Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Presidenti i Kazakistanit urdhëron vartësit: Më gjeni ilaçin e përjetësisë

    Presidenti i Kazakistanit urdhëron vartësit: Më gjeni ilaçin e përjetësisë

    Gazeta Standard 13/12/2010 10:41:00


    Nursulltan Nazarbajev kërkon nga shkencëtarët që të zbulojnë mënyrën për të shmangur vdekjen

    Kleopatra mund të bënte dush me qumësht për të ruajtur rininë e saj, por Nursulltan Nazarbajev, Presidenti autokrat i Kazakistanit, dëshiron asgjë më pak sesa ilaçin e përjetësisë, që do ta mbante atë në punë përjetë.

    I pakënaqur me 19 vjet drejtimi të shtetit aziatik-qendror, mjaft të pasur me gaz, Nazarbajev urdhëroi shkencëtarët e tij që të zbulojnë sekretin e pavdekshmërisë.

    Udhëheqësi 70-vjeçar theksoi në një fjalim se një institut i ri kërkimor-shkencor do të ndërtohet në kryeqytetin Astana për të studiuar “ripërtëritjen e organizmit” si edhe “gjenetikën njerëzore, prodhimin e organeve të ripërtëritura të individit”.

    Në një bashkëbisedim me studentët, Nazarbajev shtoi: “Për sa i përket mjekësisë të së ardhmes, njerëzit e moshës sime realisht shpresojnë se diçka e tillë (ilaçi i pavdekshmërisë) do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Dy muaj më parë, një delegat korean në Kuvendin Popullor të Kazakistanit propozoi që Nazarbajevi të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2020. Presidenti iu përgjigj: “Ndoshta, atëherë ju do të më ofroni një eliksir të rinisë dhe energjisë, ndoshta keni produkte të tilla në Kore… Unë jam i vullnetshëm të vazhdoj deri në 2020, thjesht më gjeni një eliksir të përjetësisë”.

    Kjo ishte hera e tretë brenda vetëm një viti që Nazarbajev urdhëroi shkencëtarët që të gjejnë një mënyrë për të mposhtur vdekjen.

    “Mjekësia kundër plakjes, rinimi natyror, pavdekshmëria, - tha ai në një komitet shkencor qeveritar në shtator të vitit të kaluar. - Këto janë gjërat për të cilat njerëzit jetojnë në kohët tona”. Ai shtoi se “ata që bëjnë diçka të tillë janë shtetet më të suksesshme në botë, ato që nuk e bëjnë do të mbeten shumë pas”.
    Në rast se ndokush nuk e kishte kuptuar qëllimin e tij, Nazarbajev e përsëriti sfidën vetëm një muaj më vonë. “Një çështje e rëndësishme është mjekësia kundër plakjes, ose studimi i zgjatjes së jetës, - tha ai në një fjalim përpara universitetit kombëtar kazak në Almati. - Sado të vështira të jenë këto kërkime, këto çështje duhet të zgjidhen herët a vonë. Përse shkencëtarët nuk duhet të merren me këtë gjë? Nuk do të frymëzonte kjo rininë tonë kazake që është duke jetuar në momentet madhështore të pasionit?”

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Jam i sigurte qe do vije ajo dite kur njerzit ta ken arritur kete qellim dhe njerzit nuk do shpresojn me ne perrallat e jetes tjeter te sajuara nga profetet e pashkolluar
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141
    Po e di ilaqin e përjetësis,por duhet njeher të vdiset pastaj fillon përjetësia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shefqeti : 17-12-2010 më 18:26

  4. #4
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    qenka bazuar ne mitologjine e gilgameshit.
    ose ka luajtur nga trute

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Edhe kryetar shteti edhe i qmendur. Ai te ka tu pa andrra ne p... te qyqes. I shkreti paska frik prej vdekjes

  6. #6
    TOMORROW NEVER DIES Maska e A.V.A.T.A.R
    Anëtarësuar
    28-01-2010
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    272
    I shkreti ky , duhet ti kete nervat copë . dashka ilaq te perjetesise ,
    po pse se kerkon ky nje bukuroshe 20 vjecare e te ndizet paksa ne vitet e pleqerise (hahahah)

  7. #7
    hahaha, i paska mendt akoma ne vend ky e te mendosh qe behet fjale per Kazakistanin! Hallall

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Presidenti beri shaka.
    Gazeta Standard beri nje lajm.
    Ne bejme komente
    Cdo gje eshte relative...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •