-
Faleminderit shume!!!!!
KOTESI
U befsh 100 vjec!-m'uron gjyshi
"Cdo dite,cdo mot...!?"
Posi,100 jam!
Por s'bindet ai sot!
-
-
VETEKENAQESI
Njom shamine me lotet e qarjes e te qeshjes
Kontrolloj cilesine e simiteve
Infraktet...fokusohen para e pas ndeshjes...
Zbiroj stinet me turjelen e viteve
Tkurrem...sa nje midhje
I ndryshket fyti robotit...
Pse shkuaj kaq pa lidhje?
I duhen arsye idiotit?
-
-
EFEKT
Me dergove nje leter dashurie
Germe per germe e lexova
S'kuptova gje!...
Germe me germe...
ndjeva dashuri
-
-
AHA...
Je sumbulla e kuqe e fustanit te rrudhur...?
E pamundur!
Flutur e humbur?
As qe behet fjale!
Petal i zverdhuar,i pezmatuar...?
Aha,shpirt i perdale,i rregjuar!
-
-
MAMI IM!
Mami thurte papuce,
kurse une luaja me lemshin...
Papucet u veshen,u grisen...
Mami thur mallengjime
me lemshin e mungeses sime
-
-
IMITIM
Jam kalama
Prane kioskes...
lepij akullore,buze,kaush,gishtrinj...
Edhe mami lepin akullore,buze,kaush,gishtrinj...
ne shtepi
-
-
S'DUA TA HARROJ...!
"Ai foli mire per ty!"
Cfare tha!?
Prit ta shkruaj...
Sa...ishin aty?
-
-
CPERQENDRIM
Qendroj perballe dritares...
Lulet e oborrit,
te zgerlaqura nga pakujdesia e veses...
Ka lule te kuqe,te purpurta...
C'ngjyre ka korniza e dritares!?
-
-
TRASHEGIMI
Me kerkoje nje petal te vetem
Shkulja trendafilat me gjithe rrenje
Qeshje e me puthje duart e gjakosur nga gjembat
Qeshje e puthje me ke lene...
-
-
POEZI PER TY...
Deshmove aktivitete paranormale
te shoqeruara me fjale banale?
Perjetove purgatorin ne menyre sensacionale?
Je majmur me skandale?
Ti s'ben ze
Ti s'ke ze!
Pyetjeve te mesiperme po i pergjigjet fytyra jote
ose me sakte ajo koke...
Ajo koke e pakalbshme ne toke
Koke e pershtatshme per nje sarhosh
Koke e krisur nga katastrofat
Koke bosh...
PASIVITET
Eh,buke e ngrohte...
Aroma jote...bre,bre
Besoj se edhe shijen te mire e ke!
Eh,buke...
Je e bute,e buker,e bekuar...
Pa ty sofra s'shtrohet...
Eh,buke...
Buka vazhdon te ftohet!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt