Akuzat për “kanibalizëm shqiptar” prapë në skenën politike
Prof. Dr. Jahja KOKAJ
Pse pikërisht në këtë kohë doli Dick Marty
Që shqiptarët të etiketohen ( homotetizohen) me kanibalët është ironi, blof dhe sulm në personalitetin, qenien kombëtare dhe integritetin e një populli me autoktoni ndër më të vjetrat në Evropë . Që shqiptarët të akuzohen për transpaltimin e organeve ne vitet e 90-ta, është një absurditet shkencor-mjekësor dhe “ një ekskponim i një potenciali me standardeve me te larta shkencore medicinale” ne kohen kur ata në fakt luftonin varfërinë e nivelit aziatik apo afrikan. Në të dy ekstermet, akuzat e kësaj natyre ndaj shqiptareve janë atak flagrant ndaj traditës se tyre kombëtare, ndaj qenies se tyre si popull dhe ndaj avenirit te tyre politik dhe jetësor ne Ballkan apo Evrope .
Nuk ka fije dyshimi qe akuzat e Dick Marty-t janë politike apo dore e zgjatur e Serbisë dhe armiqve të shqiptareve por dyshimi, kureshtja dhe etja intelektuale e çdo truri që mendon gjakftohtë dhe logjikshëm konsiston ne pyetjen: Pse tani? Pse tani në këtë pikë kohore, kur do të hapen bisedat përfunduese, siç thotë presidenti serb Tadiç: “ Bisedat e përfundimit të armiqësisë shekullore në mes te shqiptareve dhe serbeve”, pse tani në momentin para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë? Kjo është pyetje që gjeneron shumë pyetje të tjera të kësaj natyre, të cilat gjithsesi janë të lidhura me ardhmërinë apo me fatalitetin politik dhe ekonomiko jetësor që po i pret shqiptarët.
Perfiditeti i veprimeve të armikut ka determinizmin e vet, ka qëllimin dhe mjetet, ka shkakun dhe pasojat logjike. Mitrovica, serbët në Veri të Kosovës dhe urgjenca e Serbisë të futet në Evropë ishte shkak i ri futjes se Ramush Haradinajt në burg të Hagës, për akuzat për të cilat ishte gjykuar njëherë( precedan dhe anomali juridike!). Pafajësia e këtij simboli te lirisë së Kosovës është vërtetuar në mënyre procedurale dhe juridike. Sulmi ndaj tij si prijës legjendar i UÇK në pjesën perëndimore të Kosovës, në Rrafsh të Dukagjinit, është atak dhe degradim i kauzës së UÇK , luftës se tyre të pastër legjendare , liridashëse, patriotike për lirimin nga sundimi shekullor serb.
Tani akuzat jo vetëm ndaj Hashim Thaçit, por siç thuhet ndaj “ grupit te Drenicës” , ku rastësisht nuk përmendet edhe Heroi Adem Jashari, është një degradim i krahut tjetër të UÇK, krahut që përfaqëson krenarinë dhe simbolin e pavdekshëm kombëtar. Pra është sulm ndaj dy krahëve, është sulm ndaj kokës dhe trupit te UÇK shqiptare, është sulm ndaj gjithë asaj që ishte më e shenjt dhe më e ndritshme në historinë pas Skënderbeut të kombit tonë. Ataku ndaj UÇK, zemrës dhe simbolit të shndritshëm te përpëlitjes shekullore të shqiptarëve për daljen nga sundimi serb, të daljes se vatrës së tyre mijëvjeçare në nënqiellin e lirisë dhe demokracisë evropiane, është turbulencë e re e Kosovës së këtij shekulli, është fatkeqësia katastrofale që mund të paramendohej. UÇK është fryti më i bukur i zemrës se një populli me rrënjë të thella evropiane. Ajo e shoqëruar me shpatullat e ndihmës së mikut amerikan, dhe aktit miqësor të NATO-s , por edhe me gandizmin evropian, hapi perspektivat e jetës qytetare të frymëmarrjes së lirisë, të jetës së një populli me sovranitet dhe integritet te plote.
Si duket sovraniteti dhe integriteti ynë duhet të theksohen si fjalë kyçe të këtij artikulli. Këto dy fjalë kyçe të lirisë së vërtetë te pritur një shekull, përfaqësojnë sot esencën e zhvillimit te perspektives sonë. Të gjitha format e sulmeve informative, akuzat dhe format tjera të luftës së këtij lloji, dhe ndoshta ( më vonë) jo vetëm të këtij lloji, padyshim rezultojnë kah qëllimi i shkatërrimit të bazës apo arsyes për një pavarësi reale, sovrane dhe të plotë të shqiptarëve.
Jam thellësisht i bindur që këto akuza bëhen për të gjeneruar mjegulli dhe destabilizuar imazhin dhe profilin e Kosovës, ne momentet me kyçe, kur do të vuloset ardhmëria afatgjate.
Këto mjegulla dhe këto zhurma, politika e sotme serbe arriti t’i plasojë deri në Parlamentin e evropian, krahas ngritjes së imazhit të saj në krye me Tadiçin, i cili ne mënyre të suksesshme po gjeneron laramani te ngjashme ogurzeza shumë efektive, në skenën politike evropiane. Do të prisja nga Ilir Meta që në vizitën e tij t’ia thoshte ( natyrisht në mënyre diplomatike) Tadiçit, që laramanimi, laramanitë dhe perfiditetet që po i gjeneron për Kosovën, na janë transparente për te gjitha kokat e mençura politike. Pra, t’ia thoshte se mjaft me dy standarde paralele të një niveli të ulët moralo politik: në një anë pretendon pajtimin shekullore, e në anën tjetër me perfiditet të thellë arrin të lanësojë mjegulla, injoron të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për liri të plotë dhe mohon bazat e parimeve demokratike, të cilat rrejshëm i proklamon partia e tij.
Legalizimi i asaj që tani i besojnë më se 70 shtete, apo edhe shumë të tjerat në botë të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, me kufij pa porozitet juridik, me sundim të përgjithshëm të rendit dhe ligjit, dhe legalizimin e elementeve shtetërore në radhë të parë të ushtrisë se njëmendtë e cila është vazhdimësi apo pasardhës i vërtete i UÇK-sË , pritej të pasonte në këtë pikë kohore. Kjo është pika kohore kur do te përfundonte biseda serbo-shqiptare, pas se cilës ishte e padyshimte liria dhe sovraniteti i njëmendtë i Kosovës. Kjo ishte e padyshimte, nga se ndryshe do të gjenerohej një kaos ballkanik apo evropian, një kostelacion i ri veprimesh apo ndërrimesh të kufijve në Mitrovicë, Luginë të Preshevës, por edhe në Maqedoni dhe të kufijve të padrejtë shekullor midis shqiptareve.
Kjo duhej të vendoset në këtë pikë kohore kur edhe duhet të realizohej integrimi demokratik i pakicave brenda Kosovës, te cilat në zgjedhjen e fundit u pa që edhe vetë banorët pakicë serbe janë bindur. Kjo bindje, kjo kahe e rrjedhjes se ngjarjeve dhe kjo ardhmëri e pritur e Kosovës në këtë pikë kohore, nuk i pëlqente dot armikut. Nuk mundë të pajtohej kurrsesi me ketë rrjedhë.
Serbët zyrtarë, edhe armiqtë tjerë të shqiptareve, e dinë se serbet ishin ata që bënë agresionin dhe krimet e papara në Kosovë serbet ishin ata që bënë krime jo vetëm kanibale, por të çfarëdo lloji që nuk mund t’i kap mendja njerëzore ndaj shqiptarëve civilë të pambrojtur. Bënë ekzodin që e pa tërë bota. E dinë ata që tradhtarët e kombit e pësojnë dënimin nga popullit i tij, e dine ata se shumë romë bënë, plaçkitje, dhunime të ndryshme dhe sjellje poshtëruese ndaj shqiptarëve. Historia tregon që tradhtarët, dhunuesit dhe kriminelet tjerë dënohen herët apo vonë, le të shpresojmë që kjo në rastin tonë, në rastin e vrasjes dhe dhunimit të shqiptarëve nga ana e shtetit serb dhe veglave të tyre të bëhet në mënyrë civilizuese dhe ligjore.
Mijëra shqiptarë u vranë, u therren, u dogjën dhe disa mijëra nga ato kufoma akoma nuk janë gjetur, nuk janë gjetur as organet, as eshtrat, as shenjat e tyre.
Pse z. Marty, nuk i intereson fati edhe i këtyre kufomave, në këtë moment kohor. Pika ku është vendimtare siç thotë Tadiçi për serbet dhe shqiptaret.. Pse tash, pikërisht ne ketë moment? Përgjigja dhe qëllimi është i qartë. Manipulimi politik, me numra dhe fakte për t’i ndihmuar agresorit dhe sunduesit serb dhe dënuar shqiptaret- viktimën shekullore, për t’ia cunguar sovranitetin dhe tretmanin.
Krahas deklasimit të akuzave, me argumente konkrete, duhet të demistifikojmë qëllimin e vërtetë të propagandës dhe veprimeve të Dick Marty-it, prapavijën e politikes serbe tani të artikuluar edhe në Parlamentin Evropian.
Serbeve po iu ngutet t’i fillojnë bisedimet me shqiptaret. Planet dhe veprimet tona politike të bëhen duke marrë ne konsiderim ketë fakt relevant.
Tu bëhet me dije serbëve, por edhe disa qarqeve të caktuara evropianeve, të cilët mundohen t’i degradojnë shqiptarët në momentet e para bisedimeve, që ne kemi një unitet kombëtar që nga Lugina e Preshevës deri në Veri të Kosovës. Që bashkimi i natyrshëm i shqiptarëve në të gjitha pjesët ku janë dhe jetojnë ata në Ballkan, është jo vetëm proces i natyrshëm dhe ka edhe mundësi shumë reale, pir, e cila si duket është çështje e pashmangshme.