Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Krimet komuniste, pjesë e kujtesës kolektive të Evropës

    Krimet komuniste, pjesë e kujtesës kolektive të Evropës

    Gazeta Standard 19/12/2010 12:46:00


    Gjashtë shtete që kanë qenë anëtarë të ish-bllokut lindor komunist, i kanë kërkuar Komisionit të BE-së ndalimin në të gjithë Evropën të mohimit të krimeve komuniste.

    Ministrat e Jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë kanë kërkuar në një letër zyrtare të dërguar më 14 dhjetor komisares Evropiane për Çështje të Drejtësisë, Viviane Reding, të dënojë "miratimin publik, mohimin dhe trivializimin e krimeve totalitare". Matthew Newman, zëdhënës i komisares së BE-së thotë: "Ne e marrim shumë seriozisht këtë kërkesë. Krimet e regjimeve totalitare janë pjesë e kujtesës kolektive të Evropës".



    Për krimin duhet të vlejnë të njëjtat norma

    Letra e vendeve ish-komuniste të BE-së, e ka nismën tek iniciativa e ministrit të Jashtëm lituanez, Audronius Azubalis. Gjashtë ministrat e bazojnë këtë tek mohimi i Holokaustit, i cili është i dënueshëm si në Gjermani ashtu edhe në shumë vende të tjera. "Mohimi i çdo krimi ndërkombëtar duhet t`i nënshtrohet të njëjtave norma, për të shmangur rehabilitimin dhe ringjalljen e ideologjive totalitare", - shkruan Azubalis.

    Ai është i bindur se shqetësimet e shteteve të reja anëtare të BE-së, duhet të merren seriozisht nga Brukseli. Të gjithë i dinë krimet e nacionalsocializmit, por vetëm një pjesë e Evropës është e vetëdijshme për krimet e komunizmit, thotë Azubalis. Një pozicionim i ngjashëm vjen edhe nga ministri i Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg. Schwarzenberg është i mendimit se të dy sistemet totalitare duhet të maten me të njëjtin kut. Për të si Hitleri ashtu edhe Stalini kanë qenë vrasës, dhe ata që i kanë shërbyer atyre bashkëfajtorë.



    Komisioni Evropian në Bruksel angazhohet

    Historiani dhe shkrimtari rumun Marius Oprea, ish-president i Institutit Shtetëror për Hetimin e Krimeve Komuniste në Rumani, drejton tani një organizatë joqeveritare me këtë objektiv dhe ka iniciuar që në shkurt të 2010 një "Deklaratë të Pragës" për këtë temë: "Ne kërkojmë që krimet komuniste të trajtohen njësoj si Holokausti, që do të thotë se krimet nga koha e regjimit komunist duhet të trajtohen para drejtësisë në të njëjtën mënyrë. Veprat e tyre nuk duhet të deklarohen se u ka kaluar koha, me këtë problem konfrontohemi të gjithë në ish vendet komuniste. Ne kërkojmë drejtësinë ligjore, jo vetëm dëmshpërblim moral. Ata që kanë kryer vrasje në emër të komunizmit, duhet të dënohen. Është e papranueshme, që ne të jetojmë bashkë me vrasësit dhe kriminelët. Ata janë kriminelë që kanë kryer vrasje dhe tortura në emër të një ideologjie. Çfarë i dallon ata nga nazistët? Asgjë!"

    Tani me këtë temë merret Komisioni në Bruksel. Ende nuk dihet nëse do të arrihet të shpallet ndalimi i mohimit të krimeve komuniste. Matthew Newman shprehet me kujdes: "Që kur kemi marrë kërkesën, jemi duke punuar në përpilimin e një raporti që do të përfundojë që këtë vit. Në këtë raport do të përcaktohet, nëse jemi në gjendje të dënojmë njerëz, që mohojnë krimet e regjimeve totalitare".

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    si per cudi Shqiperia s qenka ne liste ...ndoshta komunizmi ne shqiperi ka qene me i bute?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ata që kanë kryer vrasje në emër të komunizmit, duhet të dënohen. Është e papranueshme, që ne të jetojmë bashkë me vrasësit dhe kriminelët. Ata janë kriminelë që kanë kryer vrasje dhe tortura në emër të një ideologjie. Çfarë i dallon ata nga nazistët? Asgjë!"
    shume here e kam kaluar kete fraze ne mendje per vite me rradhe.
    Por asnjehere sme kish shkuar mendja ti shkruaja leter BE se per kete.
    Kriminelet duhet te denohen , pa dallim ideologjie apo kombesie.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520






  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •