
Postuar mė parė nga
fegi
I etiketuar shpeshherė me epitetin e rebelit modern, lideri i lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, mund tė konsiderohet, pa asnjė dyshim, fituesi i vitit 2010. Pavarėsisht asaj qė nga aspekti ekonomik ai mund tė dalė humbėsi mė i madh, sepse dy muaj mė parė e shiti banesėn pėr tė financuar lėvizjen e tij, duke mbetur si kaēak i strehėve, por marrė pėrgjithėsisht, Kurti dhe Vetėvendosje janė fituesit moralė tė vitit me dy zero.
I rebeluar fillimisht ndaj regjimit tė dhunshėm serb, Albin Kurti u bė ikonė e lėvizjes studentore nė vitin 1997 e mė pas edhe sekretar i Zyrės sė UĒK-sė nė Prishtinė. I kthyer pas luftės nga burgjet e Serbisė, Kurti u shpreh i pakėnaqur me sistemin kompot qeverisės dhe formoi lėvizjen Vetėvendosje, e cila fillimisht u bė opozita mė e fuqishme kundėr administratės ndėrkombėtare tė UNMIK-ut e mė vonė edhe e institucioneve tė Kosovės.
Njė lėvizje e cila rreth vetės grumbulloi vetėm disa tė pakėnaqur me decentralizimin, ndėrmori qindra aksione kundėr UNMIK-ut, Qeverisė e Kuvendit, duke i gjuajtur me ngjyrė, ve tė prishura, jonxhė, gurė e pleh. Pėr kėtė kryengritje, Kurti u burgos disa herė nga policia ndėrkombėtare e vendore, por pavarėsisht plagėve ai vazhdoi betejėn.
Nė vitin 2010, Albin Kurti vendosi tė sfidojė institucionet dhe partitė politike edhe nėpėrmjet sovranit. U fut nė zgjedhjet e jashtėzakonshme tė 12 dhjetorit pa shpenzuar mjete pėr marketing medial, pa bilborde e pa komisionarė nė vendvotime.
Pėrkundėr disavantzhit me partitė tjera, Kurti kaloi pragun, madje nė maratonėn elektorale u radhit subjekti i tretė, pas PDK-sė e LDK-sė, duke i siguruar tė paktėn 14 ulėse nė Kuvendin e Kosovės.
I deklaruar hapur se e mbėshtet bashkimin kombėtar, Albin Kurti me lėvizjen Vetėvendosje do tė mbesin njė opozitė e fuqishme nė Kuvend.
Karshi Kurtit edhe njė pėrfaqėsues tjetėr mund tė konsiderohet fitues i sivjetmė, Smajl Latifi, kryetari i Rahovecit.
Krijoni Kontakt