-
pershendetje salamanda 
shume te bukura poezite. sec me japin nje ndjesi lehtesie dhe lirie kur i lexoj...
-
-
Shuuume faleminderit BROKEN SMILE!( Frankly,I'd prefer a radiant one!)
I VETMUAR
Mund te jem mizor,i shemtuar,harbut...
Jam i vetmuar po ju them!
Aq i vetmuar saqe lepij gishtrinjte qe kullojne ***,
vec per nje perqafim njerezor!
Me kthe shpinen tani i dashur lexues...
meqe u tregova vulgar...pa zor
Po futem ne guasken paralindje-vdekje pa perpjekje!
I vetmuar...gazmor!
-
-
DESHIRE
Te urrej shume,vertete
por s'po ta therrmoj koken me varre
tani qe ti fle e qete
Te gjithe urrejtjen qe kam per ty po e shpreh ne kete flete
E lexofshin te gjallet perjete!
O statuje e shkrete...
-
-
C'GOJEDHENE!
Po i them gjerat pa pike frike!
Te dhjefsha vargjet magjike poetike!
Pernate e perdite ngjasin dashurite
Dielli i vrojton,hena eshte deshmitare...
por s'u pjerdh fare!...
U shofshin,pra!
Por pa diell s'jetojme dot moj lozonjare...
Romanca s'parafytyrohet pa hene...
C'gojedhene!
-
-
POLIGAMI
Pushtojne luginat puhuza te purpurta
Purteken lumnj te pashtershem pasioni
Permbyten ndjenjat intime
Grari,lundroni nga te doni!...
Rreth zemres sime...
-
-
SKLLAVERI ABSOLUTE
Te dashuroj moj perri e katundit
Punoj per ty,sa me shfrytezon!
Je mendimi im fillestar e i fundit
Edhe endrrat me hallka m'i zapton
S'te mjafton!?
-
-
FATI I IDEALISTIT
Njehere e nje moti kur isha i ri e i zoti,
u martova me nje grua bukuroshe...
Ajo kurre s'i krihte floket...e lashe!
U martova me nje pastertore
qe kurre s'shihej n'pasqyre...valixhet me kembe ia dhashe...
U martova me nje grua qe kuptoi dicka...
Fet e fet me la!
-
-
SHQISAT
Pra,sot une i perdor te gjitha shqisat...
Edhe ti!
Neser shqisat do te me dalin jashte perdorimit
M'i rregullon ti vdekje...
Ua i degjoj lutjet qe lexohen gjate varrimit
E ndjej bilbilin...
Ua i shikoj larmite e trishtimit!
Prek trendafilin...
E nuhas,argjilin...
-
-
PARAJSA IME
Sot eshte e hene...
Dite e zymte
Dite pune
Dite paqesore
Dite dhune
Dite lirie
Dite dashurie
Shpiterisht jetoj mbi nje lule qershie
-
-
SIMPATI
Po jep shpit ti moj mbetereshe
E hijshme,e kendshme,grua me peshe...
Ca do thone:Shkelqesia e saj na la...
Te tjere mermerisin
moren engjujt ne krah
Vajtojne sa me s'ka!
Edhe une do t'u prekja,
por jam vdekja!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt