Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952

    Roli i fesë ne çështjen tonë kombëtare

    Sipas vetedefinimit te tij, nenforumit "toleranca fetare" i bie detyra e diskutimit te rolit te feve ne ceshtjen kombetare, lexo mbishkrimin: gjithashtu roli i fesë ne çështjen tonë kombëtare. Cili eshte ky rol sipas mendimi te juaj? Cfare mund te bejne fete ne kete aspekt sot dhe ne te ardhmen? Sigurisht se eshte teme komplekse dhe kerkon hulumtim te hollesishem, permbushja e te cilit veshtire mund te realizohet nga ne. Por ndoshta arrijme te pakten te definojme nje kornize brenda se ciles mendon secili nga ne qe duhet te shtrihet veprimtaria e tri feve qe kemi ne rolin e ceshtjes kombetare. Si shtytje per bisede kam bledhur ca ide, te cilat do i shtjelloj siperfaqesisht ne vijim. Eshte e vetekuptimte qe nuk behet fjale per kufizime te temes, mendimet divergjuese, korigjuese apo tejzhvilluese jane te mirepritura.

    1. Mbledhja e te thenave mbi historine e kombit

    Institucionet fetare kane kycje ne instanca apo institute nderkombetare (dhe kombetare) qe posedojne informacione mbi ngjarje, personazhe, instanca dhe veprimtari ne te kaluaren qe prekin kombin shqiptar, qofte ne pergjithesi qofte ne pjese te caktuara te tij. Keto informacione nuk mund te mblidhen nga askush tjeter me lehte sesa nga instancat fetare.

    2. Mbjellja dhe forcimi i metejshem i ndjenjes se bashkesise kombetare

    Tri fete qe kemi jane ne kunderthenie te ndryshme me njera tjetren. Te tria paraqesin sisteme te pavarura vlerash, ngaqe interpretimin e normave te tyre e bejne ne pavaresi te plote ndaj njera tjetres. Per shkak te kesaj pavaresie, feja perkatese eshte e vetmja instance, e cila mund te interpretoje normat e saja ne ate menyre qe te mos vihen ne theks kundertheniet e saja me fete tjera dhe te parandalohet ne kete menyre cilido konflikt ne mes te feve.

    3. Mbjellja e ndjenjes se autarkesise kombetare brenda fese

    Secila fe eshte e menduar si sistem vlerash gjitheperfshires, ngase tenton te vej ne pah lidhjen e Zotit si instance absolute me njeriun, kerkesat e tija ndaj njeriut. Kjo con tek nje unifikim i fese perkatese ne tere boten. Ne kete kontekst shtrohet pyetja, kush ka te drejte te interpretoje "fjalen e Zotit". Kjo pyetje nuk eshte e definuar ne librat fetare. Asnjeri nuk thote se Papa apo ndonje klerik arab ka te drejten ekskluzive te bej kete gje. Pasi qe nuk e definojne librat fetare kete pyetje, ka hapesire per autoritetet fetare ne vend (autoritetet shqiptare fetare) te thone se jane ato te cilat e interpretojne "fjalen e Zotit" ne menyre absolutisht te pavarur ndaj interpretimeve tjera. Me fjale tjera: Normat islame ne Shqiperi interpretohen ne pavaresi te plote te autoriteteve shqiptare islame ndaj atyre te cilesdo pjese tjeter te botes. Kleriku shqiptar islam vendos vet se si duhet te kuptohet nje fjali fetare nga Kurani apo haditet dhe a duhet te perfillet ajo fare duke marrur parasysh tipicitetet e shoqerise shqiptare. E njejta vlen edhe per fete tjera. Mbledhur me nje fjali: Te krijohet nje autoqefalitet shqiptar sa me i gjere tek tri fete qe kemi.

    4. Interpretimi i normave fetare konform vlerave te qyteterimit, humanitetit dhe paqes se popujve nder vete si dhe ne sherbim te mireqenies kombetare

    Normave te seciles fe mund t’i marresh mendime hyjnore, ne te cilat mund te shohesh nje kerkese te Perendise ndaj cdo populli per kontribim ne mireqenien e vete popullit perkates, ne mirembajtjen e paqes me popujt tjere te botes si dhe ne respektim te te arriturave te qyteterimit dhe vlerave univerzale qe kane gjetur shprehjen e tyre ne Kushtetuten e Shqiperise. Kete gje mund te bejne fete ne menyre masive, ngase posedojne nje besueshmeri tek pjesetaret e tyre. Pra jo vetem shteti apo grupe tjera shoqerore te bejne kete gje (intelektualet), por vete fete. Keshtu arrihet nje efekt me i madh i synergjise, shpejtohet procesi i prosperitetit te shoqerise duke u kycur ne dhe duke pervetesuar vlerat e siperpermendura.

    5. Zoti te kete nje lidhje ne cdo aspekt te barabarte me shqiptaret si me popujt tjere te botes

    Fete duhet te krijojne bindjen tek kombi shqiptar se ne syte e Zotit si hebreu, si greku, si turku e arabi ashtu edhe shqiptari jane absolutisht te barabarte. E njejta vlen per kombet perkatese si dhe per dukurite kulturore, gjuhesore, sociale, morale dhe tradicionale te tyre. Kjo nenkupton se feja duhet te predikoje se Zoti Gjuhen Shqipe e sheh si vepren e tij dhe per kete arsye si gjuhe absolutisht te barabarte me secilen gjuhe tjeter ne bote dhe qe Zoti obligon kombin shqiptar ta ruaj, kultivoje dhe tejzhvilloje Gjuhen Shqipe njejte si popujt tjere gjuhet e tyre. E njejta vlen per vecorite sociale, kulturore dhe tradicionale.

    6. Organizimi i administrates fetare ne menyre te pavarur nga shembujt e popujve tjere dhe nderlidhja e saj ngusht me shkencen

    Autoritetet shqiptare fetare duhet te organizojne klerin dhe institucionet e tyre ne menyre te pavarur nga shembujt e popujve tjere dhe kerkesave te tyre ndaj nesh ne kete aspekt. Kjo nenkupton obligimin e krijimit te nje aparati klerikal, i cili ne zhvillimin dhe perhapjen e doktrines fetare le vend edhe per kontribime e ligjerime te shkencetareve tjere, jo vec teologeve. P.sh. krijimi i nje posti administrativ brendafetar, te cilin e mban permanent nje profesor i lemive tjera shkencore perpos asaj fetare. P.sh. nje profesor i biologjise eshte gjithemone prezent ne administraten fetare, mban ligjerata ne xhami, kishe apo mbledhje e takime tjera fetare dhe siguron ne kete menyre pasurimin e fese me shkencen si dhe parandalon diskrepancat ne mes tyre. Kjo mund te behet ne ritme alternuese, njehere nje profesor i biologjise, pastaj nje i jurisprudences, shkencave sociale, psikologjise, e tjera. Shkenca si pjese aktive e fese.

    7. Mbrojtja e interesave kombetare ne instanca nderkombetare

    Ketu nenkuptoj angazhimin e feve ne komunitetet e tyre nderkombetare per ceshtje kombetare, te cilat pjese tjera te shoqerise nuk mund t'i bejne aq mire apo fare hic. Si shembull e marim lobimin e klerit ortodoks shqiptar ne qarqet e komunitetit nderkombetar ortodoks ne njohjen e pavaresise se Kosoves. Instancat shteterore apo intelektuale (kosovare) nuk kane mundesi te veprojne brenda keso komuniteteve. Ndaj ne kete situate i tere kombi eshte i drejtuar nga kleri ortodoks shqiptar te bej kete gje. E njejta vlen per klerin e feve tjera ne situata te ngjashme por me protagoniste tjere (p.sh. kleri musliman ne boten muslimane).

    8. Krijimi i nje instance nderfetare qe kryen marreveshje obligative per tri fete

    Ketu e imagjinoj krijimin e nje instituti te perbashket te tri feve, i cili perbehet nga klerike te larte te vendit dhe bashkepunon nepermjet te normave te perbashketa fetare dhe kombetare per gjetjen e zgjedhjeve qe lindin ne raste te perditshme, p.sh. ne donacione per katastrofa natyrore brenda apo pse jo edhe jashte vendit, ne shuarjen e tendencave konfliktuoze te mundshme brendafetare qe mund te lindin, si dhe ne cdo teme tjeter, per te cilat fete kane mundesi me te mire, me te madhe, me te shpejte te kontribimit sesa instanca tjera shteterore ose shoqerore.

    9. Krijimi i nje shkembimi aktiv nderfetar

    Te tri fete duhet te krijojne mundesi te shkembimit te personelit te tyre ose pse jo edhe te besimtareve per nje kohe te caktuar. P.sh. personeli i klerit musliman shkon per nje kohe te caktuar ne "hapesiren" e administrates se klerit ortodoks apo katolik per te marrur pjese atje ne praktikat, ligjerimet dhe bisedimet fetare. Pastaj tjetri personel klerikal tek i tjetri e keshtu me radhe.

    10. Konsultimi i ndersjellte ne ceshtje te rendesishme

    Kreret e feve mund te obligojne veten per te konsultuar te dy kleret tjere para se te mirren vendime relevante per komunitetin perkates. Per shembull para se te shkoje ndonje klerik i larte shqiptar ortodoks ne festim te inaugurimit te nje kleriku serb ne Kosove te konsultoje kleriku ortodoks klerin musliman dhe katolik dhe te gjeje nje emerues te perbashket mbi "minimumin" e rolit kombetar ne viziten e tij tek homologu serb. Anasjelltas vlen e njejta.

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ne kohen e Zogut u be diçka ne kete drejtim
    Komunitetet fetare kane nje mardhenie shume te mire midis tyre..
    Qe te realizohet kjo qe shtron ti duhet qe shteti te jete si rregullator duke vendosur limitin e detyrimeve dhe te drejtave..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •