Njė ėndėrr amerikane dhe njė realitet shqiptar
2011-01-07

Mentor Kikia


Amerikėn (kupto SHBA) e kanė cilėsuar si tokėn e bekuar, qėkurse kontinenti u zbulua dhe aventurierėt e njerėzit mė tė guximshėm tė Europės u nisėn me anije pėr tė pronėsuar tokat e reja tė globit tonė e pėr tė themeluar atje shtetin mė tė fortė dhe shoqėrinė mė tė lirė nė botė. Ka njė mijė arsye pėr tė shpjeguar se pėrse Amerika u bė Amerikė dhe vazhdon tė jetė edhe sot copa mė joshėse e planetit pėr tė gjithė njerėzimin mbi tokė. Por, njė gjė ne e dimė mirė, se mė shumė se toka e begatė dhe pasuritė e pamata tė natyrės, janė njerėzit ata qė e bėnė Amerikėn njė simbol tė begatisė. Tashmė, disa qindra vjet pas zbulimit, mė shumė se toka e bekuar, Amerika ėshtė vendi i mundėsive tė mėdha dhe mbi tė gjitha, vendi i shanseve tė barabarta, sepse ai ėshtė vendi i lirisė.

Ja ē’ngjau dy ditė mė parė nė shtetin e Ohio-s. Njė burrė nė moshė, i palarė, me flokė tė paprerė e i veshur si mos mė keq, me pak fjalė njė lypsar qė flinte rrugėve e poshtė urave me shishen e alkoolit nė dorė, u bė protagonist i mediave amerikane. Pikėrisht ky njeri u bė papritur personazhi i ditės nė televizionet e shtetit tė Ohio-s, deri edhe tek ‘CBS’-ja i madh. Ndėrsa u zinte rrugėn makinave duke kėrkuar 1 dollar, Ted Williams i bėnte tė tjerėt tė dėgjonin zėrin e tij, njė zė krejtėsisht i veēantė, nga ato qė regjisorėt e radiove e televizioneve i kėrkojnė me qiri.

“E kam dhuratė nga Zoti”, – tha Ted mė pas, por jeta ka treguar se Zoti nuk bėn dot gjė i vetėm nė tokė.

Sapo zėri i tij u dėgjua nga njė producent i rrjetit mė tė madh televiziv tė Ohio-s, Williams u shndėrrua menjėherė nė njė njeri tė kėrkuar nga media. Ai u shfaq ‘live’ nė edicionet e lajmeve tė televizioneve e u intervistua nė disa studio radiosh. Imazhi i tij u ndryshua dhe pas lypsarit tė rrugėve doli se ishte njė burrė, qė dikur, nė rininė e tij, kishte provuar tė bėnte folėsin e radios, por qė kishte pėrfunduar i mundur nga droga dhe alkooli. Sot Williams nuk ėshtė mė njė lypsar, por njė folės, tė cilit ndoshta i duhet tė pėrzgjedhė oferta pėr punė nga rrjetet radio-televizive, nė krizė pėr “golden voice”.

Do ta quanim kėtė njė pėrrallė tė bukur, por nė fakt kjo ėshtė Amerika, ose mė saktė, kjo ėshtė shoqėria amerikane!

Tė mendojmė pėr njė ēast qė njė njeri tė veshur keq e mė keq, ashtu si ata qindra qė enden rrugėve tė qyteteve shqiptare, tė mund tė pėrfundonte nė njė studio televizive nė Tiranė apo nė stacionet televizive lokale pėr njė aftėsi tė veēantė. Ēfarė do tė mendonim ne, ne brenda mediave, por edhe ata jashtė mediave, teleshikuesit me telekomandė nė dorė? Po mė mirė tė mos hamendėsojmė kot. Ai burrė nuk do tė shkelte kurrė, asgjėkundi, nė njė studio radiofonike a televizive nė Shqipėri. Askush nuk do t’i qasej, e pale tė mendonte se mund ta merrte e ta pastronte pėr ta nxjerrė para mikrofonit. Dhe, a e dini pse? Sepse, fodullėku ynė patriarkal nuk na lė tė mendojmė se pas njė njeriu me zhele mund tė qėndrojė njė njeri i aftė e i zoti, se pas njė njeriu tė varfėr e pa mbėshtetje mund tė gjendet njė profesionist i mirė. Dhe sepse, e mbi tė gjitha, ky vendi ynė nuk ėshtė vendi i shanseve dhe mundėsive tė barabarta. Shqipėria jonė, gjithnjė e mė shumė po zhytet nė bajraktarizėm e po qeveriset nė ēdo seksion tė jetės pėrmes klientelizmit.

Nė faqet e gazetės “Shqip” mund tė lexoni shpesh analiza brilante me autor Dritan Hila, nėpunės i Ministrisė sė Jashtme dhe njė njohės i shkėlqyer i politikės sė jashtme dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Hila kėrkonte tė botonte nė shtyp, por e refuzonin sepse ishte i panjohur, kėrkonte tė ishte pjesė e paneleve nė debatet televizive, por sėrish refuzohej dhe sėrish sepse ishte i panjohur pėr publikun. Ai nuk kishte dalė dhe nuk ka dalė ndonjėherė nė TV. Ndėrsa ata, tė njohurit e tė “famshmit”, mbinin e mbijnė ekraneve nga mėngjesi deri pas mesnate. Brenda tė njėjtės ditė i sheh nė pesė emisione tė ndryshme televizive, duke folur pėr politikėn e jashtme, pėr krizėn e brendshme, pėr arsimin, pėr bujqėsinė, pėrmbytjet, tė drejtat e grave, romėve, homoseksualėve etj. Kėta tė pacipė mendimdhėnės, janė sot mėshirimi i njė shoqėrie qė pjell dhe udhėhiqet nga mediokriteti dhe fasada. Ai del mė shumė nė TV, ai ėshtė mė i dituri e mė i zoti.

Pėrkundėr shoqėrisė amerikane qė i jep mundėsinė njė lypsari qė brenda njė dite tė shndėrrohet nė yll radio-televiziv, nė shoqėrinė tonė, ne, tradicionalisht kemi prodhuar e prodhojmė stereotipa qė i mitizojmė, i dashurojmė dhe nė mėnyrė tė verbėr ua besojmė tė gjitha hajvanllėqet qė thonė. Dhe, kėtu nuk flitet pėr njerėz tė medias, por sė pari pėr ata qė ne rėndom i emėrtojmė si liderė tė politikės, tė cilėve ne u shkojmė pas me njė bindje tė frikshme. Dhe kur punėt nuk ecin mbarė, ne kėta njerėz i mallkojmė, i shajmė, i pėshtyjmė e prapė i lėpijmė, sepse ne “vetėm kėta kemi”, nuk kemi alternativė tjetėr. Shoqėria jonė nuk qarkullon dot udhėheqės, nuk transfuzon liderė dhe nuk prodhon dot udhėheqės tė rinj dhe jo se nuk ka, porse mėnyra jonė patriarkale e tė jetuarit dhe mbi tė gjitha, mėnyra jonė klienteliste e organizimit publik nuk lė tė ngrejė krye njeri jashtė klanit dhe pa miratimin e kapos sė klanit. Ne dashurohemi me mitin dhe miti prodhohet pikėrisht aty, nė ekranin e vogėl, nė njė garė se kush shan e kush bėrtet mė shumė. Njė grusht njerėzish kanė pronėsuar sot tė drejtėn e tė qenit publikė, tė drejtėn e tė qenit udhėheqės e liderė tė politikės dhe gjithkush tjetėr qė do tė synojė tė bėhet i tillė duhet ta bėjė kėtė vetėm me lejen e tyre. Dhe, pėr kėtė nuk ėshtė faji i kėsaj kategorie “liderėsh”, por i yni, i gjithė shoqėrisė, e cila mė shumė se njė shoqėri e civilizuar ngjan me njė kope tė futur nė vathė, qė me hir a pahir duhet vetėm tė duartrokasė liderin qė dėrdėllit.

E nė daltė dikush andej nga fundi i vathės sonė tė thotė ndonjė gjė mė me mend, e gjithė kopeja do tė blegėrijė: E kush ėshtė ky, kush e njeh kėtė, a ka dalė ndonjėherė nė televizor ky? E sėrish do tė kthejmė kokėn nga lideri, duke pėrplasur putrat tėrė pėrulėsi.

Do ta quanim kėtė njė ėndėrr tė frikshme? Po, por kjo ėshtė Shqipėria, ose mė saktė, shoqėria shqiptare.