Te falem'nderit!
Pershendetje mik/e!
EUFORI
S’di nga t’ia nis, o qiell,o plis!
S’di si te shprehem o miq,armiq;
amebe,balene,qarr,hardhi...
Kam rene n'dashuri!
LIRI
Eci jashte mureve te ketij burgu
Eci normalisht
Eci me te dyja kembet njeherazi
Te burgosurit brenda mureve
ecin edhe kokeposhte per nje cikez liri!
SAKRIFICE...
Zjarr nene,ka rene zjarr!
Mos je gje e marre...e ke te vetmin djale...
I ngecur ne oxhak po piqet dalengadale
Po i ngecet fjala "nene" ne fyt,
gerthimat i dalin nga hundet e syte...
Meshire pra,nene!
Shuaje ate zjarr!
Shembe shtepine!
Shqitu prej dashnoreve!
Behu heroine!
Kurse ajo derdh benzine me katruve
mbi turren e druve...
Faleminderit PRANVERA!
FAVORITIZEM
Mos me merr me te mira!
Mos m'ofro aspirine!...
S'dua t'ia di per qyqarin dhenderr...
S'dua t'ia di per intriga mikrobesh ne gjenderr...
Sapo mbyll veshet...vetetin...
Ne vend te shiut bien koka te prera bebesh
Ylberet lakohen e behen cerdhe zgjebesh
Oh,une po i mbyll syte
Ate nate tek limani s'ishe vete e dyte
Buzet te jane rrjepur prej puthjeve pasionante...
por s'po i kallzoj burrit tend
Po e mbyll gojen...
Moter,luaje lojen!...
FOBI?
C'me rri ashtu si tutkun?
S'gjete domate as ne bahce as ne pazar
Ka plot ne frigorifer...
Pa luaj njehere...
Hape ate dere...
Aty brenda ben banjo dielli enderrthuresi i yjeve
Sirenat s'po kacafyten,po krahasojne cilesine e flokeve
Oktapodet zgerdhihen me kucedren xhelate...
C'pate?
Pse dridhesh...pse vrapon?
Kishte domate?
FJALE E PAKUPTUESHME
Qe nje fjale e krijuar nga frymenxjerrja e nje kraharori te krisur
Nje fjale perbuzese per sqetullat e murgut pisanjos te degdisur
Ose fjale si grimce bukurie ne diell e ne hije
Nje fjale te papertypshme si halet e thekrres
Nje fjale qe s'me pelqen ndaj po e ndaj me ty
Pikerisht atehere,kruajtja e kokes dhe e mjekrres ...
ze fill aty!
?!...
Era pranverore ben te ditur se nena Natyra eshte fringo e lajthitur
...kandra e ngordhur gllaberon gaforren e mitur...
...akullnaja,stalakmite... ngjiten drejt Marsit t'plasaritur...
Perbri jetimoreve jeshile gulcitjet e lumit ndjehen papritur
Luledelet perpeliten ngathet nen bezhdile
Lengojne pingulthi teta lulet asgjekundi:duhen kositur!
Epo une kam pushim!
Eshte e djele,o diell!
Miremengjes...pambarim!
PRANE GROPES...
Si s'i jap une sise sorkadhes!
Si s'me kenaqin muajt e veres!
Si nuk shpuploj shpende pika-pika!
Por...s'e thith aromen qe gelon gropen e gelqeres!
Nga frika!
Pa dyshim qe ai ajer eshte e bardhe
Do me zbardhen mushkrite,fryhen bulcite...
Te tjera terse do me ndjekin perdite
Ja,po shquaj shtellunga shtrigash
O bobo magjite...!
Krijoni Kontakt