Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Thumbs up Ai që thotë se "Shqipëria Natyrale" nuk është reale, ai nuk është shqiptar!

    Intervistë me z. Orhan Rexhepin, kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

    Z. Rexhepi, kohëve të fundit ka lëvizje të shumta si në politikën lokale në Preshevë, pastaj në Bujanoc dhe në përgjithësi në Kosovën Lindore por jo vetëm kaq sepse në Tiranë është mbajtur një kuvend me nismën e z. Koço Danaj i cili publikoi platformën për njësimin e territoreve shqiptare në një Shqipëri Natyrale.
    -Kohë më parë ishte krijuar Platforma e Shqipërisë Natyrale dhe si pasojë më 30 Tetor 2010 në Tiranë u promovua edhe Lista për Shqipërinë Natyrale e cila do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, si atyre lokale ashtu edhe atyre parlamentare, si në Shqipëri , Kososvë, Maqedoni, Luginë të Preshevësa ashtu edhe në Mal të Zi.


    Kuvendi komunal në Preshevë si duket nuk ecën aq mirë për shkak të mosmarrveshjeve të brendshme të BLD-së së dr. Skender Destanit, a mundë të ketë një krizë komunale apo do të tejkalohet dhe do të vazhdoj edhe më tej kjo qeverisje?

    - Vështirë se do të dale dikush nga BDL dhe të bëhet aq naiv sa që të bllokojë Kuvendin komual të Preshevës. Veprimet e deritashme të Kryetarit të Kuvendit të Preshevës Dr. Skender Destani janë fare të pakuptueshme dhe fundë e krye të paarsyeshme. Më e mira është se katër këshilltarët e tjerë të BDL-së janë të pozicionuar drejtë në gjithë këtë lëmsh dhe si pasojë situata nuk mundë të dalë jashtë kontrollit, prandaj Kuvendi komunal do të vazhdojë së funksionuari se përndryshe do të duhej të shkohej në zgjedhje të reja.

    Komunës së Preshevës po i mungojnë 9 djem të rinjë, 9 ish-luftëtarë po mbahen në burgun e Beogradit, ata u arrestuan në dhjetorin e vitit 2008, ju vazhdoni akoma të quani një veprim të tillë të Sërbis, Kindapim, derisa edhe jeni zëri i vetëm politik dhe moral në mbrojtje haptas për këta djem. Na thoni ju lutem pse duket sikur jeni i vetmi që merreneni me këtë çështje?

    - Tashmë po bëhen dy vjet qëkur u Kidnapuan këta nëntë djem të Komunës së Preshevës. Ata u kidnapuan sepse në Preshevë, ditën e 26 Dhjetorit erdhën hiq më pak se rreth 2600 pjestarë të xhandarmërisë serbe, edhe rreth 150 pjestarë civil të shërbimeve të ndryshme shtetërore, targat e makinavet të të cilëve ishin të Novi Sadit, Beogradit, Kragujevcit, Nishit, Leskovcit dhe Vranjës. Ata dhe familjet e tyre, që nga fillimi kishin nevojë të kujdesej dikush për ta dhe unë si një ish i burgosur politik nuk do të kisha mundur ti shmangesha kësaj detyre morale dhe kombëtare në asnjë variant të mundshëm. Në muajin e parë nuk më afrohej askush, as në rrugë, as në restoran e askund tjetër, isha plotësisht i vetëm, paniku që e kishin mbjellur forcat dhe shërbimet serbe e kishte bërë të veten por me kalimin e kohës gjërat filluan të ndryshojnë dhe “të normalizohen”.

    Në Kosovën Lindore ndodhën dhe disa lëvizje të tjera politike si formimi i Këshillit Nacional, mund të na thoni cili është qëndrimi juaj në lidhje me formimin e Këshillit Nacional?

    Këshilli Nacional është plotësisht në interes të shtetit serb, si një nga kushtet për pranim eventual në Bashkimin Europian. 27 000 nënshkrimet, 80% të të cilëve të fallsifikuar me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Serbisë, do të përdoren nga po kjo Qeveri në bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, si një referendum në hije për të anuluar rezultatin e referendumit të 1 e 2 Marsit 1992 kur 99,7% të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës votuan për bashkim me Kosovën.

    Në Bujanoc pushteti lokal u nda me partitë politike sërbe për të u bërë një pushtet lokal multietnik a mundë të ndodhë një gjë e tillë edhe në Preshevë nëse kërkon Trupi Koordinues nga qeverisja lokale e Preshevës?

    - Pushteti lokal multietnik i sapokrijuar në Bujanoc është vazhdimi kontinuitetit të Trupit Koordinues dhe Këshillit Nacional. Hapi tjetër do të jetë edhe më i rëndë për Luginën e Preshevës. Një gjë e tillë nuk ka shansë të ndodhë në Komunën e Preshevës sepse ndikimi i Riza Halimit, përkatësisht i Milan Markoviqit, përkatësisht i Qeverisë serbe në kë të Komunë është zero.

    Lëvizja Kombëtare Shqiptare vepron vetëm në Preshevë, pse nuk ka patur një tentativë nga ju për t'u shtrirë në të gjithë Kosovën Lindore?

    - LKSH nuk ka tentuar fare të shtrihet edhe në komunën e Bujanocit, megjithë kërkesat nga andej, sepse atje ekziston subjekti tjetër i Luftës LPD, por veprimet e fundit të këtij subjekti po na detyrojnë të mendojmë krejt ndryshe.

    Ditëve të fundit patëm një kuvend në Tiranë ku analisti z. Koço Danaj prezantoi Listën e lëvizjes së tijë, bazuar në platformën për njësimin e territoreve shqiptare në një Shqipëri Natyrale ku edhe ju ishit prezent. Menjëher pas kësaj pati zëra që kjo nuk është dicka reale, nuk ka mbështetje dhe më tepër u cilësua nga Sërbia si kërcënim, ju si e quani këtë nismë?

    - Atë që e thashë para mediave në Tiranë po e përsëris edhe këtu, ky është një moment i madh historik. Lugina e Preshevës është territori Shqiptar i okupuar qëmoti nga shumë Perandori, e së fundi edhe nga Serbia. Fundja Presheva dhe Bujanoci deri në vitin 1956 kanë qenë pjesë administrative e Kosovës edhe pse edhe atëherë nën okupimin serb. Kushdo që thotë se kjo nuk është diçka reale ai nuk është Shqiptar. Kështu thonë po ata që dikur kanë thënë se nuk është reale Kosova të ndahet nga Serbia, po ata që kanë thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë. Kështu thonë ata, sepse mu ata janë dora e zgjatur e pushtetit serb në Luginë të Preshevës, sepse janë të urdhëruar të thonë këtë.

    Ka zëra në Sërbi se duhet të ngritet padi penale ndaj përfaqësuesve të Kosovës Lindore që ishin prezent në atë Kuvend, ju si i komentoni këto zëra?

    - Kur jemi në pyetje ne Shqiptarët, Serbia nuk ka ditur të veprojë ndryshe me ne pos për të na vrarë, për të na përzënë dhe për të na burgosur. Dy vite më pare ndodhi kidnapimi i nëntë djemve tanë të Preshevës dhe si pasojë ndodhi largimi i më se 600 banorëve Shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci. Sa më përket mua le të urdhërojnë, bash më ka “marrë malli” për burgjet serbe.

    A mendoni se Kosova Lindore duhet të përfaqësohet apo përfshihet në bisedimet mes Kosovë - Sërbi?

    - Në një mënyrë apo në një tjetër Lugina e Preshevës patjetër do të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme Kosovë- Serbi sepse do të bisedohet pikërisht për të, sepse është një problem i madh i pazgjidhur dhe do të zgjidhet patjetër e tek pastaj nuk do ta quaj më Lugina e Preshevës por Kosova Lindore apo Shqipëria Veri-Lindore.

    Z. Rexhepi ju faleminderit për kohën tuaj dhe njëherit ju urojmë suksese dhe në të ardhmen!

    Intervistoi: Arbër Ibrahimi[/b]
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Puna e bashkimit kombëtarë është shumë e thjeshtë:
    O je për bashkim kombëtar , o je kundër , nuk ka mes.

    Je shqiptarë , je për bashkim kombëtarë !

    Nuk je shqiptarë , je kundër!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTE GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Puna e bashkimit kombëtarë është shumë e thjeshtë:
    O je për bashkim kombëtar , o je kundër , nuk ka mes.

    Je shqiptarë , je për bashkim kombëtarë !

    Nuk je shqiptarë , je kundër!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTE GJAKU IM QË NUK FALET!
    Shume e Kjarte dhe e Qarte.

    Ska Koment !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    edhe daqiqi i albin-gllauk-daqiqit eshte per bashkim kombetar te shqiptarve se bashku me vetfundosjen haaaaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    jo more, koka met ky me na kallxu neve qfar kombesie kena...jom kunder bashkimit dhe jom shum ma shum shqipe se vet ky tipi e disa nga juve ktu n'forum qe nat e dit bertisni Shqipni Etnike, Shqipni Etnike..flm..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Lapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    edhe daqiqi i albin-gllauk-daqiqit eshte per bashkim kombetar te shqiptarve se bashku me vetfundosjen haaaaaaaaaaaaaa
    THAQI NUK ESHT PER BASHKIM AJ ESHT PER BISEDIME ME DATICIN SA JAM I INFORMUAR UNE

    NUK E DI KUSH ESHT PROSLAV THAQI A L.VV
    SIGURISHT THAQI

  7. #7
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    VETVENDOSJE! DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    hasë tasi= njeri me bisht!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    Otto von Bismarck dhe nocioni gjeografik.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Ai që thotë se "Shqipëria Natyrale" nuk është reale, ai nuk është shqiptar!

    Shum e vertet.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #10
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    O SHQIPTAR ME BESONI OSE JO POR KAM PASUR RASTIN TE TAKOHEM ME DISA NJEREZ ME EMER TE MEDHENJE BASH ME BABIN TIM POR NUK ESHTE LARG BASHKIMI I CAMERIS ME SHQIPERIN KJO ESHTE 101 % E SIGURT SE MBRENDA DISA VITESH JO SHUM LARG BASHKOJM TOKEN ARBERORE SHQIPTARE BUJARIN E KOMBIT BUJARIN E TRADITAVE

    SHIKONI NJEHER SE SI SHKON PROCESI I KRIEMINITRAVE NE BALLKAN SE SI NDROHEN POLITIKANET PERSE NGA MUAJ SHKURT MARINCAT AMERIKANE E MARIN NENKONTROLL VERIUN E KSOVES DARDANE PERSE GREQIA ESHTE NE KOLAPS PERSE PERSE PERSE NE KETE MUAJ JAN FORUMUAR DISA ORGNIZATA NE AMERIK PER BASHKIM KOMBETAR UNE JAM PATRIOT ME ZEMER E TRADAIT KAM GJAKE MIRDITASI EDHE PSE JETOJ KETU NE TROALLIN E SHTETIT ARTIFICIAL MAQEDONI PERSE I BEHEN GJITHE KETA PENGESA MAQEDONIS D.M.TH ME NJE FJAL GJITHCKA I SHKON AMERIKES ER TE NA BASHKUAR PER TA FUQIZUAR ENDE ME SHUM FORCEN NE EVROP KUSH TJETER SE NEVE NA KA AMERIKA ME TE BESET SHPRESOJ SE DO TE ME BESONI POR MOS U HAMENDENI KJO ESHTE E VERTET BASHKIMI ESHTE AFER SOTE NESER JEMI NJE SHTET NJE FUQI NJE POPULL I BASHKUAR MBAS SHUM VITESH ROFTE SHQIPERIA ETNIKE


    Më mir i/e varfer E patriot se sa I/E pasur e Idiot...
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •