
Postuar mė parė nga
Albo
Sepse une nuk kam ndonje respekt te madh per oportuniste si puna e Nolit, Luarasit e ndonje tjetri, qe ishin gati te shkelnin me kembe traditen e besen mijera vjecare te te pareve te tyre, per hir te nje ideali, qofte ky ideali komunist apo ideali kombetar. Nacionalizmi per mua nuk eshte gje tjeter vecse nje ideologji, ashtu sic ishte edhe komunizmi, ashtu sic eshte edhe globalizimi. Ideologjite vine e shkojne me kohen, por traditat, virtytet qe feja ka prodhuar e ruan ne nje shoqeri jane te perjetshme, pasi trashegohen nga brezi ne brez.
Ti je i lire te vleresosh Petron, une jam i lire te mos e vleresoj ate sa e vlereson ti, pasi ti e une kemi botekuptim e kendveshtrim ndryshe. Dhe eshte mese normale qe njerezit e lire te mendojne ndryshe.
Per ata njerez per te cilet nuk ka rendesi e verteta historike, nuk ka asnje dallim. Per ata njerez si puna ime qe vleresojne te verteten historike, dhe krijojne gjykimet e tyre mbi kete te vertete, ka dryshim. Nderhyrja ime ne kete ishte per nje arsye te vetme: nje nga pinjollet e familjes Luarasi kembengul ne dy genjeshtra:
1. Petro Nini Luarasi ka vdekur si besimtar orthodhoks, edhe pse eshte i miredokumentuar nga vete Petroja puna e tij e palodhur per te perhapur protestantizmin ungjillor si ne komunitetin shqiptar ne Amerike edhe ne Shqiperi.
2. Petro Nini Luarasin e paska luftuar e ckisheruar Kisha Orthodhokse, pasi "ai luftonte per gjuhen shqipe". Sic e provon arsyeja qe jep vete peshkopi orthodhoks i kohes, ckisherimi i tij nuk ka ardhur per aktivitetin e tij patriotik per levrimin e gjuhes shqipe, por per implikimin e tij ne propaganden ungjillore protestante, qe e perdorte gjuhen shqipe si mjet per te konvertuar shqiptaret.
Nuk mund te shesesh dike per ate qe nuk ka qene pasi shtremberon jo vetem njeriun per te cilin flet, por genjen edhe vetveten dhe brezat qe vijne pas.
Ata "greket" qe ti pergjitheson me lart, jane peshkopet e Kishes Orthodhokse pasi vetem ata kishin liri veprimi ne vilajet osmane ku banonin shqiptaret nen Perandorine Otomane. Eshte e vertete qe peshkope ose shenjtore te Kishes Orthodhokse i kane ndihmuar banoret shqiptare orthodhokse qe te mesojne greqisht, por nuk e kane bere kete gje per ti "helenizuar", por per te mesuar me mire mbi besimin e tyre orthodhoks pasi gjithe literatura e doreshkrimet origjinale te Kishes jane shumica ne greqishtjen e vjeter. Dhe jo vetem kaq, shkollimi ne gjuhen greke u mundesonte shqiptareve qe te fitonin kulture e dije mbi historine e lashte te popullit te tyre, gje qe nuk ua mundesonin shkollat osmane.
Mesimi i gjuhes shqipe ne vilajet shqiptare nuk ishte i ndaluar nga Kisha Orthodhokse por nga Sulltani me ferman te vecante, ndryshe nga popujt e tjere fqinj. Per cudi, pinjollet e Petros dhe komunizmi e harrojne kete gje dhe mundohen tia hedhin fajin Kishes Orthodhokse, edhe pse kjo Kishe vepronte nen vasalitetin e Portes se Larte e jo anasjelltas.
Nje nga profecite e Shen Kozmait te Etolise bere ne Shqiperi ne shekullin e XVIII ishte pikerisht mesimi i gjuhes greke, hapja e shkollave greke ne vend. Dhe kjo profeci u be realitet nje shekull me vone, kur gjithe rilindasit tane dolen pikerisht nga nje shkolle greke, sic ishte gjimnazi Zosimea ne Janine. Dhe vete Noli e Petro Luarasi, jo vetem qe e njihnin greqishten me mire se sa njihnin shqipen pasi shkollimin e kishin bere ne shkolla greke, por keta edhe kane dhene edhe mesim ne gjuhen greke.
A do te behej Theofan Noli e Petro Luarasi ata qe u bene per popullin shqiptar nese nuk do te kishin marre shkollimin qe ne moren ne gjuhen dhe shkollat greke? Sigurisht qe jo, pasi do te kishin perfunduar si shumica e popullsise shqiptare, ne erresire te plote historike e kulturore.
Mos i zbukuro fjalet e Petros. Petroja e thote troc e hapur fare per ata qe kane veshe ta degjojne: Une perpara kombit tim nuk e vendos as Jisu Krishtin, Zotin e te Krishtereve! Dhe kjo nuk deshmon vetem se sa ithtar i ideologjise nacionaliste ai ishte, ne te njejten kohe ai deshmon hapur edhe se sa pak ai njeh e vlereson fene e vete besimin ne Krisht.
Po te kuptoje dallimin midis fese e kombit, besimit dhe ideologjise, nuk do te ishe ai qe je, protestant ungjillor, por do te ishe orthodhoks si une. Une nuk kam se cfare diskutoj me ty ne kete pike, pasi cdo gje qe une mund te te shpjegoj, ti nuk arrin dot ta kuptosh. E vetmia gje qe une do te te them eshte:
- Nacionalizmi si ideologji ne bote eshte vetem 600 vjecar, ne Shqiperi hyri si ideologji ne fund te shekullit te XIX, pra ka vetem nje jetegjatesi 130 vjecare.
- Tradita e krishtere orthodhokse mes shqiptareve eshte 2000 vjecare.
Albo
Krijoni Kontakt