsesi nuk pranon të padisë dy miqtë e saj, Elis Tafa 23 vjeç, dhe Emilano Rrapushin 23 vjeç, të dy të arrestuar bashkë me të dhe me një vajzë të dytë, për të cilët policia thotë se janë "tutorë".


    Për oficerët e policisë vajza dëshmon se dy të rinjtë i ka vetëm shokë dhe se u jep "para për qejf" pasi ata i gjejnë klientë. Gjatë dëshmisë ka thënë se ka kaluar edhe 10 meshkuj në një natë por asnjëherë nuk është dhunuar dhe nuk ka asnjë ankesë e asnjë denoncim për të bërë.


    Madje, dëshmia e vajzës në polici ka edhe një rast të rrallë "seksi me klering". Për një nga klientët vajza dëshmon se nuk kishte para. Por si kasap që ishte i ka afruar vajzës 10 kile mish viçi, vlera e të cilit ishte e përafërt me çmimin që kish kërkuar vajza për shërbimin. Vajza ka pranuar ofertën e kasapit vetëm pasi është konsultuar me "shokët". Falë këtij "bashkëpunimi" edhe operacionet me të suksesshme të policisë përfundojnë me ca orë qëndrimi në qeli të vajzave dhe me rrëzim të akuzave në gjykatë të personave të akuzuar si tutorë të prostitutave.


    F.C., është një nga ato punëtoret e seksit ku bukuria apo hijeshia e moshës që gjithsesi zbehet shpejt, nuk mund të ekspozohet nëpër rrugicat e ndotura të periferisë. Përveç kësaj, çmimi i vajzave si 17-vjeçarja e arrestuar e "Liqenit" është shumë i lartë për klientët e tallavave. Ka vajza si e mitura e kësaj historie që frekuentojnë vetëm hotelet luksoze në Tiranë dhe çmimi i shërbimeve të tyre shkon deri në 300 euro nata.


    "Nga hetimi i bërë deri më tani ka rezultuar se klientët në gjendje të mirë financiare siguroheshin nga shtetasit Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi, me qëllim shfrytëzimin e tyre kundrejt pagesës në hotelet luksoze në Tiranë të shtetasve Z.M., 21 vjeçe, F.C., 17 vjeç, lindur e banuese në Tiranë", - thuhet në deklaratën e operacionit të koduar "Liqeni".
    Raste të ngjashme kanë qenë të shumta që janë zbuluar nga policia e Tiranës gjatë muajve të kaluar. I ngjashëm është "Red Lights", ku u prangosën dy tutorë dhe tri vajza, të cilat shfrytëzoheshin si punëtore seksi prej tyre. Besim Lami dhe Gentian Buzi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni për një periudhe 4-mujore në hotele të ndryshme në kryeqytet, 3 vajzat me iniciale G.M., 24 vjeçe, lindur në Korçë e banuese në Tiranë, O.C., 22 vjeçe, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë, dhe F.Ll., 23 vjeçe, lindur dhe banuese në Krujë. Këto vajza u arrestuan në një hotel luksoz në Tiranë, duke ushtruar prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shumës që varionte nga 200 deri në 400 euro. Janë këto fakte që duket se ka përligjur thashethemet e ekzistencës së rrjetit të "seksit elitar" ku ndërmjetësit janë shpesh taksistët e zonave VIP të Tiranës. Më të vjetrit në këtë zanat, dinë të të çojnë në vendin e duhur dhe tek vajza e duhur sapo të krijojnë bindjen që je vërtet dikush që po kërkon vetëm seks dhe ke mundësi të paguash mirë. Të huajt janë klientët më të preferuar. Sipas oficerëve të Seksionit Kundër Trafiqeve pranë Policisë së Kryeqytetit janë edhe disa gazeta njoftimesh që janë kthyer tashmë në një lloj mundësie "gjuetie" SHEKULLI
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    une po te isha ne vend te saj do i merrja dhe nje kile mish gici shtese lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Mishi, byftek apo tul?..se ka dallim.

    Nqs eshte tul, ja paska ngul kasapi. Nese eshte byftek, ja paska ngul kjo kasapit, lol.


    p.s. cka s'po lexojme!

  4. #4
    Lokalet me muzikë "tallava", edhe strehë prostitucioni
    Enden në të gjithë hapësirën mbytëse të lokalit, kinse për të pastruar tavllat e cigares. Ca të tjera tunden në skenën e improvizuar. Kanë pak tesha në trup dhe nuk kanë aspak droje të afrohen menjëherë me klientët që thonë se kanë ardhur aty "për të shijuar muzikën". Në lokalin pranë Zogut të Zi në Tiranë numërojmë 7 femra që vijnë rrotull. Muzika, alkooli dhe mugëtira e lokalit i ofrojnë "valltareve" atë që u duhet. Kohët e fundit, të ashtuquajturat "lokale me muzikë tallava" janë shndërruar në koperturën më perfekte të vajzave e grave që ofrojnë seks me para. Në ndryshim nga shtëpitë publike mungojnë vetëm kthinat "e përshtatshme".


    Suzana, nëna që ju shuan katër fëmijët e gjorë pak javë më parë në Sukth, punonte në një lokal të ngjashëm tek zona e ish-frigoriferit në kryeqytet. Dhjetëra gra në zgrip të pamundësive për mbijetesë detyrohen të bëjnë të njëjtën gjë. Lokali me një emër maceje që vëzhguam për këtë reportazh, është vetëm një nga lokalet e këtij lloji.
    Ofrojnë "muzikë live" apo "tallava", dhe janë vendosur në periferitë e kryeqytetit si zona e ish-Kinostudios, pranë spitaleve, "Stacionit të Trenit", "Lapraka", "Zogu i Zi", disa syresh në zonën e "21 dhjetorit" dhe ndonjë tek-tuk afër qendrës. Në gjithsecilin prej tyre po të hysh e vëren menjëherë që nëse nuk ke ardhur "për atë punë", je i tepërt.
    Paguhet deri në 50 mijë lekë të vjetra dhe më shumë për një akt seksual. Për gratë e ofruara shfaqja si "valltare" është mënyra më e mire. Kopertura "muzikore" ka evituar edhe kontrollet e policisë. Ato janë "punonjëse lokali" në rast se dikush pyet pak si shumë.
    E në fakt sapo këmba të shkel një ambient të tillë ato të servirin pijet. Nuk janë gra të bukura, por edhe klientët e tyre janë ca më zi. Kryesisht burra mbi të 50-tat, punëtorë krahu ose të moshuar të veshur keq. Tutorë nuk ka. Policia shkon shpesh në këto ambiente, por shumica e aksioneve rezultojnë të dështuara.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    duhet ti kishte kerkuar edhe kukurec.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Mishi, byftek apo tul?..se ka dallim.

    Nqs eshte tul, ja paska ngul kasapi. Nese eshte byftek, ja paska ngul kjo kasapit, lol.


    p.s. cka s'po lexojme!
    hahaha po dreq ije loooooool

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    10 kg mish!? ore kjo e paska rjep kasapin e shkret!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    s`paku keto lajme mos na tregoni ketu,i thoni forum shqiptar forum serioz.mos na tregoni ketu se me kend beri seks 17 vjeqarja per 10 kile mish...laaaajm se jo mahi i themi ne

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Si tentuan ta trafikojnë vajzën time tre matrapazët nga Drenasi?

    Rrëfim i Vehbi H. nga Likoshani i Drenasit për peripecitë e tij me matrapazët që tentuan të trafikojnë vajzën e tij Dafina H.(emri i njohur në redaksi).

    Një letër e ardhur në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ditë më parë, flet për të gjitha peripecitë e prindit për ta shpëtuar nga kthetrat e matrapazëve të trafikimit vajzën e tij Dafina H.

    Këtë letër Vehbi H. (emri i plotë i prindit i njohur në redaksi) e ka dërguar edhe në Policinë e Kosovës. Pas marrjes së informacioneve të tilla, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të koduar “LULISHTJA” dhe ka arrestuar tre persona si të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

    ”Unë Vehbi H. (mbiemri i njohur ën redaksi) nga fshati Likoshan, komuna e Drenasit, i lindur më 11.1.1968, i martuar, baba i 5 fëmijëve, 4 vajza e 1 djalë, me vendbanim në Likoshan, më 24.11.2010 kam shkuar në Drenas, në Shkollën e Mesme, për të parë suksesin e vajzës sime Dafina H. (mbiemri i njohur në redaksi). Në shkollë kam kontaktuar me pedagogun e shkollës i cili më ka thënë se vajza ime Dafina H, për shkak të numrit te madh te mungesave është përjashtuar nga shkolla. ....

    Pasi nuk e gjeta vajzën atu në atë lokal, u detyrova ta kërkoj në tërë Komoranin, po nuk e gjeta. Në orën 13.00 me ka thirrur gruaja dhe më ka treguar se vajza ime Dafina kishte thirrur në shtëpi në telefon (numri i telefonit i njohur në redaksi) dhe kishte thënë se nuk është duke punuar në Komoran, po në Drenas. Menjëherë mora taxi dhe fillova ta kontrolloj nëpër Drenas prej lokalit në lokal deri në orën 17.00. Pastaj shkova në Stacionin Policor të Drenasit dhe lajmërova se vajza ime - Dafina nuk ka ardhur në shtëpi dhe nuk e di ku është. Ora ishte rreth 22.20 minuta. ...

    B.Morina

    (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot")

  10. #10
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Mishi, byftek apo tul?..se ka dallim.

    Nqs eshte tul, ja paska ngul kasapi. Nese eshte byftek, ja paska ngul kjo kasapit, lol.


    p.s. cka s'po lexojme!
    Jo ,po planca,,,,,,,,,,,,,,

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •