Gazeta Sot.
Lajmet Kryesore
Sabri Godo kėrkon ndėrhyrjen e amerikanėve, vendi drejt destabilitetit
BE e dėshtuar pėr zgjidhjen e krizės politike
Pas dėshtimit tė seancės sė fundit parlamentare pėr vitin 2010 pėr zgjidhjen e krizės politike nė vend, ka ardhur edhe reagimi i politikanėve mė me pėrvojė nė politikėn shqiptare, tė cilėt parashikojnė njė konflikt mė tė ashpėr politik nė fillim tė vitit 2011, duke mos pėrjashtuar as trazirat nė vend. Politikani dhe historiani i njohur Sabri Godo duke analizuar situatėn politike
nė vend thekson se duhet njė ndėrhyrje emergjente e amerikanėve pėr t`i dhėnė fund krizės politike qė ka mbėrthyer prej 3 vitesh Shqipėrinė. Gjatė fjalės sė tij Godo ėshtė shprehur pesimist pėr zgjidhjen e krizės mes palėve politike pa ndėrhyrjen e ndėrkombėtarėve. Mendoj se nuk ka zgjidhje tė kėsaj krize politike mes palėve kryesore, por do tė ketė njė acarim mes kėtyre forcave qė do tė thellohet mė tepėr. Kėsaj here nuk shikoj njė ndėrhyrje tė evropianėve pėr tė zgjidhur krizėn pasi dolėn njė herė tė dėshtuar. Vetėm nje ndėrmjetėsim i Amerikės mes palėve do tė bėnte punė pėr zgjidhjen e krisės mes dy kampeve kryesorė tė politikės, ėshtė shprehur politikani Sabri Godo. Ndėr tė tjera ai ka theksuar se ndėrmjetėsimi i amerikanėve do tė jetė tepėr me nota pozitive pėr sheshimin e marrėdhėnieve mes opozitės dhe mazhorancės
Krijoni Kontakt