NJE FILXHAN CAJ
Rrufis vrullshem
Me digjen buzet,gjuha,fyti...
Rrufis ngadale
Ngadale e ndjej dhimbjen
Mallkoj filxhanin dhe cajin
se dhimbja avullon
NJE FILXHAN CAJ
Rrufis vrullshem
Me digjen buzet,gjuha,fyti...
Rrufis ngadale
Ngadale e ndjej dhimbjen
Mallkoj filxhanin dhe cajin
se dhimbja avullon
PRITJE...
Asaj i thashe te me prese...
Po jua tregoj sekretin
Rete e perhimta pothuajse puqin peshqit e purpurt
Mezi e shoh detin...
Ky shkeb i thepisur si cjap i degdisur ma shton sikletin
Ketu kam mauzole per trupin e varr per shpirtshkretin
Ketu,era e veriut dhe pleshtat e gunes se bariut shkojne si te harbuar
Ketu ne maje te thikes ,zonja e zoterinj!
Jeni qorruar?
S'e shihni sa mahni...!?
Ia prefsha gershetin bjond!
Ia pres gershetin bjond!
Zogjte zaptojne parmaket
Zhabat-zambaket
Zaptomeni ndjenja se me plaket...
Asaj i thashe te me prese
Po me pret!
E shtrire,e pajete...
Po si i dal perpara i pergjakur,per ibret...?
Faleminderit BROKEN SMILE!
HUMBJE
Te kerkoj ne mal
Maje pa ngjitur s'le!
Rreze malit te kerkoj
Gjej gjysme fole...
Malin germoj me thonj...
Shqiponje,ku je!?
Pershendetje AGIM!
CUDI NE PARK
Cfare cifti...shetitka ngadale!
Ua sa sythe pemesh!
Cudia cel pale-pale!
Sa te bukura lulezimet!
Puthen plake e djale!
Vargojne veshtrimet.
STIL
S'mbaj mend si quhej!
Si fliste,pra,si?
S'e di nese shiste kajsi a bluante ne mulli.
Syte e zinj... apo te kalter me pak gri...?
Ecjen akoma ia kam zili!
AUTOKRITIKE
Sigurisht qe merrem me renditje pellitjesh
dhe shperndaj grindje xhindesh...
Nis vals te ngadalshem vemjesh dege me dege
kur puhiza e puthjes tund ferre e shege...
Lart-qielli
Poshte-toka
E shkeputur nga trupi,pra pezull me rri koka...
Ty te fshehte te befte... si rubin te ruaj ne gjak
Ky fustan te shkoka!
Ky fustan te shkoka-kurre s'te thashe
Ky fustan te shkoka-thashe me vete prape
Sa per te qene tamam ****!
QERRATAI
Atyre u shitej si profet i mekur
Ty te bleu mendjen me pambuk dhe hekur
Mua me ka borxh... dhe gruan ma ka "prekur"
Na e hodhi qerratai:ka vdekur!
LULE
Lule,moj lule,te dua!
Te dua kur shpalos petalet!
Te dua me vese moj eremire!
Te dua se rritesh ne shi e thatesire
mbi varrin e mendjes se lire
XHELOZI
Ne tre lozem,kenduam,qeshem,flirtuam...
Por sot une te dua!
Le t'kendojme duet!
Shtyme ne perrua...!
Vec ti..,ty...,une...,mua!...
Krijoni Kontakt