-
Brain Gain Albania
Janė shkruajtur edhe artikuj tė tjerė nė shtypin shqiptar mbi kėtė ēėshtje, por do kisha edhe unė dėshirė tė shtoj dy fjalė meqėnėse gazetarėt e tjerė janė shqetėsuar me detajet e realizimit tė kėtij projekti dhe jo me domethėnjen. Ky keqinterpretim i Brain Gain Albania shpjegohet nga dy aspekte, njėri individual dhe tjetri struktural. Aspekti individual ka tė bėjė me dėshirėn e dikujt pėr t’u pėrfshirė nė proēesin qė thith trurin e huaj nė Shqipėri –ose me dufin e tij ndaj njė shteti qė nuk arriti ta thithi atė personalisht dhe ti japi atij njė karrige pėrbri tė “privilegjuarve” qė mbėrrijnė ēdo vit nė aeroportin Nėnė Tereza dhe nga aty papritmas mbijnė si kėrpudhat nė administratėn publike, nė selinė blu, nė selinė rozė po edhe nė gjykatėn e lartė. Kurse aspekti struktural ėshtė disi mė i komplikuar dhe ky artikull nuk do mundej kurrsesi ta shqyrtojė tėrėsisht. Do duhej njė libėr i tėrė t’iu shpjegosh njerėzve se ajo qė ata janė mėsuar tė quajnė demokraci ėshtė njė sistem i lirisė sė individit qė koinēidon me lirinė e tregut. Meqėnėse rregullat e tregut nuk vendosen nė Tiranė por nė gjithė botėn ajo qė arrin nė Tiranė ėshtė vetėm nje flluskė qė zakonisht fryhet e stėrmadhohet nga tė thithurit e Brain Gain Albania. Institucionet e tregut zėvendėsojnė institucionet e shtetit, materializmi kthehet nė moralizėm. Vetė demokracia nė fund humbet moralin.
Kjo lloj “demokraci flluskė” nuk ėshtė demokraci e popullit por demokraci e PD-ės, e PS-ės dhe e tė gjithė partive me radhė. Ėshtė njė demokraci e imponuar nga lartė poshtė. Njė demokraci pasive dhe parazite. Demokracia dhe politikat e saj imponohen nė vend qė tė vendosen nga vetė qytetarėt. Qytetari nuk ka gojė por ka veshė e sy. Tani qytetari shqiptar ka nė dispozicionin e tij, njėzetekatėr orė nė ditė dhe shtatė ditė nė javė, mediat e PD-ės apo PS-ės qė i recitojnė atij leksionet e individit dhe tė materializmit, qė ēuditėrisht kanė kaluar nė publikun e gjerė nėn mesazhin e demokracisė. I diplomuari i radhės, i shkollės me famė botėrore, vesh kostumin e tij tė shtrenjtė dhe Roleksin –qė mund t’ia kenė bėrė dhuratė nė selinė blu apo rozė– dhe me gjuhėn e tij elitiste e habit qytetarin e shkretė nė emisionin e orės dhjetė. Demokracia recitohet si moral pa moral. Si njė proēes pa shpirt qė ekziston vetėm pėr tė numėruar votat nė mėnyrė tė drejtė. Dhe nė fund detyrat ndahen pėr militantėt, specialistėt dhe qytetarėt.
Xhaxhi Berisha dhe xhaxhi Rama, nėn mbrojtjen e xhaxhi Samit, i drejtohen qytetarit: “I want you”. Mesazhi zakonisht shkruhet nė gjuhėn elitiste –ose thjesht Anglisht– si e si pėr tė eliminuar sa mė shumė shqiptarė qė tė jetė e mundur. Meqėnėse tė diplomuarit e universiteteve amerikane apo britanike, e flasin Shqipen elitiste mė mirė se tė tjerėt, ata janė edhe mė tė thithurit e Brain Gain Albania. Vetėm se kėtu ekzitson njė absurditet, njerėz qė braktisin Shqipėrinė me mendje qė tė mos kthehen mė (kjo duket edhe nga fakti i martesave me qytetarė tė huaj por edhe nga emrat e huaj qė iu ngjisin fėmijėve, dhe qė nė pasaportat shqiptare tashmė shkruhen nė mėnyrėn drejtshkrimore tė Anglishtes apo Italishtes) hajnė portėn surratit nga elitistėt evropian apo amerikan dhe nė fund nė vend qė tė luftojnė format e elitizmit kthehen vetė nė avokatė tė elitizmit shqiptar. Tė gjithė kur arrijnė nė Tiranė deklarojnė se janė kthyer pėr Shqipėrinė, vetėm se kėsaj radhe kanė ndryshuar emra dhe identitet dhe flasin njė gjuhė qė qytetari i zakontė vėshtiorėsohet tė kuptojė.
Brain Gain Albania ėshtė njė formė elitizmi dhe larjeje truri sipas formulave anglo-amerikane ku qytetarėt ndahen nė kategori dhe aftėsitė paguhen nė mėnyrė jo tė barabartė. Nė faqen zyrtare tė kryeministrisė, z. Berisha shprehet sinqerisht se Thithja e Trurit ėshtė njė nga pėrparėsitė themelore tė qeverisė sė tij. Po aq i sinqertė ėshtė edhe z. Rama kur reklamon edhe ai Thithjen e Trurit nė emėr tė kryebashkisė. E citoj faktin se tė dy politikanėt janė tė sinqertė, sepse edhe Thithja e Trurit ėshtė nje projekt qė i ndihmon politikat e tyre dhe nuk i kundėrvihet. Njerėzit qė do lėjnė Londrėn apo Brukselin pėr Tiranėn, janė zakonisht njerėzit qė do gjejnė Londrėn dhe Brukselin nė Tiranė. Janė politikanėt absurd e tė ardhmes absurde shqiptare. Janė ata qė elitizmi anglo-sakson i pėrzėn ēdo vit nga SHBA-tė dhe Mbretėria e Bashkuar –dhe megjithatė ata pranojnė me gėzim tė madh tė bėhen pjesė e elitės shqiptare dhe tė flasin Shqipen e bastarduar nga elitizmi.
Kryeministri pohon se do i jepet prioritet atyre qė janė diplomuar nga shtetet mė tė mira tė Evropės, dhe si kundėrthenje thotė se do pėrfshihen edhe ata qė janė diplomuar nga Shqipėria. Por vet shprehja “shtetet mė tė mira tė Evropės” pėrmban njė elitizėm qė pėrfshirja edhe e tė diplomuarve nga Shqipėria nuk e ndreq dot. Kjo e dyta bile ėshtė edhe detyrim qė nuk ia vlen tė pėrmendet, se nuk ėshtė logjike njė shtet tė akreditoj universitete diplomat e tė cilave nuk i njeh ose nuk i merr nė konsideratė gjatė proēesit tė punėsimit. Do doja vėrtet ta pyes kryministrin se cilat na qėnkan shtetet mė tė mira tė Evropės, dhe me ēfarė kriteri i ndanka ky kėto shtete. Nėse dikush ka mbaruar pėr arkeologjinė greke nė Athinė, dhe dikush tjetėr pėr arkeologjinė vikinge ne Oslo, cilit do i japi prioritet ministria e arsimit? Nė ēfarė baze do jepet ky prioritet, nė bazėn qė Norvegjia qėnka shtet “mė i mire” se Greqia? Po nėse dikush tjetėr ėshtė diplomuar mbi Historinė Osmane nė Stamboll, do duhet atij t’ia zej vendin njėri qė paska studjuar historinė e Lėvizjes Ēartiste nė Londėr? Po nėse dikush ka studjuar inxhinieri bėrthamore nė Kijev? Po njė shqiptar qė ka katėr lokale nė Korfuz megjithėse nuk ka kryer as arsimin e mesėm? Ėshtė ky i fundit njė njeri pa vlera?
Pyetjet mbi Brain Gain Albania nuk mbarojnė, sepse ajo qė disa quajnė Thithje e Trurit vetėm tru nuk ka. Aq mė tepėr kur ky projekt nuk i drejtohet tė huajve por i drejtohet shqiptarve. Brain Gain lindi nė vendet anglo-saksone si nevojė pėr tė seleksionuar emigrantėt dhe pėr t’i ndarė ata nė kategori, ku njėrės i tregohet “respekt” ndėrsa kategoria tjetėr shporret andej nga erdhi. Kėshtu, disa nga tė shporrurit shqiptar tė kėtyre shteteve tani na thirren qė tė zbatojnė logjikėn e shporrjes midis shqiptarve. Kryeministri i radhės nuk i thotė shqiptarve “kthehuni tė gjithė”. Ai thotė kthehuni vetėm ju qė keni fituar master dhe doktoratė nė shtetet “mė tė mira”. Ai ėshtė i sinqertė nė thirrjen e tij, por nuk sqaron se kush na qėnkan kėta shqiptarėt qė ndjekin doktorata nė shtetet “mė tė mira”. As nuk jepet shpjegim sesi bėhet ndarja e bursave nga ministria e arsimit, nga fondacionet e tipit Soros, apo pėrfaqėsitė e huaja nė Tiranė.
Thithjes sė Trurit i ėshtė treguar vėmendje nga shumė emigrantė jashtė vendit, jo sepse ata vdesin pėr t’u kthyer nė Shqipėri por sepse nė vendet ku ndodhen nuk realizojnė dot ėndrrat e tyre. Gjuha e elitistėve si Gianfranco Fini nė Itali iu kujton kėtyre shqiptarve se janė tė huaj atje dhe nuk mund te presin mrekullira qė tė ndodhin. Nga ana tjetėr, reklamat nacionaliste brenda Shqipėrisė krijojnė konfuzione, dhe tė pėrjashtuarit e shoqėrisė shqiptare ndjehen si tė pėrfshirėt e kombit shqiptar. Kėshtu pėrjashtimi iu dhemb mė pak nė Shqipėri sesa nė Itali. Por rezultati ėshtė po i njėjti. Ata qė nuk pėrfitojnė nga politika, nga tregu, apo nga lidhjet familjare, mbeten tė pėrjashtuar nga shoqėria. Nė rastin shqiptar kėta njerėz janė shumica.
Shumica e shqiptarve mund ta kenė siguruar ushqimin dhe strehimin sot, siē do reklamonte dikush, por mėnyra sesi arrijnė tė mbijetojnė ėshtė njė histori mė vete. Pėr sa kohė rregullat e lojės vendosen nga dikush tjetėr, shqiptarėt shijojnė ēdo ditė pasigurinė dhe padrejtėsinė. Brain Gain nuk synon t’i japi esence demokracisė shqiptare. Brain Gain ėshtė njė marifet qė njerėz me inetligjencė dhe aftėsira tė ndryshme, nė vend qė tė pėrdorin kėtė inteligjencė pėr pėrmirėsimin e shqiptarve, ta pėrdorin atė pėr mbrojtjen e interesave tė partive shqiptare dhe elitave qė ato pėrfaqėsojnė. Kėta njerėz nuk thirren nė Tiranė pėr tė ndryshuar rregullat e lojės. Kėta njerėz thirren nė Tiranė qė tė zbatojnė formula tė huaja, tė cilat nė fund padrejtėsinė dhe shtypjen e prezantojnė si legjitime. Kjo inteligjenci e huaj kėrkohet tė sjelli nė Tiranė konceptin e statistikave, tregut dhe materialit, konceptin e efikasitetit dhe detyrimeve ndėrkombėtare. Kjo inteligjenci nuk ka asgjė pėr tė thėnė pėr moralin dhe identitetin shqiptar sepse ajo vet ka nje moral dhe njė identitet tė huaj. Duke mos prekur ēėshtjen e moralit, identitetit dhe mirėqėnjes, kėta njerėz duket sikur thonė se tė njėjtat skema qė iu ushtrohen amerikanėve, pėr shembull, do kishin tė njėjtat rezultate edhe nėse iu imponoheshin eskimezėve apo somalezėve. Por ē’e do qė historia ka treguar tė kundėrtėn. Prandaj dhe kolonizatorėt evropian tė Amerikės e gjetėn zgjidhjen midis gjenocidit tė indigjenėve. Kėta tė fundit nuk ishin nė gjendje t’iu shisnin Evropianėve gjėra qė s’iu takonin, nė kundėrshtim me kryeministrin shqiptar qė iu shet Evropianėve ujin dhe atmosferėn shqiptare qė atij, apo deputetėve qė votojnė pro shitjes, nuk iu pėrkasin personalisht. Sigurisht, qė nė kėtė veprim tė tij nėse kryeministi has ndonjė kundėrshtim nga punonjėsit e shtetit qė janė thithur midis Brain Gain Albania, ky kundėrshtim bazohet nė ēėshtje efikasiteti dhe jo nė ēėshtje morali apo realizmi. Se i vetmi moral dhe realizėm qė specialistėt e Brain Gain janė mėsuar tė zbatojnė ėshtė materializmi. Vetė politika e kombeve tashmė ėshtė kthyer nė ēėshtje tregjesh dhe materialesh.
Tė diplomuarit nga jashtė thirren nė Tiranė pėr tė folur njė gjuhė tė huaj. Njė gjuhė tė larguar nga populli shqiptar. Njė gjuhė teknike pa esencė. Njė gjuhė “objektive”, qė nė fund shpreh vetėm elitėn shqiptare. Kėta specialistė nuk thirren qė tė ndyshojnė rregullat e lojės, sepse rregullat e lojės janė vendosur para atyre nga ata qė ftojnė kėta tė diplomuar nė Shqipėri. Kėta specialistė mbėrrijnė nė Tiranė me qėllimin qė t’i japin njė gjuhė shkencore njė sistemi politik. Duke zbatuar recetat shkencore kėta nuk ndyshojne shumė nga ish-tellallėt e “realizmit socialist”. Fati i shqiptarve tashmė ėshtė kthyer nė shkencė. Por kėtė shkencė vetėm shqiptarėt nuk e krijojnė.
Brain Gain kėrkon tė sjelli nė Tiranė shkencėtarėt dhe specialistėt e demokracisė flluskė. Specialistėt dhe politikanėt, krahė pėr krahė, do na reklamojnė demokracinė pėr popullin, por nė mungesė tė popullit. Thithja e Trurit predikon teknikėn e rregullt mbi popullin e ē’rregullt. Teknikat dhe recetat pritet tė ndryshojnė popullin nė mėnyrė autoritare. Por nėse diēka nuk shkon mire gjatė zbatimit tė kėtyre teknikave, atėhere duhen ndryshuar specialistėt dhe emrat e deputetetėve –jo mentaliteti dhe vetėbesimi i shqiptarve. Kėta ideatorė e shkencėtarė njėkohėsh, sjellin idetė evropiane dhe amerikane mbi njė popull qė nuk e di se ē’po i ndodh. Kėta nuk krijojnė mundėsi dialogu e debati. Ēdo gjė ėshtė e shkruar dhe e shpjeguar nė marrėveshjet dypalėshe tė Shqipėrisė me BE dhe me Shtetet e Bashkuara. Ne tani thjesht duhet tė gjimojmė standarded. Vet inteligjencia e tė diplomuarve jashtė kthehet nė inteligjnecinė e standardeve. Ata predikojnė standarded e BE ashtu siē gjyshėrit e tyre predikonin Kuranin, Biblėn, apo Manifestin Komunist. Vetėm se predikimi ka njė tė keqe, iu kėrkon njerėzve tė besojnė diēka nė mėnyrė qė tė kontrollojė sjelljet dhe veprimet e tyre. Pikėrisht, shqiptarėt tashmė janė nėn kontroll. Ata besojnė vetėm ē’ka iu predikohet nga elita shqiptare e cila ėshtė njė organ i huaj nė shoqėrinė shqiptare. Thithja e Trurit kėshtu nuk ndihmon nė pėrmirėsimin e realitetit shqiptar. Ėshtė thjesht njė mėnyrė pėrzgjedhjeje dhe seleksionimi midis sė cilit njė sistem i padrejtė vetmbrohet dhe mbijeton.
Erjus Mezini
Gazeta Sot
25 Dhjetor 2010
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kryeplaku : 09-01-2011 mė 15:09
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt