Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Muslim Maska e Argjendii
    Anëtarësuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123

    Lirohen pesë të arrestuarit e "grupit të Gjilanit" që akuzohen për krime lufte



    Siq ka mësuar Presheva.com, para pak çasteve janë liruar nga burgu pesë ta rrestuarit shqiptar të akuzuar për malltretim, keqtrajtim, masakrim dhe vrasje të dhjetëra serbëve, romëve dhe ndonjë shqiptari, gjatë verës së vitit 1999.

    Nga paraburgimi janë liruar për mbrojtje në liri: Burim Fazliu, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Ferat Hajdari dhe Kamber Sahiti.

    Katër të arrestuarit tjerë mbeten në paraburgim deri më 21 Janar të 2011 kur edhe do te jetë seanca e rradhës. V.A /presheva.com/





    keta te burgosur Shqiptar u arrestuan para dy viteve nga mijera pjestar te xhandarmeris serbe.

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Pritje solemne e pesë të liruarve me kusht nga Burgu Qendror
    Më shumë se dy mijë qytetarë ishin mbledhur në qendër të Preshevës për të pritur pesë të liruarit me kusht nga Burgu Qendror i Beogradit.

    E enjte 30 Dhjetor 2010 10:36
    http://www.mesazhi.com/modules/news/...2046436236.jpg


    Portali Presheva.com njofton se më shumë se dy mijë qytetarë ishin mbledhur në qendër të Preshevës për të pritur pesë të liruarit me kusht nga Burgu Qendror i Beogradit. Me flamuj, duartrokitje, fishekzjarre të shumtë, rreth orës 00:45 pas mesnate, turma e njerëzve prej ish tregut të vjetër e deri tek qendra e qytetit ishin tubuar për të pritur ardhjen shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që akuzohen për krime të bëra gjatë verës së 1999.

    Burim Fazliu, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Ferat Hajdari dhe Kamber Sahiti ishin nën përcjellje nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCPMB-së dhe përfaqësuesve lokal, ndërsa Selmon Sadikun, Agush Memishi dhe Faton dhe Samet Hajdari do të mbeten edhe më tej në burgun qendror deri me 21 janar kur edhe do të presin seancën e radhës.

    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #3
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    pse asnjeher nuk reagoj qeveria e kosoves kunder arrestimit te ketyre djelmoshave
    pse sepaku nuk i perkrahu moralisht krahu i luftes qeveria e kosoves
    pse nuk ishte asnje delegacion i kosoves per tju uruar mirseardhje ketyre djelmoshave

    qeveria e kosoves e kishte obligim te kujdesej per keta djelmosha sepse ata akuzohen sepse kan qen pjestar te uqk
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •