Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1

    Itali, dënohet për mashtrim, avokatja e tragjedisë së Otrantos

    ITALI- Avokatja shqiptare Natasha Shehu që mbronte interesat e familjarëve të tragjedisë së “Otrantos” në Itali është dënuar sot nga autoritetet italiane, pas denoncimit të vetë familjarëve për përvetësim të dëmshpërblimeve të familjarëve të viktimave të Otrantos.


    Gjykata e Shkallës së Parë në Brindisi vendosi sot të dënojë me 6 muaj burg avokaten shiptare për mashtrim në dëm të familjarëve të viktimave.

    Gjithashtu avokatja duhet t’u kthejë 300 mijë euro familjarëve të viktimave, gjobë kjo e vendosur nga gjykata. Bashkë me të do të vuajë dënimin edhe bashkëshorti i saj Cosimo Argentiero.

    Në tragjedinë e Otrantos të 28 marsit 1997, ashtu sikurse u evidentua edhe në gjykatën italiane të shkallës së parë, ka qenë anija luftarake Sibilla që i ka rënë anijes së vogël shqiptare "Kateri i Radës". 13 vite më parë, 120 emigrantë shqiptarë me Katerin e Radës, udhëtuan nga Otranto në drejtim të brigjeve italiane. Pas goditjes nga anija luftarake "Sibilla".

    Nga përplasja e fuqishme, mbetën të vdekur në det 81 viktima, të gjithë emigrantë shqiptarë, ndërsa 24 persona, u deklaruan të zhdukur, pasi trupat e tyre nuk u gjendën kurrë. Gjykata në shkallën e parë fajësoi palën italiane, duke dënuar me katër vite burg ish kapitenin e Anijes "Sibilla", ndërkohë që me vendim të qeverisë italiane, secili nga familjarët e viktimave, do të merrte nga 35 mijë euro dëmshpërblim, para, të cilat nuk u dhanë kurrë.
    (m.a/BalkanWeb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Ore, po c'lloj monstrash jemi ne shqiptaret?
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ore, po c'lloj monstrash jemi ne shqiptaret?
    Rast qe ta merzite diten, te ben ta urresh veten qe je shqiptar.

    Paramendo: Juriste dhe kryen krim. Shqiptare dhe mashtron shqiptare. Njeri dhe ua merr buken nga goja njerezve ne nje nder krizat me te medha qe mund te kete jeta. A shkohet me poshte se kaq? Denimi (6 muaj) me duket qesharak fare ne krahasim me demin qe ka shkaktuar dhe rrethanat e vepres.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    po pse keto kater vitet e ketij kapitenit te duken shume ty plako?
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #5
    Eshte per te te ardhur turp, te ishte avokate italjane hajt me, por te jete shqiptare dhe te sillet ne kete menyre karshi shtetasve te saj te cilet humben njerezit e afert. Jo 6 muaj burg por nja 6 vjet i duheshin dhene

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Endless, ke te drejte, edhe denimi i kapitenit eshte i pashpjegueshem. Ndoshta arrin ta shtjelloje dikush qe i njeh ligjet atje. Edhe sikur te kishte qene i fajshem per lendim trupor me negligjence ne 81 raste do ishte deshur te denohej me shume, e lere me per 81 mbarime jeterash. Nuk mund te imagjinoj qe ne nje vend tjeter te BE do te ndodhte kjo gje, pa ngritur prokuroria ose mbrojtesit e viktimave ankese kunder denimit te vogel te kapitenit.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin

    Paramendo: Juriste dhe kryen krim.
    Pikerisht, intelektuale e marrte e mira pale sa vite shkolle ka bere, jo pabukse. Si ka mundesi qe njeriu te arrije, jo te mashtroje se per te mashtruar kane mashtruar nje popull te tere, por tu marri parate nje kategorie njerezish nder me fatkeqet te demokracise shqiptare!. Nuk e di por tek Shqiptaret do kete rene ndonje virus qe i kthen ne monstra. U be kohe qe degjojme ngjarje qe te lene me goje hapur.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Pikerisht, intelektuale e marrte e mira pale sa vite shkolle ka bere, jo pabukse. Si ka mundesi qe njeriu te arrije, jo te mashtroje se per te mashtruar kane mashtruar nje popull te tere, por tu marri parate nje kategorie njerezish nder me fatkeqet te demokracise shqiptare!. Nuk e di por tek Shqiptaret do kete rene ndonje virus qe i kthen ne monstra. U be kohe qe degjojme ngjarje qe te lene me goje hapur.
    Shume mire e theksove: Jo nje njeri qe ishte ne lufte per mbijetese, por njeri me profesion te shkelqyer, e pamundur t'i kete munguar "buka" e ta detyroje kjo te veproje keshtu. Ketu nuk eshte bere vec nje krim (vec mashtrim), por disa ne numer, andaj denimi eshte vertet i vogel. Fatkeqesisht nuk mund te bejme me shume se te distancohemi sa me qarte. Jo per shkak te imazhit tone ne bote, por per shkak te mbjelljes se vlerave brenda nesh. Keso raste duhet mbajtur me vite ne shtypin shqiptar,raportuar cdo dite detajisht, duhet vizituar familja e saj, marrur ne pyetje, konfrontuar me edukimin e kesaj bushtre, kerkuar shpjegim qe te ushtrohet presion shoqeror ne keso bisha.

  9. #9
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Rast qe ta merzite diten, te ben ta urresh veten qe je shqiptar.

    Paramendo: Juriste dhe kryen krim. Shqiptare dhe mashtron shqiptare. Njeri dhe ua merr buken nga goja njerezve ne nje nder krizat me te medha qe mund te kete jeta. A shkohet me poshte se kaq? Denimi (6 muaj) me duket qesharak fare ne krahasim me demin qe ka shkaktuar dhe rrethanat e vepres.
    rast qe te merzit diten
    Jam dakord
    Kush urren veten dhe bashkkombasit e tij ne emer te nje akti negativ nuk e bene ate me te mire sepse ky njeri do urrehet nga njerez si puna ime qe i terheq kureshtja per ti lexuar.
    Nese nje lope ha mish nuk mund te themi qe lopet jane mishngrenese.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    rast qe te merzit diten
    Jam dakord
    Kush urren veten dhe bashkkombasit e tij ne emer te nje akti negativ nuk e bene ate me te mire sepse ky njeri do urrehet nga njerez si puna ime qe i terheq kureshtja per ti lexuar.
    Nese nje lope ha mish nuk mund te themi qe lopet jane mishngrenese.
    Te ishim 300 milione sa eshte Amerika do mbusheshin gazetat me raste makabre te bera nga Shqiptaret. Do kishim thyer librin e rekordeve Gines per gjerat me te shemtuara. Nuk ka dite qe nuk lexon per drogaxhinj shqiptar qe kapen ne Itali e gjetke. Jo nje e dy, por nga 10-20 veta per rast. Shqiptaret nuk jane thjesht nje popull i varfer, Ato kane nje kulture inferiore te theksuar.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  11. #11
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    po pse keto kater vitet e ketij kapitenit te duken shume ty plako?

    Ke te drejte...jane jo pak po pak fare..po ai eshte i tyre mo Endless po c't'i bejme ketyre taneve qe na shpalosen nga keto plehrat fashist..uff, me vjen per te qare...
    https://www.behance.net/robberysk1100

  12. #12
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anëtarësuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Te ishim 300 milione sa eshte Amerika do mbusheshin gazetat me raste makabre te bera nga Shqiptaret. Do kishim thyer librin e rekordeve Gines per gjerat me te shemtuara. Nuk ka dite qe nuk lexon per drogaxhinj shqiptar qe kapen ne Itali e gjetke. Jo nje e dy, por nga 10-20 veta per rast. Shqiptaret nuk jane thjesht nje popull i varfer, Ato kane nje kulture inferiore te theksuar.

    Ne jemi naiv, marrim si pushke e jevgut sa shohim dicka te papare..nuk dime vertete te gjykojme c'eshte e mire dhe e keqe apo e duhur dhe mos harroni vitet e komunizmit qe na kane shtypur e saktuar..Ne akoma duhet te kuptojme se si eshte bota, por kjo nuk do te thote qe jemi me kulture inferiore dhe me vjen keq qe e shoh te shkruar .
    https://www.behance.net/robberysk1100

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e fotoni
    Anëtarësuar
    25-12-2010
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    51
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Te ishim 300 milione sa eshte Amerika do mbusheshin gazetat me raste makabre te bera nga Shqiptaret.
    hahaha po te ishim 300 milion evropa do ishte vetem e jona, nuk do ishim ne, do ishim tjeter.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    boll livadhisi kjo hajdutja.

  15. #15
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Eshte per te te ardhur turp, te ishte avokate italjane hajt me, por te jete shqiptare dhe te sillet ne kete menyre karshi shtetasve te saj te cilet humben njerezit e afert. Jo 6 muaj burg por nja 6 vjet i duheshin dhene
    Leku nuk njeh nacionalitet .


    Te pakten tani qe doli e verteta , te demshperblehen te afermit e viktimave .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e fotoni
    Anëtarësuar
    25-12-2010
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    51
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin


    Te pakten tani qe doli e verteta , te demshperblehen te afermit e viktimave .
    tani po, tani do demshperblehen qindark me qindark.

  17. #17
    Eh cben leku hharon edhe nenen
    mjer ata qe jane bere skllav i tyre
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  18. #18
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Te ishim 300 milione sa eshte Amerika do mbusheshin gazetat me raste makabre te bera nga Shqiptaret. Do kishim thyer librin e rekordeve Gines per gjerat me te shemtuara. Nuk ka dite qe nuk lexon per drogaxhinj shqiptar qe kapen ne Itali e gjetke. Jo nje e dy, por nga 10-20 veta per rast. Shqiptaret nuk jane thjesht nje popull i varfer, Ato kane nje kulture inferiore te theksuar.
    Shoku im vezhgues mos fol ne veten e trete ne numrin shumes se kjo me grric nga brenda.Thuaj jemi jemi jo jane.
    Nese kater milion shqiptar i thua te shkruaj si jane shqiptaret gati 90% e tyre thojne jane te keq. Flasin si puna jote ne numrin shumes dhe veten e trete. Nese une si numri njejes dhe veta e pare lexoj shkrimet tona cfare duhet te mendoj KUSH ESHTE I KEQI?
    Mos u merr me gazetat, duhet te dish nje gje. Ne ditet e sotme informacioni nuk eshte informues por eshte biznes.Informohemi jo pse duhet te informohemi por se disa halabak mendoj se keto informacione vlejn.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  19. #19
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Hajde merri vesh njerzit....
    Beri nje dynja shkoll, qe t'mashtroj dhe vjedhe disa njerez fatkeq......



    http://www.dirittoestoria.it/3/Lavor...hu-CV-2004.htm
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Leku nuk njeh nacionalitet .


    Te pakten tani qe doli e verteta , te demshperblehen te afermit e viktimave .

    Ashtu eshte, por besoj se nuk do na cudiste kaq shume ky lajm po te mos ishte shqitare avokatja.
    Aty thoshte qe duhej dhene familjeve 35 mije euro nderkohe qe tani ajo do paguaj vetem 300mije euro! Nuk e di si numer total sa familje kane qene, po s'besoj se do dali ne humbje kjo tipja.

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •