Kapiteni J.Hibberdine - Ditari Personal, Shėnimi: 23. shkurt 1943
Nga: Revista Mapo
Komente therrėse, dėshmi tė pamėshirėshme, madje denigruese nė disa raste. Kėto do tė lexoni mė poshtė nė ditaret e zbardhura tė oficerėve britanikė, nė lidhje me qėndrimin nė Shqipėri dhe marrėdhėniet me vendasit
Pėrgatiti Auron Tare
Kapiteni J.Hibberdine - Ditari Personal, Shėnimi: 23. shkurt 1943
Sa i lumtur do tė isha nėse do tė rikthehesha pėrsėri nė botėn e civilizuar. Tė kisha mundėsi qė tė bėja njė banjė me ujė tė ngrohtė si dhe tė lahesha kur tė doja, tė isha midis njerėzve tė cilėt ti ju ke besėn, tė ulesha nė karrige dhe jo pėrtokė, tė haja ushqim tė gatuar pėr sėmbari dhe tė shėrbyer nė mėnyrė tė kulturuar dhe jo tė rrethohem nga pisllėku, qelbėsirat dhe njerėzit pa edukatė. Dy muaj nė kėtė vend, janė sa pėr dy vjet nė shėrbim jashtė vendit.
Nuk ėshtė se po bėjmė diēka tė dobishme apo nėse kemi mundėsi tė bėjmė. Ka kaq shumė pak mirėnjohje nė kėtė vend, saqė kėta njerėz e kanė tė vėshtirė tė besojnė se dikush mund tė vijė qė nga ana e anės pėr ti ndihmuar dhe meqenėse nuk gjejnė asnjė motiv pėr prezencėn tonė kėtu, janė shumė dyshues pėr ne. Duke mos pasur asnjė besė tek njėri-tjetri, janė tė paaftė pėr tė luftuar pasi kanė dyshime se sapo tė fillojė beteja, secili do ja mbathė duke e lėnė tjetrin nė baltė. Janė mendjemėdhenj dhe mburravecė, duke mos pasur asnjė arsye tė jenė tė tillė.Nuk kanė kurajė, kėmbėngulje, vazhdimėsi dhe ju mungon sensi i nderit.Janė si fėmijė, dhe si tė tillė zihen me njėri-tjetrin. Qeshin vetėm me fatkeqėsitė e tė tjerėve dhe me siguri qė do tė vdisnin sė qeshuri nėse ndonjėri nga ne do tė rrėzohej nė greminė. Ėshtė njė fatkeqėsi e madhe qė njė vend kaq i bukur nuk banohet nga njė racė mė e civilizuar.
Pėr njė kohė tė gjatė kemi botuar njė seri dokumentesh tė cilat vijnė nga Arkivi i Deklasifikuar i Shėrbimit Sekret Britanik SOE, qė hedhin dritė mbi ngjarjet nė Shqipėrinė e luftės parė nga kėndvėshtrimi anglez.Pasazhi qė botojmė sot, i shkėputur nga njė prej fletėve tė ditarit personal tė kapitenit britanik, Hibberdine ėshtė njė reflektim personal i njė prej oficerėve anglezė qė ishin parashutuar nė Shqipėrinė e Veriut dhe si i tillė, nuk bėn pjesė nė dokumentacionin zyrtar tė SOE.Megjithėse nuk ėshtė njė dokument zyrtar nga ku mund tė analizojmė ngjarje tė cilat kanė tė bėjnė me politikėn britanike tė kohės, pėrsėri ditari i kapitenit Hibberdine apo ditarėt e tjerė tė oficerėve anglezė pėrmbajnė tė dhėna shumė interesante tė cilat flasin mbi jetėn e misioneve britanike nė Shqipėri.Nė arkivin e SOE ndodhen njė sėrė ditarėsh personalė tė oficerėve britanikė qė punuan dhe jetuan nė Shqipėri.Tė konfiskuara nga shėrbimi sekret si njė shkelje e disiplinės ushtarake nė terren, mbajtja e ditarėve personalė ishte rreptėsisht e ndaluar pasi ato mund tė binin nė dorėn e armikut.Por mesa duket, shumica e oficerėve anglezė kanė mbajtur ditarė personalė.Nga kėta ditarė tė cilėt nuk janė tė botuar, por gjenden nė arkivin e SOE, mėsojmė shumė mbi jetėn dhe aktivitetin e oficerėve tė misioneve britanike, tė cilėt kanė shėnuar me imtėsi copėza nga jeta e tyre nė malet shqiptare. Ditarėt personalė tė njė numri tė madh oficerėsh anglezė reflektojnė jetėn e tyre midis shqiptarėve, problemet e pėrditshme qė misionet ndeshnin nė terren si dhe reflektime mbi ēėshtjet politike tė fraksioneve nė vend. Ditarėt personalė janė njė dritare nga ku mund tė shikohet Shqipėria e kohės nėn syrin e oficerėve britanikė, me tė gjitha paragjykimet apo vlerėsimet e tyre.Sigurisht qė kėta ditarė reflektojnė mendimet personale tė autorėve tė tyre, por megjithatė ato janė njė burim i rėndėsishėm pėr tė kuptuar pikėpamjet e misioneve britanike.Ditarėt personalė tė oficerėve britanikė ndryshojnė shumė si nė pėrmbajtje, si nė vlerėsimet pėr shqiptarėt.Nė pėrgjithėsi, oficerėt britanikė ishin tė ndarė nė opinionet e tyre mbi ēėshtjen politike, por edhe mbi simpatitė pėr shqiptarėt nė varėsi tė kampeve ku ishin vendosur.
Billi Tilman, njė prej britanikėve mė tė famshėm tė dėrguar nė Shqipėri, alpinist me reputacion ndėrkombėtar dhe njė prej anglezėve tė parė qė tentuan tė ngjisnin malin Everest pa oksigjen, vendosur tashmė nė zonėn e Sheperit, nė ditarin e tij ėshtė mjaft i balancuar, duke shkruar shpesh se oficerėt britanikė kanė ardhur pėr luftė dhe nuk duhet tė pėrzihen nė ēėshtjet politike nė Shqipėri. Sipas mendimit tė Tilman, britanikėt duhej tė mbėshtesnin partizanėt, tė cilėt ishin tė vetmit formacion i organizuar qė rezistonin trupat gjermane.
Peter Kemp, njė ish-luftėtar i trupave frankiste nė Spanjė, i cili kishte luftuar personalisht kundėr komunistėve dhe republikanėve spanjollė, ishte njė kundėrshtar i rreptė i mbėshtetjes sė partizanėve, duke reflektuar nė ditarin e tij se britanikėt nuk mund tė mbėshtesnin ardhjen e komunistėve nė pushtet dhe si rrjedhim, duhej tė mbėshtesnin mbretėrorėt e Kupit. Oficerė tė tjerė pa ngjyrime politike si Jerry Field, i vendosur nė Dukat tė Vlorės, i cili pas njė eksperience tė shkurtėr midis shqiptarėve tė kėtyre zonave dhe situatės politike mjaft tė komplikuar qė i duhej tė pėrballonte, u tėrhoq nga misioni i tij dhe i zhgėnjyer nė kulm shkruan komente mjaft therėse dhe negative mbi shqiptarėt qė ndeshi gjatė periudhės sė aktivitetit te tij. Megjithėse dokumentacioni i tij ėshtė i mbushur me mjaft detaje interesante mbi zonėn pro balliste tė Dukatit dhe pro partizane tė Tragjasit apo mbi personat e Bregut, i vetmuar diku nė Malet e Llogarasė, oficeri britanik Jerry Field, shkruan: Ky vend qė e ka harrur edhe Zoti, ky vend i egėr.
Disa prej personazheve kryesore tė misioneve britanike nė Shqipėri, si David Smiley apo Bill Maclean e Julian Amery kanė botuar libra me shėnime mbi eksperiencėn e tyre shqiptare. Misionet britanike dhe puna e tyre njihen nė pėrgjithėsi prej kėtyre shėnimeve dhe shumė pak prej librave tė Bill Tilman apo Reginalt Hibert, ku megjithatė opinioni britanik ėshtė i ndarė nė kėndvėshtrimin e ngjarjeve politike nė vend. Por, nė arkivin e SOE britanike ndodhen mbi 30 ditarė personalė tė oficerėve britanikė nė Shqipėri ende tė pa studiuar apo tė pabotuar, tė cilėt mund tė hedhin dritė nė njė mori ngjarjesh sė atyre kohėve. Midis dokumenteve tė SOE mbi Shqipėrinė, njė rėndėsi tė madhe kanė edhe ditarėt personalė tė ushtarakėve anglezė, tė cilėt plotėsojnė pamjen e angazhimit britanik nė luftėn e madhe nė Shqipėri.
Nė analizėn qė historia dhe historianėt duhet tė bėjnė mbi angazhimin e misioneve britanike nė Shqipėri duhet pasur parasysh edhe faktori i rėndėsishme i eksperiencave personale tė shumicės sė oficerėve anglezė, tė cilėt nga realiteti i ashpėr qė pėrballeshin ēdo ditė, nxirrnin edhe konkluzionet pėr rekomandimet pėr Zyrėn e SOE nė Kajro apo mė vonė nė Bari.Ja se si shkruan njė prej kėtyre oficerėve pėr situatėn qė ai ndeshte nė zonėn e Dibrės:
Majori Richard Ridell
Krahina e Dibrės ėshtė nėn anarkinė e plotė tė pushtetit tė krerėve tė fiseve. Rreth njė duzinė prej tyre kontrollojnė kėtė krahinė, secili duke pasur sferėn e vet tė influencės, por duke u pėrpjekur qė tė intrigojnė nė zonėn e influencės sė fqinjėve tė tyre. Vetėmburrja mbi rėndėsinė e pasurisė qė kanė dhe influencėn e tyre tek banorėt, janė pikat kryesore tė politikės sė tyre.Flasin shumė mbi patriotizmin, por ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh edhe njė gjurmė tė saj nė praktikė.Ēdo dibran betohet se ėshtė i gatshėm tė luftojė kundėr gjermanėve dhe me fjalė tė mėdha thekson patriotizmin e tij si dhe aktet e mėdha qė ka bėrė familja e tij nė tė kaluarėn.Sigurisht qė kėto akte janė tė ekzagjeruara, deri nė absurditet. Ai do tė tė japė njė numėr mbi mbėshtetėsit e tij si dhe thotė se ēdo njeri nėn influencėn e tij ėshtė i gatshėm pėr ta ndjekur. Shifra si 2000 mbėshtetės na jepen shpesh dhe mė vonė kemi parė se kjo shifėr ėshtė reduktuar tek jo mė shumė se 50 vetė. Sigurisht qė me numrat e ekzagjeruara shpreson qė tė marrė ndihma nga britanikėt
Thuhet se ta thėrrasėsh njė shqiptar tri herė O dibran, ėshtė fyerja mė e madhe nė vend. Ne nuk e kemi parė nė praktikė kėtė gjė, por e besojmė plotėsisht tė jetė e vėrtetė. Ne do tė ishim mjaft tė fyer nėse dikush do tė sugjeronte se edhe ne ishim dibranė, por kjo fyerje do tė qėndronte edhe sikur dikush tė sugjeronte se ne ishim si tė gjithė shqiptarėt e tjerė. Kėta (shqiptarėt shėn ynė), ndėrtojnė njė reputacion kolosal mbi mikpritjen e tyre dhe tė thonė se deri sa je nėn mbrojtjen e tyre dhe nė shtėpinė e tyre, ti dhe gjėrat e tua janė tė sigurta, majori Ridell mund tė japė raste tė shumta kur sendet e tija personale janė vjedhur gjatė qėndrimit nė shtėpi dibrane. Ēfarė mikpritje ekziston, ėshtė vetėm interesi i prijėsit tė fisit qė ėshtė me ty, i cili mendon se prania jonė do ti shėrbejė interesit tė tij. Kur ne jemi nė ndjekje nga gjermanėt dhe pa mbrojtjen e fisit, ēdo fshatar na mbyll derėn dhe mund tė na vrasė nėse ne nuk ikim menjėherė.
***
Shkrimi i mėsipėrm, i cituar nga dokumentacioni personal i majorit Richard Ridell, i cili operonte nė zonėn e Dibrės, ėshtė i mbushur me fjalė mjaft therėse mbi realitetin shqiptar me tė cilin ai ndeshej pėrditė. Sigurisht qė pėr oficerėt britanikė tė cilėt vinin nga njė tjetėr kulturė dhe botėkuptim shumė i ndryshėm nga mentaliteti oriental ballkanik i maleve shqiptare, ishte i pajustifikueshėm.Pėrplasja kulturore e britanikėve dhe shqiptarėve duhet tė ketė qenė njė nga problemet kryesore tė moskuptimit midis misioneve britanike dhe lidershipit lokal shqiptar mbi shumė ēėshtje tė rėndėsishme tė luftės. Ndėrsa oficerėt britanikė qė operonin nė zonat e kontrolluara nga partizanėt e kishin detyrėn disi mė tė lehtė, pasi nė njė farė mėnyre misioni pėr tė cilin ata kishin ardhur ishte lufta kundėr gjermanėve, oficerėt e tjerė qė ishin vendosur nė Veri apo mė nė Qendėr tė Shqipėrisė e kishin shumė tė vėshtirė tė orientoheshin nė konjukturat dhe interesat lokale tė prijėsve tradicionalė. Pėr britanikėt ishte shumė e vėshtirė tė kuptonin se pėrse fiset e veriut nuk ishin tė gatshėm tė luftonin trupat alpine gjermane, tė cilėt ishin mjaft aktivė nė ato zona.Por, pyetjes se pėrse fiset veriore tė Shqipėrisė duhej tė ngriheshin me armė kundėr gjermanėve, britanikėt nuk i dhanė njė shpjegim logjik i cili tė ishte nė interesin e malėsorit shqiptar. Pėr malėsorėt shqiptarė, gjermanėt nuk pėrbėnin ndonjė ndryshim nga ato dhjetėra ushtri tė cilat kishin kaluar nė ato vise duke i lėnė tė lirė ata qė tė administronin jetėn dhe pasurinė e tyre. Po ashtu, gjermanėt pėrbėnin njė forcė tė rėndėsishme e cila nė njė farė mėnyrė ndalonte ēfarėdolloj kėrcėnimi sllav nė Veriun shqiptar, dhe nė kėtė mėnyrė ata ishin njė lloj aleati i pashpallur i interesave shqiptare ndaj synimeve serbe.Gjermanėt nuk kishin dashur dhe as kishin pretenduar tė ndėrhynin nė jetėn dhe ligjet e maleve dhe nuk pėrbėnin asnjė kėrcėnim pėr traditat malėsore.Pėrse atėherė kėta malėsorė duhej qė tė ngriheshin me armė kundėr njė ushtrie shumė mė tė fortė dhe tė pėrgatitur se fiset shqiptare?Ēfarė garantonin dhe ēfarė sillnin pėr malėsorėt shqiptare misionet ushtarake britanike? Nėse e bėnin kėtė hap, i cili do ti pėrfshinte ata nė njė konflikt qė do tė rrezikonte seriozisht jetėn dhe pasurinė e tyre, atėherė duhej qė tė kishin njė kauzė shumė tė rėndėsishme dhe Britania duhej tė ishte garantuesja e kėsaj kauze. Por, nga dokumentacioni i SOE dhe Ministrisė sė Jashtme britanike, ne e kemi mjaft tė qartė se politika angleze nuk kishte asnjė synim pėr tė mbėshtetur ndryshime thelbėsore nė shoqėrinė shqiptare apo pretendime territorial nė favor tė Shqipėrisė. Pėr kėtė arsye, misionet britanike nuk kishin me vete njė armė morale tė fortė e cila do tė motivonte malėsorin shqiptar, qė nė kundėrshtim me instinktin e tij shekullor, ti bashkangjitej njė fuqie tė madhe kundėr njė fuqie tjetėr. Malėsori i orientuar nga instinkti i tij oriental, gjithmonė kishte pritur pėr tė parė se cilėt nga fuqitė do tė ishte fituese dhe pastaj tė shikonte interesin e fisit dhe tė krahinės sė tij.Oficerėt britanikė, duke mos kuptuar asnjėherė fshatarin shqiptar, sigurisht kanė shkruar mendimet e tyre nė formė mjaft therėse dhe negative mbi njė pjesė tė eksperiencės sė tyre nė Shqipėri.Megjithatė, pėrtej meditimeve dhe frazave tė shkruara nė kushte ekstreme, ditarėt personalė tė oficerėve britanikė nė Shqipėri pėrbėjnė njė pasuri tė madhe dhe tė dhėna dokumentare tė rėndėsishme pėr tė njohur fakte dhe informacione mbi jetėn e Shqipėrisė sė luftės. Duke pasur parasysh rėndėsinė e kėtij dokumentacioni tė pashoq, sė shpejti do tė sjellim pėr botim ditarin personal tė David Smiley, si njė prej protagonistėve kryesorė tė misioneve britanike. Kėto shėnime, sė bashku me shėnimet e miqve tė tij, do tė sjellin pėr herė tė parė ēaste nga jeta shqiptare pėrtej politikės dhe luftės, copėza tė jetės reale tė cilat tashmė janė harruar nė mjegullėn e viteve. Ja ēfarė shkruan njė prej protagonistėve anglezė tė kohės gjatė periudhės kur ai dhe David Smiley kishin hyrė nė territorin e Jugut shqiptar:
Mė kujtohet kur shkuam nė njė manastir dhe unė paksa me turp kėrkova qė tė mė tregojnė se ku ishte WC. Mė thanė se duhet tė dilja jashtė dhe pasi tė ecja pėrqark njė muri, tė zgjidhja vendin qė doja. Kėshtu qė e zgjodha edhe unė njė vend, kur papritmas njė plakė e veshur me tė zeza erdhi pranė meje, ngriti fustanin e zi, uli ēorapet e gjata dhe u ul pranė prane meje. Pas nje heshtje te shkurter dėgjova nja 20 zhurma tė zgjatura. Thashė me vete: O Zot, paskam ardhur nė Mesjetė.
Krijoni Kontakt