Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Martiri i Madh Efstathi - Shen Stathi - 20 shtator

    Efstathi, Martir i Madh, Theopista, Agapiu, Theopistiu, martire

    Gjenerali i pasur romak, Plaqidha (Placidus latinisht), per shkak te bamiresive te tij, pa midis brireve te nje dreri qe gjuante, nje kryq te ndritshem. Keshtu u thir per t'u pagezuar nga i Kryqezuari. Gjithashtu, edhe e shoqja, Tatjana, pa nje tjeter vegim. Pas kesaj te dy pagezohen dhe marrin emrat Efstath (greqisht = i qendrueshem) dhe Theopista (greqisht = besa tek Perendia), kurse femijet e tyre te vegjel moren emrat Agapiu (greqisht = i dashur) dhe Theopistiu. Te nesermen, shenjti, duke u lutur tek vendi ku iu shfaq vegimi i Perendise, degjoi se do te vuante shume, por do te dilte fitimtar.

    Brenda nje kohe te shkurter i vdiqen, si pasoje e epidemive, sherbetoret dhe kafshet e tij dhe i vodhen shtepine. Theopista e derrmuar i kerkoi te iknin fshehurazi ne vendet e shenjta, por gjate udhetimit kapiteni i anijet u verbua nga bukuria e saj dhe kerkoi nje shume mjaft te madhe per udhetim ose perndryshe ti jepej Theopista.

    Efstathi i mjere proteston, por nuk kish se cfare te bente dhe, per te mos u flakur ne det, zbriti duke vajtur ne Bejrut te Libanit, se bashku me femijet. Kur arriti afer nje lumi, Efstathi, pasi coi njerin djale ne bregun tjeter, kthehet te merrte djalin tjeter, por nderkohe sheh se te dy femijet ia kishte rrembyer nje ujk e nje luan. Shume i pikelluar nga fatkeqesia, ai kaloi 16 vjet duke punuar neper arra.

    Nderkohe, djemte kishin shpetuar nga kalimtaret e rastit, te cilet i kishin rritur te ndare, ndersa bashkeshortja kishte mbetur e paprekur pasi kapiteni kishte vdekur shpejt.

    Nje kryengritje e detyroi perandorin Trajan (98-117) qe te dergonte njerez per te kerkuar Plaqidhen, i vetmi gjeneral i afte per te perballuar situaten, dhe ata e gjejne! Si komandant ai mobolizoi ne ushtri edhe te bijte e tij, te cilet, per aftesite qe kishin i mbajti afer (pa e ditur se cilet ishin).

    Duke kaluar nga fitorja ne fitore, mberriti prane shtepise se kapitenit te anijes, ku jetonte Theopista. Ajo degjoi te bijte tek tregonin historine qe u kishte ndodhur dhe keshtu njohen njeri-tjetrin. Per me teper, ajo njohur edhe burrin e saj! Ushtria feston!

    Ne Rome fitimtaret i priti perandori i ri, Adriani (117-138), i cili sakrifikoi kafshe me kete rast. Por familja e Efstathit nuk beri sakrifica kafshesh. Per kete arsye, iu leshuan nje luan i cili nuk i preku. U erdhi fundi nje vici te skuqur metalik, por pa iu djegur as edhe nje qime, sic i ishin lutur Perendise. Me vone, siper varrit te tyre u ndertua nje kishe.


    Nga Thesari i Shenjtoreve - fq 291-293
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-01-2011 mė 21:42

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Martiri i Madh Efstathi - Shen Stathi - 20 shtator

    Te gjithe ata qe kane emrin Stathi, Stathaq, kane sot Diten e Emrit.

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Martiri i Madh Efstathi - Shen Stathi - 20 shtator

    Kujtona e ruana o martiri i hershem i Krishtit, Shen Stath, me lutjet e tua, te gjithe ne mekataret!

    Albo

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Martiri i Madh Efstathi - Shen Stathi - 20 shtator

    Le te sherbejne vuajtjet dhe martirizimi yt o Shen Stath, per te gjithe ne besepaket e sotem, qe bejme me faj Zotin, kur perballemi me veshtiresine me te vogel ne jete!

    Duhet t'i durojme te gjitha vuajtjet ne kete bote per hir te Krishtit!
    Dhe asnjehere nuk duhet te humbim besimin tek Perendia!

    Vullnetin tone te mbrapshte t'ia nenshtrojme Vullnetit te Perendise!

    E le te mbajme mbi supe Kryqin qe Perendia na ka caktuar, deri ne frymen tone te fundit!

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •