Close
Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 201
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Seminarist. Njė studim interesant per temen qe po diskutojme ka kryer AT Foti Cici ( per mua personalisht eshte studim unikal nga trajtesa. Mund te bisedoni edhe me te per te bere nje liber te perbashket me kendveshtrimet tuaja ne rrafsh intelektual)

    Petro Luarasi: ndriēim, opinion, pėrndjekje

    Foti Cici

    Ta begatojmė gjuhėnė edhe kombin tėnė me kulturė dhe qytetėrim (Luarasi, 1911)

    Kur dėgjohen emrat e tė parėve tė kombit shqiptar, atje ku ėshtė mbishkruar dhe Petro Luarasi, duket sikur bashkėmoshatarėt e mi sillen vringthi para njė imazhi fotografik bardhezi, nė njė afri tė njėqenshme me tekstet e hershme shkollore, tej ronitjes sė kohės. Nėse librat pak mė tė vjetėr kanė pėrdorur njė foto tjetėr, brenda grupmoshave tė kėtij brezi, tek i njėjti hero mund tė ketė edhe shpėrfytyrime shėmbėllesash. Ndonjėherė kėto janė tė qėllimshme, aq sa pikėzohen atje pėrplasjet pamore nė art, me konfliktet e tipareve tė etėrve. Pėr shembull, fotoja e Nolit nė tekstet e vjetra shkollore ishte e njė burri tė pashėm (nė njė foto tė pėrpunuar) pa mjekėr, me kollare tė bardhė, me njė buzėqeshje tė lexuar kėndshėm, humaniste, dhe kėshtu mbeti te kujtesa e mė tė vjetėrve, siē rrėfehen ata sot nė shtyp, me hiret e pleqėrisė sė mirėpritur. Ndėrsa tek ne mė tė vonėt, Fanoli u fytyrua me mjekėr tė madhe, tė zezė, revolucionare, dhe meqė ato vite nė Shqipėri mjekra ishte njėsoj e ndaluar si droga, buzėqeshja brenda dendurisė sė grezhės, bėrė njėsh me mustaqet e mėdha, nuk shquhej prej nesh, nuk mund tė pėrkthehej.

    Nė rastin e Petro Luarasit gjithė sendet janė ndryshe. Tingėllima e emrit tė tij nuk mundi tė na pėrcjellė asnjė imazh kaq tė ngrirė fotografik, sepse mitologjia nacionalkomuniste bėri diēka mė tė madhe: Sa herė qė dėgjohet emri i Petro Ninit, edhe pse shumica dėrrmuese e shqiptarėve nuk e ka lexuar atė (nė kundėrtķ tė Nolit, qė tė gjithė kanė lexuar diēka prej tij), ne na vjen ndėrmend njė fytyrė e zverdhur nga helmimi, me tipare tė pashquara tė njė skene mortore, me ritualin e mbivarrshėm tė juglindjes, ku ritmi i kujtesės kulturore zbardhėllen shėmbėlltyrėn e lėverdhur tė heroit, pėrdrejt ngjyrės sė gėlqertė, duke gėluar zbehjen e pamjes me klithmat: “Kolera, kolera…”.

    Mė 15 gusht 1886, Petro Luarasi nisi tė predikojė ungjillin shqip nė kishė, nė fshatin e vendlindjes, ku shėrbente si mėsues i sponsorizuar nga njė institucion grek. Pak mė parė ai pati pėrkthyer e futur pėr pėrdorim nė kishė disa lutje shqipe (Asokohe, e deri nė vitet 1920, kisha vendore kishte shkarė dhe besonte se shqiptarėt nuk kishin arsye tė luteshin nė gjuhėn e tyre). Njė vit mbas kėsaj, gusht 1887, mitropoliti i Kosturit, Kirili, e shkishėroi dhe e mallkoi ndriēimtarin. Mbas disa vjetėsh, 20 shtator 1892, pasardhėsi i Kirilit, Filareti, shpalli qortimin e letrave shqipe dhe meshoi sėrish shkungimin e Petro Luarasit dhe tė familjes sė tij. U burgos dy herė, ndėrsa herėn e tretė pėriku pėr katėr vjet nė SHBA, ku ishte bashkėthemelues dhe psallt i kishės sė parė shqipe atje, nė vitin 1908, nga ku u kthye tė pėrfundojė misionin nė Shqipėri. Nė vitin 1911, mes njė persekutimi tė egėr, nėn arrestime e hetime tė njėpasnjėshme, ai botoi veprėn Mallkim i shkronjavet Shqipe dhe ēpėrfolja e Shqipėtarit.[1] Qė nga gushti 1886 e deri nė gusht 1911, Petroja pėrmbushi njėzetė e pesė vjet aktivitet ndėr shqiptarė; mision fetar dhe kulturor.

    Sot, nė 94-vjetorin e fjetjes sė Petro Nini Luarasit (17 gusht 1911), pyetje mbas pyetjesh presin e shtrėngojnė. Sa ėshtė e vėrtetė, e sa ėshtė e mitizuar nga kalesa e tij nė historinė tonė? Ēfarė rėndėsie ka ky personalitet pėr brezin e sotėm? Ēfarė vlere kanė shkrimet e tij? A po mos vlerat e dėshmorit janė tej teksteve tė tij? Pėr mė tutje, si mund tė ftillohet dikush publikisht pėr Petro Luarasin, kur kisha ortodokse shqiptare nuk i ka kėrkuar ende ndjesė atij, pėr pėrndjekjet qė i shkaktoi, dhe madje nuk e pėrkujton fare atė, as nė atdhe e as nė diasporė?

    Duke iu bindur rrezikshmėrisė qė shkaktojnė kėto pyetje ndaj tė gjallėve, pėrse tė jetė rrezikuese kur thėrrasim tė vdekurit e rajonit?



    Krisma nė hyjnajė

    Shtypi i hershėm shqiptar shkruante se kur mitropoliti i Kosturit bėri njė udhėtim shėrbese nė Kolonjė, tha: “Kėtu tė gjithė janė besnikė te patrikana dhe helenizmi. Vetėm njė kemi qė na turbullon punėt e na sjell ngatėrrime. Ky ėshtė Petro shqiptari nga Luarasi, por dhe kėtė sė shpejti do ta ndreqim.”[2]

    Sado e letrarizuar tė jetė kjo dėshmi, marrė nga shtypi ynė fillestar nėn hijen e Turqisė, atje ndijojmė realitetin e asaj periudhe historike, e cila nuk ishte dhe aq ndryshe me sot, sidomos nėn shkėlqimin e manipulimit tė mendjes, teksa rrymat kulturore mbi kombin e kombėsinė dolėn mė tė forta se subjektet romase tė perandorisė otomane. Por nė njė kėndvėshtrim jo shekullar, mund tė gulēojė dikush: Sa bukur qė i shkonin punėt ortodoksisė shqiptare atėherė! Besimtarėt ishin tė varfėr, mė keq se sot, por ama kishin pafajėsinė, e cila i shėronte tė gjitha; thelbin e adhurimit e ndienin mė hirshėm, sepse greqishtja i ēonte nė qiellin e shtatė, me misterin e saj tė pakuptueshėm; priftėrinjtė ishin tė paarsimuar mirė, por qenė mė besnikė, e tė tjera tė vėrteta. Sa mė pak ndėrlikime, pra, aq mė pak dhimbje, e sa mė shumė dituri, aq mė shumė telashe…

    Hierarkia ortodokse, e cila gėzonte herė nxitjen e herė mbėshtetjen e qeverisė turke, ndjente siguri nė shėrbesė, ndėrsa vetė grigja tregonte bindje e bashkėveprim. Ndoshta ishte solidariteti fetar, si detyrim i ndėrsjelltė pėr plotėri tė besimit ortodoks? Kėtu ndizej mė shumė konflikti gjuhėsor me tė folmet e rajonit, kryesisht me “banalitetin” e greqishtes sė re, por tashmė dhe me shqipen e “dialekte” tė tjera tė rajonit tė Ballkanit, tė cilat mėtonin tė zėvendėsonin “gjuhėt hyjnore”. Me kėtė tymnajė folklori ishte njėsuar udhėheqja kishtare, aq mė tepėr kur hyjnaja e gjuhėve tė vjetra shėrbente interesat universaliste tė perandorisė otomane, pėr tė mbikėqyrur nė paqe kulturat e mileteve shumėgjuhėshe.

    Pėrndjekjet ndaj kėtyre veprimtarėve tė ndriēuar, klerikė e laikė ortodoksė, tė cilėt pėrfaqėsonin njė lėvizje nė thelb spirituale, me disa parelelė njėherėsh, por me platforma tė kthjellėta pėrkthimore, ēuan nė pėrndjekje, burgosje e deri nė vdekje. Fryma e risuesve u ndijua demoniake, opinionet e tyre tingėlluan si luftė kundėr krishtėrimit lindor, ndėrsa shkėmbimet e intelektualėve ortodoksė me ata perėndimorė u konceptuan si lidhje hafijesh.

    Nė rastin shqiptar, ajo qė kėrcėnonte strukturėn e ortodoksisė vendore, nuk ishte ndėrhyrja e shqiptarėve jo ortodoksė nė ēėshtjet kishtare, tė “polemėve tė krishtėrimit”, tė cilėt nuk priteshin tė ēmonin njė institucion ortodoks spiritualisht tė fuqishėm. As bėmat e shqiptarėve ortodoksė jashtė Shqipėrisė shkaktonin shtrėngesa, sepse imazhi i mėrgatave nuk frikėsonte, ngaqė njė koncept i tillė atėherė nuk ekzistonte, ndėrsa rrjedhjet grupore tė vendorėve “nė dhé tė huaj” besoheshin e uroheshin si tė pėrkohshme. Kalimtaria e mėrgimtarėve nuk ishte e zonja tė ndikonte nė atdhe, pa fuqinė e virtualitetit tė sotėm, pėrderisa rajoni nuk kishte pasur precedentė influence tej gjeografisė. Frika kishte bėrė ēerdhe tek tė shqetėsuarit, duke pėrgjuar formulimet kishtare tė shqipfolėsve, brenda territorit tė Kishės, prandaj dhe dridhej hierarkia. Problemi ishte me ata ortodoksė qė mėrgonin nga rajoni, fizikisht a shpirtėrisht, sepse bashkė me pafajėsinė ata humbisnin dhe drojėn. Po sikur tė shkodizonin lojėn e manipulimit?

    Brenda kėsaj paqeje tė dekretuar nė enciklikė, e jo nė frymė, merita e Petro Luarasit ishte parėsisht tek zgjimi e ndriēimi i tij, pastaj te kėmbėngulja pėr tė formuluar mendimet brenda pėrvojės fetare, por sidomos te guximi pėr t’i rrėfyer ato botėrisht e gjer nė fund. Kėrkohej kapėrcimi i sė tashmes, pa shkelur bashkėkohėsit dhe vlerat e tyre tė larmishme. Mbi tė gjitha, madhėrohej aspirata e risimit nė botėn shqiptare, tek e cila Petro Luarasi ndjente tė pashmangshėm martirizimin qė e priste dita-ditės. Atėherė kur rrėshqiste hierarkia. Predikues pėr jetėn, por me kujtesė vdekjeje, kishte kurajėn e madhe tė rrėfimtarisė, e cila i falte ndjeshmėrinė pėr tė rrokur tė vėrtetėn, pėr tė ndijuar thelbin e sendeve shqiptare ortodokse, pėr tė pėrjetuar nė pikėn mė tė brendshme tė njeriut tė pėrvuajtur kėtė realitet tė zhdrejtė kulturor.

    Nė krishtėrimin lindor, laikėt kanė njė traditė tė lashtė pėrfshirjeje e mėsimdhėnieje nė kishė, edhe pse disa herė ajo dėliret. Kur kėta laikė janė tė ndriēuar, ata dalin nga kisha lokale dhe bėhen pjesė e ndėrgjegjjes sė Kishės. Lasgush Poradeci, kur rrėfen pėr hapjen e kishės shiqtare nė Bukuresht, dėshmon se prifti shqiptar, At Harallamb Ēalamani, shkoi nė Ruamani pikėrisht nga Stambolli, atje ku shėrbente nė njė kishė greke tė Patrikanės, dhe se “Dogma fetare orthodhokse mi karakterin ndėrkombėtar tė Krishterimit, atje ku Krishti i porosit Nxėnėsit e Tij tė predikojnė Ungjillin nėr gjithė popujt, i kish ardhur At Harallambit nga veterani i madh Petre Nini Luarasi, mprojtėsi i patundur dhe i tmerrshėm i shkronjave shqipe nė kohėn e Rilindjes.”[3]

    Pėr regjimin e ortodoksisė sė asaj kohe, shfaqja e Petro Ninit ishte e papritura e madhe. Ai po influenconte jo vetėm intelektualė shqiptarė e besimtarė tė thjeshtė, por dhe njė pjesė tė klerit shqipfolės tė Patrikanės. Si ka mundėsi qė njė mėsues i greqishtes dhe i kulturės helene, njė “mėditėsi ynė”, tė jetė kaq mosmirėnjohės, tė guxojė tė ngrejė krye, tė bėhet bukėshkalė? Krismė nė hyjnanė…



    Opinioni spiritual

    Thelbi i mendimtarisė sė Petro Luarasit ėshtė te libri i tij, botuar greqisht e shqip pak muaj para vdekjes, Mallkim i shkronjavet Shqipe dhe ēpėrfolja e Shqipėtarit (ose, nėse e pėrkthejmė nga greqishtja e tij, nė shqipen e sotme, “Qortimi i letrave shqipe dhe apologjia e shqiptarit”). Nė kėtė vepėr tė Petro Luarasit kemi njė dialog tė laikut me klerin, tė grigjės me barinjtė, tė popullit me hierarkinė, pėr tė kallėzuar administrimin e mbrapshtė tė vlerave spirituale.

    Mbas lejimit tė shkollave shqipe nga qeveria turke, gjė qė bėri tė mundur kthimin e Petros nė Shqipėri nga Amerika, Gazeta Times e Londrės shkroi pėr qėndrimin e patrikanės dhe tė kishės greke kundėr shqiptarėve, pėr ndalimin e gjuhės sė tyre nė kishė, por duke dhėnė pėrshtypjen e njė keqtrajtimi kulturor tė shqipfolėsve. Times akuzonte hierarkinė pėr shkishėrime dhe mjete tė tjera tė paligjshme kundėr pėrparimit tė letrave shqipe, nė vend tė “civilizimit tė shqiptarėve tė krishterė”. Por patrikana e pėrgėnjeshtroi kėtė nė shtypin e saj, duke deklaruar se akuzave nė fjalė “iu mungon e vėrteta”. Nga ana tjetėr, aktet e shkishėrimeve qė lexoheshin nė kishat shqiptare shėnonin se Petro Luarasi kėrkonte tė kultivonte “gjuhėn shqipe, e cila nuk ekziston”. Kėtė u pėrpoq tė bėnte mėsuesi i pėrndjekur. Tė provonte se ekzistonte pėrndjekje, bashkė me shqipen, pėrdorimi i sė cilės madje pėrkonte me doktrinėn e krishtėrimit ortodoks mbi gjuhėn e njeriut.

    Nė qoftė se sot ne e kemi tė vėshtirė tė shpjegojmė botėrisht gjėra ortodokse qė janė kaq tė thjeshta, atėherė ishte edhe mė keq. Sepse nė ēfarė gjuhe do tė fliste dikush, kur intelektualėt ortodoksė, duke pėrfshirė dhe Luarasin, mendonin e shkruanin parėsisht nė greqishte? Edhe shqipja e Petros, ndryshe nga shumica e brezit tė tij qė e mohonin, ishte gjuha e mėsuesit, e eksperimentuesit, e predikatorit ndėr bashkatdhetarė tė pamėsuar, domethėnė gjuha e njė fjalėsi tė kufizuar, pa pėrdorim parėsor. Nė kėtė rast shtrėngonte gjuha e teksteve kishtare, ku ishin shkruar shkishėrimet, atje ku duhej formuluar dhe apologjia e shqiptarit, testamenti i tij.

    Nėse trajtesa nuk shkruhej greqisht, nė pjesėn mė tė madhe, do tė ishte gjuhėsisht e pakuptueshme. Vetė autori pėrdor shpesh kllapat nė versionin shqip, pėr tė bėrė tė kuptueshme fjalėformimet e tij, ndėrsa nė fund paraqet dhe njė fjalorth shqip-greqisht, pėr t’u shfajėsuar kėshtu nė historinė e botimeve tona nė rajon. Dhjetė vjet para tij, Theofanis Mavromatis (Fan Noli) shkruante e botonte nė njė greqishte tė folur, e cila ishte doktrina e ndriēimtarėve tė mendimtarisė sė atėhershme greke, por Petro Luarasi shkroi afėr gjuhės zyrtare, nė “zhargonin kishtar”, nė njė stil shumė arkaik, pėr t’u pėrafruar, ndoshta, kėtė herė me intelektualėt shqiptarė, por dhe pėr tė folur nė gjuhėn qė pėrdorte shkishėruesi i tij, Filareti i Kosturit. Kjo pėrkonte tė ishte dhe gjuha me tė cilėn Petro Luarasi krijoi atė persona qė la nė historinė tonė kulturore; larg Nolit.

    Fjala e Petro Ninit shtjellohet vetėzėshėm mbi referenca tė imta biblike, me fraza tė dendura liturgjike, e jo nė sentenca klasikėsh, nė citate letrarėsh, a nė aleanca e bashkėlidhje bashkėkohėsish. Pothuaj gjysma e librit pėrbėhet nga vargje e paragrafė tė marrė nga Shkrimet. Besimtar gjer nė palcė, ēdo frymėmarrje nė debat bėhet pėrmes Biblės. Autori pėrsėrit me dhimbje se shqiptarėt ortodoksė jetonin “nė errėsirė, nė injorancė, nė barbarizėm” dhe se kisha ortodokse ishte fajtore, pėrderisa nuk i lejonte vendasit tė pėrdornin gjuhėn e tyre, nė mėnyrė qė tė kuptonin gjuhėn e fesė e tė ndriēoheshin “pėrmes doktrinės sė krishtėrimit”. Sipas trajtesės sė Luarasit, kishte kaq padije nė popull, saqė shumica e shqiptarėve ortodoksė besonte nė shenjtorė, por jo nė Zot. Dhe kjo kishte arsye kulturore – bestytni, paragjykime, drojė, etj. Luarasi na njofton nė kėtė libėr cilėsinė spirituale e arsimore tė asaj periudhe historike, pėr tė cilėn Noli & CO heshtin. Sepse tė mėdhenjtė nuk merren me ēikėrrima…

    E veēanta e ligjėrimit vetėgjyqėsor tė Petro Luarasit nė pėrvojėn tonė kulturore, nuk qėndron kaq shumė tek vlerat patriotike, tendencat filozofike, a pėrfshirjet e tij gjuhėsore nė kėtė trajtesė, sesa tek pėrmasat vendore tė opinioneve tė formuluara, atje ku dialektika e universales ėshtė pajtuar me lokalen, pa sjellė pėshtjellim a pėrndarje, me gjithė dhimbjen e rrudhat e pashmangshme. Dėshmori na trashėgoi njė fjalės tė plotė spiritual, tė cilin nuk e gjejmė gjetkė nė trashėgiminė shqiptare. Filli i tij ėshtė gjuha shqipe, legjitimiteti i saj, e cila duhet tė kultivohej, sepse e kėrkonte Bibla dhe tradita e krishterė. Kjo ishte njė pėrgjegjėsi spirituale e hierarkisė, prandaj dhe ia vlente apologjia dygjuhėshe.

    E ēuditshme ėshtė se Luarasi nuk predikon nė kėtė vepėr pėr autoqefali, pėr pavarėsi, pėr kryengritje, siē mund tė pritej, pavarėsisht se tė dhėnat e kėtij brezi mėtojnė tė bindin se ato tema ishin gjithėpėrfshirėse nė vitin 1911. Asnjė emocion i tillė. Madje ai ndryshon shumė nga veprimtarė e autorė tė tjerė tė asaj kohe, sepse nuk pėrdor demagogji pėr t’u bėrė i besueshėm. Ai shkruan nė atė mėnyrė qė po tė vepronte sot, do tė ishte nė shėnjestėr tė skajorėve, do tė bėhej qerthulli i njė psikoze grupore, pėrderisa opinioni i tij ishte parėsisht spiritual e jo politik. Vetėm fakti se Petro Nini shoqėrohej edhe me grekė, me tė cilėt bisedonte, bashkėfestonte, hante e pinte, madje dhe ditėn e fundit tė jetės sė tij, do tė mjaftonte pėr ta dėnuar. ....
    .............

    Petro Luarasi iu ka lėnė ortodoksėve shqiptarė njė shembull plotėrie nė jetėn kishtare. Ai flet me gjuhė apologjetike, por nuk e lė veten tė rrėshqasė, edhe kur kallėzon tjetėrsinė. Ėshtė i pėrkorė, edhe pse i persekutuar. I virtytshėm dhe i drejtė, konfesori thotė atė qė vėzhgon: “Krishtin e dėshėronin [kisharėt ortodoksė] me vullnet dhe natyrė greku”.[5] Njėsimi, pra, i identitetit kombėtar me atė fetar, ajo herezi qė lėvdohet ende sot nė qarqe tė fuqishme ortodokse, pikėrisht sepse ėshtė e zonja tė mbajė peng pėrjetimin thelbėsor tė spiritualitetit, pėr tė shėrbyer shkėmbimet e interesave tejortodokse, pėr tė qenė kaq afėr potencialit tė trazirave edhe nė zonėn shqiptaro-greke...
    (Vazhdon)

    (Materiali i plote gjendet tek http://bizantin.wordpress.com/2007/0...on-perndjekje/

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Vėrtet At Foti Cici ka kryer punėn e njė Akademie pėr studimin e Petro Nini Luarasit

    Petro Luarasi: ndriēim, opinion, pėrndjekje

    Foti Cici


    Ta begatojmė gjuhėnė edhe kombin tėnė me kulturė dhe qytetėrim (Luarasi, 1911)



    Vdekjeprurėsit nė rajon

    Petro Luarasi ishte i panjohur pėr shqiptarėt nė vitet 1930. Nuk e kam fjalėn pėr intelektualėt shqiptarė, por pėr shqiptarėt si tėrėsi, si mėnyrė grupore tė menduari. Heroi ynė nuk ekzistonte nė ndėrgjegjjen kombėtare tė viteve 30, sado e pabesueshme sot. Madje nuk konsiderohej si dėshmor as nė Korēė, gjė qė, siē tingėllon nė dėshminė e mėposhtme, shqetėsonte vetėm fisin dhe pasardhėsit e tij:

    “Nė fletoren Drita N. 207 ditė 4 gusht 1937 dhe nė shtyllėn ‘Bisedimet e ditės’, kėnduam se nė Korēė, qėnka formuar njė komision i posaēmė pėr mbledhjen e biografive dhe fotografivet tė veteranėvet. Ky komision paska hartuar dhe njė listė me 29 emra veteranėsh tė vdekur, qė i ka cilėsuar tė klasit tė parė. [...] Nuk pashė tė figurojė dhe emni i apostullit dhe dėshmorit tė gjuhės shqipe, tė mallkuarin nga ana e dhespotit tė Kosturit Petro Nini Luarasin. [...] Jemi tė sigurtė se, kėtė haresė, komisioni do ta ndreqė pėr hir tė sė vėrtetės dhe pėr hir tė kujtimit tė dėshmorėve tė kombit, tė cilėt kanė sakrifikuar jetėn nė kohrat kur tė qėnit shqiptar, dėnohej me vdekje.”[6]

    Ėshtė interesante se si Petro Nini, nga heshtja dhe shpėrnjohja e regjimit tė Zogut, hyri nė mitologjinė nacionalkomuniste dhe u bė njė nga simbolet mė tė fuqishme pėr tė inicizuar nė marrėdhėniet shqiptaro-greke. Gjithsesi, le tė gjejmė dėshmitė se ku u mbėshtet letėrsia e diktaturės nė kėtė mitbėrje:

    “Petrua kur ishte nė Ersekė tė mėrkurė, ditėn e pazarit, mė 17 gusht, qe fare mirė, nuk kishte asgjė. Atė ditė u poq me shumė grekomanė, po mė shumė me mjekun grek tė Ersekės me tė cilin piu raki, dhe i cili thonė se e helmoi, se posa shkoi nga Erseka nė Gostivisht, vete gjer nė mes tė udhės dhe ra nga kali. Shokėt mezi e shpunė pėr nė Gostivisht ku vdiq. Dhe si vdiq u mavijos i tėri, shenjė qė rrėfen se ish i helmuar!”[7]

    Pėr ne sot nuk ka kaq rėndėsi nėse Petro Luarasi u helmua nga grekėt, siē thotė Liria Shqiptare mbas disa muajsh, a vdiq nga arsye tė tjera. Sidoqoftė, pėrndjekja e tij nga kisha ortodokse dhe nga qeveria e rajonit ishte e shpallur botėrisht, ashtu siē e formulon Sevasti Qiriazi, bashkėpunėtore e dėshmorit: Petroja, “pėr pėrparimin e shkollave shqipe, zuri tė ndiqet haptazi nga priftėria dhe nga qeveria”.[8] Edhe Mina Grameno, vėllai i Mihalit, shkruan nė vitin 1936 se “Petro Nini u martirizua dhe vdiq i helmuar prej Xhon turqve dhe prej propogandės greke, pėr Shqipėrinė”.[9] Ndėrsa njė vit mė vonė, mė 1937, Skėnder Luarasi, i cili shkruan me pseudonim, thotė se Petro Nini “vdiq i helmuar nga armiqtė e kėtij kombi”,[10] gjė qė pėr herė tė parė dėfton diplomatizimin e heroit, duke pėrgatitur gjysmimin e sė vėrtetės mė vonė nga ideologjia e diktaturės, e cila e zėvendėsoi “priftėrinė” [klerin], siē e dėshmonte Sevasti Qiriazi, e tė tjerė, me Greqinė, duke e bėrė Petro Luarasin simbol tė mitologjisė nacionalkomuniste; njė kult antigrek.

    Mendėsia materialiste nė historinė tonė tė re nuk shpėrnjohu vetėm dėshmitė e paraardhėsve spiritualė, por shkeli dhe vetė vėrtetėsinė e Petro Ninit. Duke identifikuar heroin me skenėn mortore, me hijet e vdekjes qė kėrcėnonte dhe vetė ideologėt komunistė, tė cilėt nė shumicė kishin vrarė dhe luftonin nė heshtje me fantazmat, pa shpresuar harresė kulturore, predikatorėt tanė tė rinj na ēuan shumė afėr racizmit, edhe pse internacionalistė. Sepse gjedhet e vdekjeprurėsve ishin vetėm vrasėsit e jugės, ndėrsa gjaku i derdhur pėrkėtej, i pėrshoqėruar me ngjyrėn e flamurit e tė fasadave, shfajėsohej dhe idealizohej kaq shumė, saqė kėnaqte pa vetėdije jo vetėm tendenca gjakatare vizualiteti, por dhe flijime mendore gjakderdhjesh pagane, nė atė truall ku po zhduknin fetė mė tė reja.

    Kultura e diktaturės, e cila rrėmbeu nga fuqitė e tjera vendore jo vetėm luftėn e pėrbashkėt kundėr pushtuesve, por dhe nėnvlerat e tyre, mundi t’i japė kalesės sė Petro Ninit ngjyresa tė pėrjetshme antigreke. Si rrjedhojė, nuk pėrmenden krimet e faktorėve vendorė (shqiptarė) kundėr ndriēimtarit, dhe nuk flitet fare pėr vlerat e tij tė mirėfillta, ato spirituale, pėr tė cilat dhe u martirizua. Andrea Varfri, pėr shembull, arriti tė shkruajė njė jorgan me predikime, ku orvatej t’i mbushte mendjen brezit tė diktaturės, se Petro Luarasi nuk besonte nė Zot.[11] E njėjta gjė ėshtė tentuar dhe pėr Fan Nolin, dhe pėr kėdo qė ka vlera spirituale, por qė nė tė njėjtėn kohė lufton me gjithė shpirt pėr vlerat e pėrbashkėta. Nė rastin e Petro Luarasit literatura jonė i shtoi vdekjes vdekje.

    Skajorėt, pra, e kanė tė trashėguar ideologjemėn e tyre, nė njė kohė qė krimi kundėr Petro Ninit nuk kishte motive etnike, por ideologjike/pėrkthimore, sepse pėrndryshe si mund tė justifikohen viktimat e atyre viteve nė vetė Greqinė? Le tė kujtojmė vetėm dy shembuj kėtu: Nė vitin 1901, kur Aléksandros Palis botoi pėrkthimin e Dhjatės sė Re nė greqishten e re, dhe nė vitin 1903, kur Teatri Kombėtar shfaqi pjesėn Oréstia nė greqishten e re. Gjatė kėtyre debateve, tė cilat pėrfunduan nė tubime e pėrleshje nė Athinė, dy vetė u vranė e shumė tė tjerė u plagosėn.[12] Sidoqoftė, njė pėrqasje e tillė antigreke, e mba Petro Luarasin jashtė shkėlqimit tė shenjtorėve tė kremtuar. Nuk ka pse tė nxihen pėrmasat e zbehura nga koha, pėr tė nxitur urrejtje ndėretnike.

    Debati mbi manipulimin e mendjes, mbi rrezikshmėrinė e opinioneve, mbi pėrndjekjen e shumėfishtė, mbi heshtjen pėr vdekjet e ngadalta nė botėn shqiptare, ky diskurs i mohuar pėr njė risim nė mendėsinė e cenosur, do tė sillte mė shumė dobi pėr shqiptarėt e sotėm nėse nuk i mėshohej cilėsisė sė tjetėrsisė, pa pėrshkruar mė parė pėrmbajtjen tonė. Ėshtė kjo vėshtirėsi qė ushtron ndėrsjelltas presion mbi disa mendimtarė tė sotėm, tė cilėt duke qenė tė zhgėnjyer nga ngadalėsia e ndryshimeve qė sugjerojnė, kur ndriēojnė hapėsirėn shqiptaro-greke, harrojnė tė pėrdorin nota tė ndėrsjellta nė debat. Duke pėrshkruar vazhdimisht cilėsinė tonė, luhet me pėshtjellimin e ekstremit.

    Nėse nuk dystohej hija e Petro Luarasit me skemat e pashquara tė mitologjisė nacionalkomuniste, nuk do tė flitej pėr vdekjeprurėsit; fizikėt, mendorėt dhe verbalėt. Madje dhe e thėna “Vramėni, por mblidhmani gjakun, se do t’iu duhet nipėrve tuaj tė shkruajnė gjuhėn e nėnės”, nuk iu drejtohej grekėve, siē njėmendėsohet instiktivisht sot, por shqiptarėve, bejlerėve tė Qafėzezit, prandaj dhe e qartėsoi, “nipėrve tuaj”.[13] Ua tha atyre qė e kėrcėnonin se do ta vrisnin. Sepse ishte jetėdhėnės nė njė rajon ku vdekjeprurėsit shfajėsohen dhe nderohen.



    Urrejtja dykrenore

    Propoganda pėr tė heroizuar Petro Luarasin dhe pėr ta paraqitur si njė kult antigrek, e ka bėrė tė sajėn. Njė incident kėtė vit e pohoi sėrish kėtė, kur qarqe antiortodokse akuzuan kryesinė e kishės ortodokse tė Shqipėrisė pėr njė vrasje, nėn pseudonimin e krishterė “Kristo Muzaka”.[14] Kolegu ynė, i ndjeri Maksim Ēuko, vdiq nga njė atak nė zemėr, por sipas riciklimit tė racizmit nė Shqipėri, do t’iu leverdiste shumė disave, nėse ky teolog helmohej nga administrata greke e kishės, nė mėnyrė qė ata tė kenė ē’tė thonė nė luftėn sistematike qė i bėjnė ortodoksisė shqiptare. Mjerisht, i ndjeri Maks, tė cilin e kam njohur gjatė studimeve tė pėrbashkėta nė Universitetin e Athinės, ishte mė i pandėrlikuari nga tė gjithė kolegėt e tij. Punonte kokulur pėr kishėn ortodokse nė Shqipėri, pa u pėrzier gjetkė, as prift nuk u bė, pa formuluar opinione rrezikuese, tė cilat as i shkonin e as i interesonin. U pėrpoq tė pajtojė pėrkatėsinė fetare me pėrditshmėrinė, dhe kjo e fundit e tejkaloi.

    Me njė akuzė tė tillė kundėr hierarkisė ortodokse nė Shqipėri, me paralelizma paramendorė, u keqpėrdor fatkeqėsia e njė bashkėqytetari tė ndershėm nga Lushnja, por dhe kujtimi i njė besimtari tė devotshėm, duke vėnė nė pozitė edhe mė tė rėndė vejushėn me jetimėt. Pėr mė keq, u banalizua pėrkujtimi i njė figure tė ortodoksisė, sepse u abuzua me fundin e paturpėruar tė Petro Nini Luarasit.

    Nė qoftė se ndėrfutėsit nė ēėshtjet ortodokse kanė dėshira tė mira, tej neverisė ndaj grekėve dhe gjithė atyre qė kanė tė njėjtin besim fetar, pėrse nuk bėjnė diēka mė tė mirė pėr ortodoksėt shqiptarė, qoftė dhe pėr tė sfiduar? Me qė ra fjala, pėrse nuk ndihmojnė pak jetimėt e viktimės? Nė vend qė tė pėrdhosin Petro Ninin, pėrse nuk ringjallin kujtimin dhe veprėn e tij tė harruar? Nėse ėshtė e pamundur tė shkaktohen ndryshime nė Shqipėri, sepse opinionet nuk mėtojnė ndryshime, pėrse nuk krijohen mundėsi tė tjera, me pėrmasa tejfetare, kombėtare, pėr tė kultivuar vlerat e pėrbashkėta? Pėrkthimet, botimet, Interneti, diaspora, veprimtaritė kulturore, dhe gjithēka tjetėr qė ata mund tė mendojnė, janė mundėsi tė mėdha dhe vlejnė mė shumė sesa riciklimi i urrejtjes me vjegėn e kombit. Shpifja, hakmarrja dhe racizmi, nuk kanė tė bėjnė me Petro Ninin.

    Sugjerojmė kulturė, sepse Petro Nini kėtė na la testament: “Tė begatojmė gjuhėn dhe kombin tonė me kulturė dhe qytetėrim.”[15] Debati publik mbi kishėn ortodokse shqiptare ėshtė i domosdoshėm, ėshtė dhe tepėr interesant, por ai nuk mund tė pėrshpejtohet me mjete tė pandershme, as mund tė fitohet me shpifje. Do tė themi ato qė mendojmė, nė frymė e nė vėrtetėsi, sipas tė drejtave tona qytetare e fetare, por pjesėn tjetėr do t’ia lėmė Zotit.

    Nė kahun tjetėr tė parantezės, funksionarėt e kishės ortodokse nė Shqipėri, nė vend qė t’i jepnin situatės sė krijuar njė pėrmasė spirituale, mbas akuzės helmėse, ranė nė tė njėjtin tundim, rėndom nėn ndikimin e mistershėm qė ruan e keqja nė botėn shqiptaro-greke, dhe nisėm qitjen nė erė kundėr akuzatorėve, duke pėrdorur tė njėjtat modele: Dyshim, shpifje, firma, urrejtje. Nė kėtė incident fitoi pjesa e sėmurė e historisė, duke na ekspozuar e skandalizuar tė gjithėve. U mohuan kėsisoj dhe vlerat e krishtera qė predikoi ati i pėrkujtuar sot, i lumuri Petro Luarasi. U rrezikua shėrbesa e dashurisė greke.



    Pėr tė shquar breroren

    Nė vitin 1909, nė provimet e shkollės shqipe tė Korēės, nė prani tė Mytesarifit, Petro Nini tha: “Edhe nėntėdhjetė e nėntė herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi!”[16] Brezi ynė, nė tundimet e tij tė shpeshta, ka nevojė pėr tė thirrur vlera spirituale. Edhe klerikėt tanė kanė nevojė tė shpengohen nga investimet mbrojtėse e tertipet shekullare, nė mėnyrė qė ta kenė tė lehtė tė shquajnė breroren e Petro Ninit. Qė tė sillen njėsoj si me shqiptarėt ashtu dhe me grekėt. Sepse kur e mallkuan, ai u pėrpoq tė mbrohej me dinjitet: “Mirė mua, i tha mitropolitit, po fėmijtė pse m’i mallkove? Po prindėve tė mi moshatarė, pse ua shkurtove?”

    Jo vetėm nė fund tė jetės, kur ishte i tejpjekur nga sprova e “pėrndjekjes sė madhe”, por qysh nė fillim ishte i hirshėm. Njė nga ish-nxėnėsit e Petros rrėfente se “ē’mė kishin thėnė nė shkollėn greke pėr shkollėn shqipe ia plasa fytyrės tė gjitha kėtij njeriu, qė po vinte mėsonjės nė shkollėn shqipe. E shava sa munda dhe mbarova. Ai heshti, por mė parė se tė shkonja mė pyeti: A mendon se nė ē’gjuhė mė shave?”[17] I shenjtė! Ndėrsa kur Sali Butka shkoi pėr ngushėllim tek e shoqja e Petros, dhe i premtoi se do t’ia merrte hakun tė shoqit, ajo ia ktheu: “Aman, veē gjak jo!”[18] Sepse ato ishin vlerat qė ky njeri spiritual predikoi nė rajon. Kundėr poshtėrimit nė Ballkan.

    Misionarėt ortodoksė i kanė sjellė tė mira tė shumėfishta Shqipėrisė sė sotme, prandaj dhe meritojnė mirėnjohje e nderime nga shoqėria shqiptare, tej shtrėngesės sė opinioneve tona. Nga ana tjetėr, nė njė shoqėri shqiptare ku shpesh dėgjohet njė fjalės publik shumė agresiv, ka nevojė pėr njė kishė qė nuk pėrdor gjuhė tė egėr nė shtyp, por qė mund tė flasė nė mėnyrė spirituale. Shqiptari i sotėm, i cili mėkohet nė njė vend dhe nė njė kulturė shumė materialiste, ka nevojė pėr njė kishė ortodokse jo materialiste. Nė njė vend ku flitet vetėm pėr prona e pasurime, ka nevojė pėr njė kishė qė nuk merret me afera, qė nuk e mat hirin me ndėrtesa. Shqipėria ka nevojė pėr njė ortodoksi qė nuk synon njė mbretėri lėndore, tė cilėn pėrpiqen tė na bindin se po e ndėrtojnė nė Ballkan. Ankthi i paraardhėsve pėr tė ndėrtuar njė Shqipėri prej graniti, doli i tepėrt nė histori.

    Kur ndodhen nė kulmin e suksesit, misionarėt shkujdesen e bien pre e tundimeve tė kėtij rajoni kurthngritės. Ėshtė njerėzore tė ndodhė. Por kur ata harrojnė tė na pėrēojnė vlerat e tyre tė ēmuara, ėshtė mirė tė pranojnė e tė shtojnė vlerat spirituale tė vendorėve, atje ku i solli Zoti tė lartėsohen e tė mbeten. Le tė marrin pėr shembull Petro Nini Luarasin, i cili bashkė me shkollat shqipe nė rajon, hapi dhe njė shkollė spirituale nė letrat shqipe, duke ēarė njė shteg tė pashkelur. Ai iu kundėrvu errėsirės, injorancės, manipulimit tė mendjes, kulteve qė kishin zėvendėsuar Zotin, administrimit tė keq tė hirit, miteve qė kishin zhbėrė tė vėrtetėn, dhe pranoi “kupėn e hidhur” (sipas interpretimit biblik, e jo kėtij ballkanas), dhe fitoi kurorėn e drejtėsisė, nė vend tė pėrlyerjes sė premtuar nga njėra anė, a urrejtjes sė sugjeruar nga ana tjetėr.



    [Foti Cici, 2005]

    —————————————————————————–

    [1] Kėto tė dhėna biografike janė marrė nga: Skėnder Luarasi, “Petro Nini Luarasi – skicė kronografike”, Petro Nini Luarasi-artikuj, studime, kujtime, 1974, f. 159-171.
    [2] Liria e Shqipėrisė, 18 nėntor 1911, nr. 23, f. 3 (Cituar nga Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarėve, 1999, f. 6).
    [3] Lasgush Poradeci, “Vepėrimi Kombėtar i Shqiptarėve tė Rumanisė me Kryeqendėr Kolloninė e Bukureshtit”, Vepra 2, f. 229.
    [4] Shkėputja pėrmes syve tė heronjve shqiptarė tė fotografuar, pėrkoi me kėtė lexim: “Njė ditė, shumė kohė mė parė, hasa foton e vėllait mė tė vogėl tė Napolonit [Bonoparti], Jerome, marrė nė vitin 1852. Dhe atėherė konstatova me habi diēka qė nuk kam mundur tė pakėsoj qysh nga ai ēast: ‘Po shikoj sytė qė kanė parė Perandorin’. Kishte raste kur e pėrmendja kėtė habi, por pėrderisa askush nuk e pėrjetonte, e madje as e kuptonte (jeta pėrbėhet nga kėto emocione tė vogla tė vetmisė), unė e harrova fare. Interesimi im nė artin fotografik mori njė kthesė mė kulturore.” Roland Barthes, Camera Lucida, Reflections on Photography, 1981, f. 3.
    [5] Petro Luarasi, Qortimi i letrave shqipe dhe apologjia e shqiptarit (Πέτρος Ν. Λιουαράσης, Επιτίμιον των Αλβανικών Γραμμάτων και η απολογία του Αλβανού), Manastir, 1911, f. 9. Lexmi i Petro Luarasit bėhet nga versioni greqisht i librit tė tij, pėrderisa versioni shqip, Mallkim i Shkronjavet Shqipe dhe ēpėrfolja e Shqipėtarit, ėshtė njė pėrpjekje e autorit mėsues pėr tė bėrė tė pėrkthyeshėm origjinalin e tij. Edhe pse pėrkthimi shqip ėshtė ribotuar i pėrshtatur plotėsisht nė alfabetin e sotėm, mendimtaria e Luarasit ėshtė disi e fshehur nė greqishten kishtare tė librit. Tė dy versionet e P. Luarasit janė dixhitalizuar dhe mund tė lexohen tė plota nė ShqiptarOrtodoks.com/Kisha ortodokse shqiptare/Petro Luarasi).
    [6] Skėnder Luarasi, “Njė padrejtėsi” (Botuar me pseudonimin X). Cituar nga Petro Nini Luarasi – artikuj, studime, kujtime, f. 153-154.
    [7] Liria e Shqipėrisė, 18 nėntor 1911, nr. 23, f. 3 (Cituar nga Mallkimi i shkronjave shqipe…, 1999, f. 6).
    [8] Sevasti Qiriazi-Dako, “Petro Nini Luarasi, shtylla e zjarrtė e Kolonjės”, Po aty, f. 9-10.
    [9] Mina Grameno, Bota e Re, Korēė, 1936, f. 9-11 (Cituar nga Petro Nini Luarasi…, 1974, f. 200). Mina Grameno, i cili u keqtrajtua nga administrata e Zogut, e pėrfundon shkrimin e tij me kėto fjalė, tė cilat do tė shkonin mė bukur sot: “Historia pėr tė dhe pėr qindra shokė si ky do tė mburret njė kohė tė largėt, por jo tani. Sot i thonė koha e interesit dhe e parasė!”
    [10] Skėnder Luarasi, “Njė padrejtėsi”. Po aty, f. 153.
    [11] Andrea Varfri, “Rreth veprimtarisė dhe pikėpamjeve tė Petro Luarasit”, Petro Nini Luarasi…, f. 83-106.
    [12] Gregory Jusdanis, Belated Modernity and Aesthetic Culture – Inventing National Literature, 1991, f. 45. Vdekjet nė rrugėt e Athinės, si pasojė e luftės mbi pėrkthimet nė greqishten e re, pėrshkruhen dhe nė hulumtimin e paanshėm tė N. M. Vaporis, Translating the Scriptures into Modern Greek, 1994, f. 102.
    [13] Skėnder Luarasi, “Petro Nini Luarasi – skicė kronografike”, Petro Nini Luarasi…, f. 166.
    [14] “Ku janė teologėt shqiptarė nė Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė”, Koha Jonė, 7 janar 2005.
    [15] Petro Luarasi, Mallkim i shkronjavet Shqipe dhe ēpėrfolja e Shqipėtarit, Manastir 1911, f. 71. Mėsuesi ishte kaq i ndjeshėm, saqė para njė qindvjeēari mundte tė nuanconte nė shqipe kėto dy fjalė, kulturė e qytetėrim, tė cilat shumė shqiptarė i kanė bėrė sot ēorbė.
    [16] Skėnder Luarasi, “Petro Nini Luarasi – skicė kronografike”, Petro Nini Luarasi…, f. 169.
    [17] S. Shapllo, “Petro Nini Luarasi-mėsues shėtitės” (Po aty, f. 124).
    [18] “E vėrteta mbi vrasjen e Petro Luarasit”, Drita, N. 212, 10 gusht 1937, f. 3 (Po aty, f. 152).

    (Materiali i plote gjendet tek http://bizantin.wordpress.com/2007/0...on-perndjekje/)

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Sa lehte mund te gabohet

    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    [9] Ndėrsa njė vit mė vonė, mė 1937, Skėnder Luarasi, i cili shkruan me pseudonim, thotė se Petro Nini “vdiq i helmuar nga armiqtė e kėtij kombi”,[10] gjė qė pėr herė tė parė dėfton diplomatizimin e heroit, duke pėrgatitur gjysmimin e sė vėrtetės mė vonė nga ideologjia e diktaturės, e cila e zėvendėsoi “priftėrinė” [klerin], siē e dėshmonte Sevasti Qiriazi, e tė tjerė, me Greqinė, duke e bėrė Petro Luarasin simbol tė mitologjisė nacionalkomuniste; njė kult antigrek.
    Seminarist po ju sqaroj: Si ju thashe At Foti Cici ka kryer punėn e njė Akademie pėr studimin e Petro Nini Luarasit, por edhe ai , si ēdo studjues mund tė marrė informata os ete shprehe opinione te gabuara. Keshtu ne studimin

    Petro Luarasi: ndriēim, opinion, pėrndjekje, ne piken [9] dhe [10] ben nje interpretim te gabuar dokumentar e politik sepse Skender Petro Nini Luarasi, ne vitin 1937 gjendej ne frontin antifashist te Spanjes dhe nuk kishte se si te dinte e te protestonte per sa ndodhte ne Korēė.

    Gabimi i At Foti Cicit rridhte nga fakti qe ne artikullin TEK pseudonimit ISHTE SHKRUAR X1) ME SHENIMIN PERKATES DHE POSHTE EMRI I AUTORIT TE ARTIKULLIT e VERTETA MBI VRASJEN E PETRO NINI LUARASIT, (AUTOR SKENDER LUARASI) I CILI I ISHTE REFERUAR KETIJ BURIMI.
    E shikoni si mund te behen gabimet, qe pastaj nga disa vendosen neper botime enciklopedike, etj

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Petro Ninio Luarasi vetdeklarohet ortodoks

    Pėr tė hequr ēdo dyshim mbi pėrkatėsinė fetare ortodokse tė Petro Nini Luarasit
    (dhe jo protestante siē duan ta bėjnė me zor disa) po botojmė dy deklarata tė tij ku shpreh pėrkatėsinė e tij fetare. Shpresojmė qė vetdeklarimet e Petro Nini Luarasit te jene te mjaftueshme per te mbyllur kete debat.


    DEKLARATA E PETRO NINI LUARASIT PER PERKATESINE FETARE SI ORTODOKS KORRIK 1911 , NJE MUAJ PARA SE TE HELMOHEJ
    "Sa herė hasem me protestantė, flas me ta dhe bisėdonj, siē e meriton me njerėz tė kungajkės dhe tė bashkėrisė dhe tė qytetėrimit, me ndryshim qė ata janė protestantė, dhe unė orthodhoksė. Po rrėfenj zėmėrkthjelltazi se pėr hir tė fitimit lėnduar kurrė nuk u mora vesh pėr ndonjė qėllim fetar me protestantėt".
    (Petro Nini Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe Kjo eshte shkeputur nga teksti:\Origjinali,Manastir 1911, f.21, e ribouar Mesonjeorja, 1999f. f.42 )


    DEKLARATA E PETRO NINI LUARASIT PER PERKATESINE FETARE SI ORTODOKS si anėtar i ‘’Lidhjes Orthodhokse tė Shqiptarėve”, MARS 1910
    Andaj si anėtar i ‘’Lidhjes Orthodhokse tė Shqiptarėve” u lutem sė nderēmes qeveri si dhe tė shumėvlyerit Kongres tė sotmė qė tė veprojnė ku duhet pėr tė drejtat e “Lidhjes Orthodokse tė Shqiptarėve” e cila veē qeverisė konstitucionale dhe mėmėdhethit tė dashur tjetėr mbėshtetje s’ka. (Nga fjala nė Kongresin e Dytė tė Manastirit qė u ēel mė 20 mars 1910,) (2)
    P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
    (P.Raullasi, Shqiptarėt orthodhoksė dhe rregjimi i sotėm Lirija, Selanik 1910, v.2, nr.81, f.1-2) P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)

  5. #105
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk po merremi vesh, monikal, sic thua edhe ti.

    Une te thashe qe librin e kam blere vete, por isha bashke me nje person tjeter, i cili shenoi daten e blerjes ne faqen e pare te librit, por pa shenuar edhe librarine, sikurse e kam zakon te beje vete une kur i shenoj librat qe blej. Mbaj mend qe edhe kohe me vone, kur shihja per libra te rinj ne kete librari, hasja ne raftet e saj kopje te tjera te ketij libri.


    Se dyti, tema eshte e thjeshte, se ciles ti ne postimin tend te fundit, me ne fund, perpiqesh ti japesh pergjigje. Pra, AJO per cfare eshte kjo teme, eshte relata e PN Luarasit me BESIMIN ortodoks, pavaresisht nga relata e tij me klerin grek.

    AJO per cfare kjo teme NUK ESHTE, eshte te venit ne diskutim te vendit, nderit dhe rolit te kesaj figure ne historine kombetare e sidomos te gjuhes shqipe. ASKUSH nuk po e ve ne dyshim kete rol.

  6. #106
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Nuk ka asnjeri qe te pergjigjet ketyre pyetjeve?

    Doje te jepja nje opinion.

    Ne lidhje me kishen ortodokse greke , dihet qe ka patur gjithmone dinakri dhe ne cdo lloj menyre ka dashur qe te mos lejoje Shqipetaret te mesojne gjuhen e tyre .

    Qelimi i kesaj ka qene qe ne Shqiperi te jugut te mos mesohet historia e vertete e shqiperise por te mesohen trillime greke ne menyre qe te permbushnin planin e tyre ''Megali idea''.

    Une nuk kam pse te sjell dokumenta per keto qe jam duke thene sepse keto i pranojne greket edhe tani ne kete kohe qe kane ndohur vertete, madje me duket se egziston akoma edhe ligji i luftes.

    2 pyetje ne lidhje me keto gjera.
    1. pse kisha greke ortodokse ne ate kohe nuk ka qene asnjehere mbrojtese e te drejtave te njeriut sic ishin per shembull vrasja e cameve apo edhe shpronesimi i tyre ( vitet e pasluftes se 2 boterore)

    2. Pse kisha greke ortodokse sot nuk ben as me te voglen perpjekje per :
    a. te hequr ligjin e luftes me Shqiperine
    b. te ndihmuar camet te marrin pronat e tyre
    c. te ndihmuar qe emigrantet Shqipetar te kene te drejten e tyre per te patur shkolla shqipe te mbeshtetura nga shteti grek .
    d.te denoje sharjet raciste te ushtrise greke ne parakalimin qe u be ne vitin e kaluar para presidentit grek


    Njehere per tani keto pyetje me vone te tjera.

    mendoj se kisha ortodokse greke ne ate kohe nuk ka patur asnjehere si qellim perhapjen e diturise por te erresires per kombin shqipetar.

    Dhe ne lidhje me PN Luarasi besoj se kisha greke duke dominuar edhe kishen ortodokse Shqipetare ne ate kohe ka dashur qe te perfitoje nga rasti kunder armikut te saj PN Luarasi qe ta hiqte qafe ate duke e shkisheruar , mqns sipas tyre me akuza te rreme ai shoqerohej me protestante Shqipetar edhe paska qene protestant.
    i them keto se gjithnje armiqte e gjuhes shqipe kane bere akuza te rreme me qellime te keqia.

    Luarasi sipas atyre qe kam lexuar deri tani ketu ne forum ka qene ortodoks , se si ka vdekur kete nuk e di sepse ai moment i perket vetem Zotit, por ai ka bere me mire qe bashkpunonte me shqipetar per perhapjen e gjuhes Shqipe se sa te bashkpunonte me greke per zhdukjen e gjuhes Shqipe, perndryshe vertet qe do te ishte i shkrete dhe tere kombi do ta tallte, por edhe perendia do te qortonte. Por AI per shkak se e njihte Perendine veproi spipas vullnetit te Tij.

    Mqns pretendohen dia absurditete dua te bej nje pyetje tjeter.

    nqs kisha ortodokse greke kishte per qellim te ndihmonte per gjuhen Shqipe , perse nuk e beri kete para se te lindte PN Luarasi?
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  7. #107
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tashti, persa i takon relates te PN-se me BESIMIN ortodoks, ti nuk mund ta vesh ne dyshim se, sic ti kam referuar (VUSH-i; R. Elsie) thone haptazi se PN-ja ka qene bashkethemelues i Vellazerise Ungjillore ne 1892.


    Ja dhe nje reference tjeter:


    Libri, 'Nikolla N. Naco - Korca (1843 -1913) Apostull i shqiptarizmit' Prof. Dr Ismet Dermaku, fq 206

    Gjerasim Qiriazi, qe me heret iu bashkua Konstantin Kristoforidhit dhe qe ishte anetar i Shoqerise Biblike te Londres, se bashku me te motren Sevasti, formoi ne Korce shoqerine protestante shqiptare "Vellazria", dege e asaj te Stambollit, anetare te se ciles ishin edhe Nikolla Napo (sic), Petro Nini Luarasi e shume patriote te tjere shqiptare.

  8. #108
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga albani1 Lexo Postimin
    Doje te jepja nje opinion.

    Ne lidhje me kishen ortodokse greke , dihet qe ka patur gjithmone dinakri dhe ne cdo lloj menyre ka dashur qe te mos lejoje Shqipetaret te mesojne gjuhen e tyre .

    Qelimi i kesaj ka qene qe ne Shqiperi te jugut te mos mesohet historia e vertete e shqiperise por te mesohen trillime greke ne menyre qe te permbushnin planin e tyre ''Megali idea''.

    Une nuk kam pse te sjell dokumenta per keto qe jam duke thene sepse keto i pranojne greket edhe tani ne kete kohe qe kane ndohur vertete, madje me duket se egziston akoma edhe ligji i luftes.

    2 pyetje ne lidhje me keto gjera.
    1. pse kisha greke ortodokse ne ate kohe nuk ka qene asnjehere mbrojtese e te drejtave te njeriut sic ishin per shembull vrasja e cameve apo edhe shpronesimi i tyre ( vitet e pasluftes se 2 boterore)

    2. Pse kisha greke ortodokse sot nuk ben as me te voglen perpjekje per :
    a. te hequr ligjin e luftes me Shqiperine
    b. te ndihmuar camet te marrin pronat e tyre
    c. te ndihmuar qe emigrantet Shqipetar te kene te drejten e tyre per te patur shkolla shqipe te mbeshtetura nga shteti grek .
    d.te denoje sharjet raciste te ushtrise greke ne parakalimin qe u be ne vitin e kaluar para presidentit grek


    Njehere per tani keto pyetje me vone te tjera.

    mendoj se kisha ortodokse greke ne ate kohe nuk ka patur asnjehere si qellim perhapjen e diturise por te erresires per kombin shqipetar.

    Dhe ne lidhje me PN Luarasi besoj se kisha greke duke dominuar edhe kishen ortodokse Shqipetare ne ate kohe ka dashur qe te perfitoje nga rasti kunder armikut te saj PN Luarasi qe ta hiqte qafe ate duke e shkisheruar , mqns sipas tyre me akuza te rreme ai shoqerohej me protestante Shqipetar edhe paska qene protestant.
    i them keto se gjithnje armiqte e gjuhes shqipe kane bere akuza te rreme me qellime te keqia.

    Luarasi sipas atyre qe kam lexuar deri tani ketu ne forum ka qene ortodoks , se si ka vdekur kete nuk e di sepse ai moment i perket vetem Zotit, por ai ka bere me mire qe bashkpunonte me shqipetar per perhapjen e gjuhes Shqipe se sa te bashkpunonte me greke per zhdukjen e gjuhes Shqipe, perndryshe vertet qe do te ishte i shkrete dhe tere kombi do ta tallte, por edhe perendia do te qortonte. Por AI per shkak se e njihte Perendine veproi spipas vullnetit te Tij.

    Mqns pretendohen dia absurditete dua te bej nje pyetje tjeter.

    nqs kisha ortodokse greke kishte per qellim te ndihmonte per gjuhen Shqipe , perse nuk e beri kete para se te lindte PN Luarasi?
    Alban1, problemi me pyetjet e tua eshte se ato deshmojne per nje njohje te ceket te historise dhe realitetit, keshtu qe pergjigjet duhet te praprihen se pari nga fillimi i njohjes se historise se atyre viteve, e me pas te vijojne pergjigjet.


    Vete METODA jote "kritike" e gjykimit te historise ne te kaluaren nga prizmi yt i SOTEM, do i beje te pakuptueshme cfaredo pergjigje te marresh.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Tashti, persa i takon relates te PN-se me BESIMIN ortodoks, ti nuk mund ta vesh ne dyshim se, sic ti kam referuar (VUSH-i; R. Elsie) thone haptazi se PN-ja ka qene bashkethemelues i Vellazerise Ungjillore ne 1892.


    Ja dhe nje reference tjeter:


    Libri, 'Nikolla N. Naco - Korca (1843 -1913) Apostull i shqiptarizmit' Prof. Dr Ismet Dermaku, fq 206

    Gjerasim Qiriazi, qe me heret iu bashkua Konstantin Kristoforidhit dhe qe ishte anetar i Shoqerise Biblike te Londres, se bashku me te motren Sevasti, formoi ne Korce shoqerine protestante shqiptare "Vellazria", dege e asaj te Stambollit, anetare te se ciles ishin edhe Nikolla Napo (sic), Petro Nini Luarasi e shume patriote te tjere shqiptare.
    Petro Ninio Luarasi vetdeklarohet ortodoks
    Pėr tė hequr ēdo dyshim mbi pėrkatėsinė fetare ortodokse tė Petro Nini Luarasit
    (dhe jo protestante siē duan ta bėjnė me zor disa) po botojmė dy deklarata tė tij ku shpreh pėrkatėsinė e tij fetare. Shpresojmė qė vetdeklarimet e Petro Nini Luarasit te jene te mjaftueshme per te mbyllur kete debat.


    DEKLARATA E PETRO NINI LUARASIT PER PERKATESINE FETARE SI ORTODOKS KORRIK 1911 , NJE MUAJ PARA SE TE HELMOHEJ
    "Sa herė hasem me protestantė, flas me ta dhe bisėdonj, siē e meriton me njerėz tė kungajkės dhe tė bashkėrisė dhe tė qytetėrimit, me ndryshim qė ata janė protestantė, dhe unė orthodhoksė. Po rrėfenj zėmėrkthjelltazi se pėr hir tė fitimit lėnduar kurrė nuk u mora vesh pėr ndonjė qėllim fetar me protestantėt".
    (Petro Nini Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe Kjo eshte shkeputur nga teksti:\Origjinali,Manastir 1911, f.21, e ribouar Mesonjeorja, 1999f. f.42 )

    Seminarist . A e di ate shprehjen e popullit: Une te tregoj ujkun, ti me tregon gjurmet!" Une po te jap deklaratat e Petro Nini Luarasit duke komunikuar me Zotin, ti me thua , jo po e Elsieja, Jo po... Dermaku, sikur keta shkrimtare bashkekohore te jene vete Zoti. A e mbyllim me kaq se po behemi qesharake para gjithe botes! Prano bre burre te verteten , sado e hidhur te jete per ju apo per te tjere. Me thuaj pse nuk doni qe Petro Nini Luarasi te jete ne grigjen ortodokse shqiptare, kur e do vete si person. Mos duhet te paguaje ndonje indulgjence, tifalen mekatet?
    Lexoji prape deklaratat qe do ti ridergoj sa here te kundershtosh!
    DEKLARATA E PETRO NINI LUARASIT PER PERKATESINE FETARE SI ORTODOKS si anėtar i ‘’Lidhjes Orthodhokse tė Shqiptarėve”, MARS 1910
    Andaj si anėtar i ‘’Lidhjes Orthodhokse tė Shqiptarėve” u lutem sė nderēmes qeveri si dhe tė shumėvlyerit Kongres tė sotmė qė tė veprojnė ku duhet pėr tė drejtat e “Lidhjes Orthodokse tė Shqiptarėve” e cila veē qeverisė konstitucionale dhe mėmėdhethit tė dashur tjetėr mbėshtetje s’ka. (Nga fjala nė Kongresin e Dytė tė Manastirit qė u ēel mė 20 mars 1910,) (2)
    P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
    (P.Raullasi, Shqiptarėt orthodhoksė dhe rregjimi i sotėm Lirija, Selanik 1910, v.2, nr.81, f.1-2) P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Martiret e kishes ortodokse shqiptare meritojne respekt

    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Pra, AJO per cfare eshte kjo teme, eshte relata e PN Luarasit me BESIMIN ortodoks, pavaresisht nga relata e tij me klerin grek.

    AJO per cfare kjo teme NUK ESHTE, eshte te venit ne diskutim te vendit, nderit dhe rolit te kesaj figure ne historine kombetare e sidomos te gjuhes shqipe. ASKUSH nuk po e ve ne dyshim kete rol.
    Seminarist ne lidhje me dy pikat e sipercituara mos me bej te besoj qe keni memorje te dobet pasi kemi diskutuar a eshte ortodoks apo protestant dhe nja dy tipa , qe une i mendoja ne rrethin tend mbanin iso per mangesite e Petro Nini Luarasit si patriot ne raport me bessimrarin " e mirefillte" ortodoks. Prandaj vajti puna aq keq edhe me Ser Petrolin qe e perjashtuan kot, Megjithate na gezon fakti qe po perqendrohemi ne temen "relata e PN Luarasit me BESIMIN ortodoks, pavaresisht nga relata e tij me klerin grek." qe e kemi sqaruar mire e bukur. Per ne ortodokset shqiptare e rendesishme eshte te komunikojme shqip me Zotin, dhe nuk kemi nevoje per kumbare. Keshtu na kane mesuar martiret e kishes Ortodokse Autoqefale shqiptare, nje prej te cileve, i barabarte mes te barabarteve qe edhe ortodoksi shqiptar Petro Nini Luarasi. J a, sa mire qe pokuptohemi. Tani si tia bejme qe ata hierarket e KOASH ( por jo zedhenesitqe deformojne fjalet) te kuptojne situaten e t'i ndezin nje qiri martireve shqiptare, e t'i pranojne qofte edhesi shpirtra ne grigjen e tyre, e te na thone shqip e shqeto qe keta jane besimtare te devotshem, ndersa ata kriminelet ofiqare te shovinismit grekofon , kane bere kob ne emer te fese dhe Zotit. Po nuk u be kjo, si e tha bukur Brari,do te nderlikoje punen me tej.

Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •