Problemet qe ngre autori i radheve me poshte jane aq te dukshme e aq prezente sa qe kerkojne impenjimin e domosdoshem te intelektualeve Shqiptare, mendimi e opinioni i te cileve eshte mpire tej mase ... paēka se vlerat e kombit tone po neperkemben ndoshta si asnje here tjeter ...
Autori na ve para alternatives meshire kristiane apo drejtesi qytetare, duke te dhene pershtypjen se ato perjashtojne njera tjetren ,,,
Perse te mos bashkejetojne, beshkeveprojne e bashkerendojne te dyja bashke ... apo ose/ose, e jo ose/edhe, deri edhe/edhe ...
ds
SOT ONLINE
Mėshirė kristiane, apo drejtėsi qytetare?
Nga Xhovalin DELIA, piktor regjisor shkrimtar
(Urim pėr Vitin e Ri 2011)
Pėr sa kohė nė mendėsinė shqiptare do tė mbretėrojė propaganda antikomuniste, e nė krye tė vendit do tė sundojnė demagogė shtihanė, shqiptarėt nuk do tė dinė tė zgjedhin e pėr pasojė nuk do tė gėzojnė demokraci, madje luftės sė vjetėr tė klasave do ti shtohet edhe konflikti Jug Veri!
Kur pashė fotografinė e Kadaresė u gėzova, por jo edhe aq kur e lexova fjalėn e tij. Asgjė tė keqe nuk gjeta, pėrkundrazi, plot fjalė tė menēura e tė vyera kishte thėnė, por tė keqen e madhe qė na ka zėnė, veē sa e kishte pėrmend. Kemi ngelur prapė nė udhėkryq, na thuaj o profeti jonė; nga ėshtė e drejta e ku ėshtė e padrejta, se nuk po dimė nga tia mbajmė, djathtas, majtas, nė Jug apo Veri?
E duam nga Ju, jo se atė e din vetėm ti, por sepse e thotė Kadareja! Nuk tė kėrkojmė votat e vjedhura, as tė na gjesh tė drejtėn, jo, ajo ēka duam nga ti ėshtė pak urtėsi e pakėz dritė nga Torra Eifel.
"... Mendoj se ēdo popull, sidomos populli shqiptar, ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj ndjenjės sė drejtėsisė, kur vendoset drejtėsia nė vend... ( I. Kadare shekulli 22. 12. 2010) Na mėso profeti jonė; si ta vendosim, ku, kur e qysh? Na thuaj, ēfarė na ndan me drejtėsinė, me rregullin e ligjin? Pse nuk arrimė tė vėmė raporte tė mira me kėto ligje bashkekzistence qytetare? Pse jemi tė prirė drejt anarkisė, padrejtėsisė e dhunės? Pse jemi tė egėr? Mė mirė tė jemi autokritikė pėr tu bėrė tė vetėdijshėm pėr defektet tona apo tė shtiremi duke i atribuuar vetes virtyte qė nuk i kemi realisht. Le ta themi tė vėrtetėn, profeti ynė, dhėmb por korrigjon e shėron.
... Ne kemi bėrė vėrtetė luftė kundėr asaj qė quhet mėshirė kristiane, por kemi harruar qė kėto ndjenja janė ndjenja njerėzore qė janė mbi fe. Ka njė mėshirė njerėzore qė ėshtė gjithashtu njė kategori humane njerėzimi. (I. Kadare shekulli - 22. 12. 2010). Mjerimi ka vetėm zhele, e nuk do mėshirė por ligj e drejtėsi. Mėshira e lehtėson por nuk e shėron mjerimin, pėrkundrazi, po tė kthehet nė mjet, poshtėron tė nėnshtruarin, ushqen mjerimin e miklon padrejtėsinė. Po a mund tė pretendojmė drejtėsi e aq mė pak mėshirė kristiane nga njė sistem i padrejtė, si sistemi i pa fe shqiptar, madje i korruptuar fizikisht, shpirtėrisht, moralisht e politikisht?
Nė kėto kushte, alternativa nuk ėshtė predikimi i mėshirės e as mėshira, por evidentimi i shkakut, ngritja e tė pėrdhosurve nė skenė, para projektorėve qė ti shohim nė sy e tė na shohin nė fytyrė. Qė shkaktarėve tė pamėshirė e tė pafytyrė tiu tundet kolltuku nėn bythė e viktima tė bėhet e vetėdijshme pėr padrejtėsinė. Tė bindet se drejtėsia e liria e dinjiteti nuk falen por fitohen.
Kolegėt e tu iluminist francez, nuk predikuan mėshirėn kristiane, ndriēuan skutat mė tė mjera tė Parisit, u dhanė sy e vesh tė mjerėve, u prinė dhe tė gjithė bashkė bėnė revolucion nga i cili mėsoi gjithė bota, veē nesh. Haxhiqamilėt shqiptarė, qenė tė fundit qė u zgjuan nga letargjia otomane dhe, tė verbuar nga nata e gjatė, vrasin foshnjėn e tyre demokratike. Po kėta rebelė, do tė jenė tė parėt qė kthehen nė servilė e spiunė nėn diktaturė. Dhe nė fund, do tė jenė prapė tė fundit qė guxuan tė rrėzojnė jo komunizmin, por shtatoren e njė diktatori tė vdekur. E po kėta trima sypatrembur zemėr barot, janė sot ata qė nėnshtrohen edhe nė demokraci, kėsaj here jo nga frika, por pėr leverdi. Mor po ēkomb jemi xhanėm qė nėnshtrohemi kaq kollaj e qė shitemi kaq lirė? A kemi dinjitet e krenari apo vetėm kryeneēėsi e marrėzi?
"Ka njė kėrkim ndjese, njė pardon. (I. Kadare shekulli 22. 12. 2010)
Dakord, po kush duhet tė kėrkojė ndjesė? Tė gjithėve, kujt mė shumė e kujt mė pak, na peshojnė nė trup e nė shpirt mėkate e gjynahe por a ka njė hierarki edhe nė faj apo vetėm nė merita e lavdi? Kėtu nuk ėshtė fjala tė dėnojmė, njė x individ e as njė y parti, jo, ēėshtja ėshtė tė ndėrrojmė mendėsi.
Para se tė kėrkojmė hesap tė tjerėve le tė rrėfehemi ne tė parėt pėr mėkatet tona e le tė kėrkojmė ndjesė shoqi shoqit nė tokė e Zotit nė qiell. Nėse tė tjerėt nuk e bėjnė kėtė hap, kjo nuk varet nga ne. Ajo qė secili nga ne ka nė dorė, ėshtė tė falė. Ata qė nuk e meritojnė, le ti dėnojmė dhe rėndė bile, por jo ne, ligji e drejtėsia. Ky ėshtė rregulli numėr 1 nė njė shoqėri civile. Vetėm kėshtu mund tė bashkėjetojmė si qytetarė, nė tė kundėrt do tė ishim barbarė. Shumė na klasifikojnė nė kėtė tė fundit. Le tė reflektojmė! Por qė tė reflektosh do tė thotė tė jesh nė paqe me veten dhe me ēka tė rrethon, e qė tė jesh nė paqe, duhet tė rrėfehesh, kėrkosh ndjesė dhe tė falėsh e tė, tė falin. Qė tė bashkėjetojė nė paqe njė komb, para sė gjithash duhet tė reflektojė truri e shpirti i tij.
Ju nuk keni vrarė e as internuar, por pena e fjala ėshtė mė e rėndė se plumbi, e ne bash pėr penėn e hollė e pėr fjalėn e urtė tė ēmojmė e tė adhurojmė o shkrimtari ynė.
... Tė gjitha kėto janė pėrjashtuar nga jeta jonė. I kemi pėrjashtuar dhe nuk i kultivojmė. (I: Kadarč shekulli, 22. 12. 2010). A nuk jeni edhe ju o i urti jonė njė nga kopshtarėt e bahēes ku kultivuam njeriun e ri qė sot, herė me kravatė rozė e herė me kravatė blu, na fshikullon me kamxhikun e demokracisė? Apo fajtorė janė vetėm komunistėt e vdekur? Po ne tė gjallėt, ēfarė bėnim atėherė e ēpo bėjmė sot? Atėherė mbollėm atė ēka jemi duke ngrėnė, e sot jemi duke mbjellė atė ēka tė tjerėt do tė korrin nesėr. Jemi tė sigurt qė kemi zgjedhur farėn e mirė o kopshtari ynė i moēėm?
Duhen njohur gjėrat para se ti gjykojmė ato. E po nuk na i shpjegove ti o profeti jonė qė i di mirė kėto punė, ne do vazhdojmė tė djegim tė njomin nė vend tė thatit. Kėtė Kadareja i madh universal, mund ta bėjė vetėm nėse do ēlirohet nga Ismaili i vogėl provincial, qė shpesh bie preh e ca shkrimtarucėve tė dėshpėruar ziliqarė qė kacavaren si merimanga antikomuniste nė shtatoren gjigante Kadarč shkrimtar.
Na sqaro njė herė e mirė profeti jonė; pėr tė qenė intelektual demokrat, duhet tė jesh domosdoshmėrish antikomunist? A nuk janė njerėz si ne por qė mendojnė ndryshe edhe komunistėt?
Pėr sa kohė nė mendėsinė shqiptare do tė mbretėrojė propaganda antikomuniste e nė krye tė vendit do tė jenė kėto biēim demagogėsh shtihanė, shqiptarėt nuk do tė dinė tė zgjedhin e pėr pasojė nuk do tė gėzojnė demokraci, por luftės sė vjetėr tė klasave do ti shtohet edhe njė konflikti i ri, Jug Veri.
Ajo qė kemi nevojė sot ėshtė tė orientohemi drejt ligjit e drejt vlerės. E kush mund tė jetė busulla mė e mirė se Ju o profeti jonė? Kujt intelektuali shqiptar i dėgjohet fjala mė shumė se Ju?
Kur intelektualėt e gazetarėt nuk janė nė gjendje tė kenė njė pozicion koherent e ti rezistojnė tundimit shitblerjes e frikės, ēduhet tė presim nga klasa instinktive politike qė pa prit pa kujtuar gjenden nė qiellin e shtatė; me pushtet, para dhe rrethuar me virgjėresha? Kush nuk do tė tundohej nga njė Parajsė e tillė tokėsore? Ne i duam shenjtėr politikanėt por nuk janė as djaj, thjesht njerėz, dhe tė mirė, madje edhe tė mbarė nė fillesė. Tundimi i deformon dhe i bėn tė prapėt. Duhet tė sforcohemi ti kuptojmė, pėr ti ndihmuar para se ti demaskojmė e ti dėnojmė. Nuk ėshtė kaq e lehtė ti rezistosh tundimit. Ata pak ,tė racės, qė janė bij tė arsyes e padronė tė trupit rezistojnė, tė tjerėt, tė radhės, skllevėrit e trupit qė nuk njohin si atėsi principet e arsyen, kanė njė ēmim, si ēdo mall, madje tė ulėt. Ky fenomen nuk ndodh vetėm nė politikė e vetėm politikanėve, paēka se tabelė qitje janė gjithmonė ata.
Anomalia e sotme ėshtė produkt normal i shoqėrisė tonė nė njė ndryshim radikal; nga tė barabartė pa pronė, nė tė pabarabartė nė garė tė egėr, me e pa prona. Natyrisht nuk janė intelektualėt shkaku e as nuk mund tė jenė ata shpėtimtarėt. Nga ata kėrkohet pėrkushtim e vizion tė kthjellėt pėr ardhmėninė, pa u kompromentuar nė politikė. Mungesa e njė kualiteti tė tillė kulturor, ėshtė njė tjetėr shkak i krizės tonė politike sociale.
... Gjithashtu mendoj qė konkretisht meqė ėshtė pėrpara ligji i zgjedhjeve, mendoj qė ėshtė njė nga ligjet e rėndėsishme qė do tė luajė rol. Unė nuk jam specialist dhe nuk jam marrė ndonjėherė me kėtė gjė, por e them si parim si tė thuash".(I. Kadarč, shekulli 22.12.2010). Nuk tė kėrkojmė hartimin e ligjit elektoral o profeti jonė, por, mė qė politika e mbrapsht shtiret e nuk tregon ku i dhemb, kėrkojmė nga ty tė vėsh gishtin tek plaga, bash te fillesa, aty ku komprometohet demokracia, tek pėrzgjedhja e stafit qė do tė marrė pėrgjegjėsinė e qeverisjes e tė administrimit tė jetės publike; Pse pėrfaqėsuesit e popullit sovran, nė vend qė tė zgjidhen direkt nga sovrani popull, vazhdojnė tė zgjidhen nga krerėt e partive, me marifete dushku e shkoze? Sepse i shėrben popullit e vendit apo interesave tė krerėve tė partive pėr tė personalizuar partitė, politikėn dhe institucionet? Nėse pėrzgjedhja do tė bėhej direkt njerėzit e thjeshtė, pėrfaqėsuesi deputet, do tė jepte llogari direkt para njė komuniteti njerėzish qė i ka dhėnė mandatin e jo para njė kryetari partie qė mund tė gėnjehet, tė mashtrohet e tė korruptohet. Njė tjetėr shkak i krizės aktuale shqiptare ėshtė bash forma jo demokratike e zgjedhjes, personalizimi i partive dhe i politikės, natyrisht importuar nga demokracia Perėndimore, e cila po pėrjeton krizėn mė tė rėndė morale, politike dhe ekonomike, edhe nga shkaku i lartpėrmendur. Njė vit e gjysmė regjim demokratik, pa opozitė, me njė parlament gjysmagjel tė paralizuar nė agoni qė mbijeton me serumet e ndėrkombėtarėve.
Erdhėn zgjedhjet e reja e ne nuk kemi mbaruar sė numėruari votat e vjetra. Si do ti vejė halli kutive? Do tė pėrdoren dosjet e vjetra si shantazh pėr tė mbuluar votat e vjedhura? Humbėsi nuk pranon humbjen e fitimtari nuk ėshtė nė gjendje tė konfirmojnė fitoren! Na thuaj, ku ėshtė e drejta profeti jonė? Nėse nuk na e thua dot, na mėso si ta njohim e si ta gjejmė atė. Zaten, nė vendin ku ti ke zgjedhur pėr tė jetuar, bash pėr kėtė, shkrimtari konsiderohet gjysmėperėndi, jo thjeshtė se di tė shkruajė mbi letėr, por sepse shikon pėrtej letrės, mė qartė e mė larg se njerėzit normalė, sepse shkrimtari nuk ka konflikte interesash, nuk ka frikė nga e kaluara, gėzon tė tashmen e projekton tė ardhmen e dishepujve tė vet. Jo domosdoshmėrisht duhet tė martirizohet, por ėshtė gjithmonė i gatshėm pėr tu flijuar pėr misionin qė ka marrė pėrsipėr, dritė, pakėz dritė, nė fund tė fundit e rėndėsishme ėshtė drita e jo kush e sjell atė.
Gėzuar Vitin e Ri bashkatdhetarė tė mirė!
www.xhovalindelia.it
Krijoni Kontakt