Fatos Nano ndërron vitet në show-n televiziv “2Xl”
Pas kërkesave këmbëngulëse, më në fund edhe ai u dorëzua. Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, do të jetë pjesë e mbrëmjes speciale, kushtuar ndërrimit të viteve, në 31 dhjetor, në “Apartamentin 2xl” në ekranin e “Vizion Plus”. Nisur nga shkëputja e tij nga jeta publike dhe tipit sportiv, tre djemtë e famshëm të grupit “The SHBLSH”, prej një viti e mbyllin programin e tyre të humorit në “Vizion Plus”, me një ftesë të hapur drejtuar Nanos, për të qenë një ndër mysafirët e veçantë VIP të “Apartamentit 2XL”. Po natyrisht që ai s’mund të pranonte ashtu menjëherë dhe i takonte të bëjë të vështirin, ndërsa ka menduar që ftesës së djemve të spektaklit “Apartamenti 2XL”, t’i thotë “po”, për një natë speciale, siç është kjo e ndërrimit të viteve. Kështu në mega shoun që transmetohet në mbrëmje deri në orën 12:00, në ekranin e “Vizion Plus” dhe “Tring Digital”, do të shohin Nanon që do të trokasë në apartamentin “2xL”, së bashku me zonjën e tij, Xhoana. Dhe miqtë nuk do të vijnë duarbosh. Ata do t’u sjellin dhurata banorëve të shtëpisë, pikërisht Julian Dedës, Gent Zenelajt, Ermal Mamaqit dhe Lisa Kujofsës. Si gjithmonë, edhe në këtë show nuk do t’i kursejë batutat me djemtë dhe Lisën, por nuk do të mungojnë as urimet shumë specifike për liderët e tjerë të politikës shqiptare. Turjan Hyska, producent i spektaklit tha për gazetën “Panorama”, se “kam 1 vit që negocioj për ta pasur të ftuar Nanon dhe ai më në fund pranoi të vijë çift në spektaklin madhështor në mbrëmjes së ndërrimit të viteve”.
Panorama
---
Erdhi më në fund koka lol.
![]()
Krijoni Kontakt