Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Në Shqipëri, botohet libri për masakrat serbe në Kosovë

    Tmerret dhe makabritetet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës janë artikuluar së fundmi në një botim të titulluar "Krimet serbe në Kosovë, pa apologji, me fakte kundër shpifjeve". Ky libër, i cili po shpërndahet në të gjithë botën, është shkruar nga Fetnete Ramosaj, e cila i cilëson të dhënat e publikuara prej saj, si dëshmi të verifikuara.

    "Populli i Kosovës, në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse bëri luftë mbrojtëse, luftë për liri, shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë haraçin e krimeve që kryen forcat serbe në Kosovë. Propaganda e zezë serbe, edhe pse tërësisht e bazuar në shpifje e të pavërteta, ka dhënë e po jep rezultate", shkruhet në paragrafin e parë të vëllimit të Ramosajt, ndërsa faktet e botuara i referohen më së shumti krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

    Ramosaj shton se çdo krim të kryer nga forcat serbe në Kosovë, Serbia është përkujdesur me kohë që t`ia adresojë UÇK-së dhe në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për shkak të UÇK-së. Disa nga të dhënat e kobshme të botuara në librin e Ramosajt, janë dokumentuar dhe ilustruar edhe me fotografi. Sipas autores edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve dihet botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Megjithëse pa asnjë bazë qëndrueshmërie, "argumentet" e milicisë serbe janë bërë "brumë" i mirë për dosje kundër pjesëtarëve të UÇK-së", shkruan autorja. Në librin e saj të botuar në dy gjuhë, në shqip dhe në anglisht, Ramosaj flet edhe për Gjykatën e Hagës, për të cilën thotë se është për të ardhur keq që kjo gjykatë ka rënë pre e shpifjeve të tilla të Serbisë, e cila me çdo kusht është përpjekur e përpiqet t'i fshehë gjurmët e krimeve të saj, si vrasjen me gjakftohtësi të më shumë se 12.000 civilëve, dhe zhdukjen e 3.500 të tjerëve, gjë për të cilën askush nuk është përgjigjur deri tani, duke përjashtuar gjykimin e Millosheviçit.

    Më tej, në faqet e librit flitet për krimet monstruoze të orgjive serbe të kryera mbi popullatën civile shqiptare, pa kursyer gratë, pleqtë e fëmijët, në fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998, sidomos në rajonin e Drenicës, në Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu, në Rrafshin e Dukagjinit, e në shumë komuna e zona të tjera.

    "Vrasjet e masakrimet serbe, populli i këtyre trevave i kishte përjetuar në kurrizin e vet shumë herë gjatë historisë nga regjimet e ndryshme serbo-sllave", lexohet në faqet e këtij libri.

    Sipas autores, Serbia jo vetëm që i ka fshehur e vazhdon t'i fshehë krimet e saj, por fajëson për to shqiptarët, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ajo i quante ata "terroristë shqiptarë".

    Edhe UNMIK-u është pjesë e të dhënave të publikuara nga Fetnete Ramosaj në librin e saj.

    "Duhet të thuhet qartë se politika e UNMIK-ut për Kosovën duhet të formulohet në kombinim me interesat vitale të banorëve të saj, e jo në kërkesa e lutje drejtuar Beogradit, që të ndikojnë konstruktivisht në proceset politike në Kosovë, sepse Beogradi këtë të drejtë po e shfrytëzon për destruktivitet edhe ndaj vetë UNMIK-ut dhe Kosovës në përgjithësi.

    Ramosaj thotë se Kosova sot nuk ka nevojë për pajtime fiktive, por ka nevojë për hapa të vendosur që do ta ndanin atë nga e kaluara e hidhur, pa emocione të nostalgjisë historike dhe pa diskutime të gjata shterpe. Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për drejtësi. Përveç fotografive, të cilat nuk kanë nevojë për komente, vëllimi shoqërohet edhe me faksimile të autoriteteve të firmosura, ku detajohen emrat e të zhdukurve, të vrarëve, vlerësime nga serbët për vrasjet e ndryshme, urdhra për ekzekutime të panumërta, pamje të policisë e ushtrisë serbe, e cila jo pak herë abuzoi dhe keqpërdori simbolet e UÇK-së. /bw/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    barcelona Maska e shpresa-gazi
    Anëtarësuar
    28-09-2010
    Vendndodhja
    NE TOKE
    Postime
    128

    Smile ju lumte shqiptareve te shqiprise

    le ta she bota se qfar kan perjetuar populli i kosoves
    te lutem si quhet autori dhe a ka dal ne shitje libri se dua patjeter ta lexoj me shum respekt
    BARCA IS DIE BESSTE!!!

  3. #3
    1. libri a është shkruar në gjuhën shqipe apo në gjuhë të huaj?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Krimet serbe në Kosovë, edhe në gjuhën rumune
    Baki Ymeri | 25-12-2010
    Pas ditarit të Besa Salihut mbi bombardimet e NATO-s kundrës kuçedrës militariste serbe, dhe pas botimit të romanit të Albina Idrizit Hija e kullave (me një subjekt identik kushtuar gjenocidit serb në Kosovë), këto ditë, në vigjilje të Krishtlindjeve dhe me parathënien e ish/ambasadorit amerikan, Wiliam G. Walker, e pa dritën e botimit në Bukuresht libri i Sanije Gashit Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999.

    Dosja e krimeve të luftës dhe dëshmitë e grave. Në ndërkohë, librin respektiv është duke e botuar në vazhdime edhe revista Climate literare, dhe kjo shkon në favor të zbardhjes së të vërtetës për Kosovën në gjuhën e një vendi deri dje të infektuar nga propagandat serbe të metropolit, të cilat publiku rumun tashmë ka filluar t’i hedhë në koshin e plehrave të historisë.

    Sipas fjalëve emocionuese të përkthyesit (Ana&Sherban Tabaku, fq. 15), „libri i Sanije Gashit të trondit shpirtërisht duke pasur parasysh autenticitetin e fakteve të regjistruara, si dhe karakterin e panjohur të tyre që i konferohet strukturimit të lëndës mbi dëshmitë e femrave kosovare, nëna, bashkëshorte apo motra të viktimave të holokaustit serb në Kosovë.

    Deklaratat e atyre që e përjetuan këtë tragjedi, të nënshkruara si të tilla në proces verbalet e përgatitura kundër kriminelëve të luftës nga ana e Tribunalit Penal Internacional të Hagës për ish/Jugosllavinë, të provokojnë një sentiment repulsioni dhe revolte ndaj krimeve të ushtruara nga militarët dhe paramilitarët serbë, sa nga urdhri i disa kokave të degjeneruara, po aq edhe nga vetiniciativa e „kënaqësisë” sadiste për të lënduar, munduar dhe mbytur. Dhe të gjitha këto në emër të një kauze, sa të pajustifikuar, po aq poshtëruese, të pastrimit në baza etnike dhe konfesionale të një popullate të pafajshme.

    E kemi përkthyer librin e Sanije Gashit me ndjenjën e përmbushjes së një obligimi moral, duke konsideruar se dosja e krimeve të luftës, e përpiluar nga kjo gazetare profesioniste kosovare në bazë të relatimeve të dëshmitarëve okularë, përfaqëson një dokument të vlefshëm që duhet prurë në vetëdijen e opinionit publik rumun dhe jo vetëm, që mizoritë e luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, të mos përsëriten kurrë më, dhe askund në botë.

    Lënda e librit në gjuhën rumune ka 250 faqe të dinamizuara me 15 fotografi në kolor, ndër të cilat shquhet edhe ajo e masakrës së Reçakut, të masakrave serbe në Podujevë dhe Mejë të Gjakovës, në Suharekë dhe Studenicë të Istogut etj. Redaktor i kësaj monografie është autori i këtij shkrimi, ndërsa këshilltar i botimit: dr. Xhelku Maksuti.

    Fillimisht kjo vepër e pa dritën e botimit në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm pritet të dalë ndë dritë edhe në kuadrin e një shtëpie botuese prestigjioze, me titullin Istoria groazei / Histori të tmerrit.

    Nga pjesa introduktive e zonjës Sanije Gashi kuptojmë se ky libër është i sajuar nga rrëfimet dramatike të grave që përjetuan tmerret e luftës, jo vetëm në hapësirën jashtë vendbanimit, por pikërisht në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre, të grave që përjetuan vrasjet mizore të fëmijëve, të prindërve, të burrave, të shtatzënave (Qirez, Likoshan, Prekaz), të atyre që ishin dëshmitare të brutalitetit dhe të përfundimit të femrave nëpër bunarë (Qirez, Studenicë), që u trishtuan nga kallja e grave dhe e fëmijëve (Poklek, Gjakovë), nga groposjet për së gjalli (Lubizhdë, Prizren), të grave që kaluan net ankthi nëpër strehimore, në rrënoja të shtëpive, nënave shqiptare që ecën në ato kolona të gjata dhe që përjetuan lindjet në male (Keqekollë, etj.), apo në turmat kur ishin të dëbuar për ta braktisur Kosovën.

    Në këtë kontekst, tronditëse janë edhe rrëfimet e viktimave që nga burgu i Lipjanit u bartën në burgjet e Serbisë.

    Të gjitha që rrëfyen për ngjarjet tragjike, paraqesin histori rrëqethëse, veçanërisht ato që përjetuan dhunë të paimagjinuar deri në çnjerëzim. Ky dhe ishte kulmi i çnjerëzores, i përbuzjes, i turpërimit, i poshtërimit që treti përgjithmonë kuptimin e jetës dhe të të jetuarit.

    Gratë e paraqitura në këtë libër (që janë vetëm një grusht shembujsh), dëshmitare të dramës së përjetuar, janë nga rajone të ndryshme të Kosovës, prej nga i mblodha historitë e tyre drejtpërdrejt nga to. Rrëfimet e paraqitura në këtë libër janë - fjalët e tyre, pa “zbukurime” a keqësime. Nuk mund t’i harroj kurrë ato fytyra të grave e të vajzave, që hapën plagët e tyre. I falënderoj, prandaj, njerëzisht, të gjitha ato që u ulën me mua dhe rikthyen të përjetuarat, purtekjet, çastet e vështira, që nuk ishte punë e lehtë.

    Nuk ishte, po kaq, punë e lehtë as përpunimi i historive të tyre. Në secilin personazh rrëfimi më është dashur të ndërprisja punën nga disa herë, të merrja frymë thellë, të provoja “të ikja” për pak çaste nga ai realitet brutal, nga ato veprime makabre, nëpër të cilat kaloi popullata.

    Pse i përmblodha rrëfimet e grave dhe të vajzave në këtë libër? Për t’u paraqitur e për t’u kuptuar më mirë drama e Kosovës, dokumentim ky i drejtpërdrejtë, që duhet të mbetet pjesë e historisë së Kosovës për brezat e ardhshëm, që të mos harrohet një periudhë e rëndë e shqiptarëve nga një regjim i egër serb.

    Me këtë rast, autorja e falënderon me shumë përzemërsi ambasadorin William G. Walker, i cili tregoi gatishmëri fisnike duke e nderuar me shkrimin e parathënies, jo vetëm atë, por të gjitha personazhet e librit si dhe lexuesit, përgjithësisht, personalitet ky i cili e njohu botën me realitetin e Kosovës në çastet më dramatike të vendit.

    Është ky, pra, libër i plagëve, i lotëve, i shkatërrimeve njerëzore. Fjala është për një libër të gjallë ku inkorporohet pjesa më e rëndë e përvojës personale, por ndër më domethënëset e gazetarisë së zonjës Sanije Gashi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    barcelona Maska e shpresa-gazi
    Anëtarësuar
    28-09-2010
    Vendndodhja
    NE TOKE
    Postime
    128
    a krimet serbe ne kosov -quhet libri?
    BARCA IS DIE BESSTE!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    mendoi qe ky liber per masakrat e shtettit serb ne Kosove eshte dashte menjehere pas lufte te behet dhe shtypet ne gjuhet kryesore boterore dhe ato dytesore.Ky liber eshte dashte te shperndahet neper te gjitha ambasadar dhe qeverit e qdo shteti ne gjuhen e atij shteti te ilustruar edhe me foto te masakruareve dhe me foto te vendebanimeve te djegura e te shkaterruara te shqiptareve .po ashtu eshte dashte te shkruhen vendet e masakrave te percjellur ,me e,ra e mbiemra dhe me formen e masakrimit..Keshtu eshte dahte shteti shqiptare te beje kete pune sepse kosovaret ne ate kohe ishin edhe te traumatizuar dhe te humbur nga perndjekjetdhe debimet nga qetnimet serbo.sllav.Perveq kesaj ka pas mundesi te behet edhe nje film nga materialet e tnqizuara nga individ e agjenci informative vendore e te huaja dhe te behet nje turne neper shtete per tu njohur me afer opinioni nderkombetare me masaakrat dhe format e tyre qnjerezore.Mendoi se keto kishin me dhene nje njohuri me te plote per masakrat dhe dhunen serbe ne Kosove.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •