Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Dënimet e atij që nuk e fal Namazin

    Dënimet e atij që nuk e fal Namazin


    "Kush nuk e fal namazin pa pasur ndonjë arsye, All-llahu i jep atij pesëmbëdhjetë ndëshkime. Gjashtë prej tyre në dynja, tri në kohën e vdekjes, tri në varr, tri kur të ngrihet nga varri".

    Gjashtë ndëshkime që jetojnë në dynja janë:

    1. Ai që nuk fal namaz gjatë jetës nuk ka bereqet.

    2. Në fytyrë të tij nuk mbetet dashamirësia, bukuria që gjendet në fytyrat e atyre që i do All-llahu.

    3. Asnjë bamirësi e tij nuk merr sevap.

    4. Nuk i pranohen duatë.

    5. Atë nuk e do askush.

    6. Lutjet e mira të myslimanëve këtij nuk i sjellin dobi.

    Dënimet që do t'i vuajë gjatë vdekjes:

    1. Jep shpirt i keq, i shëmtuar, i poshtëruar.

    2. Vdes i uritur.

    3. Edhe pse pi shumë ujë, vdes me dhimbjet e etjes.

    Dënimet që do t'i jetojë në varr:

    1. Varri atë e shtrëngon. Eshtrat i ndrydhen me njëra- tjetrën.

    2. Varri i mbushet me zjarr dhe natë e ditë e djeg atë.

    3. All-llahu në varrin e tij dërgon një gjarpër të madh, që nuk u përngjet gjarpërinjëve të dynjasë. Çdo ditë, në çdo kohë të namazit, e kafshon atë. Nuk e lë rehat për asnjë çast.

    Dënimet që do t'i vuajë në Kiamet:

    1. Engjëjt(e dënimit) nuk i largohen atij që do të dënohet në xhehnnem.

    2. Zoti e pret atë i hidhëruar.

    3. Llogarinë e ka të vështirë dhe hidhet në Xhehennem.



    Esselamun alejkum.

  2. #2
    TOMORROW NEVER DIES Maska e A.V.A.T.A.R
    Anëtarësuar
    28-01-2010
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    272
    A vlen kjo edhe tek femijet qe jane -18 vjec?

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Detyrimi i pesë faljeve në ditë

    Namazi është shtylla kryesore e Islamit pas dy dëshmive. Falja e namazit është gjithashtu forma më e plotë dhe më e bukur e adhurimit.

    Namazi përmban disa lloje të adhurimit: përmendjen e Allahut, leximin e Kuranit, qëndrimin para Zotit, përkuljen për Allahun, rënien në sexhde për Të, lutjen, madhërimin dhe lartësimin e Allahut etj. Për këtë arsye ai është kreu i adhurimeve trupore dhe çdo profet i Allahut e ka patur detyrim atë.

    Allahu ia bëri detyrim edhe Profetit tonë, Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), i cili është vula e profetëve, në Natën e Miraxhit (natën e ngritjes në qiell). Në atë natë vetëm namazi është bërë detyrim dhe bërja e tij detyrim në qiell, tregon për madhështinë, domosdoshmërinë dhe gradën e tij tek Allahu i Madhëruar.

    Për mirësinë, vlerat dhe detyrimin e çdo personi që ta kryejë atë, kanë ardhur shumë hadithe. Nuk ka musliman që të mos e dijë se falja e namazit është detyrë për të dhe nuk i falet e as mund të justifikohet kush, se nuk e dinte këtë gjë. Ai që e mohon (detyrimin për) namazin, ka dalë nga Islami e prej tij kërkohet që të pendohet, përndryshe vritet[1]. Për këtë ka rënë dakord njëzëri (Ixhma’) e gjithë bota islame.

    Namaz (riti i faljes), në kuptimin etimologjik do të thotë lutje. Allahu thotë: “Dhe falu për ta.”[2], d.m.th. “lutu për ta”.

    Ndërsa në terminologjinë fetare, namaz do të thotë: fjalë dhe veprime të veçanta që fillojnë me tekbir (Allahu ekber – Allahu është më i madhi) dhe mbarojnë me dhënien e selamit (es-selamu alejkum ue rahmetullah) në të dy supet. Ky adhurim quhet namaz (falje, lutje) sepse kur besimtari e kryen këtë rit, i drejtohet Zotit me lutje.


    Namazi është bërë detyrim në Natën e Miraxhit dhe Israsë para Hixhrit (emigrimit të Profetit në Medine) për çdo musliman në moshë përgjegjësie, pesë herë në ditë dhe natë, me hyrjen e kohës së vet. Allahu Lavdiplotë thotë: “Falja e namazit është detyrim në kohë të caktuar për besimtarët.”[3], d.m.th. është detyrim të kryhet në kohët që Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i ka bërë të qarta me fjalët dhe veprat e tij.
    Këtu po paraqisim një grup ajetesh kuranore lidhur me namazin.
    Allahu i madhëruar thotë:
    “E ata nuk janë urdhëruar për tjetër, veç ta adhurojnë Allahun me sinqeritet të plotë ndaj Tij, duke qenë të drejtë dhe të kryejnë faljen (e namazit).”[4]

    “Dhe faleni namazin.”[5]

    “Thuaju robërve të Mi që kanë besuar, ta kryejnë faljen.”[6]

    “I lartësuar është Allahu kur ju ngryseni e kur gdhiheni. Atij i takon lavdi në qiej e në tokë, në skajet e ditës dhe në mesin e saj.”[7]

    Prandaj, nëse muslimani ka arritur moshën e përgjegjësisë (pjekurisë), është i rregullt mendërisht dhe koha e namazit ka hyrë (kohët e namazit do të sqarohen më pas), është detyrim për të që ta falë namazin, veç në qoftë grua me menstruacione ose lehonë. Në këto raste nuk është detyrim dhe as nuk kompensohet namazi pasi të pastrohet, me Ixhma’. Nëse dikush e ka humbur mendjen nga gjumi, të fikëtit etj., duhet ta kompensojë namazin menjëherë pasi të përmendet. Allahu i Madhëruar thotë:

    “E fale namazin për të më kujtuar Mua.”[8]

    Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai që e zë gjumi ose e harron namazin, ta falë atë kur t’i kujtohet.”[9]

    Përgjegjësi i fëmijës (babai, nëna, vëllai, xhaxhai etj.) duhet ta urdhërojë atë për namazin që në moshën shtatëvjeçare, edhe pse nuk e ka detyrim që në këtë moshë, që të mësohet me të dhe t’i kushtojë rëndësi. Kështu edhe përgjegjësi i tij merr shpërblim, sepse Allahu thotë: “Kush bën një të mirë (ose bëhet shkak për të) ka shpërblim dhjetëfishin e saj.”[10] Kur një gfrua e pyeti Profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) për fëmijën e saj në i quhet apo jo haxhi, ai tha: “Po, dhe ti ke shpërblim.”[11] Prandaj, përgjegjësi i fëmijës duhet t’i mësojë atij faljen e namazit dhe pastërtinë e duhur (rituale) për të, e nëse fëmija i kalon dhjetë vjetët dhe e neglizhon namazin, duhet që ta rrahë për ta edukuar. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë:

    “Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatëvjeçare. E kur t’i mbushin dhjetë, goditini që ta falin namazin dhe ndajini në shtretër.”[12]

    Falja e namazit nuk lejohet të shtyhet pas kohës së vet të caktuar, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

    “Falja (e namazit) është detyrim për besimtarët, në kohë të caktuar.”[13], d.m.th. është detyrë të kryhet në kohën e saj të caktuar dhe nuk lejohet shtyrja e saj, përveç rastit kur lejohet bashkimi i dy namazeve në të njëjtën kohë. Ndërsa shtyrja e namazit të ditës (dreka dhe zamra) për natën, e namazit të natës (akshami dhe jacija) për ditën, ose e namazit të agimit deri pas lindjes së diellit, nuk lejohet kurrsesi për asnjë arsye (xhunubllëku, papastërtitë etj.). Namazi duhet kryer në kohën e tij sido që të jetë. Nuk duhet të tregohemi injorantë nëse jemi në spital, të shtrirë në krevat pa mundur të lëvizim e të ndërrojmë rrobat e palara, pa mundur të marrim abdes apo tejemum, ose pa pasur njeri pranë që të na ndihmojë, e në këtë rast ta shtyjmë faljen e namazit duke menduar se mund të falemi kur të kemi mundësi. Ky do të ishte një gabim i madh dhe humbje e namazit për shkak të padijes dhe mosmarrjes së informacionit. Në këto raste është detyrim të falesh në gjendjen që je dhe namazi të vlen, edhe pse mund të jesh pa abdes, pa tejemum, me rroba të palara etj. sepse Allahu thotë:

    “Bindjuni Allahut me frikë, aq sa të mundeni.”[14] Bile edhe nëse nuk falesh në drejtim të Kibles (vendndodhjes së Kabes), kur nuk ke mundësi të kthehesh andej, falja është e saktë dhe e vlefshme.

    Ai që e lë namazin ka mohuar fenë, sepse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mes një njeriu dhe mohimit të fesë është lënia e namazit.”[15]

    Nëse dikush e lë namazin, duhet ta përhapim këtë gjë për ta turpëruar derisa të falet, nuk duhet t’i japim atij selam (nuk përshëndetet), nuk duhet t’i përgjigjemi ftesës së tij e nuk duhet të shoqërohemi me të, derisa të pendohet e të falet sërish. Kjo për shkak se namazi është shtylla mbajtëse e fesë, është dallimi mes besimtarit dhe jobesimtarit e sado vepra të mira të bëjë njeriu, nuk i vlejnë për sa kohë ai e shpërfill namazin.

    A.V.A.T.A.R. ja ku e ke hadithin më sipër që është shënuar si përgjigje për pyetjen tënde.


    E lusim Allahun të na ruajë, amin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 08-12-2010 më 17:32

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Lënia e Namazit - Mëkat i madh në Islam
    ________________________________________


    Allahu i Lartësuar ka thënë: Pas tyre erdhi një gjeneratë e cila e la namazin (d.m.th. e humbën namazin e tyre, ose duke mos e falur fare atë, ose duke mos e kryer atë si duhet, ose duke mos e falur në kohën e vet, etj), dhe pasuan epshet. Pra, ata do të hidhen në Xhehenem. Përveç atyre të cilët pendohen dhe besojnë në Njësinë e Allahut dhe të Dërguarin e Tij, dhe bëjnë vepra të mira. [Merjem, 19:59-60]

    Dhe Ai, i Gjithfuqishmi, ka thënë: Mjerë ata që falen (hipokritët) e që janë të shkujdesur ndaj namazeve të tyre (e vonojnë namazin e tyre prej kohës së caktuar). [El-Ma’un, 107:4-5]

    Dhe Ai, i Lartësuari, ka thënë: O ju që besoni! Të mos ju largojnë prona dhe fëmijët tuaj nga kujtimi i Allahut. Dhe, kushdo që e bën këtë, ata janë të humbur. [El-Munafikun, 63:9]

    Komentatorët e Kur’anit thonë: “Kujtimi i Allahut i përmendur në këtë ajet nënkupton pesë namazet ditore. Nëse dikush është aq i zënë me shitblerje apo me punën ditore që e bën për jetesë, ose me fëmijët e tij, saqë s’mund t’i kryej namazet ne kohë, ai do të jetë prej të humburve.”

    Gjëja e parë prej veprave të njeriut për të cilën do të gjykohet në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse këtë e ka të rregullt, atëherë ai do të ketë sukses; nëse ka mangësi në këtë, ai do të dështojë dhe do të jetë humbës. [Nesa’i, Tirmidhi, Ibn Maxhe]

    Duke na informuar për banuesit e Zjarrit, Allahu i Lartësuar ka thënë: (Njerëzit në Xhehenem do të pyetën Çka ju bëri që të hyni në Xhehenem? Ata do të thonë: Ne s’ishim prej atyre që faleshin, nuk i ushqenim të varfërit, flisnim të pavërteta (tërë atë që Allahu e urrente) me ata që flasin fjalë të kota, dhe e përgënjeshtronim Ditën e Kompenzimit, derisa na erdhi ajo që është e sigurt (vdekja). Pra, asnjë ndërmjetësim i ndërmjetësuesve nuk do t’u bëjë dobi atyre [El-Mudethir, 74:42-48]

    Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë:"Marrëveshja mes neve dhe atyre është namazi. Nëse dikush e lë atë, është bërë mosbesimtar". [Ahmed, Tirmidhi, Nesa’i]

    Dhe ai (sallallahu alejhi ue selam), po ashtu, ka thënë:"Ajo çka qëndron mes njeriut dhe mosbesimit është lënia e namazit". [Muslim, Ebu Daud, Nesa’i]

    Dhe ai (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë:"Nëse dikush e lë namazin qëllimisht, atëherë ai nuk ka pohim në Allahun". [Ibn Maxhe, Adab-el-Mufred të Buhariut, Taberani]

    Dhe ai (sallallahu alejhi ue selam), gjithashtu, ka thënë:"Unë jam urdhëruar të luftoj kundër njerzëve, derisa të dëshmojnë se nuk ka ndonjë që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, dhe derisa ta falin namazin dhe të paguajnë zekatin. Nëse e bëjnë këtë, ata do të përfitojnë mbrojtjen time për jetët dhe pronat e tyre, përveç nëse (bëjnë akte që janë të dënueshme) në pajtim me Islamin, dhe llogaria e tyre do të jetë me Allahun e Lartësuar". [Buhari, Muslim]

    Dhe ai (sallallahu aleji ue selam), duke e përmendur namazin, ka thënë:"Ai që e mban atë, do të jetë dritë, dëshmi dhe shpëtim në Ditën e Ringjalljes për të; ai që nuk e mban, nuk do të jetë dritë, dëshmi dhe shpëtim për të në Ditën e Ringjalljes. Dhe, në atë Ditë, ai do të shoqërohet me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubej bin Khalef (një armik i Islamit prej Kurejshitëve)". [Ahmed, Taberani, Ibn Hiban]

    Ibn El-kajjim sqaroi:"Personi i cili e lë namazin do të ngrihet me këta të katrit, sepse neglizhimi i tij i namazit mund të jetë për shkak të pronës së tij, të vendit të tij, të punës së tij administrative apo të tregtisë së tij. Prandaj, nëse ai ka qenë i preokupuar me pronën e tij, do të ringjallet me Karunin; nëse me vendin e tij, me Faraonin; nëse me punën e tij administrative, me Hamanin; nëse me tregtinë e tij, me Ubej bin Khalef, një tregtar prej pabesimtarëve të Mekës".

    - Abdullah bin Shekik El-Akili Tabi’i (Tabi’i: pasardhës i Shoqëruesve të Pejgamberit, sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Shoqëruesit e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) nuk e konsideronin mosbesim (kufër) lënien e asnjë vepre të mirë, përveç lënies së namazit.” [Tirmidhi, Hakim]

    - Kur Aliu (radiallahu anhu) qe pyetur në lidhje me një grua e cila nuk falej, ai tha: “Ai që nuk falet, është mosbesimtar.” [Tirmidhi, Hakim]

    - Ibn Mes’ud (radiallahu anhu) ka thënë: “Ai i cili qëllimisht e lë një namaz të vetëm, kur ta takojë Allahun e Lartësuar, do ta gjejë Atë të hidhëruar”. [Muhamed bin nesr El-Miruezi, Ibn Abdul-Berr]

    - Ibn Hazm ka thënë: “Nuk ka mëkat më të madh pas idhujtarisë sesa vonimi i kohës së namazit derisa të kalojë koha e tij, dhe mbytja e besimtarit pa arsye të drejtë.”

    - Ibrahim El-Nekhi ka thënë: “Ai i cili e lë namazin, është bërë mosbesimtar.” Ebu Ejub El-Sehtijeni ka thënë diçka të ngjashme me këtë.

    Ibn Hazm përfundimisht shkruan: “Është ardhur nga Umeri, nga Abdur-Rahman bin Auf, nga Muadh bin Xhebel, nga Ebu Hurejre dhe nga Shoqërues të tjerë se, kushdo që i shmanget një namazi obligativ deri në përfundim të kohës së tij, bëhet mosbesimtar. Nuk gjejmë kurrfarë dallimi në mendime në mesin e tyre në këtë pikë.”

    Kjo qe përmendur nga El Mundhire në Et-Terghib ue et-Terhib. Pastaj ai komenton:"Një grup Shoqëruesish (sahabë) dhe ata që erdhën pas tyre besonin se vendimi që qëllimisht të lihet një namaz deri në përfundim të kohës së tij e bën njeriun mosbesimtar. Këtë qëndrim e mbanin: Umer bin El-Khatab, Abdullah ibn Mes’ud, Abdullah bin Abas, Muadh bin Xhebel, Xherir bin Abdullah dhe Ebu Ed-Derda. Në mesin e e atyre që i pasuan e që e ndanin këtë mendim ishin: Ibn Hanbel, Ishak bin Rehuej, Abdulah bin Mubarek, En-Nekhe’i, El-Hakem bin Uteibe, Ebu Ejub Es-Sehtijeni, Ebu Daud Et-Tijalisi, Ebu Bekr bin Ebu Shejbe, Zuhejri në Harb, dhe të tjerë.


    All-llahu na bëftë prej atyre që ta praktikojmë namazin dhe na largoftë nga mëkatet, amin.

  5. #5
    Allahu te shperbleft per postimin.
    Por une do te doja te them diqka qe disa prej njerezve thojne se lenesi i namazit eshte qafir.Nje gje te tille ne nuk mund te themi edhe pse ka disa dijetare te cilet lenesin e namazin e konsiderjne qafir por ne te vertet nuk eshte.Nese nje person e mohon qe namazi eshte farz ai ka ber kufer e nese e pranon qe namazi eshte farz ka ardh prej Allahu xh.sh por per shkak dembelekut nuk e fal ai nuk eshte qafir por ai eshte mekatar.Por ne te vertet per lenien e namzin do te kete nje llogari te tmerrshme.E lusim Allahun fuqiplote qe te na mos merr shpirtin tone pa namaz,Allahu na beft prej atyre qe falen.

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Kur do fillosh të falesh?
    ____________________
    ____________________


    I dashur vëlla dhe motër në Islam
    Sa vjet i ke tani?
    16?
    17?
    18?
    MashaAll-llah, aq je rritur?
    Prej kur ke fillu të falesh?
    Apo nuk falesh fare?
    Ah po, ti je ende i ri, apo ?
    Ti je në fillim të jetës apo ?
    Ti ke shkollën, punen apo shoqërin...
    Po ke të drejt, këto janë të rëndësishme...
    Shumë të rëndësishme, apo ?
    Ndoshta nuk dëshiron ti humbësh këto gjëra,por do ti humbesh...
    A të ka shkuar ndonjeher mendja, që ke arritur pothuajse në stacionin e fundit ?
    Që dhe pak duhësh të ndahesh nga puna yte, shkolla, dashuria apo kompjuteri yt?
    Kur don pra të fillosh All-llahut ti nënshtrohesh ?
    A nuk ti dha Ai të gjitha?
    Syt e tu, veshët, gjuhën, mëndjen tënde, JETëN tënde ?
    A nuk don që pak ta falendërosh Atë?
    A nuk meritoj Ai, që të krijoj këtë?
    Më duket se këtu kemi një mendim apo ?
    Pra kur do fillosh ti kryesh obligimet e tua ?
    " NESëR ! "
    ... nesër ndoshta më nuk do të zgjohesh !

    Fillo tani !

    Ti do të qëndrosh para All-llahut a.xh. ...
    All-llahu nuk do të shijoe ty : -se qfarë flokë ti ke pasur...
    -se qfarë bukuri ti ke pasur...
    -se, a i ke përcjellur TV-serialet e tua...
    5 palë kepucët e tua ?
    Rrobat e tua ?
    Shoqja yte më e ngushte apo shoku yt më i ngushtë ?
    Asgjë nuk do të marësh me vete !
    Asgjë që ke poseduar ketu z'do të kesh !
    Cka do ti thuash Atij ?
    A ke dicka për tu nxerrur ?
    " Po.. desha të filloj, por...
    Pyetja e Tij e parë do të jetë,
    " A ke namaz ?! "
    Ke pasur mjaftë kohë!
    Nuk do të kesh mundësi të gjesh ndonje arsyje !
    ë qoft se e don All-llahun, në qoftë se je Musliman, atëherë sillu si i tillë!
    Muhammedi s.a.v.s. ka thënë:
    "Jeta në dunja nuk e ka madja as vlerën e krahut të mizës"
    Gjithcka ke pasur këtu, do të kalojë...
    Shtrëngohu për jetën e cila do të pasojë pas vdekjes !
    Për Xhennetin
    apo...
    për Xhehenemin ?
    Sigurisht nuk don që të hysh në Xhehenem...
    Shpëtoje pra veten tënde !
    E dashur motër, apo i dashur vëlla...
    do të preferoja që pasi të lexosh këtë, të fillosh ti shërbesh Atij që ti dha të gjitha të mirat që i posedon...

    All-llahu s.v.t., na përmirësoftë gjendjen tonë,amiiin.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga A.V.A.T.A.R Lexo Postimin
    A vlen kjo edhe tek femijet qe jane -18 vjec?
    Po,kur nje person arrin ne moshen madhore ai ka obligim kryerjen e te gjitha obligimeve fetare.Pra,kur fillon puberteti atehere ai person ka hin ne moshen madhore.
    Tek meshkujt: kur i riu arrin moshën 15 vjeçare, ndodh edhe më parë, në disa raste nga organi i urinës fillon t`i dalë një ujë i bardhë i cili quhet spermë, e me këtë shenjë kuptohet se ky ka hyrë në moshën madhore (bylyk).

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga bluetone Lexo Postimin
    Allahu te shperbleft per postimin.
    Por une do te doja te them diqka qe disa prej njerezve thojne se lenesi i namazit eshte qafir.Nje gje te tille ne nuk mund te themi edhe pse ka disa dijetare te cilet lenesin e namazin e konsiderjne qafir por ne te vertet nuk eshte.Nese nje person e mohon qe namazi eshte farz ai ka ber kufer e nese e pranon qe namazi eshte farz ka ardh prej Allahu xh.sh por per shkak dembelekut nuk e fal ai nuk eshte qafir por ai eshte mekatar.Por ne te vertet per lenien e namzin do te kete nje llogari te tmerrshme.E lusim Allahun fuqiplote qe te na mos merr shpirtin tone pa namaz,Allahu na beft prej atyre qe falen.
    Selam alejkum vëllau bluetone, pik së pari të kisha këshilluar për atë simbolin që e ke me luanin, ti mesiguri ti e din se në Islam nuk duhet me vendos figura.
    Sa i përket asaj më sipër se a lejohet me e quajt qafir atë që nuk fal namazin, besoj se nuk është qëllimi i temë aty, por në rastëse don All-llahu s.v.t., hapim nji temë tjetër dhe po i sjellim argumentet për këtë çështje, inshAll-llah. Unë për vehten time e urrej me i thanë nji besimtarit ( që ka shpreh shehadetin dhe ka pranuar fenë Islame dhe që nuk bën shirk, por ka të meta e tija ( bën mëkate ), dhe ti them se ai është qafir, por e kemi detyrë që ta këshillojmë dhe t'ia bëjmë me dije se është duke bërë mëkat. Kur atij ti vijë argumenti dhe nuk vepron, ngadalë o vëllau im se ai nuk e ka gjendjen mirë, mar shembull fjalën e All-llahut s.v.t.:

    " 42. "Çka u solli juve në Sekar?"
    43. Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);

    Dhe për këtë po mbërzitem për atë vëlla mëkatar se ku do ta çojë ai dembellëku i tij, All-llahu na rruajt. Po pse nuk bëhen dembela në harrame dhe gjëra të kota, por ja bash aty ku nuk dihet bërë dembel ai kur e din se ajo do ta shpëtojë nga Sekari :

    26. E Unë atë do ta hedh në Sekar!
    27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
    28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
    29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.


    All-llahu na udhëzoftë në rrugën e drejtë, amiiin.

    Selam alejkum.

  9. #9
    Po,vella e di qe nuk lejohet.Allahu Te Shperbleft per keshillen e dhene.

  10. #10
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Rëndësia e Namazit





    Falënderimet i takojnë Allahut subhanehu ue teala, salatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut Muhamedin alejhi selam dhe mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij dhe mbi pasuesit e tij deri në ditën e kiametit .




    Shtylla më e rëndësishme pas dëshmisë është namazi. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka cilësuar atë si shtyllë të Islamit, siç është transmetuar në hadithin e Muadh bin Xhebelit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Gjithashtu, namazi është gjëja e fundit që do humbasin muslimanët, puna e parë për të cilën do të pyeten përpara Allahut të Madhëruar dhe ai e dallon muslimanin nga jomuslimani.[1]

    Për të treguar më shumë rëndësinë e namazit, mund të themi se Allahu i Madhëruar i ka obliguar këto namaze natën e israsë dhe miraxhit, kur Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është ngjitur mbi shtatë qiejt. Gjithashtu, kur banorët e zjarrit pyeten se cili ishte shkaku i hyrjes së tyre në Sekar (xhehenem) përgjigjen:


    ”Ne nuk ishim nga ata që falnin namazin.”[2]


    Namazi është vepër që largon nga të neveriturat dhe veset e këqija. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:


    ”E ti fale namazin se me të vërtetë namazi të largon nga gjërat e shëmtuara dhe të neveritura.”[3]


    Porosia e fundit me të cilën Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e porositi umetin e tij ishte namazi. Është transmetuar nga Umu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: ”Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sëmundjen e rëndë për shkak të së cilës ndërroi jetë, thoshte:

    “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat (të cilat i keni nën sundimin tuaj)!”

    Këto fjalë përsëriste derisa ia dorëzoi shpirtin Allahut të Madhëruar. Ndërsa Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Porosia më përmbledhëse që la Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në çastet kur po jepte shpirt ishte:

    “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat!”

    Gjithashtu, Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Fjalët e fundit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin:

    “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat”.[4]

    Allahu i Madhëruar kur përmend virtytet e besimtarëve në suren El Muminun dhe El Mearixh fillon dhe mbaron me namazin. Suren El Muminun e fillon:


    “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët në namazin e tyre janë të përulur dhe të kujdesshëm.“[5]


    Ndërsa në fund thotë:


    ”Dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.”[6]


    Gjithashtu, në suren El Mearixh thotë:


    ”Përveç atyre që falen, ata të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.”


    Ndërsa në fund të ajeteve thotë:


    ”Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre.”[7]


    Kryerja e namazit bëhet në dy mënyra. Mënyra e parë është e detyrueshme dhe do të thotë, të realizosh të paktën detyrimin, i cili largon nga ti përgjegjësinë dhe llogarinë. Mënyra e dytë është e pëlqyeshme (mustehab) dhe do të thotë, plotësimi i tij me çdo gjë që është e pëlqyeshme në namaz. Pesë namazet janë detyrë për çdo person mendërisht i shëndoshë, që ka arritur moshën e pjekurisë, qoftë mashkull apo femër. Kjo detyrë është derisa të ekzistojë shpirti në trupin e tij.

    Për burrat është detyrë që namazin ta falin në xhami me muslimanët e tjerë, sepse Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

    “Betohem në Allahun, isha gati të urdhëroja disa njerëz që të mblidhnin dru zjarri dhe të urdhëroja ndonjë të bënte thirrjen për namaz. Të lija një njeri të ju printe njerëzve në namaz, pastaj të nisesha tek ata njerëz që nuk marrin pjesë në namaz me muslimanët e tjerë dhe më pas do dëshiroja t’iu djeg shtëpitë (për shkak të faljes së namazit në to dhe mosardhjes në xhami)”. [8]

    Gjithashtu, transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

    “Namazi më i vështirë për munafikët (hipokritët, dyfytyrëshit) është ai i sabahut dhe jacisë. Sikur ata ta dinin vlerën e tyre, do të vinin zvarrë (për ta falur në xhami). Isha gati të urdhëroja ndonjë nga muslimanët që të bënte thirrjen për namaz dhe një tjetër ta lija imam për njerëzit, ndërkohë unë do doja të shkoja me disa burra që të digjnim shtëpitë e atyre që nuk marrin pjesë në namazin me xhemat”. [9]

    Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë:

    “Kush dëshiron që pas vdekjes ta takojë Allahun si musliman, atëherë le të kujdeset për namazin e tij. Me të vërtetë Allahu e ka urdhëruar Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të ndjekë rrugët e udhëzimit, aq sa bëri që dhe namazi të përfshihet në këto rrugë. Prandaj, nëse ndonjë nga ju falet në shtëpinë e tij, ashtu siç falen disa të papërgjegjshëm, atëherë do të linit udhëzimin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe nëse lini udhëzimin e tij, do të humbisni. Çdo njeri që merr abdes në shtëpinë e tij, duke e përsosur atë dhe pastaj niset në xhami për t’u falur me xhemat, atëherë për çdo hap që ai hedh, Allahu do t’i japë një të mirë, do t’i ngrejë një gradë dhe do t’i fshijë një të metë. Unë e kam jetuar atë kohë kur në namazin me xhemat nuk mungonte vetëm se ndonjë munafik, i cili njihej për hipokrizinë e tij. Madje në atë kohë kishte burra që nga pamundësia e tyre për të ecur, i sillnin në xhami për krahësh, derisa i vendosnin në saf (rreshti për tu falur)”. [10]

    Gjithashtu, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë:


    “Erdhi një burrë i verbër te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: ”O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam udhërrëfyes të më tregojë rrugën për në xhami dhe kërkoi ta lejonte të falej në shtëpi. Profeti në fillim e lejoi, por kur i verbëri po largohej, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e thirri dhe i tha:

    “A e dëgjon thirrjen e ezanit për namaz?”

    Tha:

    “Po.”

    Atëherë Profeti i thotë:

    “Përgjigju thirrjes!” [11]

    Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë:

    “Kur nuk shihnim (mungonte) ndonjë në namazin e jacisë ose të sabahut, krijonim mendim të keq për të”. [12]


    Për të vërtetuar më shumë obligimin e namazit me xhemat, ekzistojnë shumë ajete kuranore dhe tekste hadithi, të cilat tregojnë për faljen me xhemat edhe në kohën e luftës. Allahu i Madhëruar thotë:


    “Nëse ti gjendesh me ata për të falur namazin, atëherë një grup prej tyre të vijë të falet me ty.“
    [13]


    Gjithashtu, janë transmetuar shumë hadithe të cilat tregojnë për faljen e namazit të frikës në mënyra të ndryshme.




    Shkëputur nga libri “Erdhi t’ju mësoj fenë tuaj” faqe: 27-31 me autor Abdulmuhsin el- Abad.

    Përktheu:
    Fatjon Çorapi.

    Esselamun alejkum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 09-12-2010 më 15:54

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •